Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Vete qendrimi ne pushtet i dyshes Nano-Rama gjate 8 vjetesh zhgenjen keterciperisht teorine tende te ekujlibrit.
    Teoria e rrotacionit eshte pjese e ekuilibrit - nano e qelbi duke korruptuar ēdo qelize pushteti, ndersa salis e mbante pd-ne nen hyqem stalinisti.

    Ne nje fare menyre, salis e tosis jane nje dopjo-gjashte qe i ka ngelur ne dore Shqiperise prej diabolizmit te atyre dy figurave qe sa vjen e behen me te urryer ...

  2. #22
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxh Xhumaku
    Teoria e rrotacionit eshte pjese e ekuilibrit ...
    Jam shume dakort me ty.
    18 Shkurti eshte momenti i pershtatshem per te krijuar nje rrotacion.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #23
    I qete Maska e BEHARI
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    edhe une jam dakort me ty!!
    per 18 shkurtin!por me nje shtes te vockel;18 shkurt 2015ten!

  4. #24
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    O Albo, boll i perzive temat.
    Duket sikur jemi duke fol perēart qy t'gjith tashti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drity : 12-02-2007 mė 02:49
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #25
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Ēfare ndodh nese zgjedhjet i fiton mazhoranca?


    Mustafa Nano

    Nė Shqipėri, tė gjitha zgjedhjeve qė janė mbajtur deri mė sot, u ėshtė dhėnė njė rėndėsi qė nuk e kanė pasur. Tė gjitha zgjedhjet parlamentare janė konsideruar si momente tė njė pėrmase historike, nė tė cilin shqiptarėt kanė pasur shans tė ndahen ose nga regjimi komunist i Enver Hoxhės e Ramiz Alisė, ose nga regjimi i gangsterėve i Sali Berishės, ose nga regjimi i korruptuar i Fatos Nanos. Nga ana tjetėr, nė tė gjitha zgjedhjet lokale janė gjetur plot motive, tė cilat kanė synuar tė japin idenė se kemi pasur tė bėjmė me momente, nė tė cilat ndahen epokat. Merret vesh, se duke pėrjashtuar zgjedhjet e para, pas tė cilave pritej tė rrėzohej komunizmi e tė merrte rrugė ndėrtimi i demokracisė, shtetit tė sė drejtės dhe i tregut tė lirė (ironia ėshtė se edhe sot e kėsaj dite nuk kemi as treg tė lirė, as shtet tė sė drejtės, as demokraci), nė rastet e tjera ėshtė tepruar. Zgjedhjet e mėpastajme kanė qenė thjesht ngjarje tė rėndėsishme politike, e asgjė mė tepėr sesa kaq.

    Nė thelb, mund tė thuhet e njėjta gjė edhe pėr zgjedhjet e datės 18 shkurt 2007. Thjesht do tė zgjidhen drejtuesit e pushtetit lokal dhe kėshillat e njėsive tė kėtij pushteti, i cili - tė rrimė shtrembėr e tė flasim drejt - ėshtė mė tepėr njė pushtet virtual sesa njė pushtet real. Komunat e bashkitė e Republikės sė Shqipėrisė nuk kanė asnjė fuqi praktike pėr tė ndikuar nė mėnyrė pėrshtypje-lėnėse nė jetėn e komunitetit tė tyre. Kompetencat e tyre reduktohen te mbledhja e pak taksave e te ndėrtimi i ndoca veprave tė vogla publike (ndėrtimi i kalldrėmeve, rrugicave, trotuareve, hapja e ndonjė kanalizimi, shtrimi i ndonjė rruge me asfalt, e gjėra tė kėtij lloji) nė interes tė banorėve. Gjithēka tjetėr ėshtė nė dorė tė leviathan-it tė frikshėm, alias pushtetit qendror.

    Ē‘ėshtė kjo tollovi e madhe atėherė, qė dominon gjithė fushatėn elektorale e qė po u merr mendjen apo po u cingėris nervat shqiptarėve? Pėr ē‘dreqin harxhohen miliona dollarė nga kandidatėt pėr kryetarė bashkish e komunash e nga partitė politike nė formė poster-ash, fushatash publicitare nė televizione, festash e tubimesh elektorale, honorarėsh pėr mitingashė e militantė? Kjo vjen pėr dy arsye, njėra prej tė cilave ėshtė karakteristikė e zgjedhjeve tė tilla nė ēdo kohė e nė ēdo vend, e tjetra ka lidhje vetėm me momentin politik shqiptar, nė tė cilin po jetojmė. E para ka tė bėjė me valencėn natyrale politike tė tė gjitha zgjedhjeve lokale. Duke qenė nė ēdo rrethanė "mid-term elections", ato u shėrbejnė pėrveē tė tjerash forcave politike tė mazhorancės e tė opozitės pėr tė treguar forcėn e tyre, gjė qė do tė reflektonte ndryshimin e humorit tė zgjedhėsve disa kohė pas zgjedhjeve parlamentare. Mbi bazėn e rezultateve tė kėtij testi, edhe mazhoranca, edhe opozita do tė adoptonin sjellje e strategji tė tjera nė funksion tė pėrmbushjes sė misioneve tė tyre. Nėse mazhoranca humbet, ajo bėhet vetvetiu mė e pėrunjur, mė kėrkuese ndaj vetes, mė pak arrogante e mė e prirur tė korrektojė diēka apo shumėēka nė aksionin e vet tė qeverisjes. Nėse humbet opozita, do tė kishim tė bėnim me njė sinjal, sipas tė cilit opozita nuk mund tė ekzistojė mė kėshtu si ka qenė. Duhet tė ndryshojė.

    Arsyeja e dytė, e cila ėshtė karakteristikė shqiptare e kėtyre zgjedhjeve, lidhet me atė qė po ndodh momentalisht nė skenėn tonė politike. Kryeministri Berisha ka kohė qė po ndjen se po i rrėshqet toka nėn kėmbė. E vetmja shpresė e tij ka qenė pėrēarja e opozitės. Dhe mendoi ta realizonte kėtė nėpėrmjet armikut historik tė Sali Berishės; ky i fundit - si tė ishim nė njė botė zhgjėndrrash - ka zėnė ta thėrrasė tė parin "lider historik tė sė majtės". Pėr kėtė shkak, tė dy janė takuar disa javė mė parė nė mėnyrėn mė protokollare e mė pompoze tė mundshme, duke dhėnė idenė e njė "aleance historike nė tė mirė tė vendit, demokracisė, zgjedhjeve tė lira, e kėshtu me radhė". Gjithė Shqipėria ka lėnguar pėr shtatėmbėdhjetė vjet me radhė nėn peshėn e armiqėsisė midis Nanos e Berishės, ndėrsa tash ata po kėrkojnė qė ne tė shpėrblejmė me votė kėtė flirt tė tyre "providencial". Dhe kėshtu nga njėra anė kemi tandem-in Nano-Berisha, mė anė tjetėr kemi opozitėn. Pėr kėtė do tė votojnė shqiptarėt? Ja, kjo ėshtė pikėpyetja e kėtyre zgjedhjeve, nė tė cilat - duhet shpresuar - shqiptarėt do dinė si tė sillen, pa rėnė nė grackėn e atyre qė po tentojnė tė bėjnė me tė gjitha fuqitė demonizimin e opozitės. Tė kuptohemi, nuk ėshtė fare mėkat tė shohėsh e tė denoncosh dobėsitė e sotme dhe paudhėsitė e djeshme tė opozitarėve tanė, por konsensusi elektoral nė favor tė tandemit Nano-Berisha do tė ishte qėndrim e sjellje syleshėsh. Do tė ishte njė gabim kolosal, pėr pasojat e tė cilit do tė bėheshim tė vetėdijshėm shumė shpejt.


    * * *


    Nė kėtė kontekst, ėshtė interesante pra tė vėrejmė se ē‘ndodh, nėse zgjedhjet fitohen nga mbajtėsit e pushtetit. Sė pari, e gjithė mazhoranca do tė vihet egėrsisht e pa kthim nėn thundrėn e liderit tė saj, dhe ndonjė zė i mekur i dėgjuar brenda saj (sidozot zėri i Bamir Topit kundėr kandidimit tė Fatos Nanos pėr President) nuk do tė dėgjohet mė. Pas kėsaj, pushteti i pakonkurrueshėm i Berishės nė kampin e vet do tė bėhet absolutisht i pakonkurrueshėm, dhe puna do tė shkojė deri atje sa nuk do tė jetė ēudi qė vetė Topi tė jetė i pari me votėn e tij pro Fatos Nanos. Por e keqja mė e madhe nuk ėshtė as zgjedhja president e Fatos Nanos, as fakti qė Berisha do tė shtypė pėr fare ēdo vullnet tė lirė brenda partisė (ai do ta bėjė kėtė sipas tė gjitha gjasave - ndonėse me mė shumė vėshtirėsi - edhe po tė humbasė). E keqja mė e madhe ėshtė diku tjetėr. Sali Berisha, me tė dalė fitimtar nga kėto zgjedhje, do t‘u sulet me tėrbimin mė tė madh tė gjitha institucioneve tė pavarura tė shtetit shqiptar. Nėse deri nė korrik do tė ketė rezistencėn e Presidentit tė Republikės, mė pas do t‘i ujdisė punėt pėr bukuri me Fatos Nanon, e pėr rrjedhojė Republika e Shqipėrisė nuk do tė qeveriset mė asnjė ēikė me ligje, por do tė sundohet nga qejfet e dy ustallarėve.

