Japonezët në Google?
Kompania Google ka paraqitur top-listën e kërkimeve më të shpeshta që janë bërë në Japoni për vitin 2006.
Në vendin e parë janë hartat gjeografike (map). Përdoruesit nuk kanë përdorur shërbimin e google - Google Maps, por shërbimet e kokurrentit të saj, si Mapion, MapFan Web, Yahoo Maps dhe Goo. Në vendin e tretë pason fjala "translation", pastaj "dictionary" dhe "video". Sa i përket personaliteteve të njohura, në vendin e parë radhitet Aki Hoshino, manekine dhe prezantuese në televizion, kurse në vendin e dhjetë këngëtari Kumi Koda.
Krijoni Kontakt