Buzėqeshu!



Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

( أنكم لن تسعوا الناس بأموالكم فليسعهم منكم بسط الوجه وحسن الخلق ) رواه مسلم

“Ju nėse nuk keni mundėsi t’i kaploni njerėzit me pasuri, mund t’i kaploni me fytyr tė hapur dhe moral tė mirė”. (Muslimi).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė:

( لا تحقرن من المعروف شيئاً ولو أن تلقى أخاك بوجه طليق ) رواه الحاكم والبيهقي في شعب الإيمان

“Asnjė vepėr tė mirė mos e nėnēmoni, edhe poqėse ėshtė takimi i vėllaut tuaj me fytyrė tė buzėqeshur”. (Hakimi dhe tė tjerėt. Sahih).

Xherir ibn Abdull-llahi [radijall-llahu anhu] thotė:

( ما حجبني النبي صلى الله عليه وسلم ، ولا رآني إلا تبسم في وجهي ) رواه البخاري

“Asnjhėr Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk mė ka shikuar me fytyrė tė mrrolur, dhe ēdo herė qė mė ka parė mė ka buzėqeshur nė fytyrėn time”. (Buhariu).


* * *


Buzėqeshja ka elegancė dhe bukuri, shpreh rehatinė dhe gėzimin nė fytyrėn e njeriut, madje Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr kėtė vepėr ka garantuar shpėrblim duke thėnė:

( تبسمك في وجه أخيك صدقة )

“Buzėqeshja nė fytyrėn e vėllaut tėnd ėshtė sadaka”.

Dhe ka thėnė:

( أنكم لن تسعوا الناس بأموالكم فليسعهم منكم بسط الوجه وحسن الخلق )

“Ju nėse nuk keni mundėsi t’i kaploni njerėzit me pasuri, mund t’i kaploni me fytyr tė hapur dhe moral tė mirė”. (Muslimi).

Imam Buhariu [rahimehull-llah] i ka pėrmbledhur tė gjitha hadithet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė njė kapitull, tė cilin e ka emėrtuar “kapitulli i buzėqeshjes dhe qeshjes”. Kėto hadithe janė argumente pėr buzėqeshjen, pėr tė cilėn kujdesej Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Poashtu edhe Imam Muslimi [rahimehull-llah] ka pėrmbledhur hadithe, tė cilave Imam Neveviu u ka dhėnė njė kapitull me titull, “kapitulli i vlerave”; tema qė flet pėr “buzėqeshjen dhe sjelljen e tij tė mirė”…

Tė gjithė kėto sqarojnė aspektet e buzėqeshjes sė Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Tė tillė kanė qenė edhe sahabet e tij, [radijall-llahu anhum].

I kanė thėnė Omerit [radijall-llahu anhu]: a janė qeshur shokėt e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Tha: “Po, kurse besimi ishte mė i fuqishėm nė zemrat e tyre se sa kodrat e larta”.

Muhamed Kutbi thotė:

“S’mjafton vetėm pasuria pėr tė mbledhur zemrat e as organizmat ekonomike ose gjendja sociale, medoemos duhet ta shoqėroj edhe shpirti i ndieshėm, i cili mer forcėn e vet nga Mėshira e All-llahut, e ajo ėshtė dashuria. Dashuri e cila reflekton buzėqeshjen nha zemra, zgjėrohet gjoksi, lirohet energji pozitive dhe njeriu e takon vėllaun e tij me fytyrė tė buzėqeshur”.


Pengesat e buzėqeshjes


Ti shohim pengesat kryesore tė buzėqeshjes…

1- Mendimi se kjo ėshtė pjesė e seriozitetit.

Disa mendojnė se mosbuzėqeshja ėshtė pjesė e seriozitetit, tė cilėn doemos duhet ta ketė njė personalitet serioz dhe ėshtė plotėsim i fesė. Ky mendim nuk ėshtė nė vend sepse njerėzit sipas natyrės anojnė dhe i dojnė ata qė u buzėqeshin nė fytyrė. Kurse serioziteti, a ka njeri mė serioz se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Semak ibn Harbi [radijall-llahu anhu] tregon duke thėnė:

قلت لجابر بن سمرة : أكنت تجالس رسول الله صلى الله عليه وسلم ؟ قال : ( نعم كثيراً ، كان لا يقوم من مصلاه الذي يصلى فيه الصبح حتى تطلع الشمس ، فإذا طلعت قام ، وكانوا يتحدثون فيأخذون في أمر الجاهلية ، فيضحكون ، ويبتسم ) رواه مسلم .

I thashė Xhabir ibn Semures: a e shoqėroje Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]? Tha: po, edhe ate shumė herė.

“Ai nuk ngritej nga vendi ku e falte sabahun deri sa tė lindte dielli, e kur lindte dielli ngritej. Pastaj bisedonin, e flitnin pėr kohėn e injorancės dhe qesheshin, kurse ai buzėqeshte”. (Muslimi).

Kjo buzėqeshje aspak nuk ia ulte pozitėn Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por kjo ėshtė butėsi, e cila kur gjindet nė njė gjė, ajo zbukurohet, e kur ngritet nga ndonjė gjė, ajo shėmtohet.


2- Frika nga ngurtėsimi i zemrės.

Disa njerėz e pėrziejnė shpeshtimin e tė qeshurit, pėr tė cilėn Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė se e vdes zemrėn dhe rėndėsisė sė buzėqeshjes dhe qeshjes mesatare, pėr tė qenė mesatar dhe pėr tė larguar brengėn dhe pėr t’i fituar tė tjerėt…

Duhet tė kujdesemi nga shprehjet e gabuara tė disa sufive, tė cilėt kur pėrshkruajnė ndokend pėr asketizmin e tij thonė “asnjėher ska qeshur”, “ēdo herė shihej i brengosur”, kurse kjo ėshtė nė kundėrshtim mė natyrėn dhe sunnetin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].

Hadithi tė cilin e transmeton Ibn Maxheja me sened tė vėrtetė:

( لا تكثر الضحك ، فإن كثرة الضحك تميت القلب )

“Mos e teproni me tė qeshur, sepse teprimi nė tė qeshur e vdes zemrėn”. Nuk ka ndaluar tė qeshurit, por ka ndaluar teprimin nė tė qeshur.


3- Edukata e njeriut.

Edukata e njeriut luan rol tė madh nė jetėn e njeriut, ai qė lind nga dy prindėr qė hidhėrohen shumė, pakėsohet buzėqeshja nė jetėn e tij, ashtuqė shumė rrallė mund ta shohish tė buzėqeshur, kjo normalisht mvaret nga ambienti qė e rrethekon.


4- Natyra e vrazhdė e njeriut, mendimi i keq pėr njerėzit, sjellja e rėndė, tė gjitha kėto elemente e shtyejnė njeriun qė tė buzėqeshet pak.


A duhet t’i dorėzohemi realitetit tonė?


Pėr kėtė pyetja ka folur shejh Abdul-Hamid Bilali, i cili mes tjerash thotė:

“Jo asesi, medoemos duhet tė kemi vullnet tė fuqishėm qė na ngrisin mbi brengat dhe fatėkeqėsitė. Duhet tė kujtojmė se ne nuk mund tė ndryshojmė asgjė qė na e ka caktuar All-llahu [subhanehu ve teala] me hidhėrimin, brengėn dhe mėrrolat tona. Ne do tė humbim shumė nga shėndeti ynė kur do tė hidhėrohemi, do t’i humbim tė tjerėt kur do tė mėrrolemi, madje mund tė humbim fenė, kur hidhėrimi dhe brenga ynė do tė kontestojnė caktimin e All-llahut [subhanehu ve teala].

Ēdo herė duhet tė jemi tė bindur pėr rregullin, pėr tė cilin na ka treguar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]:

( إنما العلم بالتعلم وإنما الحلم بالتحلم )

“Dija fitohet me mėsim, kurse butėsia me trajnim”.

Nėse buzėqeshja nuk ėshtė prej natyrės sonė, duhet tė mėsohemi qė tė buzėqeshemi dhe tė mundohemi ta bėjmė pjesė tė natyrės sonė, pasiqė tė pėrkujtojmė frytet e buzėqeshjes dhe tė qeshurit”. (shiko libėrthin “buzėqeshu”, fq. 60).

Vėllau im, kujdesu qė tė jesh i buzėqeshur me buzėqeshje tė sinqertė dhe tė pastėr, gjė qė reflekton atė qė ke nė zemėr, reflekton dashurinė dhe shoqėrimin me njerėz, kujdesu nga buzėqeshja artificiale, qė pas sajė fshihet urrejtja dhe zilia.

Ibn Kajjimi [rahimehull-llah] duke folur pėr rėndėsinė e buzėqeshjes thotė:

“Njerėzit ikin nga njeriu i vrazhdė edhe nėse arrinė grada tė larta nė fe. Vall-llahi sa zemra i tėrhjek butėsia dhe njeriu simpatik, sepse njerėzit e rėndė nuk janė miqtė e veēantė tė All-llahut [subhanehu ve teala]. Askush nuk i rėndon zemrat e njerėzve tė sinqertė dhe tė vėrtetė, pėrpos nga ky defekt. Kjo mėnurė njeriut i jep ėmbėlsi, butėsi dhe simpati. I sinqertė prej tyre ėshtė ai qė i ngjallė njerėzit dhe sillet butė me ta, ai qė ka larguar prej vehtes barrėn dhe llomin e natyrės”.

Imam Ibn Ujejne [rahimehull-llah] thotė:

“Buzėqeshja ėshtė rrjeti i dashurisė, kurse mirėsia ėshtė diē e lehtė: fytyrė e buzėqeshur dhe fjalė e butė”.

Pėrshtati: Bekir Halimi


albislam.com,
28.11.2003