    Njė aleancė e tillė midis Kryeministrit tė sotėm e Presidentit tė nesėrm (mos o Zot!) do tė thotė qė kontrollit tė pushtetit ekzekutiv, mazhorancės parlamentare e parlamentit vetė nga ana e Kryeministrit, do t‘i shtohet edhe kontrolli i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, e pėr pasojė kontrolli i tė gjithė sistemit tė drejtėsisė. Ēfarė do tė mbetet pa u kontrolluar me ligj, do tė merret nėn kontroll pa ligj. Shenjat po jepen qysh tani nė fushatė elektorale. Njė farė Aldo Bumēi, njė nga thjeshtrat e mjera tė mazhorancės, ėshtė dėgjuar tė thotė kėto ditė se, pas zgjedhjeve, parlamenti do tė mblidhet nė seancė plenare dhe do tė caktojė njė prokuror tė pavarur pėr tė hetuar Prokurorin e Pėrgjithshėm (!!!). Pėr sa kohė qė nė postin e Presidentit do tė jetė Alfred Moisiu, shqiptarėt i kanė tė gjitha garancitė se pallavrat e ministrit tė Drejtėsisė do tė mbeten pallavra, por me tė ardhur Fatos Nano (mos o Zot, pėrsėri!), Bumēi nuk do tė ngjajė mė me njė budalla; pėrkundrazi, budallenj do tė jemi ne tė tjerėt. Me t‘u bėrė realitet kjo gjė, institucionet e tjera e krerėt e tyre ose do ta qepin gojėn nga frika pėrballė zullumeve antiligjore tė pushtetit, ose do tė jenė tė detyruar tė qajnė hallet prej tė papuni me Dhori Sollakun nė ndonjė kafene tė Tiranės. Dhe kėshtu, bota institucionale do tė zhytet nė njė pėrgjumje totale. Pas saj, do tė vijė radha e botės mass-media-tike, e cila do tė vihet e tėra nėn darėt e pushtetit. Sa pėr opozitėn, nuk do tė ketė nevojė pėr ndėrhyrje tė tjera nga jashtė; nėse fiton mazhoranca, ajo bėhet vetvetiu copė e ēikė.

    Artikull fantastik dhe 100% i vertete.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    plotesisht i vertete qe mustafa eshte me banden hakmarrja..
    kte deshe te thuash o jest..
    ate po thot dhe mustafa se sa te jete zagari i mafies moisiu e sallaku aty.. kanibalet jan te garantuar.. dhe drejtesia do jete nje pallaver..
    me qarte ska si e thote mustafa.. pra mobilizohuni o vampire.. ki eshte mesazhi mustafes.. ne prag te votimeve..

    --

    pa te shohim cthone analėt e edvinit ne ::



    tirana onserver:

    Forum

    3 pyetje 3 pėrgjigje



    1. Kur duhen edhe katėr ditė nga votimi pėr zgjedhjet lokale, si do ta vlerėsonit kėtė fushatė elektorale? Ku janė dallimet me fushatat elektorale tė 3 korrikut 2005 pėr zgjedhjet e pėrgjithshme dhe me ato tė vitit 2003 pėr zgjedhjet lokale?

    2. Si mendoni ju, ēfarė vlere kanė patur spotet publicitare gjatė fushatės elektorale? A kanė shėrbyer ato pėr tė rritur kuotat e kandidatėve, apo nė disa raste janė kthyer me efekt tė kundėrt?

    3. Nėse do t'u duhej tė bėnit njė pėrcaktim, cilat janė avantazhet e Edi Ramės dhe Sokol Olldashit ndaj njėri-tjetrit. Cilat janė pikat mė tė forta dhe mė tė dobėta tė tyre? Dhe nėse ėshtė e mundur, a mund tė na jepni njė pėrcaktim nga do tė anojė fitorja?

    .....................

    Alfred Peza
    Drejtor i tv “Ora news”

    1. Njė nga dallimet me esenciale mes kėsaj fushate elektorale dhe atyre pėr zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė 3 korrikut 2005 dhe ato lokale tė 2003, gjykoj se lidhet me tendencėn gjithnjė e nė thellim, tė zbritjes sė programeve dhe premtimeve tė kandidatėve me kėmbė nė tokė, duke tentuar qė t'i drejtohen komuniteteve gjithnjė e mė tė vogla, e deri tek qytetari i thjeshtė. Njė proces ky sa natyral aq edhe shoqėror, e cila nė fund tė fundit, ėshtė njė nga elementėt e rėndėsishėm qė po ēon drejt kristalizimit dhe konsolidimit tė demokracisė shqiptare. Sigurisht qė kjo situatė nuk ėshtė e njėjtė nė tė gjithė territorin e Shqipėrisė, por tė paktėn nė bashkitė kryesore tė vendit dhe mbi tė gjitha, nė kryeqendrėn e saj, Tiranė. Pėr shumė arsye qė dihen tashmė, fushata mes kandidatit tė PD-sė Sokol Olldashi dhe atij tė PS-sė, Edi Rama, pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės ėshtė mė prezente nė media, e pėr rrjedhojė edhe pėr opinionin e gjerė publik, jo vetėm tė kryeqytetit. Ėshtė lehtėsisht e perceptueshme, se kjo pėrballje mes tyre, ėshtė ku e ku mė konkrete nė projekte, ku e ku me detajuar nė platforma dhe programe sesa pėrballja e 2003-shit mes vetė Ramės dhe sfidantit tė tij tė asaj kohe, Ngjela dhe ku e ku nė raport me pėrballjen e vitit 2000 mes PS-sė e PD-sė pėr Tiranėn, kur kandiduan Edi Rama dhe Besnik Mustafaj. Pas kėsaj, detyra e opinionit dhe e medias ėshtė qė tė ruajnė ne memorien dhe arkivat e tyre, tė gjitha premtimet elektorale tė Ramės e Olldashit (dhe tė gjithė kandidatėve pėr kryetarė komunash e bashkisė ku secili punon dhe jeton) nė mėnyrė qė tė dinė t'i kėrkojnė llogari gjatė 4 viteve tė mandatit. E nė fund tė saj, qė tė gjithė tė jemi nė gjendje tė bėjmė njė bilanc sa mė tė mirė mes premtimeve dhe realizimit tė tyre nga ana e fituesve tė kėsaj fushate. Njė rrugė e sigurt kjo, se nė kėtė mėnyrė do tė arrijmė tė thellojmė gjithnjė e mė tepėr, atė qė unė quajta ardhjen e politikės gjithnjė e mė pranė problemeve dhe halleve tė njerėzve, derisa ajo tė ecė me kėmbė nė tokė. Por, sigurisht qė ky ėshtė perceptimi im idealist pėr artin e politikės, pavarėsisht se e kam shumė tė qartė se nuk mund tė ndodhė kurrė qė politikanėt tė bredhin me fuoristrada, ndėrsa politika vetė, tė ecė mė kėmbė.

    2. Ka studime tė tėra qė tregojnė se jetojmė nė epokėn e informacionit e pėr rrjedhojė, bombardimi i opinionit publik me mesazhe, imazhe dhe slogane pėr njė kohė relativisht tė gjatė (kjo fushatė ka zgjatur 2-3 muaj), sigurisht qė nuk mund tė mos lerė gjurmė nė memorien, e pėr rrjedhojė nė gjykimet dhe bisedat e tyre. Ndaj, sigurisht qė spotet publicitare kanė rėndėsinė e tyre, ashtu siē ka e gjithė performanca qė kandidatėt apo forcat politike qė ato pėrfaqėsojnė, shpalosin pėrballė opinionit publik. Kjo ka bėrė qė fushatat elektorale nė Shqipėri, tė bėhen gjithnjė e mė mediatike, ku kandidatėt marrin shėrbime tė specializuara nė fushėn e marrėdhėnieve me publikun, sondazheve, etj., nė mėnyrė qė tė arrijnė njė rezultat maksimal zgjedhor me maksimumin e mjeteve propagandistike qė arrijnė tė kenė dhe tė venė nė dispozicion tė tyre. Ndoshta me kėtė shpjegohet se pėrse pėr herė tė parė kemi vendosje tė posterave deri nė 500 metra katrorė me fotot e kandidatėve pėr kryetarė bashkish, nė "portat" hyrėse dhe dalėse tė qytetit. Apo transmetimin e spoteve publicitare nė radiotelevizione dhe gazeta, vlera e tė cilave ndoshta kėtė fushatė mund t'i kalojė 1 milion USD. Vlera e kėtyre spoteve publicitare mund tė kthehet nė tė kundėrt tė atij qė i publikon, ndoshta vetėm atėherė kur njėri nga kandidatėt realizon spote negative pėr sfidantin e tij, mesazhet e tė cilave e tejkalojnė limitin e lejuar nga morali dhe ndėrgjegjja e kėsaj shoqėrie, tė sė drejtės sė tij.

    3. Avantazhet dhe disavantazhet e dy kandidatėve, nuk do tė doja t'i ndaja. Le ta nisim me Edi Ramėn: Sė pari, nė kėto 6 vjet ai ka arritur tė ofrojė njė model ndryshimi nė punėt publike tė qytetit, i cili ėshtė i prekshėm, sikundėr brenda kėtyre ndryshimeve, ne shohim njė degradim urban tė kryeqytetit, i cili ndoshta ka shkuar aq larg, sa ėshtė vėshtirė qė tė riparohet mė me kalimin e viteve. Sė dyti, Edi Rama, edhe pėr shkak tė formimit dhe kulturės sė tij akademike dhe familjare si artist, padiskutim qė ėshtė njė pionier i futjes sė stilit modern nė tė bėrit politikė nė Shqipėri. Sikundėr u pa qartė, se Rama ėshtė njė gjeni i formės, por ėshtė larg tė qenurit nė kėtė nivel, pėrsa i pėrket pėrmbajtjes. Sė treti, Rama ėshtė njė nga pėrfaqėsuesit mė tė spikatur tė njė gjenerate tė re politikanėsh, por qė me kalimin e viteve, tė paktėn nė perceptimin publik, nuk arriti t'i rezistonte sistemit shqiptar tė ekonomisė informale, duke dhėnė shenjat e njė politikani qė nuk ka ditur tė ruajė tė njėjtėn joshje pėrballė publikut, tė cilin e magjepsi kėtu e 8-9 vitet e shkuara. Sė fundi, ka edhe diēka tjetėr qė ia vėshtirėson kėtė radhė punėn Ramės pėr tė marrė njė mandat tė tretė nė Bashkinė e Tiranės. Ndryshe nga gara pėr dy mandatet e para, ai ka kundėr ish-Kryetarin e PS-sė, Nano, mbėshtetėsit e tij brenda partisė por edhe rivalėt e tjerė tė koalicionit tė majtė. Ndėrsa pėr Sokol Olldashin, avantazhi mė i madh mbetet mosha e re e shoqėruar me njė kurbė spektakolare ngjitėse drejt majės sė politikės shqiptare, ēka i jep avantazhin qė tė joshė votuesit e lėkundur dhe kundėrshtarėt e Ramės si brenda ashtu edhe jashtė PS-sė apo tė majtės. Kjo armė kaq e fortė, mund tė rezultojė edhe dobėsia e Olldashit nesėr, por votimi pėr tė do tė bėhet mbi perceptimin aktual dhe jo atė tė sė ardhmes. Dhe sė dyti, Olldashi ka mbėshtetjen e fuqishme tė qeverisė dhe tė mazhorancės qė ai pėrfaqėson. Nė Shqipėri, pėr nga mėnyra sesi funksionojnė grupet e ndryshme tė interesit, qofshin kėto mediatike, por edhe tė biznesit, kėto janė njė mbėshtetje e fuqishme nė favor tė tij, sikundėr Olldashi mund tė paguajė me votėn e qytetarit tė thjeshtė, faturėn e gabimeve 18 mujore tė qeverisė Berisha.

    .....................

    Mustafa Nano
    Analist

    1. Duke pėrjashtuar ngarkesėn e madhe politike tė kėtyre zgjedhjeve, tė cilat nė fakt janė administrative, nuk shoh dallime tė tjera esenciale. Ėshtė e njėjta pamje, me tubime elektorale tė rrėmujshme, ku tonin e japin militantė tė irrituar, me kryetarė partish qė cytin turmat nėpėrmjet retorikės sė tyre tė dhunshme, me varfėri idesh e projektesh qeverisėse, me kandidatė lokalė qė e shohin sho-shoqin, jo si rival e kundėrshtar, por si armik, etj, etj. Tė gjithė jemi fajtorė nė kėtė mes, por do tė ishte e padrejtė tė mos veēonim njeriun qė ka marrė pjesė nė tė gjitha fushatat elektorale nė periudhėn postkomuniste e qė ėshtė shquar gjithė kohėn pėr gjuhėn e pagdhendur, helmatisėse e provokative, dhe pėr strategjinė e linēimit tė kundėrshtarėve nėpėr sheshe e nėpėr televizione. Ėshtė fjala pėr kryeministrin e sotėm, i cili nuk ka ditur ta ndalė dorėn as kur ka qenė puna pėr tė shpikur kandidatė me mbiemrin Rama, as kur ka qenė puna pėr tė sharruar postera tė kandidatėve tė opozitės, as kur ka qenė puna pėr tė pėrdorur policinė e shtetit si instrument politik tė vetin, as kur ka qenė puna pėr tė zhbiriluar nė jetėn ngushtėsisht private tė kryetarit tė PS-sė.

    2. Spotet publicitare pėrbėjnė anėn mė tė shėmtuar tė tė gjithė fushatės. Rrallė kemi parė spote pohuese e konstruktive; pėrkundrazi, kemi antispote, tė cilat kanė synuar demonizimin e kundėrshtarit. Frekuenca e transmetimit tė kėtyre spoteve, si dhe denduria e posterave gjigandė nėpėr mure e rrugė tė qyteteve tona, pėrveēse janė shndėrruar nė njė bezdi e agresion pėr qytetarėt, rinxjerrin nė shesh nevojėn pėr transparencėn e fondeve, me tė cilat financohen fushatat.

    3. Gara nė Tiranė, ashtu si gara nė tė gjithė Shqipėrinė, ėshtė midis opozitės sė kryesuar nga Rama e mazhorancės sė kryesuar nga Nano-Berisha. Nė kėtė kuptim, Olldashi nuk hyn fare nė kėtė histori. Duke qenė kėshtu, shqiptarėt kanė njė rast pėr tė shenjuar me votėn e tyre fillimin e fundit tė tranzicionit shqiptar. Dhe merret vesh qė ky tranzicion merr fund nė atė moment, kur tė largohen nga skena politike ata qė e kanė dominuar kėtė skenė pėr gjithė kohėn. Pėr fat tė mirė, tandem-i i njohur ėshtė tashmė nė tė njėjtėn anė tė barrikadės, dhe kėshtu shqiptarėve nuk iu duhet mė tė zgjedhin tė keqen mė tė vogėl.

    .....................

    Ilva Tare
    Analiste

    1. Ėshtė pa dyshim njė nga fushatat mė tė ashpra qė janė regjistruar ndonjėherė nė vend. Format e agresivitetit nuk vėrehen vetėm nė replika verbale, por edhe nė mėnyrėn e tė bėrit fushatė, posterat dhe milionat qė po shohim e shkelim me kėmbė ēdo ditė dhe sidomos pėrdorimi i jetės personale tė politikanėve pėr qėllime elektorale. Ky element nuk ėshtė shfrytėzuar mė parė kaq hapur pėr fushatė, gjė qė dėshmon se logjika "o sot, o kurrė" ndaj kundėrshtarit ėshtė vėnė nė veprim. Shfaqet qė po jepen nė media me momente nga jeta private e Ramės tregojnė se Shqipėria ka bėrė vetėm hapa imagjinarė drejt emancipimit dhe se ēėshtje tė cilat nė shoqėritė e zhvilluara nuk pėrbėjnė lajm kėtu kthehen nė skandale duke vėrtetuar se shoqėria ka ende nevojė tė mėsohet tė pranojė dhe kuptojė lirinė e gjithsecilit. Mė shqetėsuese se egėrsia e fushatės mund tė them se janė zėrat e pėrbetimit nga tė dyja krahėt politike se rezultati i pas 18 Shkurtit mund tė pasohet me situata tė ndezura nga pala humbėse. Njė gjė ėshtė e sigurt qė nėse zgjedhjet e 1996-ės na lanė njė dekadė pas vendeve tė tjera tė rajonit, problemet e mundshme nė zgjedhjet e 2007 do ta gjymtonin Shqipėrinė pėr shumė mė gjatė.

    2. Efektet e kundėr reklamave janė pjesė e debatit tė ekspertėve mė tė njohur nė botė pėr fushatat elektorale. Gjithmonė ekziston rreziku qė pasojat nė elektorat nga reklamat kundėr, janė 50 me 50 pėr qind. Sidoqoftė kjo ėshtė shifėr e huazuar nga fushatat ndėrkombėtare tė cilat ndryshe nga vendi ynė kanė mundėsi tė besueshme pėrllogaritjeje. Pėrderisa tek ne nuk ekziston ndonjė mekanizėm pėr matjen e efektit tė spoteve tek votuesit ėshtė e vėshtirė tė japėsh opinion mbi rritjen apo uljen e kuotave tė kandidatėve.

    3. Besoj se pėrgjigja "dhėmbė pėr dhėmbė" me spotet e kundėrshtarėve pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė mė e veēanta dhe mund tė ketė ndikuar nė tėrheqjen e vėmendjeve tė kryeqytetasve, si nė rastin e Olldashit, ashtu edhe tė Ramės. Anipse duhet tė them se besohet gjerėsisht nė diferencėn qė do tė bėjnė pėr fituesin e Tiranės do votat e tė lėkundurve ose tė atyre qė tė dielėn do tė zgjedhin njė fundjavė pa qendra votimi. Ka njė siguri nga mbėshtetėsit e Ramės tė bazuar sipas tyre nė sondazhe qė flasin pėr njė epėrsi prej 18%, ndėrkohė qė me shifra mė pak entuziaste, por tė bindur nė fitoren e Olldashit janė edhe mbėshtetėsit e ish-Ministrit tė Brendshėm. Mbetet tė presim 18 Shkurtin dhe rezultatin qė do tė dalė me qetėsi dhe qytetari pasi ēdo surprizė e pakėndshme e prodhuar nga zemėrata e humbėsit mund tė kthehet nė ndėshkim kolektiv pėr qytetarėt.

    .....................

    Arben Muka
    Korrespondent i radios "Deutsche Welle"

    1. Deri mė sot ka qenė njė fushatė e fortė, me rivalitet. Kuptohet jo vetėm duke thirrur para turmave tė qytetarėve, por duke pėrdorur skema dhe strategji me efekt tek elektorati. Kandidatėt dhe liderėt e politikės i kanė pėrdorur tė gjitha mjetet pėr tė pėrēuar mesazhet e tyre tek votuesit, si i thonė me tė urtė dhe me tė butė. Unė nuk e di se si janė kėshilluar nga kompanitė e huaja stafet elektorale tė dy grupimeve tė mėdha. Por ajo qė kam ndjerė deri mė sot ėshtė se formulat dhe kėshillat e tyre ata nuk i kanė zbatuar me pėrpikmėri. Kanė bėrė dhe performancė alla shqiptare, ballkanike, duke mos duruar vetėm udhėzime pėr tė bėrė pėrformancė alla pėrendimore.
    Krahasimi me fushatat e tjera tė mėparshme? Mua mė pėlqen ky lloj konceptimi, kuptohet duke i hequr elementėt ekstremistė dhe pa etikė qė janė vėnė re. Por kėto tė fundit do tė vijnė duke u shuar vetvetiu bashkė me civilizimin dhe demokratizmin e politikės, institucioneve, shoqėrisė nė tėrėsi.

    2. Spotet dhe elementėt e tjerė propagandistikė janė mjaft tė avancuar. Tė studiuar dhe tė punuar deri nė detaje nga dy grupimet e mėdha politike. Mė duket se propaganda mė shumė se sa treguese pėr alternativat ėshtė sulmuese pėr kundėrshtarin. Nė aspektin profesional kam pėrshtypjen se kėto dy anė duhet tė ishin tė balancuara. Por tė shpresojmė se nė fushatat e tjera kėto raporte do tė vijnė aty ku duhet. Pėr pjesėn ė dytė tė pyetjes them me bindje se si pėr Sokol Olldashin ashtu dhe pėr Edi Ramėn, spotet, por dhe i gjithė materiali reklamues i tyre ka ndikuar pėr tė rritur kreditet, ka qenė funksional. Efekt kanė bėrė mendoj dhe ajo pjesė ė propagandės qė nxjerr ne pah dobėsitė ose minuse nga kundėrshtari politik.

