Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Pirati i Uraleve qė sfidon Bill Gates-in

    Pirati i Uraleve qė sfidon Bill Gates

    I mbrojtur nga Putin e i kėrcėnuar me burg nga Microsoft, rusi ėshtė kthyer nė VIP-in e momentit

    Paguhet rreth 170 euro nė muaj, banon pak a shumė 10 mijė kilometra larg nga Siatėlli, nė njė nga fshatrat e humbura tė Uraleve, ka njė mbiemėr mjaft qesharak, mban mjekėr qė do tė ishte e denjė pėr njė shenjt ortodoks dhe akuzohet se ka vjedhur njeriun mė tė pasur nė botė. Akuzohet se ka shkaktuar dėme "mjaft tė ndjeshme" (rreth 7600 euro) duke dhunuar tė drejtat e autorėsisė sė kompanisė gjigande qė ėshtė njėherėsh pronė e njeriut mė tė pasur nė botė, Bill Gates. E thėnė me fjalė mė tė thjeshta, ka instaluar nė kompjuterėt e shkollės njė sistem operativ Windows pirat dhe rrezikon dėnimin me burgim qė mund tė shkojė deri nė pesė vjet. Por ēdo e keqe e ka njė tė mirė. Si pėr tė kompensuar gjithė kėtė, Aleksandėr Ponosov, nga drejtor i njė shkolle tė humbur province, ėshtė kthyer nė rusin mė tė rėndėsishėm tė momentit: mjafton tė mendojmė qė nė mbrojtje e kanė marrė figura tė tilla tė rėndėsishme tė politikės globale, siē janė Mikhail Gorbaēov e Vladimir Putin. Gjithashtu, me kuptimin e plotė tė fjalės, interneti zien nga moria e njerėzve qė janė hedhur nė mbrojtje tė tij nė shenjė solidariteti. Tė gjithė janė vėnė pėrkrah tij, njeriut tė vogėl qė po bėhet viktimė e dy gjigandėve tė pashpirt, drejtėsisė ruse dhe Microsoft-it tė Bill Gates.

    Rendja e Ponosovit drejt madhėshtisė e famės, kundėr dėshirės sė tij, filloi mė 1 shtator tė vitit 2005, ditėn kur nė fshatin Sepik - njė ndėr vendet mė tė humbura tė Rusisė qė nuk gjendet as nė hartat gjeografike - mė nė fund u inaugurua njė shkollė e re. Punimet pėr ndėrtimin e saj kishin nisur qė nė epokėn e Brezhnjevit, por pas 30 vitesh mė nė fund mrekullia u krye falė kėmbėnguljes sė drejtorit tė ri energjik. I ri, i paalkoolizuar, punėtor i palodhur, kishte pranuar tė merrte pėrsipėr atė detyrė nė njė vend nga i cili tė gjithė pėrpiqeshin tė zhdukeshin sa mė parė. Njė njeri nga ata qė nuk gjenden mė nė ditėt e sotme, qė punėn e sheh si njė mision tė cilit i duhet shkuar me ēdo mėnyrė nė krye. Arriti tė gjente njė sponsor pėr tė financuar vazhdimin e punimeve dhe mes shtėpive tė ndėrtuara me trungje pemėsh, ku njerėzit ende ngrohen me soba druri, mbiu njė shkollė model: e lartė dy kate, e ndėrtuar me tulla, me palestėr, mensė, dushe, madje edhe kompjuterė, tė cilėt fėmijėt e Sepikut i kishin parė vetėm nėpėr filma. Njė dhuratė nga sponsori i pėrgjigjej krenar kureshtjes sė njerėzve.

    Ponosovi mori personalisht pėrsipėr t‘u mėsonte fėmijėve informatikėn. Me ritėm shumė tė shpejtė, ata qė ndiqnin kurset e tij, fėmijė nga mosha 6 deri nė 17 vjeē, u bėnė plot 380. Mblidheshin nėpėr 15 fshatrat e zonės me njė autobus shkollor, tamam si nė filmat amerikanė.

    Por ky ishullth i lumtur ishte "ishull piratėsh", siē deklaruan organet e rendit kur sekuestruan 12 kompjuterėt e shkollės, duke i komunikuar drejtorit se gjendej edhe nėn akuzėn e pėrdorimit tė programeve pirate. Sipas llogaritjeve, dėmi i shkaktuar ishte 266 mijė rubla, 7600 euro dhe pėr t‘u hyrė tratativave me drejtėsinė nevojiteshin plot 2 mijė euro: njė shifėr qė nė Sepik ėshtė po aq astronomike sa vetė miliardat e Bill Gates.

