Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Mësuesi SMS prindit: Fëmija yt mungon në shkollë

    Mësuesi sms prindit: Fëmija yt mungon në shkollë

    Blerina KACA

    Nëse një nxënës në shkollat e mesme të Tiranës a Durrësit do të mungojë në klasë pa arsye, shkolla menjëherë do të lajmërojë me një SMS prindin. Kjo është nisma e ndërmarrë prej muajsh nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ditën e djeshme ka mundur të konkretizohet përmes nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit mes MASH dhe dy kompanive celulare në vend, AMC dhe VODAFON.

    Projekti

    Projekti pilot “SMS shkolla-prindit” është menduar që të iniciohet këtë semestër të dytë, fillimisht në shkollat e mesme të dy qyteteve të mëdha të vendit, Tiranë dhe Durrës, në ndihmë të përmirësimit të komunikimit shkollë – familje dhe rritjes së përgjegjësisë prindërore për mbarëvajtjen e nxënësve në mësime.

    Sipas memorandumit të nënshkruar sot nga ministri Genc Pollo, Stefanos Oktapodas, drejtori i Përgjithshëm i AMC dhe Amalinda Bediava drejtoreshë e Marketingut në Vodafon, dy kompanitë do të sigurojnë komunikim falas me SMS mësuesve përgjegjës të shkollave të mesme, të cilët në fund të mësimit, nëpërmjet mesazheve të shkurtra apo templeteve, do të njoftojnë prindërit e gjimnazistëve për frekuentimin që djali apo vajza ka pasur në shkollë.
    Projekti-pilot

    Është quajtur projekt-pilot. Ai do të zgjasë fillimisht vetëm një vit dhe nga zbatimi i tij pritet që të përfitojnë drejtpërdrejt 33 shkolla të mesme në Tiranë dhe Durrës me potencialisht 29.241 nxënës të moshës 15–18 vjeç dhe familjet e tyre. Qëllimi i projektit është që të krijohet një partneritet i ngushtë shkollë – familje, nëpërmjet komunikimit të shpejtë mes tyre me anën e SMS-ve, për të kufizuar numrin e mungesave pa arsye dhe mënjanimin e dukurive negative që lidhen me to.

    Gjithashtu MASH së bashku me Drejtorinë Arsimore Rajonale (DAR) të Tiranës qytet dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Durrës, do të monitorojnë ecurinë e projektit çdo muaj. Në vazhdimësi do të maten rezultatet e projektit në drejtim të: rritjes së frekuentimit ditor të shkollës; uljes së dukurive negative që lidhen me mosfrekuentimin e shkollës; rritjes së bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë shkollë – familje.

    AMC dhe VODAFON në zbatim të projektit do të ofrojnë për shkollat edhe 200 karta SIM dhe 200 aparate celulari, (100 secili) për një shpërndarje 1 aparat për 300 nxënës.

    Donatori AMC
    AMC do të ofrojë një numër të pakufizuar mesazhesh falas si dhe 100 aparate celulari, për një shpërndarje të barabartë në shkolla, e cila llogaritet 1 aparat për 300 nxënës.

    Donatori VODAFON
    VODAFON do të ofrojë një sasi prej 300 sms falas në muaj, për çdo aparat celular të dhuruar. Për realizimin e këtij shërbimi AMC dhe VODAFON do të nënshkruajnë kontratat përkatëse me DAR.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Ide e mire.

    Suksese kompanive te telefonis cel VOD & AMC
    Feel the pump √

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    18 vjecari femije!!! Nejse, shpresoj qe asnje nga keto mesazhe te mos behet shkas per dhune e sherre. Megjithese me e mira eshte qe leket te harxhohen jo per te kthyer mesuesit ne police, por per te edukuar prinderit shqiptare se si te merren vesh me femijet e tyre, pasi keshtu do te zgjidheshin problemet para se te ndodhnin, jo si kofini pas te vjelit. Kurse pedagogjie dmth :>
    Perëndia nuk është mace...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nuk besoj se do behet gje per femijet ,por eshte nje ide e zgjuar.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182
    ncncncncn me duket se ja u mblodhen keq punen.

  6. #6
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    shum ide e mire eshte!qe mesuesi te perciell informacion shtes tek
    prinderit nepermjet mesazheve!kjo eshte dhe ne angli!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Po si me vepru kur nxensei shkon ne shkoll per te mesu e jo per ta laku rrugen.
    me mir ishte qe prindet te njoftojn mesuesin per pungesen e tij, ketu ne Belgjik duhet me qu nji motif me shkrim prindi pse ka mungu femiu , dhe nese ka mungu me shum pa qertifikat luan rrol per marrjen e shtesave

    per tu ba nxenes i mir dhe qytetar i mir mesuesi dhe prindi duhet te kolaborojn ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    SMS-të ulin mungesat në shkolla

    Sa herë që një nxënës largohet nga ora e mësimit, mësuesi njofton prindin me një sms

    Projekti pilot “SMS:shkolla-prindit”, i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka filluar të zbatohet në gjimnazet e kryeqytetit. Tashmë gjimnazistët janë nën tutelën e prindërve dhe mësuesve. Mjafton një sms në celular nga mësuesi tek prindi dhe nxënësi mendohet dy herë para se të largohet nga orët e mësimit pa një arsye të fortë. Sipas Eriona Hamitajt, mësuese në gjimnazin e gjuhëve të huaja në Tiranë “Asim Vokshi”, ditën e enjte është bërë një mbledhje e gjatë me prindërit e nxënësve, ku është diskutuar posaçërisht për këtë problem. “Pa asnjë përjashtim prindërit kanë rënë dakord lidhur me mënyrën e gjetur prej nesh për t’i njoftuar ata sa herë që djali apo vajza e tyre braktisin orën e mësimit.

    Çdo mësues kujdestar ka listuar në telefonin e vet celular numrin e secilit prind të klasës së vet kujdestare në mënyrë që t’i nisë një sms për ta njoftuar për problemet, që mund të shkaktojë fëmija i tij. Kjo nuk përfshin vetëm mungesat, por dhe shqetësime të tjera që mund të krijojnë nxënësit gjatë orarit të shkollës”, shpjegoi me tej mësuesja Hamitaj. Nga ana tjetër, vetë protagonistët kryesorë, nxënësit, duken të shqetësuar dhe në hall. “Kjo puna e sms-ve na e bëri tetë me dy. Nëse më parë linim tek-tuk ndonjë orë të fundit, që s’na shtyhej, tani nuk mundemi, sepse duhet të japim llogari para të gjithëve, mësuesve dhe prindërve tanë.

    Më keq është për djemtë, në fakt, sesa për vajzat, se ato s’para i lënë orët”, shprehet nxënësi Emiljano Dervishi. Çdo ditë mësuesi kujdestar liston mungesat teke të secilit nxënës. Përjashtime ka kur nxënësi mungon gjithë ditën. Por edhe në të tilla raste duhet sjellë raporti me firmën e prindit, ose me prezencën e tij para mësuesit kujdestar. Të gjithë numrat celularë të familjarëve të nxënësve janë të regjistruar nga kompanitë VODAFONE dhe AMC. Sms-të janë falas dhe nuk ka vend për abuzim. Sms-të kontrollohen dhe dërgohen vetëm për numrat përkatës të prindërve.

    Entela DURAJ
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e *andrea*
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Vendndodhja
    everywhere ...
    Postime
    39

    Unhappy Ide... as e mire por as e keqe!!!

    Une jam nxenese e nje shkolle te mesme te Tiranes por ne vitin e peste. Na ka ardhur ky njoftim dhe rreth 2 jave me pare ne kemi dhene numrat perkates te prinderve. Por sa ka qene ky numer real?! Ne rastin konkret, une por dhe e gjithe klasa ime paperjashtim kane dhene numrin e tyre te vjeter (nese tani kane nje tjeter) ose numrin e motres apo vellait).

    Vec kesaj meqe eshte hapur kjo teme, eprse nuk mendojne per te bere dicka me te mire per arsimin vec ketyre "parrullave"?! Per shembull perse nuk pyesni veten perse ne i leme oret e mesimit? Une jam nje nxenese shume e mire me mesime ne te njejten kohe edhe punoj (kjo sepse nuk dua te kem kohe te lire). Perdite zgjohem me stresin qe nuk me shkohet ne shkolle, se dua te bej pushim apo pretekstin qe me pihet nje kafe. Kjo ndodh sepse shkollat tona nuk na terheqin. Nuk do te na pelqente te benim "sherr" qe ne pike te mengjesit me ndonje zyshe, etj, etj. Mesueset e shkollave tona sikur jane robote dhe jo njerez qe te na mirkuptojne. Ato fillojne e thone qe kane hallet e tyre, por ne fund te fundit... e kush nuk ka! Nese ato marrin persiper edukimin e brezit te ri, duhet qe edhe te perkujdesen e te mos fillojne qe me kercenimet me mungese apo me note negative e deri tek te tjera menyra strese psikologjike qe ushtrojne mbi ne. Shume te pakta jane ato mesuese qe nese shohin qe ti mund te kesh nje problem mund te te afrohen e te perpiqen te te ndihmojne. Ka edhe nga ata profesore qe vijne te dehur e te "qelbin" era alkool.

    Jo shume kohe me pare u vu "psikologu" ne shkollat e mesme te Tiranes. Po pyesja veten nese vazhdon me ky projek apo jo sepse une kam kohe pa i pare te duken nga horizonti i shkolles time.

    Persa i perket arsimit ne vendin tone duhen ndermarre shume reforma, per te cilat nuk dihet nga i duhet filluar. Arsimi gjate periudhes pas viteve '90 ka degraduar. Nuk mund te bej asnje koment persa i perket Ministrit aktual te arsimit, ai nuk ka shume kohe ne ate pozicion. Megjithate me procesin e zgjedhjeve te fundit, arsimi eshte lene disi pas dore. Ne rastin konkret Ministria e Arsimit ende nuk ka nxjerre planin per temat dhe tezat e provimeve te matures...

    Gjithsesi te shohim sesi do procedohet.

    Si perfundim nuk me intereson nese dergojne sms per largimin tim nga mesimi, ata (prinderit) jane ne dijeni te ketij fakti.

    Ka shume gjera te tjera me te rendesishme se kaq...!
    Everything has its opposite: although this is never absolute, only relative... :)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    ide e mire
    uroj te kete rezultatet e pritura
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Prindi dhe fëmija inatçi
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 10:19
  3. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  4. Pashko Gjeci, Perkthyesi I Madh I Vargut
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 15:19
  5. 5 Universitetet më të mira në Amerikë
    Nga miri në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •