Close
Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 164 prej 164
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Citim Postuar më parë nga flory80
    Po ka! Eshte injorance ta mohojme kete fakt sepse injorojme veten! Ne jemi kombi qe e vuan me se shumti mohimin e identitetit ne Ballkan edhe tua mohojme kete minoritetit Grek ne jug nuk eshte e drejte. Numri eshte dicka tjeter pastaj
    Në vitin 1690 nuk kishte, nuk figuronte minoritet grek në shqipëri, në bazë të regjistrit të qeveris së atëherëshme otomane.
    Sipas rregjistrimit të vitit 1989 në shqipëri ishin 58 278 grek.
    Ana Karkasidu profesore historie dhe Nikola Gejxh artist i ollivudit, dy antishqiptar,ultranacionalist dhe mbrojtës të flaktë të megalidesë greke,përpiqen të ndryshojnë historinë por kur të lëvizin tokën nga orbita, do ta realizojnë edhe ëndërrën e tyre.

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962
    Citim Postuar më parë nga Kliti1
    Une mendoj se e ke gabim!
    Shqiptaret sa vjen e me teper po e kuptojne se cfare mund te bejn dhe cfare ndikimi mund te kene ne kulturen Boterore. Po behen me te vetedijshem per dhuntite dhe talentet e tyre.
    Mendoje keshtu, se po t'mos ishin shqiptaret, "greku" dhe bota nuk do te kishin Olimpiade.
    Ne jemi duararte dhe Greku e di fare mire kete. E di se shume shpejt do ta ndaje turizmin me NE, kjo s'i pelqen dhe prandaj, sa me rremuje te jemi ne aq me gjate do te kete fitim.
    Une them se po te vine te 600 mije Shqiptaret qe jane atje do te jete shume keq per ekonomine greke.
    Mund te jete pak veshtire per Ne ne fillim, po mos harroni se ata qe do te vijne do sjellin dhe parate me vete. Po me vone do fillojn te ndertojne dicka, tjetren e tjetren, nje pjese rruge do ta shtroje dhe aty do punesoje ca vete. Nje pallat aty e nji vile atje. Do te ndertojne Shqiperine ne vend te Greqise dhe nuk kane pse te nderrojn as FE e as EMER.
    Ose ata qe e ndjejn se duhet ta nderrojn mund ta bejn dhe brenda kufijve.
    Nga c'do ane vetem Greqia humbet dhe ska faj!

    Flm.
    e kuptoj mendimin tend....por problemet qe ekzistojne brenda shqiperise jane te permasave politike dhe organizative, qe emigrantet me ato lek qe kane mbledhur nuk i zgjidhin dot.....
    ps...1-nuk jane ndare tokat,(ku edhe me 30 mije euro mund te besh nje investim te mire ne token tende)...2-shume leje per biznese jepen duke korruptuar administraten,(gjysma e parave per investim te ikin ne korrupsion)...3-vizat..nuk leviz lirshem ne europe per te bere biznes.....4-nuk ka investime te huaja (fabrika te medha ku te punoje shumica e popullsise..),sepse biznesi i vogel qe te mbijetoje do edhe konsumatore....5-infrastruktura eshte akoma problematike,(energjia elektrike,etj)......etj,etj,,
    pra ne shqiperi sot,problemet jane shume te medha per biznes......
    dhe mos harro se ne greqi,me qindra shqiptare kane hapur bizneset e tyre dhe kane blere shtepi,tashme jane krijuar edhe milioneret e pare shqiptare...
    me 30 mije euro ne athine e hap nje biznes per 1 jave.....me fitime mujore 3000-5000 euro mesatarisht..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 28-04-2007 më 07:58
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Postime
    129
    Titulli “a ka minoritet grek në Shqipëri?” më duket ose tmerrësisht tendencioz, ose tmerrësisht naiv.
    Dhe lë shumë pak vend për diskutim mbi një temë që, duam s’duam, ka një rëndësi madhore për Shqipërinë dhe s’ka nevojë për polemika të kota.

    Shumë nga ne kanë njohur ndonjë shqiptar me statusin e minoritarit grek, të gjithë e dimë se shqiptarëve me këtë status asnjëherë nuk u është cënuar e drejta për të ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre, asnjëherë nuk janë keqtrajtuar nga shqiptarët e tjerë për shkak të statusit të tyre, asnjëherë nuk janë persekutuar për shkak të statusit të tyre, asnjë ligj dhe asnjë zakon shqiptar nuk ka qenë kundër shqiptarëve me këtë status, që për ta thënë shkurt, kanë patur vetëm disa të drejta më shumë që kurrë nuk janë vënë në diskutim. Nga ana tjetër, me sa di unë, në Greqi nuk egziston statusi i minoritarit shqiptar.

    Shumë nga ne kanë njohur dhe shqiptarë që, në Shqipëri nuk e kanë statusin e minoritarit grek, por në statistikat e qeverisë greke quhen minoritarë grekë.
    Shumë nga ne kanë njohur shqiptarë të çfarëdolloj feje dhe krahine që janë nisur në Greqi si Gjergji, Hasan, Fatos, Flamur … për t’u shndërruar në “homogjenë me origjinë greke” me emrin Jorgo, Jani, Spiro, File… për arsye që lidhen me mbijetesën e shqiptarëve në Greqi dhe jo me origjinën e tyre…

    Të gjithë e dimë që disa qarqe greke, që kanë patur dhe kanë përkrahjen e lobeve ndërkombëtare greke, qeverive dhe kishës greke, nuk kanë ndalur asnjëherë pretendimet territoriale për “Epirin e veriut” dhe përpjekjet për t’ia aneksuar Greqisë këtë truall.

