Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 169
  1. #1
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176

    Serbia dhe Izraeli nënshkruajnë marëveshje bashkëpunimi

    TEL AVIV [MENL] -- Israel and the former Yugoslavia have agreed to launch defense and military cooperation.

    Israel and the Republic of Serbia and Montenegro have signed a memorandum of cooperation that would pave the way for joint training, intelligence exchange and weapons sales.

    The memorandum was signed on Thursday during the visit by Serbian Defense Minister Boris Tadic to Israel. It was the first visit by a Yugoslav defense minister to the Jewish state.

    "We have a lot of room for cooperation in our defense industry," Tadic said. My idea is to bring Israeli technology to our country, to have joint ventures and to find markets through our relations [with third countries]."

    Israel and Yugoslavia were said to have cooperated in defense and military issues in the 1990s. But formal ties were avoided amid the United Nations embargo on Belgrade in connection to the military campaigns in Bosnia and later in Kosovo.
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  2. #2
    po me habit ,se kjo do te thote se amerikanet mbeshtesin serbet,kjo,duke pasur parasysh qe amerike-izrael jane aleate te vjeter.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  3. #3
    i larguar Maska e glaukus 001
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    581
    Jo or mik se Amerika ka problemet e veta me Izraelin.
    Keshtu para nja 2 vitesh Izraeli donte ti shiste Kines ca avione spiune pa pilot te tipit Awaks por vetem presioni i Amerikes se do i nderpriste ndihmen financiare te pervitshme qe i jep shtetit te Izraelit beri qe marreveshja me Kinen te pezullohej.
    Kohet e fundit Izraeli ka lidhur marreveshje dhe kane shkembyer vizita me Indine dhe ka shume mundesi qe kjo e fundit te marre nga Izraeli raketat e perparuara anti-Scud te tipit Arrow -shigjeta (te krahasueshme me ato Patriot, teknologjine e te cilave e perdori si fillim industria izraelite e luftes dhe e persosi me tej ate.)

    Po te shohesh shifrat lexon se Izraeli ishte eksportuesi i [b]5/b[]-te ne bote i pajisjeve/armatimeve ushtarake per vitin 2002 dhe ka mundesi te ngjitet me lart. Teknologjia e larte kompjuterike e Izraelit po kerkon vazhdimisht fusha te reja ku te zbatoje arritjet e saj ...
    Renia ekonomike qe u pa ne Izrael qe kur filloi Intifada e 2-te palestineze dhe pakesimi i ndihmes amerikane e ka bere Izraelin te rrise prodhimet=perfitimet nga industria ushtarake ne menyre qe te balancoje humbjet dhe deficitet ne buxhet. Pra eshte thjesht muhabet paresh aq me teper kur Amerika nuk e kontrollon dot sic duhet shtetin hebre ( qe ka sovranitetin e pavaresine e vet ) ne nje kohe qe lobi izraelit ne SHBA po kerkon te zgjeroje listen e shteteve me te cilat Izraeli mund te kete marredhenie e eksporte ushtarake.
    Mos harro se tashme bashkimi Serbia & Mali i Zi konsiderohet si nje republike demokratike ne tranzicion dhe qe nuk paraqet me rrezik per fqinjet apo per rajonin ...

    Sa kerkon e sa te duhen?
    Burrat nga detyra s'druhen,
    trimi i mire do t'te jape,
    Sot me vrap e neser prape.
    Hidhni, hidhni tok dollare,
    te mos mbetemi te share.

    Mbahu nene mos ki frike,
    Se ke djemte ne Amerike.

    Bijte e beses Skenderbeut,
    qe i dalin zot atdheut!

    Do te ndihim pa kursyer,
    per ty, nena jone e vyer,
    qe me drit' e nder te thuresh,
    dhe me bijt' e tu te mburresh.
    - Fan Noli -

  4. #4
    Mafia Negra Maska e gega
    Anëtarësuar
    05-07-2003
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    25
    Vec kjo na mungonte!
    Te tere e dine qe lobi i Israiliteve eshte lobi me i fuqishem ne USA.
    Sa shpejte harruan Hebrejte qe Shqiperia ishte i vetmi vend ne bote qe nuk i drezoj te Germanet ne luften e dyte Boterore...
    la tierra de las águilas

  5. #5
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Gega,

    ne kete rast te marreveshjes Izrael-Serbi & Mal i Zi nuk vlen shprehja, "armiku i mikut tim eshte dhe armiku im".
    Plus faktit se, marredheniet Izrael-SHBA nuk jane me si me pare, aq te ngushta, por kane variuar ne te tjera kanale (me se miri kete e tregon çeshtja e Palestines - qendrimi i Izraelit kundrejt atij amerikan nuk eshte i njejte).


    Jam dakord me Glaukus, kur thote se, "... eshte thjesht muhabet paresh aq me teper kur Amerika nuk e kontrollon dot sic duhet shtetin hebre ( qe ka sovranitetin e pavaresine e vet )..."

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Po te lexoni me kujdes ne njoftimin me lart, kjo eshte vizita e PARE e nje kryeministri serb ne Izrael. Arsyeja perse Izraeli dhe Serbia nuk kane patur maredhenie bilaterale ne asnje lloj niveli me pare, lidhet me historine e LIIB dhe qendrimin e sllaveve ndaj refugjateve hebrej. Kjo eshte arsyeja perse dy popujt nuk kane patur dhe nuk kane ndonje maredhenie te ngushte.

    Vizita e kryeministrit serb behet me inisiativen e serbeve qe deri dje mbanin maredhenie teper te ngushta ushtarake me rregjimin e Sadam Husein. Ky qendrim i serbeve karshi shtetit te Izraelit, korrigjon mbeshtetjen ushtarake qe ata i dhane Irakut gjate sundimit te Sadam Husein. Pentagoni e ka bere publike faktin se forcat ajrore/kunderajrore irakiane jane pajisuar dhe trajnuar nga ushtarake serbe te cilet kane ndare sekretet e luftes ne Kosove me njerezit e Sadamit.

    Persa u perket spekullimeve per gjoja acarim te maredhenieve SHBA-Izrael, une do te thosha qe keto maredhenie nuk kane qene ndonjehere me te forta se sa sot. Arsyeja kryesore perse SHBA nderhyri ne Irak ishte pikerisht eleminimi i rrezikut nuklear ne Irak, rrezik ky qe kercenonte indirekt SHBA dhe direkt popullin e Izraelit.

    Asnje shtet tjeter ne bote nuk gezon mbeshtetjen qe gezon Izraeli ne Washington dhe ne kongresin amerikan. Kjo mbeshtetje dhe kjo miqesi nuk ka thjeshte baza interesi ekonomik por ka baza historike fetare. Populli i Izraelit eshte Populli i Zotit, Atij Zoti qe besojne hebrejte dhe te krishteret.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Populli i Izraelit eshte Populli i Zotit, Atij Zoti qe besojne hebrejte dhe te krishteret.
    Po ne tjeret mos jemi te ndonje Zoti jashtetokesor?
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Postuar më parë nga Enri
    Po ne tjeret mos jemi te ndonje Zoti jashtetokesor?
    Enri, pyetjes se ne cilin Zot beson ti, i pergjigjesh vetem ti.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    Per kuriozitet Albo, sa Zotra mendon ti qe ka? Po pate kohe me thuaj dhe cili popull cilit Zot i takon.

    Faleminderit ne advance.

  10. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Persa u perket spekullimeve per gjoja acarim te maredhenieve SHBA-Izrael, une do te thosha qe keto maredhenie nuk kane qene ndonjehere me te forta se sa sot. Arsyeja kryesore perse SHBA nderhyri ne Irak ishte pikerisht eleminimi i rrezikut nuklear ne Irak, rrezik ky qe kercenonte indirekt SHBA dhe direkt popullin e Izraelit.
    Une e dija se Amerika nderhyri ne Irak per te vendosur "demokracine" dhe "vlerat amerikane"? Thene ndryshe, t'ja imponojne dikujt ato "vlera" te cilat ata mendojne se jane "vlera". Fakti qe Amerika nderhyri ne Irak nuk i ben relacionet SHBA - Izrael me te fuqishme, i ben ato me te padrejta. Izraeli u formua me dhune ne toke te huaj, dhe sot mban nje popull te tere nen dhune dhe me terror. Vlerat amerikane dhe demokracia kete rradhe nuk po punojne me duket. Shteti Izrael po vret edhe femije e nena, e Bushi & Co. po flasin per "The road map" ose, vuri murin izrealit (simbas modelit te atij kinez) midis Palestines.

    Sa eshte e drejte politika amerikane, kete e dime te gjithe kur shofim perdite qytete palestineze te bera rrafsh me token. Dhe perrallat per demokracine amerikane, vlerat e shoqerise amerikane etj., jane te pamjaftueshme t'na lyejne syte me akull. Se shkrihet i shkreti.


    Populli i Izraelit eshte Populli i Zotit, Atij Zoti qe besojne hebrejte dhe te krishteret. [/B]
    hebrenjte besojne ne Yahweh, jo ne Jesus Christ. Jo qe s'besojne ne te, po edhe e vrane Jesus Christ. Te krishteret kane qejf ta bejne veten Nje me hebrenjte, duke e ditur se Bibla eshte vetem permbledhje librash te judeizmit.

    Zoti nuk ka popujt te vecante, ai ka vetem krijesa. Per Zotin te gjithe jane njesoj, ai nuk i ndan ata simbas ngjyres e races apo simbas veprave qe bejne. Ndarjet simbas races dhe ngjyres i bejne Amerikanet dhe Hebrenjte me se miri. Pyete nje zezak amerikan qe i ka diku rreth 60-70 vjet, se a ka guxuar te mirrte te njejtin autobuz me te bardhet, dhe a ka guxuar te ulet diku tjeter pos fundit te tij, dhe e kupton vleren amerikane.

    Qe sot Amerika eshte shtet i forte, kjo eshte merite e politikave poshteruese qe i ka bere ne historine e saj, skllaveria, pushtimet e tokave indiane, shkaterrimet e vendbanimeve indiane, amerikanizimi i tyre me dhune, e deri tek e ashtuquajtura "segregation" me doktrinen "seperate but equal" ku nje shkolle me te bardhe i kishte 1000 libra nga te cilat perdoreshin 15, ndersa nje shkolle me zezak kishte 15 libra, e duheshin 1000.

    ta quash veten popull i zgjedhur i zotit, e ta konsiderosh dike tjeter popull te zgjedhur te zotit, eshte ajo qe i ndan disa besime thellesisht. Disa, besojne se te gjithe jane te barabarte. Disa tjere, fillojne me ndasi, nga shkronja e pare e alfabetit te tyre fetar.

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  2. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •