Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 169
  1. #21
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Albo,
    E para e punes, mua mos me jepni leksione lobingjesh, pasi i di shume mire. Kam analizuar shpesh ceshtjen e lobingut ne Amerike, politikat e caktuara qe ai ka shprehur ne vite, luftrat te cilat jane bere (ose mbeshtetjet e gabuara qe jane dhene) nga Amerika vetem e vetem sepse lobet i ka te fuqishme.

    Ne kete plan, Loby shqiptar, duke qene se eshte nje i krijuar rishtazi, ne krahasim me te tjetert (mos keqkuptoni), eshte duke rikonfiguar miqte dhe "armiqte", duke u perpjekur te shtije ne dore miqesin e lobeve te medha, ne menyre qe te kete sadopak influence ne qarqet vendimmarrese te Washingtonit. Dhe une ne kete pike s'e ve aspak faj. Mbase kjo do te ishte dhe rruga me e drejte per te mbijetuar ne ate lloj ambjenti...

    Dhe e dyta e punes, mos hajdeni te me kujtoni mua studimet e mia, pasi ato qe kam per te thene i kam shprehur mbare e prape ketij forumi, por shikoni, zoteri, te mesoni pak histori moderne boterore pervec asaj amerikane. Veshtroni dhe anen tjeter te objektivit, pervec atij te djathte ekstrem, te cilin keni perqafuar me aq dashuri, deshire dhe perkushtim, sepse jeni duke bere shpeshhere gafa , te cilat nese do te ishit ndonje me post te larte ne vendimmarrje, do te kishit marre me qafe me dhjeterea here vendin nga i cili jeni. Studimet e mia me kane mesuar qe te bej nje perafrim konkret ceshtjeve, duke i pare ne kompleks, duke kritikuar dhe duke pranuar kritikat, ne dobi te nje dialogu te shendoshe qe gjithmone, e perseris, gjithmone do me coje perpara.

    S'jam une ai qe mbeshtet Ameriken ne cdo pas te saj. S'jam une ai qe valevit flamurin kur femije dhe nena vdesin ne Irak nga bombat e shtetit te cilin perkrah. S'jam une qe uleras e cirrem ne ndihme te shtetit terrorist te Izraelit kur ai ka 45 vjet qe vret e pret palestinezet, qe s'i eshte permbajtur asnje konvente nderkombetare, qe s'ka ruajtur as normat minimale te sjelljes ne arenen boterore, kur me buldozzat e tij merr me vete shtepi dhe shtreter ku flene femije te vegjel. Prinder si ata te mite dhe ata te tute ngelin pa femije zoteri. Dhe te gjitha keto me ndihmen dhe bekimin e vendit te cilin ju jeni duke mbrojtur. S'jam une ai qe brohoras kur dalin ata qe populli amerikan S'I KA VOTUAR , dhe thone neper televizione qe do jene zoterinjte e shek. te 20-te, qe do nderhyjne ku tew duan, qe s'e kane nevojen e institucioneve nderkmbetare, qe s'u intresaon e drejta nderkombetare, pasuria me e shtrenjte e pasluftes se dyte boterore e njerezimit. S'jam une qe sodit dhe me behet qejfi kur shkaterrohet cdo copez konvente nderkombetare si Kioto, te cilen Amerika s'e firomosi, apo si rivenja ne pune e Luftes se yjeve, apo si ajo per Gjykaten e Larte per Krime lufte, te cilken vendi qe ju mbeshtetni me kaq zjarr s'e nenshkroi, pasi e di qe shume prej ushtareve te tij do denohen ne te per krime ndaje njerezimit (shih ate qe u be ne Burgun e Mazar i Sharif te Afganistanit). S'jam une qe ngre shpatullat ne shenje pikepyetjetje kur Amerika eshte ndotesja me e madhe e mjedisit duke e bere vrimen e ozonit dy here me te madhe sesa gjithe kontinenti europian. S'jam une ai qe po i ve shkelmin ketij planeti, POR JENI JU! te gjithe ju, qe per interesat tuaj diteshkurtra jeni duke shkaterruar te ardhmen e femijeve te mi, te femijeve shqiptare, te atyre vietnameze, afgan, afrikane, etj.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Enri, fatekeqesia tende eshte se nuk ke patur fatin te vish te mesosh, punosh e jetosh ne SHBA. Mbase nje dite e ben Zoti mbare edhe per ty dhe shpeton nga ksenofobia greke.

    Mendimet qe ke shprehur me lart nuk ndryshojne shume nga mendimet e Enver Hoxhes, edhe ai e denonte "imperializmin" dhe "revizionizmin" amerikan, edhe ai shqetesohej per femijet vietnameze, kineze e afrikane, teksa u pushkatonte prinderit dhe internonte femijet shqiptare.

    Nuk mund te te bej me faj qe mbron keto bindje, jam i bindur qe shoqeria ksenofobe greke e ka lene shenjen e saj ne karakterin tend.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #23
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    ju lutem djema ti qendrojme temes qe eshte hapur dhe ti leme vecante ofendimet. Per mendimin tim amerika eshte aleati kryesor i shqiperise dhe ne si shqiptare na takon ta mbeshtesim politiken e jashtme te amerikes. Armiqte tane duhet ti shohim tek serbi dhe greku...nga kjo ide u nisa kur postova artikullin per aleancen serbi-israel.
    Gjithe te mirat
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  4. #24
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar më parë nga Albo
    Mendimet qe ke shprehur me lart nuk ndryshojne shume nga mendimet e Enver Hoxhes, edhe ai e denonte "imperializmin" dhe "revizionizmin" amerikan, edhe ai shqetesohej per femijet vietnameze, kineze e afrikane, teksa u pushkatonte prinderit dhe internonte femijet shqiptare.
    Albo po Enri ke paska pushkatuar per te merituar kete krahasim ?

  5. #25
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk ka asgje te habitshme ne marreveshjen mes Izraelit dhe Serbise. Dallimi midis ketyre dy shteteve nuk qendron ne veprimet e tyre por ne pasojat e ndryshme per veprime te njejta.

    E vetmja gje qe nuk kane bere te zgjedhurit e Izraelit ne ndryshim nga kasapi i Ballkanit kane qene perdhunimet ..... por ata i bashkojne pushtimet, spastrimet etnike, genocidi, shpronesimet, ekzekutimet pa gjyq, percudnimet, vrasjet e femijeve me gjakftohtesi, varrosjet e njerezve per se gjalli,bombardimi i tregjeve ushqimore,kampet e refugjateve,instalimet e koloneve .... etj etj etj. Sic e shikoni populli i Zotit eshte burim frymezimi edhe per ata qe kane dale nga rruga e Zotit !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 12-08-2003 më 21:09

  6. #26
    vaya con dios Maska e k63r
    Anëtarësuar
    30-08-2003
    Vendndodhja
    Sweden
    Postime
    8
    Hej more të gjith tani e tutje edhe unë i takoj ati populli të zgjedhur pra jam Shqipëtar dhe zoti më ka zgjedhur të hjek njeher e pastaj ti okupoj terrorizoj vraj,dhunoj gra e femij te gjith atyre të cilet unë nuk mendoj se jan popuj te zgjedhur.
    Paj kush thot se jehudit janë popull i zgjedhur.a mos paten ndonje kontrat me ati i qofshim fale ne te cilen figuron shtambili hyjnor i tij dhe dokument i plotfuqishem i cili tejkalon dimensionin e kohes dhe hapsires. Jo nuk kan as që kan patur ndonjeher e as që kan me pas, por demagogjia sioniste bind te gjith ata të cilet nuk dojn te shohin realitetin me sy te kthjellët.
    PRA JY PYES UNE JUVE PERKRAHESIT E FLAKT TE DEMAGOGJIS SË "POPULLIT TE ZOTIT".
    NË CILIN VIT DHE KUR U AVANCUAN NGA I MADHI ZOT NE POPULL TË ZOTIT.
    Shkrimet biblike per nje popull te caktuar i takojn asaj periudhe pertej dymij vjeqare dhe nuk do të thot se ai popull tani egziston si i till. Sepse si popull ne at koh ishin te koncentruar ne fise dhe si te tilla kan qene fise nomade te cilat barteshin nga nje vend ne tjetrin dhe eshtë e pamundur se ky popull nuk ka qenë ne kontakt me asnje popull tjeter por si i till eshte ruar deri ne ditet e sotme kur ua cokat koken se hej une jam pjestar i popullit të zotit.Eshte e pamundur se ku popull nuk u kryqzua me popuj tjer apo nuk u shkri ne nje popull tjeter.Qe te mos ndodhte kjo ateher ky popull duhet te kinte teritorin e vet të perbashket mu si te gjith popujt e sotem që kan teritorin gjuhen dhe kulturen e vet dhe pjesa dermuese i kan shtetet e veta ose jan ne formim e siper.
    Të perdoret kllauzula se ne jmi Popull i zgjedhur nga zoti per ta arsyetuar terorin mbi popujt tjer eshtë demagogji e pa presedan por edhe më tragjike kur ajo perdoret prej shqiptarve si deshmi e agresionit dhe dhunes ndaj palestinezve te pa armatosur eshte me të vertet tragjedi per mendimin tim.Popull i zotit eshte ai popull i cili asnjeher nuk beri agresion ndaj te tjerve edhe pse ai vet iü nenshtrua agresionit,popull i zotit eshte ai popull i cili ndihmopn te tjeret edhe nese vet hjek keq.Popull i zotit eshte ai popull i cili respekton religjionin, fenë e vet si dhe të tjerat religjione. Pra së fundi nese Zoti atij i kjofshim falë e paska zgjedhur popullin izraelit si popull i zotit atëher jam i sigurt se ai paska uniformen e ushtarve izraelit.
    dont wory bee happy

  7. #27
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Marreveshje mirekuptimi nenshkruajne te keqkuptuarit midis tyre, jo aleatet...Aleatet nenshkruajne marreveshje aleance dhe bashkepunimi.....
    Shqiperise psh nuk i eshte dashur te nenshkruaje marreveshje mirekuptimi me SHBA, sepse nuk e ka keqkuptuar...Besoj se me kuptoni se c'dua te them...
    Disa bashkeforumas i zmadhojne gjerat dhe i fryjne kot.....Sic ka nenshkruar me Serbine antishqiptare e antimyslymane marreveshje mirekuptimi, Izraeli ka nenshkruar ( madje ben manovra te perbashketa ushtarake ) dhe me Turqine -antiserbe e antigreke-kyekeput myslimane....Por nuk kam pare asnje nga "anti-Izraelitet" ta pershendesi kete marreveshje dhe keto manovra.........Perse valle? Mos valle myslimanet shqiptare nuk i kane besim nje vendi mysliman si Turqia?
    "Who is John Galt?"

  8. #28
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Sepse thuajse asnje vend europian nuk i shet arme izraelit per aresye parimore ndaj turqise nuk i takon te beje perjashtim nga kjo linje.

  9. #29
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Ta kam thene edhe ne nje teme tjeter, po do te shohesh madheshtine e Zotit ne bote, e gjen ne madheshtine e popullit te Tij
    Po ata qe jetuan periudhen Hitleriane cfare pane???
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  10. #30
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Albo i bashkangjitem mendimit tend ne lidhje formimin psikologjik te ndonjerit ketu, sepse nje njeri qe i perkushtohet nje formimi kulturor, nje studimi qe merr shume vite nga jeta e tij per te arritur nivelin e pjekurise se pritur, duhet te tregoje me te vertete shkallen e larte te kultures, inteligjences dhe te mirekuptimit bashkohor.
    Ne menyre definitive nje konkluzion te tilla per persona te tille e kam arritur kohe me pare.
    Nuk flas ne menyre subjektive ose emocionale pasi mund te humbja gjykimin e drejte dhe te ftohte.
    Problemi qendron qe satelitet qe i vertiten globit tokesor te mos jene te demshem per per vete globin sepse sic thuhet ne librat e universit, jo rralle here ka ndodhur qe satelitet ne orbite te kthehen ne nje komete qe mund te shkaterroje globin dhe njerezimin mbi te.
    Ne lidhje me diplomacine israelite, une do kisha mendimin se eshte akoma heret te gjykojme nje veprim te tille diplomatik.
    Koha eshte mjeti me i mire vleresues per cdo veprim.
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •