Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290

    AMBO, beteja ballkanike e naftės

    AMBO, beteja ballkanike e naftės

    Shkruan : Ervin Qafmolla

    Ndėrtimi i naftėsjellėsit AMBO, i cili prek tre vende tė Ballkanit, po pėrpėlitet ndėrmjet vėshtirėsive teknike dhe sabotimit politik. Sė fundmi, konkurrenca ndėrmjet AMBO-s – ndryshe Burgas-Vlorė – dhe naftėsjellėsit tjetėr, Burgas Aleksndropolis, ėshtė intensifikuar publikisht nga plani teknik nė njė plan politik. Ky naftėsjellės ėshtė pjesė e Korridorit 8, njė projekt i hartuar nga administrata Klinton. Si i tillė ai ka ngjallur reaksionin e Rusisė dhe qarqeve filo-sllave nė rajon, nė njė kohė qė edhe mbėshtetja europiane ka qenė shumė modeste. Tubacionet fillojnė nga porti i Burgasit nė Bullgari, ku ėshtė treminali i hyrjes sė naftės, kalojnė nėpėr Maqedoni dhe parashikohet tė pėrfundojnė nė terminalin pėrmbyllės nė Gjirin e Vlorės. Problemi ėshtė se nė ēdo hallkė tė projektit, bėhet fjalė pėr naftėn e Kremlinit. Kėtu hyn nė skenė gjiganti rus i naftės LUKoil, i cili tradicionalisht ka mbėshtetur projektin greko-ruso-bullgar, Burgas-Aleksandropulis. Ky i fundit, gjithashtu nis nga Burgasi i Bullgarisė, por anashkalon Maqedoninė dhe Shqipėrinė pėr tė pėrfunduar nė Aleksandopolis tė Greqisė. Distanca e kėtij projekti paraqitet mė e gjatė, dhe kostot mė tė larta, por nga ana tjetėr, ai shmang dy vende tė cilėsuara pro-amerikane – Shqipėria dhe Maqedonia – dhe kufizohet tėrėsisht nė enklava orthodokse.
    Pėrgjithėsisht, projekti filo-sllav ka qenė mė i shpejtė nė ritmet parapėrgatitore se konkurrenti i tij AMBO. Aktori kryesor i kėsaj mbėshtetjeje ėshtė LUKoil. Para dy javėsh, njė nga zv.presidentėt e kompanisė ruse zhvilloi nė Tiranė njė takim sekret me Kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli. Tema e diskutimit ishte projektet energjetike nė rajon, ku AMBO nuk mund tė mos pėrfshihej. Nga ana tjetėr, kėto fėrkime diplomatike konsumohen nė njė kohė qė fati i Kosovės ėshtė nė qendėr tė pėrplasjes mė tė fundit Lindje-Perėndim.
    Perandoria e naftės
    Kompania AMBO, me qendėr nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ėshtė iniciatore e projektit tė naftėsjellėsit me gjatėsi 576 milje ose rreth 913 kilometra, i cili do tė transportojė naftėn bruto tė Rusisė, Azerbajxhanit, Kazakistanit dhe Turkmenistanit. Tubacioni i propozuar me diametėr 35'’, fillon nga porti bullgar i Burgasit dhe mbaron nė portin e Vlorės. Ai do tė ketė njė prurje 750 fuēi nė ditė. Gjatėsia e tubacionit do tė jetė rreth 913 km (576 milje), me pesė pompa pėr pompimin e naftės bruto drejt Vlorės. Pajisjet kryesore inxhinierike dhe materialet do tė merren nga kompanitė e mirėnjohura dhe qė kanė njė eksperiencė tė provuar nė prodhimin e tubacioneve tė kėtij dimensioni. Instalimi do tė kryhet nga kompanitė lokale, tė cilat kanė pėrvojėn e nevojshme, pasi janė marrė pėr njė kohė tė gjatė me instalimet e tubacioneve. Ata do tė kenė asistencėn e specialistėve me tė njohur pėr kėto procese. Pajisjet tokėsore tė naftėsjellėsit do tė lidhen me sistemin SCADA, ēka pėrfshin edhe lidhjet zanore. Ky sistem do tė mbajė nėn kontroll kompjuterik gjithė naftėsjellėsin me terminalet. Sistemi detar do tė lidhet me radiot e marinės. Projekti do tė mundėsojė transportimin e 40 milionė tonėve naftė nė vit, por do tė varet edhe nga kėrkesat ekonomike. Naftėsjellėsi AMBO do tė kalojė edhe nė tokėn shqiptare, dhe nga ky investim Shqipėria parashikon qė tė pėrfitojė rreth 50 milionė dollarė nė vit. Sipas Ovkarov, Bullgaria po punon nė mėnyrė aktive nė tė dy projektet.
    Krahasuar me tankerat, ai ėshtė mė i favorshėm, gjė qė pritet tė sjellė afrimin e investitorėve. Projekti synon tė japė mundėsinė pėr porte alternative lidhur me transportin e naftės ruse dhe asaj tė Kaspikut qė normalisht shkon pėrmes ngushticės sė Bosforit.
    Nje element i rėndėsishėm i naftėsjellėsit lidhet me kompaninė qė do tė gėzojė aksionet e tij. Bėhet fjalė pėr degėn britanike tė ndėrkombėtares Hulliburton Energy, e cila do tė drejtojė punimet me asistencėn dhe mbikėqyrjen e Agjencisė Rajonale tė Zhvillimit (TDA). Agjenci tė tilla financohen nga Shtetet Bashkuara pėr tė mbėshtetur projekte me interesa amerikane tė pėrfshira nė to, dhe janė konsideruar kurdoherė si Kalė Troje pėr tė minuar investimet europiane nė Ballkan, duke i zėvendėsuar ato me investime amerikane.
    Marrėveshjet e naftėsjellėsit
    Kompania AMBO gjatė viteve 2000-2002 ka zhvilluar takime intensive nė dy drejtime; sė pari, janė takimet nė zyrat qendrore tė kompanive tė naftės dhe bankave ndėrkombėtare nė Londėr dhe nė Amerikė; sė dyti, diskutimet direkte me kompanitė e ndryshme nacionale dhe internacionale tė prodhimit tė naftės nė rajonin e Kaspikut dhe tė Detit tė Zi. Nė kėtė kuadėr interes kanė paraqitur takimet me pėrfaqėsuesit e kompanive Exxonobil Corporation, BP-Amoco, Texaco, Chevron, Unican, Coneco, qė e shikojnė me mjaft interes pėrfshirjen nė projektin AMBO. Por kėtė projekt do ta mbėshtesė gjithashtu “US Overseas Private Investment Coorporation” (OPIC) & First Bank me qendėr nė Boston, si dhe BERZH-i europian, qė do tė investojnė 30% tė kostos sė tij.