    Mund të lexoni sot shumë libra, gazeta, deklarata politikanësh dhe historianësh grekë dhe progrekë që flasin pa të keq për “qindra mijëra grekë që u larguan nga Shqipëria në Greqi pas rënies së komunizmit” dhe për “qindra mijëra grekë që jetojnë në mjerim në Shqipëri dhe kanë nevojë tu sigurohen të drejtat”.

    Mjafton të lexosh një çfarëdolloj libri mbi historinë moderne të Greqisë, për të patur një ide mbi bazat në të cilat njerëzit dhe territoret janë quajtur greke në dy shekujt e fundit (lexoni, po të doni, edhe traktatet mbi bazën e të cilave u vendosën kufijtë grekë dhe transferimet e forcuara të popullsive).

    Nëse më lejoni, do ju këshilloja t’ia vini titullin temës:

    “kush janë minoritarët grekë në Shqipëri?”,

    sepse, në momentin që dikush i fut shqiptarët në diskutime idiote dhe dikotomike mbi identitetin e shqiptarëve, egzistencën e grekëve, apo kombësinë e Adamit dhe Evës, përfaqësuesit e shqiptarëve bëjnë gjithnjë e më shumë lëshime “të dhimbshme” dhe “të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë”; koncepti i etnicitetit bëhet gjithnjë e më shumë i manipulueshëm (vërej disa shqiptarë që mendojnë se mjafton të kesh patur një stërgjysh apo një gjiton… “jo-shqiptar”, për tu prezantuar si puro grek…); statusi i “minoritarit grek” bëhet gjithnjë e më shumë i paqartë, Himara me të cilën krenoheshim, fillojnë të na e quajnë “djepi i nacionalizmit grek”; kisha autoqefale kombëtare shqiptare, për të cilën aq shumë u luftua nga “dështakët” si Noli me shokë, transformohet në kishën autoqefale të Shqipërisë që duket më shumë si filial i kishës greke në Shqipëri dhe shqiptarët ortodoksë na i quajnë ortodoksët e Shqipërisë…

    Arrijnë dhe disa shqiptarë që pretendojnë se, “meqënëse nuk po e bëjmë dot Shqipërinë me shqiptarë, oburra të bëjmë Greqi gjysmën e Shqipërisë…”, dhe predikojnë asimilimin e domosdoshëm…, do të doja t’u thosha se, po të mendohen pak do kuptojnë se asimilimi që predikojnë është përçarje që vetëm sjell probleme, jo vetëm për shqiptarët…

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e terili1
    Anëtarësuar
    05-03-2007
    Postime
    124
    Citim Postuar më parë nga mal
    Titulli “a ka minoritet grek në Shqipëri?” më duket ose tmerrësisht tendencioz, ose tmerrësisht naiv.


    Nëse më lejoni, do ju këshilloja t’ia vini titullin temës:

    “kush janë minoritarët grekë në Shqipëri?”,

    sepse, në momentin që dikush i fut shqiptarët në diskutime idiote dhe dikotomike mbi identitetin e shqiptarëve, egzistencën e grekëve, apo kombësinë e Adamit dhe Evës, përfaqësuesit e shqiptarëve bëjnë gjithnjë e më shumë lëshime “të dhimbshme” dhe “të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë”; koncepti i etnicitetit bëhet gjithnjë e më shumë i manipulueshëm (vërej disa shqiptarë që mendojnë se mjafton të kesh patur një stërgjysh apo një gjiton… “jo-shqiptar”, për tu prezantuar si puro grek…); statusi i “minoritarit grek” bëhet gjithnjë e më shumë i paqartë, Himara me të cilën krenoheshim, fillojnë të na e quajnë “djepi i nacionalizmit grek”; kisha autoqefale kombëtare shqiptare, për të cilën aq shumë u luftua nga “dështakët” si Noli me shokë, transformohet në kishën autoqefale të Shqipërisë që duket më shumë si filial i kishës greke në Shqipëri dhe shqiptarët ortodoksë na i quajnë ortodoksët e Shqipërisë…

    Arrijnë dhe disa shqiptarë që pretendojnë se, “meqënëse nuk po e bëjmë dot Shqipërinë me shqiptarë, oburra të bëjmë Greqi gjysmën e Shqipërisë…”, dhe predikojnë asimilimin e domosdoshëm…, do të doja t’u thosha se, po të mendohen pak do kuptojnë se asimilimi që predikojnë është përçarje që vetëm sjell probleme, jo vetëm për shqiptarët…
    ne rradhe te pare titulli ka qene ky
    " a ka minoritet grek ne shqiperi ...... apo shqiptare te grekezuar " nuk e di pse e ndryshuan titullin dhe kush ..... por kush e beri kete ka ndryshuar shume rjedhen e pergjigjeve te kesaj teme.
    une mendoj per ata shqiptare qe deklarohen greke tu meren dokumentat shqiptare dhe te paisen me karten jeshile qe te jetojne ne shqiperi . eshte njesoj si shqiptaret qe jetojne ne greqi dhe jane te paisur me karta jeshile.
    se ne rast se jane greke atehere jane te ardhur dhe nuk kane te drejte te kerkojne pavaresi sic po kerkohet nga kryebashkiaku i himares . ky eshte territor shqiptar dhe greket jane te ardhur .
    shqiptaret jane minoritet ne greqi .... kam fjalen per epirotet e jugut se te veriut i kemi brenda territorit shqiptar.
    epirotet jashte shqiperise duhet te kerkojne pavaresi nga greket se jane nen qeverisje te huaj atje ......................................

Faqja 17 prej 17 FillimFillim ... 7151617

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  5. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •