pyetja e ketij forumi eshte formuluar gabim... nuk diskutohet sot nga asnje nivel qytetarie i kujdo shtrese ekonomike apo arsimore se a ka minoritet grek apo jo , por sa eshte numri i vertete i ketij minoriteti , dhe me lejoni pa ofenduar asnje nga te painformuarit me dashje ne kete forum se une mendoj nga sa kam lexuar se numri i minoritetit grek varion keto 17-vjetet e fundit. e them kete se per arsye ekonomike shume shqiptare marrin pensione te grekut dhe thone se jane grek !?
Ka edhe nga ata shqiptare qe kane emigruar ne greqi ne fillim te viteve 90 qe u regjistruan si vorioepiriote dhe kane ngelur ashtu edhe pse nuk deshirojne te jene me, gje qe ka sjelle rritjen fiktive te numrit te minoritetit nga kendveshtrimi grek.... ekziston edhe nje ultranacionalizem grek i prapambetur ne kohe dhe ne hapesire e i verberuar nga institucionet fetare greke qe thone se ne shqiperi ka mbi 500.000 greke minoritare duke futur ketu edhe shqiptaret e sektit ortodoks te fese kristiane.
numri i minoritetit grek ne shqiperi sot kap rreth 10-12 mije banor. eshte kjo e diskutueshme ? po eshte, sepse ne shqiptaret s'po dime se sa eshte numri yne lere me i minoriteteve ! ironike sa te duash dhe paradoksale por eshte e vertete po ashtu sic eshte e vertete qe shqiperia sot mbahet peng nga nje klase politike e prapambetur qe me keqadashje, per arsye te pastra politike , nuk deshiron te pajise qytetaret e saj me karta identiteti dhe per rrjedhoje i hap rruge spekulimeve te shemtuara e te gjithfarllojshme........
me respekt I BIRI I Kadmit
Krijoni Kontakt