    Naftėsjellėsi rival
    Naftėsjellėsi greko-bullgaro-rus, Burgas-Aleksandropolis, ka bėrė njė tjetėr hap pėrpara, duke afruar datėn e fillimit tė punimeve. Ndėrkohė, projekti paralel AMBO, qė kalon nga Shqipėria, ėshtė ende nė fazėn e deklaratave politike. Vetė pėrfaqėsues tė AMBO-s kanė deklaruar se Burgas-Aleksandropulis ėshtė njė projekt-reaksion i AMBO-s. Kjo ka ndodhur nė tė njėjtėn ditė, kur Kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, deklaronte mbėshtetje tė plotė pėr naftėsjellėsin AMBo, gjatė takimit me homologun shqiptar. Sipas Stanishev, Bullgaria e shikon kėtė projekt si pjesė tė korridorit tetė, si njė punė strategjike pėr gjithė rajonin.
    Por, naftėsjellėsi qė kalon nėpėr Shqipėri, ka edhe probleme tė tjera. Siē tha edhe Stanishev qė, projekti tė jetė i suksesshėm, duhet qė tė sigurohen dy elementė, pėrveē mbėshtetjes nga qeveritė. I pari ėshtė furnizimi me naftė dhe i dyti, konsumatorėt. Sipas Kryeministrit bullgar, konsumatorėt janė, por projekti mund tė jetė i suksesshėm vetėm nėse do tė ketė naftė tė mjaftueshme qė tė kalojė pėrmes tij.
    Sipas Stanishev, Bullgaria beson se me rritjen e kėrkesės dhe tė njė prej prioriteteve tė BE-sė pėr tė diversifikuar furnizimin me energji, mund tė jetė e lehtė si politikisht, ashtu dhe ekonomikisht. Ai ka deklaruar se tė dyja qeveritė po punojnė nė kėtė drejtim. Stanishev ka theksuar se AMBO nuk ėshtė vetėm njė projekt rrugor, por ka disa elementė: atė rrugor, hekurudhor, tė energjisė, gazit dhe naftės gjithashtu.
    Ndėrkaq, deklaratat zyrtare kėmbėngulin se ndėrtimi i naftėsjellėsit AMBO nuk do tė “zbehet” nga konkurrenti i tij, Burgas-Alexandropolis. Kėtė qėndrim e bėri kėtė javė tė ditur kėtė javė, ministri bullgar i Energjisė, Rumen Ovcharov, nė njė intervistė tė dhėnė pėr agjencinė rajonale “Energyobserver”. “Bullgaria ėshtė shumė e interesuar nė ndėrtimin e naftėsjellėsve nė Ballkan, megjithėse na kanė akuzuar se ne nuk kemi vendosur ende ndėrmjet naftėsjellėsve AMBO dhe Burgas-Alexandropolis”, tha ministri bullgar.
    Ai tha se, Bullgaria kontrollon lehtėsirat kryesore tė infrastrukturės, terminalin universal Burgas, sepse do tė jetė pika ku nafta si pėr portet e Alekxandropolis dhe Vlorės do tė kalojė pikėrisht kėtu. “Ndėrkohė po zhvillohen negociata nga tė tria palėt, tė cilat pritet tė finalizohen nė muajt e ardhshėm”, - ka thėnė ministri bullgar i Energjisė, Rumen Ovcharov.

    Kundėrsulmi amerikan
    Disa muaj mė parė, ekspertėt e tre shteteve pėrkatėsisht Maqedonisė, Shqipėrisė dhe Bullgarisė, firmosėn njė draftmarrėveshje ku pėrcaktoheshin tė gjitha detyrimet ndėrmjet palėve. Ndėrkohė, pėr tė nxituar realizimin e kėtij projekti, tė tria shtetet ranė dakord qė nga data e firmosjes sė kėtij memorandumi, kompania ėshtė e detyruar qė brenda 3 vjetėsh tė pėrfundojė ndėrtimin e naftėsjellėsit, nė rast tė kundėrt, procedurat pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit do tė rinisin nga e para. Ky memorandum do tė hyjė nė fuqi pas miratimit tė dokumentit nga qeveritė pėrkatėse.
    AMBO (Albanian-Macedonian-Bulgarian Oil Pipeline Corporation) firmosi njė memorandum mirėkuptimi, nė gjysmėn e dytė tė vitit 2000, me qeveritė e Bullgarisė, tė Maqedonisė dhe me ministrin e atėhershėm shqiptar tė Ekonomisė dhe Privatizimit Mustafa Muēi. Ky i fundit e firmosi memorandumin me AMBO-n gjatė njė vizite nė SHBA. Marrėveshja, e cila ėshtė nėnshkruar nėn mbikėqyrjen e Agjencisė Amerikane tė Tregtisė dhe Zhvillimit (TDA), i siguronte AMBO-s tė drejtėn pėr tė qenė e vetmja kompani qė do tė lejohet tė ndėrtojė naftėsjellėsin Burgas-Vlorė, ngritja e tė cilit ishte parashikuar kohė mė parė. Naftėsjellėsi prej 913 kilometrash, i cili niset nga Burgasi, nė bregun e Detit tė Zi tė Bullgarisė dhe pėrfundon nė Adriatik, nė portin e Vlorės, ka nevojė pėr 1.13 miliardė dollarė pėr t’u realizuar. Fond tė cilin AMBO-ja, sipas burimeve tė brendshme tė kompanisė, edhe pse nuk e ka siguruar tėrėsisht, ėshtė nė rrugė tė mirė pėr t’u plotėsuar. Nafta qė do tė pėrshkojė tubacionet e AMBO-s do tė sigurohet nga Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Turkmenistani, duke pasur destinacion pėrfundimtar tregjet e Europės Perėndimore dhe tė Amerikės Veriore.
    Naftėsjellėsi transballkanik me kapacitet 750 000 fuēi nė ditė ėshtė gjithashtu pjesė e planit tė “Korridorit 8”, i sanksionuar nga Kėshilli i Ministrave tė Transportit i Bashkimit Europian.

    Ferguson: AMBO vetėm nė Vlorė
    Gjatė vizitės qė bėri nė Shqipėri, Ted Ferguson, president i projektit AMBO, ndonėse nuk e hodhi tėrėsisht poshtė, mundėsinė e gjetjes sė njė vendndodhjeje tė re pėr ndėrtimin e terminalit portual pėr naftėsjellėsin, theksoi se “nuk mund tė mendohet njė vend mė i pėrshtatshėm se Vlora”. Ai pranoi se qeveria i ka kėrkuar tė shihet mundėsia e ndėrtimit tė terminalit detar nė Seman dhe Porto Palermo. “Mė ėshtė pėrmendur nė disa raste. Nuk kam qenė nė kėto vende, por duhet qė ekspertėt tė shkojnė nė kėto zona dhe tė shohin thellėsinė e ujit, vendndodhjen, hapėsirėn, nėse ėshtė e mjaftueshme pėr naftėmbajtėset e mėdha”, sqaroi Ferguson. “Sa mė shumė flas pėr njė terminal eksporti, aq mė shumė krijoj perceptime nė mendjet e njerėzve dhe do tė preferoja mė shumė qė ata, nė vend tė perceptimeve, tė kishin njohuri pėr ēka propozojmė”, theksoi ai. “Pra, kjo qeveri ka disa ekspertė qė janė tė ndryshėm nga ata tė mėparshmit. Nė takimet qė kam pasur kėto ditė me pėrfaqėsues tė qeverisė shqiptare, mė ėshtė dashur tė shpjegoj se ku jemi, mėnyrėn se si arritėm deri kėtu dhe arsyet pse jemi nė kėtė stad”, tha presidenti i AMBO-s.
    Ferguson u shpreh se ishte e natyrshme qė njė qeveri e re tė ekzaminojė se ēfarė ka ndodhur nė qeverinė e mėparshme pėr sa i pėrket lejeve. “Pra, kjo qeveri ka disa ekspertė qė janė tė ndryshėm nga ata tė mėparshmit. Nė takimet qė kam pasur kėto ditė me pėrfaqėsues tė qeverisė shqiptare, mė ėshtė dashur tė shpjegoj se ku jemi, mėnyrėn se si arritėm deri kėtu dhe arsyet pse jemi nė kėtė stad”, tha presidenti i AMBO-s. Ai shtoi se ishte nė dijeni qė ka pasur protesta mjedisore, kundėr AMBO-s dhe tė tjera projekteve, nė gjirin e Vlorės. “Kjo ėshtė e kuptueshme. Ne duhet t’u shpjegojmė qytetareve dhe qeverisė, pse duhet tė ndėrtojmė nė Vlorė. Duhet tė jemi tė gatshėm t’u pėrgjigjemi tė gjitha pyetjeve dhe dyshimeve”, tha Ferguson. Ai u shpreh se deri tani asnjė nuk ka parė vėrtet se ēfarė do tė ndodhė nė gjirin e Vlorės, duke shtuar se deri tani gjithēka ka qenė perceptim, i cili duhet shndėrruar nė realitete. “Qeveria, ndėrkohė kėrkon tė gjejė arsyen pse kemi zgjedhur Vlorėn, na ka kėrkuar tė shohim vende tė tjera, gjė qė e kemi bėrė. Kur tė nisim vlerėsimin mjedisor paraprak, nuk do e bėjmė vetėm pėr Vlorėn, por pėr disa zona tė tjera dhe tė gjithė kėtė informacion do e mbledhim bashkė, do shohim aspektin ekonomik dhe praktikalitetet nė aspektin e inxhinierisė dhe do tė shprehim rekomandimet tona se ku duhet tė vendoset terminali i eksportit”, tha Ferguson.
    Gjasat qė Shqipėria tė ofrojė njė vend tjetėr tė pėrshtatshėm pėr tė ndėrtuar terminalin e AMBO-s, janė shumė tė vogla. Naftėsjellėsi, i cili do tė sjellė naftėn e Detit Kaspik nga Porti i Burgasit nė Bullgari, pėrmes Maqedonisė dhe Shqipėrisė, ku del nė gjirin e Vlorės (sipas projektit), kėrkohet tė ndėrtohet pėr tė furnizuar tregjet e perėndimit. Studimi (konfidencial) i fizibilitetit tė AMBO-s, i kryer nga “Brown&Root”, dhe qė ka kushtuar rreth 1 milion USD, pėrmend vetėm gjirin e Vlorės, si njė dalje e mundshme nė det, kėshtu qė inspektimi i bregdetit nga ekspertėt e shoqėrisė do tė jetė praktikisht formal, pasi Shqipėria, sipas kėtij studimi, nuk ofron porte tė tjera tė pėrshtatshme. Shqipėria, siē e pranon edhe presidenti i AMBO-s, dikur edhe vetė drejtues i “Brown&Root”, dega britanike e “Halliburton”, pėrfiton vetėm 30 milionė dollarė nė vit, si pagesė direkt pėr transitin. Por, nga ana tjetėr, Ferguson shton se vendi ynė do tė pėrfitonte edhe mė shumė nė punėsimin e mijėra shqiptarėve direkt apo indirekt nė terminalin e AMBO-s, si dhe tė ardhurat nga aktiviteti furnizues qė i nevojitet terminalit. Gjithashtu, Ferguson shton se vendi ynė mund tė bėhet aksioner nė kėtė projekt, nėse e mbėshtet atė.

    Ervin Qafmolla

    SipėrEmail Printo

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anėtarėsuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Bullgaria tradhton, AMBO merr thikė mbas shpine

    Konsorciumi greko-bullgaro-rus, "Transbalkan Pipeline" merr tė drejtėn pėr tė shfrytėzuar portin e Burgasit


    Projekti pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit AMBO, i cili parashikohet tė kalojė pėrmes Bullgarisė-Maqedonisė dhe Shqipėrisė, duket se ka marrė njė thikė mbas shpine, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes trepalėshe mes Rusisė, Bullgarisė dhe Greqisė, mė datėn 7 shkurt. Presioni i Rusisė bėri qė Bullgaria tė tėrhiqet nga pozicioni i saj fillestar, lidhur me dy naftėsjellėsit qė do tė kalojnė pėrmes saj. Kremlini ka detyruar qeverinė e Sofjes tė firmosė shfrytėzimin e portit tė Burgasit nga konsorciumi greko-bullgaro-rus dhe jo nga konsorciumi qė do tė administrojė naftėsjellėsin AMBO, siē ishte parashikuar. Agjencitė greke tė lajmeve zbuluan se pengesa kryesore qė mbajti peng nėnshkrimin e marrėveshjes pėr ndėrtimin e naftėsjellėsit, Burgas-Aksandropolis ka qenė pikėrisht naftėsjellėsi AMBO dhe angazhimi i Bullgarisė pėr tė vėnė nė dispozicion tė kėtij projekti tė gjitha kapacitetet e portit tė Burgasit. Sipas agjencive bullgare tė lajmeve, marrėveshja e nėnshkruar mė datėn 7 shkurt mes Greqisė, Bullgarisė dhe Rusisė, parashikon shfrytėzimin e hapėsirės portuale tė Burgasit nga kompania ndėrtuese dhe mė pas menaxhuese e naftėsjellėsit "Transbalkan Pipeline". Kjo pikė e marrėveshjes duket se ka rrėzuar shqetėsimin e vendeve nė fjalė dhe veēanėrisht tė Rusisė pėr kėrcėnimin real nga projekti tjetėr konkurrues "AMBO", i cili do tė transitonte naftėn nga porti i Burgasit drejt bregdetit jugor tė Shqipėrisė. Pėrveē kėsaj, nėpėrmjet njė rregullimi ligjor u ra dakord qė kompanisė menaxhuese tė naftėsjellėsit Burgas-Aleksandropolis t‘i jepet nė pėrdorim pėr 99 vjet toka mbi tė cilėn do tė ndėrtohet projekti. Kjo pengesė u tejkalua edhe pse ligji bullgar nuk lejonte transferimin e pronėsisė shtetėrore tė rėndėsisė sė veēantė, nė kompani tė huaja. Nė bazė tė marrėveshjes sė arritur mė 7 shkurt pritet tė nėnshkruhen edhe 3 marrėveshje tė tjera, tė cilat do tė konfirmojnė pėrbėrjen e konsorciumit qė do tė shfrytėzojė naftėsjellėsin, ku 51 pėr qind do tė administrohet nga rusėt, 24,5 pėr qind nga bullgarėt dhe 24,5 pėr qind nga grekėt.

Tema tė Ngjashme

  1. Si u vranė inxhinierėt e shkėlqyer pas letrės anonime tė nje roje
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-05-2009, 16:36
  2. TEC i Vlorės fillon punėn nė muajin qershor
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 160
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 17:36
  3. Onomastikė - Etniku dardan dhe horonimi Dardania
    Nga Shėn Albani nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 13:30
  4. Kreu i Kuvendit tė Kosovės, me foton e Enverit nė shtėpi
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 297
    Postimi i Fundit: 08-01-2009, 17:24
  5. Ēmimi i naftės arrin njė shifėr rekord
    Nga ALBA nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-08-2004, 04:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •