33 vjet mė parė u pushkatua Dom Mikel Beltoja, martir i Kishės katolike nė Shqipėri.
Secili prej atyre qė ranė nėn tehun e shpatės, gjithnjė tė mprehur tė diktaturės komuniste, mund tė cilėsohet me njė epitet tė veēantė. Njėri "martir i Rrėfimit", tjetri " i Pagėzimit", njė tjetėr akoma, i butėsisė ungjillore e kėshtu me radhė. Nė kėtė ushtrķ njerėzish, tė armatosur me Rruzare qė meritojnė epitetet mė fisnike, Dom Mikeli ėshtė ushtari sypatrembur i Krishtit. I doli zot nė gjyq idealeve tė tij me njė guxim tė tillė, qė e radhit nė radhėt e para tė atyre pak njerėzve fisnikė, tė cilėt nga banka e tė akuzuarit, u kthyen nė akuzues. E pra nuk kishte pasur mundėsi tė pėrgatitej nė vende tė zgjedhura, ku qenė edukuar njė pjesė e madhe e meshtarėve katolikė shqiptarė. Nuk i dha, prandaj, kulturės shqiptare, ēka i dhanė shumė klerikė tė tjerė. Nuk mund ta radhisim as ndėr radhėt e poetėve, as tė enciklopedistėve, as tė publicistėve e as tė muzikantėve tė shquar. E megjithatė ai meriton njė vend nderi ndėrmjet klerikėve tė mėdhenj tė Kishės katolike, pėr zellin e guximin e tij.
Ndjeu thirrjen pėr rrugėn e meshtarisė, kur kjo rrugė konsiderohej plot rreziqe, kur dukej pa tė ardhme, kur furra ishte ndezur pėr tė djegur nė tė, sipas shprehjes sė diktatorit "ēdo zakon prapanik e paragjykim fetar", e bashkė me doket e zakonet, edhe ata qė do tė guxonin t'i mbronin.
Dom Mikeli lindi mė 1935 nė fshatin Beltojė, nė Shkodėr. Sot do tė ishte 72 vjeē, po tė mos e kishin martirizuar. Ndoq shkollat shtetėrore nė vendlindje e njėkohėsisht u pėrgatit pėr meshtar nga Imzot Ēoba. Nisi, menjėherė pas shugurimit, shėrbimin meshtarak ndėr fshatra, nė malėsi e qytet, kudo iu kėrkua nga tė parėt. Fliste thjeshtė, por nė mėnyrė bindėse; pėrzemėrsisht, por me vendosmėri e sidomos, thoshte gjithnjė tė vėrtetėn. E jetonte mė parė, pastaj e predikonte Ungjillin. Njė bashkėvėlla, qė vuajti sė bashku me tė nė birucat e sigurimit, shkruan: Ēdo njeri asht i pėrbāmė prej trupit e prej shpirtit. Po dom Mikeli ishte vetėm shpirt. Nuk dinte ēka āsht fjala e keqe, as mendimi i keq. Mendote e flitėte vetėm mirė e pėr tė mirė, aq sa shumkush besonte se kishte natyrė tepėr fėminore.
Meshėn e fundit nė njė ndėrtesė kishtare e tha nė kishėn e Barbullushit, tė cilėn ia mbyllėn mė 1967. Por kjo s'e trembi Dom Mikelin. Pėrkundrazi, ia ndezi edhe mė tepėr zellin, e s' pati gjė qė ta ndalonte nė shėrbimin ndaj Zotit, i cili po kryqėzohej rishtas. Tashti Kishė pėr tź ishte gjithė Shqipėria.
Me shtat tė lidhur e tė fuqishėm, si bujk i vėrtetė, s'do tė ndjente kurrė lodhje, s'do tė prehej kurrė. Do tė gjindej ditė natė nė shėrbim, ditė natė pranė njerėzve qė kishin nevojė pėr njė fjalė tė mirė, pėr njė shpresė. Gjithnjė me sakramentet shenjte fshehė nėn veladon, atje ku i rrihte zemra e mirė e e vendosur, deri te Kryqėzimi. Natyrisht nuk vonuan ta arrestonin. Ishte data 19 prill 1973, kur i vunė prangat. Kaloi gjashtė muaj hetuesie tė llahtarshme. Pėrballoi njė gjyq herojsh.
Foli aq hapur kundra diktatorit e diktaturės, sa kriminelėt nuk mundėn ta pėrmbanin veten. Si s' kishte ngjarė kurrė, nuk pritėn tė kthehej rishtas nė birucėn e vdekjes. Iu vėrsulėn aty, nė sallėn e gjyqit dhe nisėn ta torturonin me mjete primitive. Ia bėnė trupin vrima-vrima me biza, duke tmerruar tė madh e tė vogėl nė sallėn e mbushur me njerėz, qė i kishin sjellur aty me detyrim. Ndėrsa derdhej pėrdhe gjaku i martirit, gjykatėsit e shndėrruan vendimin nga 7 vjet burgim, nė dėnim me vdekje. U pushkatua mė 10 shkurt 1974. Ishte vetėm 29 vjeē. Njeri i thjeshtė, u bė i madh para Zotit e para njerėzve, sepse Zotit e njerėzve ia kushtoi gjithė vetveten, deri nė flijimin e jetės.
Krijoni Kontakt