    3. Kjo pyetje ėshtė mjaft e sikletshme pėr mua si reporter nė njė media tė huaj. Sigurisht qė e kam njė pėrgjigje, por nėse do ta jepja atė sot, kur duhen dhe 4 ditė tė mbahen votimet do tė mė dukej vetja si njė pjesė e vogėl e komunitetit tonė tė medias, qė mezi pret fushatat elektorale, apo dhe situatat acaruese politike. Janė njė mjet pėr biznesin e tyre, pėr tė fituar sa mė shumė duke u bėrė palė me atė forcė qė i afron mė shumė. Nė rolin tonė ne jemi vetėm pasqyruesė tė garės, vlerėsimet i bėjnė tė tjerė, tė specializuar. Por dhe sikur tė pyesnit vetė Olldashin e Ramėn pėr rezultatin e 18 shkurtit, nėse do tė merrnit pėrgjigje tė sinqertė dhe ata do tė ishin tė dy tė pasigurtė. Kjo ėshtė njė veēori pozitive e kėsaj gare, kur fituesi do tė merret vesh vetėm nga numėrimi i ēdo vote.

    .....................

    Mimoza Dervishi
    Analiste

    1. Ėshtė njė fushatė negative dhe e tensionuar, qė mund tė duket deri diku e ngjashme me fushatat alla shqiptare tė kohėve tė fundit. Kjo nė fakt ėshtė me ngarkesa akoma mė tė mėdha emocionale dhe mė banale se kurrė ndonjėherė. Sigurisht mė e keqe do jetė situata pas zgjedhjeve dhe gjithė ky mllef i pa shkak deri diku, do shpėrthejė pikėrisht nė 19 shkurt. Deri dje mendoja se kjo ishte njė fushatė politike, aq sa ajo e 3 korrikut, por nė fakt kėshtu si po rrjedhin punėt them se nuk ėshtė as politike as lokale mė, ėshtė thjesht njė fushatė banale deri e turpshme dhe pėr kėtė "meritat" i shkojnė PD-sė qė nė vend tė programeve, merret me jetėn personale tė Edi Ramės. Mazhoranca po tregon se nuk i ka punėt nė rregull dhe e tėra duket si njė e sėmurė psiqike qė nuk e kontrollon dot mė veten.


    2. Spotet kudo kanė ndikimin e tyre. Kryesisht ato janė pėr tė kujtuar njerėzit rreth premtimeve tė njėrit a tjetrit kandidat. Por mė qesharakja e kėsaj fushate qėndron tek spotet e PD-sė kundra Ramės. Kanė totalisht efektin e kundėrt, mė tepėr i bėjnė nder Ramės dhe kjo tregon jo vetėm naivitet tė atyre qė kėshillojnė Olldashin, por dhe pamundėsi pėr tė dalluar ēfarė i prish punė vėrtet kryetarit aktual tė Bashkisė sė Tiranės. Nga ana tjetėr duke njohur psikologjinė e shqiptarėve them se spotet nuk kanė tė njėjtėn vlerė si nė Amerikė, meqė Amerikėn po mundohen tė kopjojnė, mendoj qė ata qė janė simpatizantė tė njėrės a tjetrės parti e kanė ndarė mendjen qė nė krye tė herės pėr kė do votojnė, pa qenė hiē nevoja e spoteve. Ata qė janė tė lėkundur nuk besoj se kanė pėsuar ndonjė tronditje tė madhe sepse gjėrat i shohin dhe i prekin vetė nėpėr rrugė, dhe kur sheh spote negative qė mundohen tė klasifikojnė gjithēka me zero, efekti ėshtė invers.

    3. Rama ka avanatazh punėn e deritanishme, ndėrsa Olldashi punėn si ministėr i Brendshėm. Po t'i vėsh nė kandar shikon se njėri ka punuar 6 vjet pikėrisht pėr Tiranėn qė po konkurron dhe tjetri njė vit e pak si ministėr i njė qeverie. Tirana ėshtė sot njė pikė referimi kur do tė flasėsh sa ka ndryshuar Shqipėria dhe kėtė s'e mohon dot kush. Qeveria nuk ėshtė sot njė referim suksesi pavarėsisht ca sukseseve sporadike tė ish-ministrit tė Brendshėm.
    Rama gjithashtu ėshtė vetja sot dhe nuk ka ndonjė tutor mbi kokė qė tė thuhet se ai po bėn lojėn a politikėn e kėtij apo atij. Ndėrsa pėr Olldashin nuk mund tė themi se pėrfaqėson veten, deri tani pėrfaqėson Berishėn. Ka ngritur njė fushate alla Berisha vetėm mbi denigrime dhe mohimin e gjithēkaje. Shto pastaj qė mė shumė flet Berisha se ai, dhe kjo e dėmton keq njė 34 vjeēar nė politikė, pėr ēfarėdo lloj posti tė luftojė. Nga ana tjetėr e kam thėnė dhe mė parė se Olldashi vetė, edhe mos kishte Berishėn qė i prish punė nė krah, ėshtė fare i pangjyrė pėrballė karizmės sė Ramės, dhe kėtu nuk e kam fjalėn veē pėr ēeltėsinė e tij fizike. Mendoj qė fiton Rama nėse zgjedhjet do jenė tė ndershme dhe tė lira e nėse gjithmonė PD-ja do pranojė humbjen. S'ka ndodhur kurrė ta bėjė kėtė dhe ndoshta ky ėshtė rasti tė shikojmė se ėshtė nė garė vėrtetė Olldashi apo si gjithmonė i njėjti Berishė.

    .....................

    Edlira Gjoni
    Analiste

    1. Dallimi mė i madh i kėsaj fushate me atė tė zgjedhjeve tė 3 Korrikut 2005 qėndron tek antireklama e shėmtuar qė doli nė modė kėto ditė dhe tek posterat dhe sloganet qesharakė qė mbinė nėpėr Tiranė dhe nė gjithė Shqipėrinė.
    Ėshtė e dhimbshme tė konstatosh bindjen e ngjashme me atė tė vitit 1996 nga tė djathtėt se ata "meritojnė dhe duhet tė fitojnė patjetėr nė tė gjithė Shqipėrinė", duke lėnė kėshtu fare pak hapėsirė tė shpresohet pėr diversitet dhe bashkė-qeverisje tė ndarė mes palėve. Zėri i kryeministrit gjatė turit elektoral (a s'duhet tė ishte nė punė ai tė gjitha kėto ditė?) ėshtė ngritur aq lart, ėshtė ngjirur aq shumė (sepse gjithėpushteti kėrkon korda tė tendosura), saqė Rama dhe e majta duket se kanė hequr dorė si nga lufta, ashtu edhe nga shpresa pėr tė fituar kėto zgjedhje.

    2. Spotet publicitare tė pėrdora gjatė kėsaj fushatė janė provė e gjallė e shterpėsisė krijuese tė politikės dhe bėrėsve tė saj. Psikologjikisht dihet se njerėzit, veēanėrisht femrat, kur nuk kanė ē'tė ofrojnė pėr tė tėrhequr vėmendjen, thėrrasin nė ndihmė dhe nxjerrin nė pah biologjinė e tė qenit femėr. Kjo ėshtė aftėsia dhe arma e tyre e vetme. Nė njė pėrsėritje rigoroze tė kėsaj dukurie psikologjike, edhe pse biologjikisht nuk janė femra, shumica e kandidatėve e kanė mbėshtetur apelin e tyre pėr vėmendje duke i bėrė antireklamė kundėrshtarit. Duke nxjerrė nė pah anėt mė negative tė tij (pavarėsisht nėse janė tė vėrteta ose jo), kėta tė dėshpėruar pėr sigurinė nė fitore e kanė fokusuar tė gjithė magnetizimin e vėmendjes ndaj tyre duke depersonalizuar kundėrshtarin, sepse kjo ėshtė vlera e vetme me tė cilėn mund tė luajnė. Shumica e spoteve publicitare janė ndėrtuar mbi dashuri narciste me vetveten, mbi iluzione pėrparėsie, mbi fjalė dhe veprime mes tė cilave vėshtirė se gjendet ndonjė lidhje. Tė gjitha kėto ngjajnė mė njė vallėzim tė shfrenuar qė sado qė mund tė duket harmonik pėr ata qė e kanė marrė me revansh bindjen pėr fitore, duket se po e bėjnė vallėzim nė cepin mė ekstrem tė pistės sė ngritur lart. Mė e keqja ėshtė se nėse kėta valltarė tė ēartur rrėzohen nga ky cep, ata do tė bien mbi turmėn qė po ndjek si gjithmonė me bindje dhe urtėsi kėto lėvizje tė pakontrolluara nga orbita e logjikės morale.

