Une jam nxenese e nje shkolle te mesme te Tiranes por ne vitin e peste. Na ka ardhur ky njoftim dhe rreth 2 jave me pare ne kemi dhene numrat perkates te prinderve. Por sa ka qene ky numer real?! Ne rastin konkret, une por dhe e gjithe klasa ime paperjashtim kane dhene numrin e tyre te vjeter (nese tani kane nje tjeter) ose numrin e motres apo vellait).
Vec kesaj meqe eshte hapur kjo teme, eprse nuk mendojne per te bere dicka me te mire per arsimin vec ketyre "parrullave"?! Per shembull perse nuk pyesni veten perse ne i leme oret e mesimit? Une jam nje nxenese shume e mire me mesime ne te njejten kohe edhe punoj (kjo sepse nuk dua te kem kohe te lire). Perdite zgjohem me stresin qe nuk me shkohet ne shkolle, se dua te bej pushim apo pretekstin qe me pihet nje kafe. Kjo ndodh sepse shkollat tona nuk na terheqin. Nuk do te na pelqente te benim "sherr" qe ne pike te mengjesit me ndonje zyshe, etj, etj. Mesueset e shkollave tona sikur jane robote dhe jo njerez qe te na mirkuptojne. Ato fillojne e thone qe kane hallet e tyre, por ne fund te fundit... e kush nuk ka! Nese ato marrin persiper edukimin e brezit te ri, duhet qe edhe te perkujdesen e te mos fillojne qe me kercenimet me mungese apo me note negative e deri tek te tjera menyra strese psikologjike qe ushtrojne mbi ne. Shume te pakta jane ato mesuese qe nese shohin qe ti mund te kesh nje problem mund te te afrohen e te perpiqen te te ndihmojne. Ka edhe nga ata profesore qe vijne te dehur e te "qelbin" era alkool.
Jo shume kohe me pare u vu "psikologu" ne shkollat e mesme te Tiranes. Po pyesja veten nese vazhdon me ky projek apo jo sepse une kam kohe pa i pare te duken nga horizonti i shkolles time.
Persa i perket arsimit ne vendin tone duhen ndermarre shume reforma, per te cilat nuk dihet nga i duhet filluar. Arsimi gjate periudhes pas viteve '90 ka degraduar. Nuk mund te bej asnje koment persa i perket Ministrit aktual te arsimit, ai nuk ka shume kohe ne ate pozicion. Megjithate me procesin e zgjedhjeve te fundit, arsimi eshte lene disi pas dore. Ne rastin konkret Ministria e Arsimit ende nuk ka nxjerre planin per temat dhe tezat e provimeve te matures...
Gjithsesi te shohim sesi do procedohet.
Si perfundim nuk me intereson nese dergojne sms per largimin tim nga mesimi, ata (prinderit) jane ne dijeni te ketij fakti.
Ka shume gjera te tjera me te rendesishme se kaq...!
Krijoni Kontakt