    Nuk vlejnė pėr asgjė as justifikimet e "piratit", sipas tė cilit kompjuterėt i ishin dorėzuar me programe tė instaluara paraprakisht: "Nuk jam i aftė as tė dalloj njė Windows falas nga njė origjinal". Pėr tė gjithė ata qė nė mbrojtje tė Ponosovit mbushin forumet me shprehjen e famshme qė tashmė ėshtė kthyer nė njė moto "Kill Bill" (vrisni Billin), duhet shtuar edhe diēka: Vetė Microsoft nuk ka pranuar tė jetė pala paditėse, duke qenė se "drejtori i shkollės nuk ėshtė ndonjė pirat i rrezikshėm". Ėshtė mekanizmi gjigand i drejtėsisė ruse, i cili shtyhet prej vitesh nga vetė gjigandi Microsoft. Olga Dergunova, presidentja pėr Rusinė, e cila shfaqet shumė shpesh nėpėr gazeta e revista si biznesmene mjaft e suksesshme dhe e pamėshirshme, qė tani ėshtė vėnė nė lėvizje. Nga ana tjetėr, njė ndėr kushtet qė do ta lejonin Rusinė tė pėrfshihej nė WTO (organizata botėrore e tregtisė) ishte pikėrisht lufta kundėr piraterisė, ndėrkohė qė nė Moskė njė Windows pirat mund tė blihet nė ēdo cep tė qytetit vetėm pėr pesė euro. Nė gjithė kėtė mish-mash, drejtori i ngratė i shkollės pėrfundoi pėrpara gjykatėsit, nga i cili iu dha edhe masa e arrestit nė shtėpi.

    Nxėnėsit e shkollės, tė cilėt manifestuan nė mbrojtje tė drejtorit, u pyetėn shumė shpejt nė prokurori: "Kisha shumė frikė, ishte hera e parė qė dikush mė merrte nė pyetje", tregon Anja 14-vjeēare, e pyetur gjerė e gjatė nga gjyqtari qė kėrkonte me ēdo kusht tė zbulonte nė mos profesori kishte abuzuar me detyrėn, duke i trembur fėmijėt qė kėta tė manifestonin nė favorin e tij.

    Pėr t‘i dalė nė mbrojtje Ponosovit, u detyrua tė thoshte njė fjalė edhe vetė Vladimir Putin: "Tė kėrcėnosh dikė me burgim sepse ka blerė njė kompjuter, ėshtė budallallėk prej qensh", deklaroi publikisht me gjuhėn e tij qė shumė shpesh nuk lė vend pėr keqkuptime. Mikail Gorbaēov, nga ana e tij zgjodhi rrugėn e komunikimit si VIP-i me VIP-in, dhe shkroi njė letėr pėr tė bindur Bill Gates qė tė mos lejojė tė merren masa kundėr profesorit tė ngratė: "Mėsuesi qė i ka pėrkushtuar jetėn edukimit tė fėmijėve dhe qė ka njė rrogė mjaft tė ulėt, tė pakrahasueshme me ato tė tė punėsuarve tė kompanisė suaj, Microsoft-it, rrezikon tė pėrfundojė nė njė nga burgjet e Siberisė. Fajėsia e tij ėshtė e paqartė, ju lutem tė tregoheni i arsyeshėm". Bill nuk ka dhėnė pėrgjigje, por Microsoft ka reaguar duke kėrkuar njė "zgjidhje jo tė rėndė", por duke nėnvizuar nga ana tjetėr se mbėshtet mjaft fort Kremlinin nė luftėn kundėr piraterisė: "Ishin autoritetet ruse ato qė nisėn procedurat pėr ndjekje penale e shpresojmė nė njė masė tė drejtė nga ana e gjykatės".

    Ndėrkohė, fshatarėt e Sepikut pa arritur tė kuptojnė shumė mirė kompjuterėt e koncepte kaq tė vėshtira sa ē‘ėshtė ai i sė drejtės sė autorit, kanė nisur tė gjykojnė pėrmes atyre qė dėgjojnė tė thuhen nė ekranet e televizorėve: "Profesori dukej burrė mjaft i mirė, por paska qenė hajdut".

    GAZETA SHQIP
    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Akademia e filmit Marubi sfidon qeverine mbi pronesine e sheshit
    Nga Pratolini nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:07
  2. Arratisja nr. 2, Rizai sfidon Greqinė
    Nga RaPSouL nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-02-2009, 10:31
  3. Barbarosa, Pirati Shqiptar I Paperseritshem
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 13:33
  4. Hajredin Mjekėrrkuqi pirati mė i madh i Mesdheut...
    Nga besjon nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-12-2005, 11:09
  5. Pirati....
    Nga Agim Doēi nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 03:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •