Gjithcka eshte gabim ne ate shkrim, nuk eshte nje fjale apo nje fjali, eshte i gjithe shkrimi, vete fryma ne te cilen eshte shkruar. Autori perpiqet tia faturoje deshtimin e tij si person ceshtjes sone kombetare, dhe ben ate qe bejne te gjithe deshtaket politike: sulmin e te gjithe politikaneve dhe burrave te shtetit shqiptar si ne Kosove, Shqiperi, Mal te Zi e Maqedoni.Postuar më parë nga darwin
Vecse, dallimi midis atyre burrave te shtetit dhe DioGuardit eshte se ata te paret cdo 4 vjet dalin perpara shqiptareve qe te kerkojne votebesimin e tyre, kurse DioGuardi veteshpallet kryetar i diaspores shqiptare ne Amerike edhe pse askush nuk ia ve veshin.
Dhe i shkruan keto gjera ne nje moment historik ku vota e lire e shqiptareve po sjell ndryshime pozitive dramatike ne mbare Ballkanin: vota e lire solli shqiptaret ne pushtet ne Maqedoni, vota e lire hodhi themelet e shtetit te ri demokratik ne Kosove, vota e lire solli ndryshimin paqesor te pushtetit ne Shqiperi, vota e lire e shqiptareve solli pavaresine e Malit te Zi. DioGuardi nuk i sheh dot te gjitha keto zhvillime dramatike pozitive pasi ai suksesin nuk e mat me zhvillimet historike ne terren por e mat me sukseset e inisiativave te tij personale.
Albo
Krijoni Kontakt