Mësova se:

1.Mendja është si ara, ku çdo ide që e mendojmë për një kohë të gjatë është njësoj si ujitja. S'ka dyshim se nuk do të korrim vetëm se atë që e kemi mbjellë nga mendimet tona pozitive apo negative.

2.Në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra, pastaj ballafaqohemi me provime; kurse në jetë ballafaqohemi me provime pastaj mësojmë gjëra.

3.Një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është sikur të studiosh një muaj.

4.Nuk është me rëndësi për ty se ku gjendesh tani, por me rëndësi është se për ku je nisur të shkosh.

5.Më mirë është për njeriun të ecë si breshkë në rrugën e vërtetë, se sa si një dre në rrugën e gabuar.

6.Shpesh humbja e betejes të mëson se si fitohet lufta.

7.Ekzistojnë shumë njerëz që kërkojnë dituri, por prej tyre pak janë të kulturuar.

8.Çelësi i dështimit është të mundosh kënaqjen e çdo personi që e njeh.

9.Nuk duhet ta matësh veten me atë që ke arritur deri tani, por duhet ta matësh me atë që duhet të arrish në të ardhmen, duke krahasuar aftësitë tua.

10.Njerëzit që më së shumti na dëmtojnë, janë personat që u kemi dhënë gjithë besimin tonë, për arsye se me njohjen e tyre të fshehtësive tona, ata i përdorin kundër nesh atëherë kur ne kemi mospajtim me ta, e kjo pa dyshim është tradhëti.
11.Jeta i ngjason një loje (takimi) boksi, ku me rëndësi nuk është nëse i ke humbur të dyzet raundet, por e gjithë ajo që kërkohet prej teje është ta rrëzosh kundërshtarin tënd me një goditje të fuqishme (shkatërruese) në disa sekonda, duke qenë kështu fitues.

12.Suksesi nuk është gjithçka, por ajo që kërkohet është dëshira për sukses.

13.Nëse njeriu dëshiron të ketë sukses, atëherë i duhet të largohet nga personat që janë pesimist, negativ, të mërishëm ..., për shkak se atë që ata e mendojnë, nëse jemi më larg prej tyre, konisderohet më pak i dëmshëm se sa që mund të shkaktojnë, nëse janë me ne, .. pesimizmi, negativiteti, mëria , të cilat janë sëmundje shkatërruese si kolera.

14.Ai që fitimi i tij është një milion në vit, nuk punon 1000 herë më shumë se ai që e ka fitimin 1000 në vit, fshehtësia është se si i punon mendja.

15.Personat e sukseshëm marrin vendime me shpejësi dhe i ndryshojnë me ngadalësi, kurse personat e dështuar marrin vendime me ngadalësi dhe i ndryshojnë me shpejtësi.

16.Çdo gjë që shohim është e madhërishme në jetë, duke filluar nga ideja e çdo fillimi të vogël.

17.Çdo herë ekziston një rrugë më e mirë për të kryer një punë, ndërsa gjetja e saj është e domosdoshme.

18.Më mirë është për njeriun të pendohet për atë që ka bërë, se të vajtojë për atë që nuk e ka bërë.

19.Puna e mirë është shumë më e vlefshme se fjala e mirë.

20.Njerëzit harrojnë shpejtësinë me të cilën e kryejnë punën, mirëpo kujtojnë formën e saj.
21.Njeriu nuk mund të jetë përparimtar, përderisa mos të provojë gjërat me të cilat nuk është mësuar (të pazakonshmet).

22.Dështuesit gjithmonë thonë se suksesi është vetëm se fat.

23.Pa vështërsi nuk ka realizim të ambicieve.

24.Njohuria nuk konsiderohet fuqi në kohën e shpejtësive, internetit dhe të kompjuterit, por praktikimi i njohurive është fuqi.

25.Ata të cilët kanë guxim ta ballafaqojnë dështimin, janë ata që i përmbysin vështërsitë dhe arrijnë fitore.

26.Fati në jetë është një pikë që lidhet me parapërgatitjen e mirë dhe shancin që vjen.

27.Ai që ngjitet lart shkëlqyeshëm, koncentrohet në qëllimin e tij dhe nuk shikon poshtë, për shkak se rreziqet i’a trubullojnë mendjen.

28.Dështimi nuk është gjëja më e keqe në këtë botë, por dështim i vërtetë është të mos provojmë fare.

29.Ekzistojnë disa njerëz që notojnë në drejtim të anijes e disa të tjerë e humbin kohën duke e pritur atë.

30.Ekzistojnë dy metoda (mënyra) që të kesh ndërtesë të lartë, ose të shkatërrosh të gjitha ndëresat që i ke afër, ose të ndërtosh më të lartin nga të tjerët. : zgjidh gjihmonë të dytin!

31.Njeriu nuk shkatërrohet kur humb, por kur tërhiqet.

32.Në këtë jetë nuk arrihet (realizohet) diçka e madhe pa vullnet.

33.Ai që fiton është ai që është më i qëndrueshëm dhe që ka durim.

34.Buzëqeshja do të thotë shumë, por nuk na shpenzon asgjë.

35.Të gjitha zbulimet që i shohim tani, para se te zbulohen janë konsideruar si të pamundura.

36.Shikimi i gjërave të thjeshta, që shumica e njerëzve zakonisht i konsiderojnë si të pavlera, i bën disa njerëz të pasur.

37.Nëse kalon kohë të këndshme duke luajtur, atëherë ti je fituesi edhe nëse e ke humbur rezultatin.

38.Arma më e sukseshme që posedon njeriu është koha dhe durimi.

39.Njeriu nuk duhet të mundohet të jetë njeri i sukseshëm, por të mundohet për të qenë njeri që ka vlerë, e pas kësaj suksesi vjen vetë.

40.Dështuesit janë dy llojesh: ata që mendojnë pa realizuar dhe lloji tjetër që realizojnë pa menduar.