    3. Avantazhet e Edi Ramės ngelen tek puna, arritjet e tij qė janė thjeshtėsisht tė dukshme pėr syrin e lirė dhe mėvetėsia e tij vendimmarrėse. Ēdo ndryshim pozitiv nė Tiranė ka ardhur si pasojė e vendosmėrisė dhe pavarėsisė sė tij kokėfortė dhe produktive pėr kryeqytetin. Disavanatazhet e tij janė dy mandatet e djegura dhe njė i tretė qė nė Shqipėri ėshtė treguar se nuk fitohet dot thjesht falė punės dhe pėrkushtimit (megjithėse ky i fundit ėshtė zhvendosur nga Bashkia tek Partia). Disavantazh tjetėr ėshtė ulja drastike e ritmit tė punės dhe ndryshimeve pozitive nė Tiranė gjatė pjesė sė fundit tė mandatit tė tij tė dytė dhe zėvendėsimi i ēdo metri tė lirė katror nė Tiranė me pallate shėmbėlltyra tė skemave piramidale nė Shqipėri. Rritja fiktive e ēmimit tė banesave dhe lejet e dyshimta tė ndėrtimit lėshuar ia kanė ulur shumė popullaritetin Ramės. Loja e ulėt e kundėrshtarėve tė tij me cenimin abuziv dhe jashtėligjor tė jetės private ėshtė po ashtu njė thikė pas shpine nė fushatėn e Ramės. Gjithashtu, edhe mbėshtetėsit e tij tė majtė janė figura tė konsumuara qė kėrkojnė mė shumė tė pėrfitojnė prej tij sesa ta ndihmojnė atė. Tė gjitha kėto e bėjnė fitoren e Ramės mė ireale dhe tė vėshtirė sesa ato tė viteve 2000 dhe 2003.
    Avantazhet e Sokol Olldashit? Tirana ndoshta ka nevojė vėrtet pėr njė fytyrė tė re (dhe do ishte mirė qė t'i kishte qėndruar larg konfuzionit qytetar duke shėnuar emrin e tij poshtė fytyrave jo shumė tė reja tė Fatmir Mediut apo Nard Ndokės).
    Olldashi ėshtė i ri nė moshė dhe i ri nė politikė. Kjo do tė pėrcaktojė votėn pro tij tė zgjedhėsve tė lėkundur, apo edhe tė atyre qė janė lodhur nga Edi Rama. Olldashi ka dėshirė dhe vullnet pėr pėrkushtim. Ka seriozitetin e duhur pėr hijen e rėndė tė Bashkisė, dhe ka avantazhin se imazhi dhe popullariteti i Ramės sot ėshtė mė i lėkundur se kurrė.
    Disavantazhi mė i madh dhe fatkeq i Sokol Olldashit ėshtė Sali Berisha. Ende pa fituar Tiranėn, kryeministri qė mesa duket jeton ende nė periudhėn e feudalizmit, filloi tė ndajė tapi tokash qė janė zaptuar falas para 10 vjetėsh, dhe do tė shiten sikur tė jenė pjesė e Parisit pas 10 ditėsh. Nėse fiton Olldashi (tė gjitha gjasat flasin pėr kėtė), atėherė Sali Berisha duhet tė rishikojė ligjin e punės, sepse do t'i duhet tė pėrmbushė nė publik tė dy rolet njėkohėsisht, edhe kryeministėr, edhe kryebashkiak. Olldashi nuk ka marrėzinė dhe guximin e Ramės qė ta qeverisė Tiranėn sipas stilit tė tij. Do tė ishte e kėndshme tė shpresohej, por me njė epror si Berisha, tė gjithė ne, ashtu si edhe Olldashi vetė, nuk duhet tė presim shumė nga jeta pėr tre vitet e ardhshme.
    gjedlira@yahoo.co.uk

    .....................

    Plator Nesturi
    Analist

    1. Kjo fushatė elektorale po paraqitet si ndėr mė tė ashprat nė historinė e zgjedhjeve. Ndryshe nga ato zgjedhje qė deri tani i kemi konsideruar nga mė tė egrat dhe ku ėshtė devijuar vullneti i zgjedhėsve i dalė nėpėrmjet votės, ashpėrsia e tanishme elektorale nuk ka tė bėjė aq shumė duke shfaqur fytyrėn e vrazhdė tė manipulimit dhe pėrdorimit tė forcės. Kėto zgjedhje dalin disi nga ky kuadėr dhe ashpėrsia nxitet nga politika nėpėrmjet deklaratave jashtė ēdo norme etike ndaj kundėrshtarėve dhe me nxitjen e pėrfshirjes nė kėtė tension antagonist edhe nė masat e zgjedhėsve. Fakti qė vijmė pas njė periudhe tė gjatė tė krizės politike dhe pėrdorimit disa mujor tė toneve tė nxehta, kjo i bėn zgjedhjet e 18 shkurtit, jo thjesht pėr administratėn vendore, por si njė ballafaqim politik ku dhe skemat e mėtejshme varen nga fati i rezultatit tė tyre. Nisur nga ky tension i brendshėm qė shfaqet, ka pak mundėsi qė kėto zgjedhje do tė vijojnė tė qeta dhe tė plotėsojnė standardet e kėrkuara ashtu siē po deklarohet nga mazhoranca. Pėr mė tepėr kur kėto garanci tė kryeministrit Berisha pėr zgjedhje tė ndershme bėhen menjėherė pasi ka lėshuar njė varg akuzash e fyerjesh pa princip ndaj kundėrshtarit.
    Kėto zgjedhje do tė kenė probleme sepse realisht pėrplasen dy botė tė ndryshme qė fatkeqėsisht vėrtiten brenda kėtij trualli tė ngushtė. Certifikatat, Kodi Zgjedhor i shpėlarė, regjistri i pėrkohshėm, listat problematike pėr zgjedhjet, ishin vetėm preludi i njė pėrplasjeje ku askush nuk mund tė pranojė humbjen, ku cilido tė jetė rezultati ai do tė jetė i papranueshėm pėr njėrėn palė dhe njė arsye mė shumė pėr rritjen e pėrmasave tė konfliktit politik tė nesėrmen e zgjedhjeve. 18 shkurti duhet tė jetė certifikata e garancisė e Shqipėrisė pėr vijimin e rrugės sė saj drejt BE-sė, por kam pak shpresė se kėtė provim kjo klasė politike dhe nė plan tė parė qeverisja aktuale, do ta kalojnė me sukses.

    2. Risia e kėsaj fushate kanė qenė padyshim spotet elektorale televizivė pėr fushatėn e kandidatėve dhe shpalosjen e mesazheve tė tyre. Por mė e veēanta, si nė ēdo gjė tė re qė futet nė Shqipėri dhe i shkohet deri nė fund, kanė qenė ato qė quhen antispote. Pra njė spot ku nxirren nė pah pikat e dobėta tė kundėrshtarit dhe ku ai mund tė tallet, ironizohet dhe deri tė denigrohet. Pėrgjithėsisht, pa hyrė nė Kodin e Etikės pasi ajo ėshtė e fundit qė respektohet tek ne, idetė e antispoteve kanė qenė tė gjetura, me ritėm dhe efikase. Nga kjo anė tė paktėn, njerėzit, nė mungesė edhe tė programit tė "Portokallisė", kanė patur me ēfarė tė qeshin.
    Njė moment tjetėr dhe qė futet tek antispotet e fshehura, ishte botimi i fotove "plazhiste" tė Edi Ramės. Ėshtė afėrmend larg, tė besohet se PD-ja nuk ka pasur gisht nė publikimin e tyre, pavarėsisht deklaratės mohuese qė dhanė. Por ēuditėrisht pėr njė ambient si Tirana, tashmė me parametrat e njė metropoli dhe me njė rini moderne e larg klisheve tė vjetra, ky publikim fotosh duket se ka sjellė njė ndikim tė kundėrt. U mendua se kėto foto do t'i sabotonin Ramės votat thuajse tė garantuara tė brezit tė tretė. Por edhe nėse Rama mund tė humbasė ndonjė votė nga mosha 55 vjeē e sipėr, duket se ai ka fituar mė shumė simpatinė e masave rinore, deri tani indiferente ndaj politikės, dhe qė parashikohet njė pjesėmarrje mė e madhe e tyre nė favor tė kryebashkiakut aktual.

    3. Rama vjen nė zgjedhje me njė imazh tė pėrcaktuar prej kohėsh dhe zgjedhėsit e kryeqytetit e njohin mirė kėtė imazh dhe nuk u duhet tė lodhen pėr tė zbuluar vlerat e tij. Ia njohin punėn, ia njohin kėmbėnguljen pėr transformimin e Tiranės dhe padyshim askush nuk mund t'ia mohojė vlerat si administrator i mirė pėr kryeqytetin. Pėrsa i pėrket kandidatit tė PD-sė, z. Olldashi, duket se pikėrisht kjo e fundit, pra fakti qė duhet t'u mbushė mendjen zgjedhėsve se ėshtė edhe administrator i mirė, do tė jetė problemi i tij kryesor nė kėtė fushatė. Olldashi vėrtet ėshtė paraqitur si njė ministėr i suksesshėm, por nė kushtet kur Berisha ka treguar se ēdo sukses tė vartėsve do ta privatizojė, ky ėshtė njė element negativ nė fushatėn e kandidatit tė PD-sė. Kjo sepse qytetari tiranas nuk do tė shihte dallimin nėse po kandidon Olldashi apo Berisha dhe nėse vota pėr Olldashin shkon pėr Olldashin vetė apo pėr Berishėn.
    Ka edhe njėmijė arsye njė pjesė e tė cilave favorizojnė Ramėn dhe disa tė tjera mund tė hedhin tisin e dyshimit, si ēėshtja e rikandidimit, fakti qė ėshtė dhe kryetar partie, pėrplasja permanente bashki - qeveri etj. por nė testimin e pėrgjithshėm kryetari i PS-sė ėshtė pikė pėrpara kundėrshtarit tė tij. Mbetet vetėm tė shohim se si do tė vijojė dhe a do tė ketė probleme gjatė procesit zgjedhor.

    .....................

    Bledar Zaganjori
    Kryeredaktor i gazetes "Shqip"

    1. Kėtė fushatė do ta vlerėsoja nė dy aspekte. Nė atė tė ideve dhe aspektin e etikės. Sa i pėrket ideve mė duket njė fushatė e vakėt nė ide, madje edhe krahasuar me atė tė zgjedhjeve tė 3 korrikut. Nė zgjedhjet e 3 Korrikut, ndoshta ngaqė kishim tė bėnim me zgjedhje tė pėrgjithshme, kishte mė tepėr ide, platforma dhe pėrplasje mendimesh. Fushata aktuale ėshtė njė rendje pas fyerjeve dhe sė fundi pas skandaleve private. Sa pėr dallimet me zgjedhjet e vitit 2003, mund tė them qė tė paktėn nė Tiranė ajo ishte njė fushatė mė civile, ndėrkohė qė zgjedhjet e 18 Shkurtit janė veshur me njė ngarkesė politike kur bėhet fjalė pėr zgjedhje thjesht administrative. Pra shihet se ēfarė do tė ndodhė pas 18 Shkurtit dhe jo mė 18 Shkurt.

    2. Nė njė klimė tė ngarkuar politike spotet publicitare nuk mendoj se kanė rritur numrin e pėrkrahėsve dhe kundėrshtarėve. Mund tė ketė ndodhur me njė pakicė fare tė vogėl, por nė fund tė fundit tė parėndėsishme. Nė tė tilla situata njerėzit e kanė tė vendosur kė do tė votojnė, sikundėr janė tė vendosur edhe ata qė do tė votojnė ose nuk do tė votojnė. Ndryshimi mund tė ndodhė pėr faktorė qė nuk lidhen edhe aq me spotet.

    3. Nėse do tė jepja avantazhet e njėrit apo tjetrit do tė duhet t'i kishim provuar qė tė dy nė krye tė Bashkisė pėr tė bėrė krahasimin, ēka nuk ėshtė e mundur tė ndodhė. Pika mė e dobėt e Edi Ramės ėshtė tė ruajė konsumimin nga 6 vjet nė krye tė Bashkisė, ashtu sikundėr kjo ėshtė edhe njė nga pikat e forta tė tij. Pas 6 vjetėsh ai ka se ēfarė tė tregojė pėrpara zgjedhėsve. Sa pėr fituesin, preferoj tė mos bėj parashikime. Atė ide qė kam mendoj ta mbaj pėr vete.

    .....................

    Altin Kreka
    zv/Redaktor i lajmeve ne "TV Klan"

    1. Fushata elektorale po tregon se dita e zgjedhjeve nuk ka pėr tė sjellė aspak votime tė drejta dhe tė lira. Unė parashikoj incidente tė rėnda nė dallim me zgjedhjet e mėparshme. Edhe nė 3 Korrik ndodhėn incidente tė rėnda, siē ishte vrasja e njė komisioneri, por kėtė herė situata duket tejet e tensionuar pothuajse nė tė gjithė vendin. Fushata elektorale ka degjeneruar nė disa raste nė nivele tepėr banale. Kjo vihet re mė sė shumti nė Tiranė, por edhe nė rrethe. Politika ėshtė polarizuar dhe pėrplasja nė disa raste ėshtė kthyer edhe e dhunshme. Ju kujtohen incidentet nė Laē, Shijak apo edhe nė Tiranė. Komisionerėt qė rrihen me njėri tjetrin nėpėr rrethe. Duket se edhe politikanėt harrojnė se nė certifikimin e zgjedhjeve ndikon edhe periudha para ditės sė votimit. Zgjedhjet e 3 Korrikut kishin njė fushatė elektorale shumė mė paqėsore dhe pa probleme, dhe nė fund zgjedhjet u cilėsuan njė "hap para", por jo tė lira dhe tė drejta.

    2. Spotet publicitare janė shtuar sė tepėrmi sė fundmi dhe duket se ka njė inflacion. Disa janė pothuajse tė pakuptueshėm, por gjithsesi efektivė nė disa raste. Ajo qė vihet re nė kėtė fushatė ėshtė numri i madh i spoteve anti-reklamė qė duket se nė shumicėn e rasteve bėn efektin e kundėrt te publiku.
    Unė s'jam dakord me reklamat e PS-sė kundėr Olldashit, por as me reklamat e PD-sė kundėr Ramės. Edhe pse kandidatėt kanė paraqitur projektet e tyre pėr Tiranėn, pak vend kanė zėnė kėto elemente te elektorati, sepse debati ėshtė fokusuar "bėn apo s'bėn Olldashi pėr Tiranėn", "Rama ėshtė anormal", apo fotot e lakuriqėsisė sė kryetarit socialist.

    3. Tė dy kandidatėt janė shumė tė ndryshėm nga njėri-tjetri dhe nuk mund tė flitet pėr avantazhe apo disavantazhe. Atė do e vendosin zgjedhėsit mė 18 shkurt, ata do tė gjykojnė se cilat janė avantazhet dhe disavantazhet e secilit nga kandidatėt.

    .....................

    Adri Nurellari
    Analist

    1. Zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005 janė padyshim ndryshe nga kėto zgjedhje pėr shumė arsye duke filluar nga pozicioni i palėve qė radhėn e kaluar ishin nė pozicione tė kundėrta nga tė sotshme, aktorėt protagonistė janė ndryshe, ēėshtjet nė qendėr tė vėmendjes sė fushatės janė ndryshe. Por, ndėrkohė, ka shumė karakteristika qė janė tė ngjashme qoftė nė aspektin teknik dhe qoftė nga pėrmbajtja. Kėshtu kjo fushatė nga ana e profesionalitetit ėshtė rritur si nivel duke u bėrė akoma mė i arritur se ai i vitit 2005. Edhe kėtė vit janė pajtuar nga tė dy palėt, ekspertė fushatues me reputacion nė nivele ndėrkombėtare qė gjenden tė cituar nėpėr manualet e komunikimit politik. Nė fakt kjo gjė ka bėrė qė tė dalė nė pah njė diferencė e madhe midis marketingut politik tė spoteve dhe fushatės nė terren qė tregon se kėtyre ekspertėve tė pajtuar nuk iu dėgjohet dhe aq shumė llafi. Nė nivelin e pėrmbajtjes kėto zgjedhje janė deficitare sepse janė shumė tė polarizuara dhe centralizuara duke e bėrė tė pamundur bėrjen e zgjedhjeve administrative, por duke marrė pėrmasat e zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Fatkeqėsisht shumė probleme lokale, specifike dhe rajonale janė lėnė tė patrajtuara dhe tė eklipsuara nė debate qendrore.

    2. Si fillim duhet thėnė qė spotet publicitare karakterizohen nga ana teknike nga njė realizim shumė i arritur me maksimumin e profesionalitetit qė mund tė blihet nė nivelet ndėrkombėtare. Prania e kėtyre spoteve nė fakt e ka ēuar vendin tonė nė pararojė pėr sa i pėrket marketingut politik me njė intensitet marketingu tė krahasueshme vetėm me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Problemi qė unė shoh ėshtė se ky intensitet ka rritur shumė stekėn e kostos sė tė bėrit fushatė. Ky zhvillim do ketė dy impakte, sė pari ka pėr ta bėrė politikėn me njė lloj cenzusi pasurie qė do tė lėrė nga pjesėmarrja apo kandidimi individėt e varfėr qė nuk ia lejojnė dot vetes gjithė kėtė parketim, sė dyti ka pėr tė detyruar politikanėt qė tė bėjnė kompromise komprometuese me individė qė do tė ofrohen pėr tė sponsorizuar kėto fushata tė shtrenjta. Por kjo ėshtė njė sfidė mbarėevropiane tė cilėn amerikanėt e kanė zgjidhur para pothuaj gjysmė shekulli.

    3. Rama padyshim qė ka konsumin e dy mandateve, tė njė kujtese tė freskėt tė njė degradimi tė Partisė Socialiste kur ka qenė nė pushtet, sabotimin e Fatos Nanos, faktin qė ėshtė njėherazi kryetar i PS-sė dhe pretendent pėr kryetar bashkie qė do tė thotė se edhe nėse merr mandatin e tretė ai nuk ka pėr t'iu pėrqendruar punės nė krye tė bashkisė. Nga ana tjetėr, Rama ka avantazhin e pėrvojės sė gjatė si kryebashkiak, zotėrimin e profilit tė lartė si lider i opozitės dhe faktin qė ka kohė nė politikėn e niveleve tė larta si dhe nė jetėn publike nė pėrgjithėsi. Olldashi ka si disavantazh centralizimin, polarizimin dhe agresivitetin e fushatės qė ia ka bėrė tė pamundur pėr tė shpalosur planin e tij pėr Tiranėn, sė dyti faktin qė ėshtė duke garuar me liderin e opozitės qė ėshtė nė njė profil publik mė tė madh si dhe faktin qė mbart pėrsipėr barrėn e sukseseve apo dėshtimeve tė qeverisjes sė partisė sė tij sikurse ishte problemi i energjisė elektrike. Si avantazh Olldashi ka faktin qė ėshtė i ri, energjik dhe pa njė tė kaluar tė pėrfolur, ka njė jetė familjare tė shėndoshė dhe tė respektuar, ka pasur sukses nė postin e ministrit tė Brendshėm dhe ėshtė pėrfaqėsues i partisė nė pushtet dhe shqiptarėt kanė njė prirje pėr t'u bėrė me mė tė fortėt. Lidhur me rezultatin, unė padyshim qė kam shijet dhe dėshirėn time se pėr kė personalisht do tė votoj duke qenė se kam edhe njė anėsim tė qartė publik djathtas, porse me keqardhje ndihem i pasigurtė pėr tė bėrė njė parashikim tė prerė dhe tė bindur lidhur me rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve lokale.

    .....................

    Skėnder Minxhozi
    Analist

    1. Mendoj se ndodhemi nė njė kontekst krejt tė ndryshėm nga ai i njė viti e gjysmė apo i katėr vjetėve mė parė. Shumėēka ka ndryshuar nė skenėn tonė politike. Kanė ndryshuar raportet mazhorancė-opozitė, kanė ndryshuar krerėt e koalicioneve, programet politike e elektorale janė rishikuar, plus qė ndodhemi afėr mesit tė mandatit tė PD-sė ēka jep mundėsinė tė gjykohet pėr performancėn e kėsaj mazhorance. Pra ndodhemi nė njė ambient dhe nė njė logjikė tjetėr nga ato tė dy datave tė mėsipėrme.

    2. Spotet publicitare kanė qenė motori i fushatės. Njė agresion i vėrtetė mesazhesh dhe kundėr-mesazhesh kanė synuar jo mė tė mbledhin njerėz nėpėr sheshe si nė tė shkuarėn, por tė hyjnė drejt e nė shtėpitė e shqiptarėve pėr tė pėrkrahur apo goditur njėrin prej kandidatėve. Kur sheh sesa ėshtė shpenzuar nė terma ekonomike pėr kėtė zė tė fushatės, mbetet vetėm tė imagjinosh sesa do tė shpenzohet nė fushatėn e ardhshme pėr zgjedhjet e pėrgjithshme. Lidhur me efektin, mendoj se ai mbetet gjithsesi relativ, sidomos nė javėt e fundit, pasi shpesh spotet pėrmbajnė tė njėjtin mesazh qė pėrsėritet dhe rrezikojnė kėshtu tė humbasin forcė dhe gjallėri para votuesve. Gjithsesi ato kanė qenė njė armė e rėndėsishme pėr grumbulluar vota, kjo s'mund tė mohohet.

    3. Avantazhet e Ramės janė dy mandatet e tij, plus aftėsia qė ai dhe pjesa tjetėr e opozitės patėn pėr tė kuptuar se vetėm bashkė mund tė fitojnė mbi tė djathtėn. Sa i pėrket pikės sė parė, do tė thosha qė Edi Rama vjen nė kėto zgjedhje si kandidati mė i vėshtirė dhe i padėshirueshėm pėr Berishėn. Edhe fakti qė disa figura tė sė djathtės si Topi dhe Basha refuzuan tė kandidojnė pėrballė tij, tregon se Rama do tė jetė e vėshtirė tė mundet nė 18 shkurt. Personalisht kam mendimin se Rama ėshtė politikani qė ka sjellė ndryshimin mė tė madh nė ambientin jo vetėm politik shqiptar nė kėto 15 vjet. Ky duket se ėshtė avantazhi i tij i madh, plus faktit qė pėrmenda mė sipėr, pra bashkimit tė tė gjitha forcave tė opozitės tė cilat siē dihet, kanė qenė shumicė votash edhe 3 korrik 2005.
    Lidhur me Olldashin mund tė thuhet se avantazhi i tij kryesor ėshtė tė qenėt njė politikan i ri dhe dinamik, qė ka pasur disa rezultate pozitive nė ministrinė qė drejtoi pėr njė vit e gjysmė.
    Olldashi arriti tė afirmohet brenda tė djathtės si figura e vetme dinamike e atij qė dikur quhej KOP dhe futi nė politikė disa nga tė rinjtė qė u linēuan pranė Berishės. Problemi i Olldashit, nė ndryshim nga Rama, ėshtė se ai e ndjen shumė praninė dhe peshėn e Berishės, ēka mund tė jetė njė disavantazh nė lidhje me krijimin e njė profili tė plotė dhe tė pavarur nga shefi i tij.

    .....................

    Erjon Tase
    Kryeredaktor i "Gazeta Shqiptare"

    1. Kjo fushatė ka qenė e pėrqendruar nė Tiranė. Tė gjitha bateritė dhe energjitė e tė dyja forcave po fokusohen nė duelin mė tė madh, kjo sepse fitorja ndaj Edi Ramės do tė thotė edhe njė mposhtje e PS-sė. Ndėrkohė, kryetari i socialistėve dhe kryebashkiaku nuk mund t'ia lejojė vetes njė humbje nė qytetin qė ka drejtuar pėr dy mandate, gjė qė mund tė shoqėrohet me njė tronditje tė pozitės sė tij nė PS. Pėr tė gjitha kėto arsye, fushata po pėrqendrohet nė Tiranė duke lėnė pas dore sfidat e tjera. Shumė incidente qė kanė ndodhur nė rrethe kanė kaluar nė heshtje dhe uroj qė edhe gjatė ditės sė votimit, tė mos lihen jashtė vėmendjes qendrat jashtė kryeqytetit, aty ku ėshtė me e mundshme edhe vjedhja dhe manipulimi i votės.

    2. Spotet dhe mesazhet e tjera publicitare kanė pasur ndikim tė kundėrt nė rastin kur e kanė tejkaluar etikėn. Rasti i parė ishte ai i mesazhit promocional kundėr Olldashit me kangurin dhe mundėsin sumo. Ishte pėrtej etikės. Ndėrsa i dyti, fotot e Ramės nė plazh. Nė vend tė njė efekti kundėr Ramės, ato patėn njė efekt bumerang pėr PD-nė, e cila u pėrpoq tė ndikonte tek zgjedhėsit nėpėrmjet fotove private tė kandidatit, qė aq mė tepėr nuk ishte nė ndonjė pozitė qė mund tė pėrkthehet si e pamoralshme.

    3. Avantazhet e Ramės janė sigurisht projektet e realizuara, qoftė edhe duke sfiduar pengesat burokratike apo politike (siē ėshtė rasti i asaj reklamės sė tij me sėpatė nė dorė pėr tė prerė vetė shtyllat elektrike qė KESH-i nuk i spostonte). Pika e dobėt e tij ėshtė fakti qė ndodhet nė mandatin e tretė, kur duhet tė luftojė edhe me opinionin e qytetarėve qė kėrkojnė ndryshimin rrėnjėsor tė qytetit. Tashmė Rama kandidon edhe si kryetar partie dhe kjo e bėn qė tė lėkundurit tė mos ta shikojnė mė vetėm si njė kandidat larg politikės sė pistė shqiptare. Vota e 18 shkurtit do tė tregojė se sa ndikim mund tė ketė ky fakt.
    Pėr Olldashin, pozitive ėshtė fakti qė vjen nga njė punė e mirė nė ministrinė e Brendshme, kjo edhe pėr faktin se ai ka patur dorė tė lirė pėr tė luftuar edhe krimin e lidhur me politikėn, ndryshe nga paraardhėsit e tij. Njė pikė e dobėt e tij, ėshtė fakti qė duhet tė mbajė mbi kurriz tė kaluarėn e partisė dhe tė liderit tė saj.
    Nga do tė anojė fitorja? Pyetja mė e vėshtirė qė mund tė bėhet nė kėtė fushatė, ku sondazhet i tregojnė kandidatėt shumė pranė. Ndėrkohė ekziston gjithnjė edhe njė motiv tjetėr pėr tė mos dhėnė parashikime nė votimet shqiptare, kur ka njė diferencė tė ngushtė. Mund tė kesh parashikime se si do votojnė njerėzit, por askush nuk mund tė thotė si do numėrohen votat...

    .....................

    Arben Rrozhani
    Kryeredaktor i gazetes "Integrimi"

    1. Ishte njė fushatė e egėr, ku ekzekutivi, ashtu si edhe ai qė kishte pushtetin nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005, nuk kurseu asgjė pėr fushatėn. Nuk do tė doja ta krahasoja me fushatėn e vitit 2003, sepse nuk shoh tė pėrbashkėta. Nė tetor 2003 kishim njė PD inekzistente qė vlerė tė vetme pėrfaqėsimi kishte ligjėratėn e avokat Ngjelės nė Tiranė dhe njė begraund tė zi qeverisės nė bashkitė qė kontrollonte, begraund qė e ka bėrė edhe mė sterrė nė bastionet ku ende mbahen peng simpatizantėt e verbėr tė PD-sė. Ndėrsa e majta kishte epėrsi tė padiskutueshme, sepse kishte tre vjet qė modeli i zhvillimit "Rama" kishte korrur suksese tepėr tė prekshme qė e kishin kthyer Tiranėn nė njė pikė referimi se ēfarė mund t'i ofrojė mirėqeverisja, ēfarė energjish mund tė gjenerohen nė bashkėpunim me grupet e interesit.
    Kjo qė po mbyllet ishte njė fushatė pėr fat tė keq, ku nuk u pėrballėn alternativat, programet dhe kjo pėr faj tė klimės konfliktuale qė ka mbjellė kreu i pozitės dhe bashkėpunėtorėt e tij. Dhe e pėrsėris, pėr fat tė keq, sepse kėto janė zgjedhje administrative, qė kanė tė bėjnė shumė me cilėsinė e jetės qė do tė ketė secili prej nesh nė katėr vitet e ardhshme.

    2. Spotet publicitare treguan se qeverisja me "dietė" e z.Berisha, paska qenė aplikuar vetėm pėr taksapaguesit. Kėta tė fundit janė pas 500 ditėsh mė tė varfėr, jo se qeveria e djathtė nuk kishte fonde, por se ato majmėn pushtetarėt e rinj dhe njė pjesė e madhe e thesit tė buxhetit tė shtetit u vu nė funksion tė fushatės, duke pėrplasur dhjetėra milionė eurot e reklamave denigruese nė fytyrat e lodhura tė taksapaguesve qė kanė si tė ardhur pėr frymė 1 euro nė ditė. Opozita e majtė duhet tė mendojė pas fitores sė zgjedhjeve mė 18 shkurt, ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar, pėr tė nxjerrė nė dritė fondet qė qeveria hodhi nė fushatė pėr tė blerė votat. Nuk flas pėr 5 mijė lekėshat qė po u jepen militantėve, por pėr dhjetėra milionė eurot qė duhej tė kishin shkuar pėr investimet publike dhe u bėnė megapostera, qė do t'i kish zili edhe diktatori i fundit komunist Kim Il Jong.

    3. Avantazhet e Ramės, janė nė ēdo qoshe tė Tiranės, dhe nė modelin "Rama" aq tė lakmuar, sa edhe tė paarritshėm nga PD-ja e doktorit tė premtimeve elektorale. Pozitės nuk do t'i buzėqeshė as "fati i fillestarit", sepse Tirana nuk ka nevojė pėr "fillime", por pėr pėrmbylljen e rrugės sė zhvillimit qė nisi nė tetor 2000, pėr tė lėnė pas mandatit katėr vjeēar, njė kryeqytet tė denjė pėr Europėn 2011. Pika e dobėt e Ramės, qė ėshtė pika e dobėt e PS-sė. Ai nuk ka ditur t'i vendosė gjoksin sulmeve qė e djathta destruktive i ka bėrė punės sė bėrė nė Tiranė. Sepse Edi Rama nuk punoi vetėm, ai ishte "trimi i mirė me shokė shumė". Pėr Tiranėn 2007 punuan tė gjithė, nga bashkia te qindra njerėz tė biznesit qė financuan punėt publike, shoqėrisė civile qė i dhanė kurajo zhbėrjes sė zgjyrės dhe llumit nga Tirana e trashėguar prej PD-sė, medias qė nuk duhet tė pendohet pse e teproi ndonjėherė nė favor tė tė majtės, rinisė qė ishte pjesėmarrėse nė nismat e bashkisė. Lufta pėr tė fituar Tiranėn nuk ėshtė luftė e Edi Ramės, por e gjithė shoqėrisė progresiste pėr tė mos kthyer pas kohėn, aq tė ēmuar pėr shqiptarėt. Ajo ėshtė lufta mes dy botėve dhe votuesit shqiptarė, besoj se e kanė vendosur tashmė, se bota e Doktorit, ėshtė Epoka e Gurit, me pishtarė dhe valle shiu.

    .....................

    Dritan Ylli
    Drejtor informacioni nė LSI

    1. Duke ndjekur prirjen pėr pyetjen tuaj, mendoj se fushata e zgjedhjeve vendore ka pasur njė tendencė manipulimi nga ana e Partisė Demokratike. Me kėtė kuptoj shpalosjen e programeve dhe platformave qė ėshtė bėrė nga ana e saj. Ndėrkohė qė nė Tiranė PD-ja dhe kandidati i saj kanė shpenzuar mė shumė energji dhe fonde financiare, gjithashtu pėr tė denigruar kundėrshtarin nė atė qė pėrbėn jetėn personale tė tij dhe mė pak janė marrė me programet e zhvillimit, me premtimet apo realizimet qė ka bėrė qeveria e tyre dhe platformat konkrete se si do tė zhvillojnė qytetin e Tiranės apo dhe qytetet e tjera nė vend. Qė nė nisje, por edhe gjatė gjithė fushatės, kemi parė njė tendencė nga ana e PD-sė pėr bėrė njė fushatė mė tepėr anti-reklamė dhe denigruese sesa pėr tė paraqitur alternativa dhe projekte konkrete. Nė krah tė kundėrt me tė djathtėn ka vepruar koalicioni i majtė dhe nė veēanti Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Nė qendėr tė fushatės dhe nė komunikimin me qytetarėt ka pasur mė shumė vizion, objektiva dhe programe konkrete dhe tė detajura. Kjo gjė nuk duket vetėm tė kandidati i koalicionit pėr Tiranėn, por edhe nė qytetet e tjera tė koalicionit tė majtė. Po tė shihen me kujdes programet e dy kampeve e majta, nė tėrėsi kanė qenė mė afėr qytetarėve, duke dhėnė alternativa konkrete. Domethėnė, e majta nuk zgjodhi tė bėnte njė fushatė tė bazuar mbi anti-reklamėn, por mbi premtimet. Unė mendoj se gjithnjė e mė shumė ėshtė mė i nevojshėm mendimi i qytetarėve pėr sa i pėrket platformave sesa kur kanė tė bėjnė me njė mungesė vizioni. Pra, njė fushatė e ndėrtuar vetėm mbi denigrimin e kundėrshtarit nuk besoj se do tė sjellė fitoren e koalicionit tė djathtė. Mė duhet tė besoj se elektorati ėshtė i aftė tė zgjedhė midis njė fushate shterpe, pa ide si ajo qė ka bėrė e djathta dhe njė fushatė qė ėshtė ndėrtuar mbi nevojat e qytetarėve siē ka bėrė e majta. Nėse do ta krahasoja kėtė fushatė me atė tė 3 korrikut, mendoj se ka pasur mė shumė vizion nga ana e partive krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

    2. Jam i mendimet se jo vetėm spotet, por edhe perfomanca moderne dhe bashkėkohore i shkon pėrshtat njė politike tė civilizuar qė tashmė duhet tė kemi nė Shqipėri, por gjithashtu duhet shoqėruar kjo me kurimin e imazhit po aq shumė tė rėndėsishėm, veēanėrisht gjatė fushatave elektorale. Kjo, referuar edhe fushatave tė ndryshme qė kemi parė nė Perėndim, ēka do tė thotė se imazhi dhe performanca kanė shumė rėndėsi. Kam pėrshtypjen sėrish, qė spotet e Partisė Demokratike, pėr tė konkretizuar dhe atė qė thashė mė sipėr, janė fokusuar krejtėsisht tek anti-reklama dhe pėr mė tepėr qė kjo anti-reklamė ėshtė pėrqendruar nė jetėn politike tė kandidatėve, duke cėnuar privatėsinė e tyre. Unė mendoj se, kjo mėnyrė e zgjedhur nga Partia Demokratike dhe kandidatėt e saj, komunikon, ankth, frikė, pasiguri tek qytetarėt, tek votuesi. E kundėrta ndodh po tė vėshtrosh sėrish fotot e kandidatėve socialistė, si dhe atyre tė socialistėve pėr integrim. Nėse e keni vėnė re, tė gjithė e kanė parė qė LSI dhe spotet e saj, as nuk kanė synuar tė cėnojnė njeri, as nuk kanė synuar tė fyejnė apo tė merren me jetėn private tė kandidatėve, por pėrkundrazi kanė shpalosur alternativat, arsyet pse duhet votuar lėvizja socialiste pėr integrim. LSI nuk ka hedhur nė qarkullim dhjetėra spote siē kanė bėrė partitė e tjera, por vetėm nėpėrmjet dy spoteve ka arritur tė fitojė njė mendim shumė pozitiv tė favorshėm tek qytetarėt. Sipas sondazheve qė ne kemi bėrė, pėr vlerėsimet mbi imazhin apo mbi atė qė ofron njė forcė politike, pėrkthehen nė mė shumė vota pėr kėtė forcė politike sesa anti-reklamat. Pikėrisht nė kėtė linjė kanė shkuar edhe stafi i LSI-sė, qė kujdeset pėr imazhin pėr kurimin e tij dhe pėr spotet qė janė njė konkretizim i imazhit. Opinioni ėshtė i ndėrgjegjshėm, ashtu si nė fushatėn e 3 korrikut edhe nė kėtė fushatė, LSI po shpalos njė fushatė qė ėshtė ndryshe nga ajo e forcave tė tjera, kėtė mė sė miri e konkretizoi mitingu i madh qė u bė nė pallatin e sportit, njė spektakėl tė mirėfilltė politik, qė bėri edhe ndarjen mes politikės sė re dhe tė vjetėr.

    3. Pėr sa i pėrket garės pėr Bashkinė e Tiranės, Edi Rama sigurisht qė hyri me mė shumė favore sesa rivali i tij. Ai ka krijuar frymėn e njeriut qė di tė ndėrtojė, e njeriut qė di tė sjellė ndryshime, qė di tė sjellė zhvillim nė kryeqytet. Ai arriti tė godasė njė frymė tė vjetėr qė kish lėnė PD-ja nė Bashkinė e Tiranės, frymėn e kioskave dhe tė pisllėkut qė mbizotėronte nė qytet. Kėto, por edhe shumė gjėra tė tjera kanė qenė pikė plus pėr Edi Ramėn. Mendoj se kėto janė mė tė rėndėsishme sesa disa mendime qė kanė qarkulluar poshtė e lartė duke dashur t'i japin Ramės problemet politike qė ka me partinė e tyre. Unė nuk besoj se do tė ndikojė asnjė problem politik qė mund tė ketė Rama nė PS, por besoj se qytetarėt e Tiranės do tė zgjedhin njeriun e punės, i cili ka dhėnė prova tashmė pėr kėtė gjė. Nga ana tjetėr mendoj se, zoti Olldashi pati shanse pėr tė shpalosur njė program mė tė mirė, duke pasur parasysh se pati dhe njė kohė mė tė gjatė pėr t'u pėrgatitur. Mendoj se ai nuk arriti tė godasė nė mendjet dhe nė zemrat e qytetarėve tė Tiranės dhe ajo qė mė duket mė serioze, Olldashi nuk u ka ofruar asgjė qytetarėve. Gjatė kėtyre ditėve nuk pamė asgjė tė re pėr kryeqytetin, pra, nėse ky do tė vazhdojė me planet e Edi Ramės, atėherė mendoj se shumė mirė ėshtė nė kėtė post Rama. Tė gjitha kėto jam i bindur se garantojnė njė fitore tė Edi Ramės nė zgjedhjet e 18 shkurtit. Pastaj po t'u referohemi shifrave tė votave nė kryeqytet, tradicionalisht pėrqindja e sė majtės ėshtė dominante mbi tė djathtėn.

    .................................................. .................................

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush ma gjen ktu ne forum nje shkrim te ketij dritan yllit qe tregon se sa ka punuar edvinoja..
    nje m.ut thote ka bere edi .. se te gjitha i beri meta i tij nga skrapari..
    nashi e ka dredhur..

    se po pergatiten te inatosurit e metes me xhambazet e edvinit te sundojne bashke e po bashke ti cojne valixhet me euro atje..ne ato bankat sekrete.. ku e di mire illi i lsi-se..

  8. #28
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    kush ma gjen ktu ne forum nje shkrim te ketij dritan yllit qe tregon se sa ka punuar edvinoja..
    per kte e ke ?

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=192

    Nje pallat - nje vote thote
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #29
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    plotesisht i vertete qe mustafa eshte me banden hakmarrja..
    kte deshe te thuash o jest..
    ate po thot dhe mustafa se sa te jete zagari i mafies moisiu e sallaku aty.. kanibalet jan te garantuar.. dhe drejtesia do jete nje pallaver..
    me qarte ska si e thote mustafa.. pra mobilizohuni o vampire.. ki eshte mesazhi mustafes.. ne prag te votimeve..

    Jo Brari ate qe kam dashur te them e kam thene une. Por do te ksiha nje pyetje per ty. Si Shpjegohet qe ne morine e emrave te pervecem qe ti perdor si epitete ose mbiemra nganjehere dhe ndajfolje mungon emri i pervecem me te cilin ti me pare turfulloje i ish kryeministrit Nano???

    U be njeri i mire Nano dhe politikan i ndershem tani? E duhet share Moisiu qe pervec ruajtjes se ligjshmerise ne disa raste ekstreme te qellimeve antikushtetuese Berishiane, njeriut nuk i ka shkelur ne kallo, as Berishes e as Socialisteve.

    Hmmm Si shpjegohet???? E Brari???? Te lutem mu pergjigj kesaj pyetjeje se ne shqiptaret kemi dhe nje shprehje:

    "Nuk hahet aty ku dhitet"
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #30
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld
    E duhet share Moisiu qe pervec ruajtjes se ligjshmerise ne disa raste ekstreme te qellimeve antikushtetuese Berishiane, njeriut nuk i ka shkelur ne kallo, as Berishes e as Socialisteve.
    Mojsiu ishte nje nder krijuesit e krizes zgjedhore.
    I kishte te gjitha mjetet dhe fuqine per ti dhene fund asaj krize, por nuk e beri.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Opozita e majtė, protesta nė mbarė vendin
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 05:07
  4. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •