Arritja e lumturisė



Ēdonjėri nga ne mundohet dhe sakrifikon, shpreson dhe ėndėrron, lufton dhe pėrpiqet pėr ta arritur lumturinė. Lumturia ėshtė ajo qė ta qetėson zemrėn, ta kėnaqė shpirtin, ta aktivizon trupin dhe mendjen, si dhe tė jep jetė tė begatshme. Ajo tė ndihmon nė tejkalimin e fatkeqėsive, tė jep siguri nė jetė, tė ndihmon nė kohėrat e vėshtira dhe tė qetėson nė momentet e rėnda. Nga ana tjetėr, mėrzia dhe dėshpėrimi, shqetėsimi dhe pikėllimi, dobėsimi dhe pėrtacia, tė gjitha kėto janė armiqtė e lumturisė dhe rehatisė. Ato e dobėsojnė njeriun fizikisht dhe shpirtėrisht, ia mjegullojnė mendjen dhe ia bėjnė pėrtac trupin.

Lumturia ėshtė synimi i ēdo njeriu, mirėpo shumė tė paktė janė ata qė me tė vėrtetė janė tė lumtur dhe tė kėnaqur. Kjo ndodhė pėr shkak tė largimit nga Zoti dhe pėr shkak tė kthyerjes sė shpinės urdhrave dhe porosive tė Tij.

Disa njerėz mendojnė se lumturi ėshtė vetėm kėnaqja e epshit dhe trupit. Kėta nuk e ushqejnė shpirtin, e as qė i kushtojnė rėndėsi atij, e si rrjedhojė sė shpejti bien nė depresion dhe mėrzi.

Tė tjerėt mendojnė se lumturia ėshtė nė arritjen e pozitės, pasurisė dhe famės. Kėtyre u shkon jeta duke u pėrpjekur pėr t’i arritur kėto gjėra, asnjėherė nuk janė tė kėnaqur dhe sė shpejti e lėnė kėtė botė dhe drejtohen pėr nė Ahiret, tė zhgėnjyer e tė dėshpėruar.

Pra, tė gjithė njerėzit e synojnė lumturinė, mirėpo jo ēdo kush e arrin atė, bile shumica prej tyre nuk e arrijnė lumturinė e vėrtetė. Edhe nėse ndonjėherė janė tė kėnaqur, kėto janė vetėm disa momente tė shkurta dhe kėnaqėsi sipėrfaqėsore, e pas mbarimit tė tyre pėrsėri i kthehen pikėllimit dhe mėrzisė.

Prandaj, vendosėm qė tė flasim mbi kėtė temė kaq tė rėndėsishme, duke shpresuar se fjalėt tona do t’u bėjnė dobi atyre qė do t’i dėgjojnė dhe do t’i orientojnė drejt rrugės sė lumturisė sė vėrtetė. All-llahu ėshtė ndihmėsi ynė dhe vetėm Atij i mbėshtetemi.

Ajo qė duhet ta dimė dhe tė jemi tė bindur nė tė, ėshtė se kjo botė nuk ėshtė qėllimi final dhe caku i fundit, nuk ėshtė mbarimi i jetės e as qė ėshtė vend i pėrjetshėm. Kjo botė nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse njė urė, tė cilėn duhet ta kalojmė pėr tė shkuar nė ahiret. Kjo botė ėshtė e shkurtėr dhe kalimtare. Andaj nuk ka mundėsi qė lumturia absolute tė arrihet nė kėtė botė, sepse lumturi e vėrtetė ėshtė ajo lumturi e cila ėshtė e pėrjetshme, e kjo lumturi arrihet vetėm nė xhennet.

Nga kjo qė thamė, na bėhet e ditur se lumturia ėshtė dy llojesh:

1. Lumturia e kėsaj bote: Kjo ėshtė lumturia e banorėve tė kėsaj bote. Edhe pse kjo lumturi nuk ėshtė absolute, ai qė e pėrjeton kėtė lumturi nė kėtė botė, do ta pėrjetojė nė ahiret. Kjo ėshtė lumturia e besimtarėve, tė cilėt e njohėn All-llahun dhe e adhuruan vetėm Atė, iu nėnshtruan ligjit tė Tij dhe e pasuan tė dėrguarin e Tij. Kjo lumturi nuk do tė ishte lumturi, sikur mos tė ishte lumturia e ahiretit.

2. Lumturia e Ahiretit: Kjo ėshtė kulmi i lumturisė dhe i kėnaqėsisė, ėshtė e rezervuar vetėm pėr besimtarėt e sinqertė, pėr adhuruesit e All-llahut dhe pasuesit e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem.

I lumtur ėshtė ai qė e jeton kėtė jetė sipas udhėzimeve tė All-llahut dhe e pason tė dėrguarin e tij, ai qė ėshtė i kėnaqur me caktimin e All-llahut, qė i mbėshtetet All-llahut dhe vetėm prej Tij shpreson, ai qė e njeh All-llahun dhe cilėsitė e Tija fisnike, ai qė ka mendim tė mirė pėr All-llahun dhe ėshtė i bindur se premtimet e Zotit janė tė vėrteta dhe se All-llahu nuk i thyen premtimet e Tija. Lumturia e kėtij personi shtohet edhe mė shumė, sepse ai shpreson nė shpėrblimin e Zotit dhe nė hyrjen nė xhennet. Mirėpo pėrsėri kjo lumturi nuk ėshtė nė nivelin kulminant, sepse ende nuk e dinė se a do tė jetė prej banorėve tė xhennetit apo jo. Vetėm pasi tė ketė hyrė nė xhennet, i qetėsohet zemra dhe i kėnaqet shpirti, e arrin lumturinė dhe mė nuk frikėsohet se do ta humbė atė.

(vijon me: shkaqet e lumturisė)


Omer Islami,
18.3.2005

marrur nga www.albislam.com