Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?
Mustafa Nano
Nė Shqipėri, tė gjitha zgjedhjeve qė janė mbajtur deri mė sot, u ėshtė dhėnė njė rėndėsi qė nuk e kanė pasur. Tė gjitha zgjedhjet parlamentare janė konsideruar si momente tė njė pėrmase historike, nė tė cilin shqiptarėt kanė pasur shans tė ndahen ose nga regjimi komunist i Enver Hoxhės e Ramiz Alisė, ose nga regjimi i gangsterėve i Sali Berishės, ose nga regjimi i korruptuar i Fatos Nanos. Nga ana tjetėr, nė tė gjitha zgjedhjet lokale janė gjetur plot motive, tė cilat kanė synuar tė japin idenė se kemi pasur tė bėjmė me momente, nė tė cilat ndahen epokat. Merret vesh, se duke pėrjashtuar zgjedhjet e para, pas tė cilave pritej tė rrėzohej komunizmi e tė merrte rrugė ndėrtimi i demokracisė, shtetit tė sė drejtės dhe i tregut tė lirė (ironia ėshtė se edhe sot e kėsaj dite nuk kemi as treg tė lirė, as shtet tė sė drejtės, as demokraci), nė rastet e tjera ėshtė tepruar. Zgjedhjet e mėpastajme kanė qenė thjesht ngjarje tė rėndėsishme politike, e asgjė mė tepėr sesa kaq.
Nė thelb, mund tė thuhet e njėjta gjė edhe pėr zgjedhjet e datės 18 shkurt 2007. Thjesht do tė zgjidhen drejtuesit e pushtetit lokal dhe kėshillat e njėsive tė kėtij pushteti, i cili - tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt - ėshtė mė tepėr njė pushtet virtual sesa njė pushtet real. Komunat e bashkitė e Republikės sė Shqipėrisė nuk kanė asnjė fuqi praktike pėr tė ndikuar nė mėnyrė pėrshtypje-lėnėse nė jetėn e komunitetit tė tyre. Kompetencat e tyre reduktohen te mbledhja e pak taksave e te ndėrtimi i ndoca veprave tė vogla publike (ndėrtimi i kalldrėmeve, rrugicave, trotuareve, hapja e ndonjė kanalizimi, shtrimi i ndonjė rruge me asfalt, e gjėra tė kėtij lloji) nė interes tė banorėve. Gjithēka tjetėr ėshtė nė dorė tė leviathan-it tė frikshėm, alias pushtetit qendror.
Ēėshtė kjo tollovi e madhe atėherė, qė dominon gjithė fushatėn elektorale e qė po u merr mendjen apo po u cingėris nervat shqiptarėve? Pėr ēdreqin harxhohen miliona dollarė nga kandidatėt pėr kryetarė bashkish e komunash e nga partitė politike nė formė poster-ash, fushatash publicitare nė televizione, festash e tubimesh elektorale, honorarėsh pėr mitingashė e militantė? Kjo vjen pėr dy arsye, njėra prej tė cilave ėshtė karakteristikė e zgjedhjeve tė tilla nė ēdo kohė e nė ēdo vend, e tjetra ka lidhje vetėm me momentin politik shqiptar, nė tė cilin po jetojmė. E para ka tė bėjė me valencėn natyrale politike tė tė gjitha zgjedhjeve lokale. Duke qenė nė ēdo rrethanė "mid-term elections", ato u shėrbejnė pėrveē tė tjerash forcave politike tė mazhorancės e tė opozitės pėr tė treguar forcėn e tyre, gjė qė do tė reflektonte ndryshimin e humorit tė zgjedhėsve disa kohė pas zgjedhjeve parlamentare. Mbi bazėn e rezultateve tė kėtij testi, edhe mazhoranca, edhe opozita do tė adoptonin sjellje e strategji tė tjera nė funksion tė pėrmbushjes sė misioneve tė tyre. Nėse mazhoranca humbet, ajo bėhet vetvetiu mė e pėrunjur, mė kėrkuese ndaj vetes, mė pak arrogante e mė e prirur tė korrektojė diēka apo shumėēka nė aksionin e vet tė qeverisjes. Nėse humbet opozita, do tė kishim tė bėnim me njė sinjal, sipas tė cilit opozita nuk mund tė ekzistojė mė kėshtu si ka qenė. Duhet tė ndryshojė.
Arsyeja e dytė, e cila ėshtė karakteristikė shqiptare e kėtyre zgjedhjeve, lidhet me atė qė po ndodh momentalisht nė skenėn tonė politike. Kryeministri Berisha ka kohė qė po ndjen se po i rrėshqet toka nėn kėmbė. E vetmja shpresė e tij ka qenė pėrēarja e opozitės. Dhe mendoi ta realizonte kėtė nėpėrmjet armikut historik tė Sali Berishės; ky i fundit - si tė ishim nė njė botė zhgjėndrrash - ka zėnė ta thėrrasė tė parin "lider historik tė sė majtės". Pėr kėtė shkak, tė dy janė takuar disa javė mė parė nė mėnyrėn mė protokollare e mė pompoze tė mundshme, duke dhėnė idenė e njė "aleance historike nė tė mirė tė vendit, demokracisė, zgjedhjeve tė lira, e kėshtu me radhė". Gjithė Shqipėria ka lėnguar pėr shtatėmbėdhjetė vjet me radhė nėn peshėn e armiqėsisė midis Nanos e Berishės, ndėrsa tash ata po kėrkojnė qė ne tė shpėrblejmė me votė kėtė flirt tė tyre "providencial". Dhe kėshtu nga njėra anė kemi tandem-in Nano-Berisha, mė anė tjetėr kemi opozitėn. Pėr kėtė do tė votojnė shqiptarėt? Ja, kjo ėshtė pikėpyetja e kėtyre zgjedhjeve, nė tė cilat - duhet shpresuar - shqiptarėt do dinė si tė sillen, pa rėnė nė grackėn e atyre qė po tentojnė tė bėjnė me tė gjitha fuqitė demonizimin e opozitės. Tė kuptohemi, nuk ėshtė fare mėkat tė shohėsh e tė denoncosh dobėsitė e sotme dhe paudhėsitė e djeshme tė opozitarėve tanė, por konsensusi elektoral nė favor tė tandemit Nano-Berisha do tė ishte qėndrim e sjellje syleshėsh. Do tė ishte njė gabim kolosal, pėr pasojat e tė cilit do tė bėheshim tė vetėdijshėm shumė shpejt.
* * *
Nė kėtė kontekst, ėshtė interesante pra tė vėrejmė se ēndodh, nėse zgjedhjet fitohen nga mbajtėsit e pushtetit. Sė pari, e gjithė mazhoranca do tė vihet egėrsisht e pa kthim nėn thundrėn e liderit tė saj, dhe ndonjė zė i mekur i dėgjuar brenda saj (sidozot zėri i Bamir Topit kundėr kandidimit tė Fatos Nanos pėr President) nuk do tė dėgjohet mė. Pas kėsaj, pushteti i pakonkurrueshėm i Berishės nė kampin e vet do tė bėhet absolutisht i pakonkurrueshėm, dhe puna do tė shkojė deri atje sa nuk do tė jetė ēudi qė vetė Topi tė jetė i pari me votėn e tij pro Fatos Nanos. Por e keqja mė e madhe nuk ėshtė as zgjedhja president e Fatos Nanos, as fakti qė Berisha do tė shtypė pėr fare ēdo vullnet tė lirė brenda partisė (ai do ta bėjė kėtė sipas tė gjitha gjasave - ndonėse me mė shumė vėshtirėsi - edhe po tė humbasė). E keqja mė e madhe ėshtė diku tjetėr. Sali Berisha, me tė dalė fitimtar nga kėto zgjedhje, do tu sulet me tėrbimin mė tė madh tė gjitha institucioneve tė pavarura tė shtetit shqiptar. Nėse deri nė korrik do tė ketė rezistencėn e Presidentit tė Republikės, mė pas do ti ujdisė punėt pėr bukuri me Fatos Nanon, e pėr rrjedhojė Republika e Shqipėrisė nuk do tė qeveriset mė asnjė ēikė me ligje, por do tė sundohet nga qejfet e dy ustallarėve.
Njė aleancė e tillė midis Kryeministrit tė sotėm e Presidentit tė nesėrm (mos o Zot!) do tė thotė qė kontrollit tė pushtetit ekzekutiv, mazhorancės parlamentare e parlamentit vetė nga ana e Kryeministrit, do ti shtohet edhe kontrolli i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, e pėr pasojė kontrolli i tė gjithė sistemit tė drejtėsisė. Ēfarė do tė mbetet pa u kontrolluar me ligj, do tė merret nėn kontroll pa ligj. Shenjat po jepen qysh tani nė fushatė elektorale. Njė farė Aldo Bumēi, njė nga thjeshtrat e mjera tė mazhorancės, ėshtė dėgjuar tė thotė kėto ditė se, pas zgjedhjeve, parlamenti do tė mblidhet nė seancė plenare dhe do tė caktojė njė prokuror tė pavarur pėr tė hetuar Prokurorin e Pėrgjithshėm (!!!). Pėr sa kohė qė nė postin e Presidentit do tė jetė Alfred Moisiu, shqiptarėt i kanė tė gjitha garancitė se pallavrat e ministrit tė Drejtėsisė do tė mbeten pallavra, por me tė ardhur Fatos Nano (mos o Zot, pėrsėri!), Bumēi nuk do tė ngjajė mė me njė budalla; pėrkundrazi, budallenj do tė jemi ne tė tjerėt. Me tu bėrė realitet kjo gjė, institucionet e tjera e krerėt e tyre ose do ta qepin gojėn nga frika pėrballė zullumeve antiligjore tė pushtetit, ose do tė jenė tė detyruar tė qajnė hallet prej tė papuni me Dhori Sollakun nė ndonjė kafene tė Tiranės. Dhe kėshtu, bota institucionale do tė zhytet nė njė pėrgjumje totale. Pas saj, do tė vijė radha e botės mass-media-tike, e cila do tė vihet e tėra nėn darėt e pushtetit. Sa pėr opozitėn, nuk do tė ketė nevojė pėr ndėrhyrje tė tjera nga jashtė; nėse fiton mazhoranca, ajo bėhet vetvetiu copė e ēikė.
Krijoni Kontakt