Bluetooth dhe MMS janė moda e re e studentėve shqiptarė, se si realizojnė kopjet nė provime. Mė shumė se sa tė ulin kokėn mbi libra dhe tė shtrydhin trutė pėr zgjidhjen e njė ushtrimi, preferojnė tė harxhojnė ca para pėr teknologjinė qė u siguron notėn qyl. Kanė hequr dorė nga ajo metoda e lodhshme, kur i shkruanin me orė tė tėra pyetjet nė copėza tė vogla letre dhe i nxirrnin kur pedagogu kthente kokėn. Rroftė teknologjia! Tashmė ka bluetooth dhe MMS, tė cilat shėrbejnė jo vetėm pėr tė shpėrndarė me shpejtėsinė e dritės tek njėri-tjetri, video funny apo hard nga mė tė ndryshmet, por janė edhe njė mjet mjaft komod pėr tė kopjuar dhe qė pedagogu nuk i bie nė erė.
Strategjia
Sofistikimi i mėnyrave tė komunikimit e ka bėrė mė tė lehtė notėn kaluese nė universitetet tona. Jo se studentėt e pėrdorin atė (teknologjinė) pėr tė pasuruar njohuritė e tyre, por e kanė kthyer nė njė mjet mjaft tė dobishėm, sidomos nė kohė sezonesh. E ndėrsa tė apasionuarit pas librave i gjen tek-tuk, ata pas teknologjisė janė me qindra. Dhe radhėt e tyre sa vijnė e shtohen. Kėshtu ka ndryshuar edhe mėnyra se si merret njė notė kaluese, pse jo edhe e mirė, pa lexuar as njė rresht, ose pa ditur tė zgjidhėsh as ekuacionin mė tė thjeshtė. Bluetooth dhe MMS-tė janė metodat e reja, qė tė rinjtė e universiteteve tona po i aplikojnė me sukses. Sėrish, mė tė privilegjuarat janė vajzat, sepse edhe kjo mėnyrė e re e tė siguruarit tė notės kaluese ka strategjinė e saj. Duke qenė se provimet me shkrim zhvillohen nė salla tė mėdha, ku marrin pjesė tė gjithė studentėt e kursit, gjithēka ėshtė shumė e thjeshtė.
Zakonisht, sė bashku me studentin qė ka provimin, futet edhe njė mik i tij (i cili mund tė jetė njė student i njė fakulteti tjetėr apo thjesht shok) dhe ulen nė mėnyrė tė tillė, qė tė kenė tė njėjtin grup pyetjesh. Mė pas, ai qė ka ardhur pėr tė ndihmuar shokun, qėndron disa minuta, bėn sikur nuk di tu pėrgjigjet pyetjeve, dorėzon fletėn mbi tė cilin ka shkruar njė emėr fiktiv dhe ndėrkohė, tezėn e ka futur nė xhep. Kur del jashtė sallės sė auditorit, e pret pjesa tjetėr e skuadrės, tė cilėt fillojnė e shfletojnė librat dhe pasi gjejnė pėrgjigjet e pyetjeve, nisin komunikimin on-line me studentin qė ėshtė nė sallėn e provimeve. Tė dy palėt janė tė pajisura me aparat bluetooth (qė kushton 4 mijė lekė tė reja), i cili i ngjan sė tepėrmi njė aparati dėgjimi. Studenti qė ėshtė nė provim, e vendos nė vesh dhe e ndez, ndėrsa aparatin celular e ka nė xhep. Duke qenė se teknologjia e bluetooth-it lejon komunikimin normal nė njė distancė prej 100 metrash, ai dėgjon pėrgjigjet e sakta tė pyetjeve qė vijnė nga jashtė sallės sė auditorit dhe i shkruan, pa i lėnė tė kuptojė asgjė pedagogėve, tė cilėt me gjithė dėshirėn e mirė pėr tė qenė sa mė objektivė nė vėnien e notės, nuk kanė se ēfarė ti bėjnė asaj qė ėshtė shkruar e zeza mbi tė bardhė. Gjithēka ėshtė mė e lehtė pėr vajzat, sepse aparatin qė vendosin nė vesh e mbulojnė me flokėt e gjatė dhe kėshtu gjithēka ecėn vaj.
MMS-te
Ndryshe veprohet kur bėhet fjalė pėr zgjidhjen e ndonjė ushtrimi. Kėtu hyjnė nė lojė MMS-tė. Studenti qė ėshtė nė provim, e fotografon ushtrimin dhe ua nis me MMS shokėve qė ka jashtė. Ata e zmadhojnė me zoom dhe pasi e zgjidhin, ia nisin tė gatshėm atij qė ėshtė nė provim, i cili nuk ka se pėrse tė lodhė kokėn se si gjendet X apo Y, duke qenė se teknologjia i vjen shumė nė ndihmė. Studentėt pranojnė vetė se e aplikojnė shpesh kėtė mėnyrė tė tė marrurit tė notės, ndėrsa pohojnė se liria pėr tė hyrė nė leksione dhe numri i madh i studentėve pėr njė kurs, i ndihmon ata qė pedagogėt tė mos e marrin vesh nėse je nė tė vėrtetė student i X kursi, apo nuk ke lidhje fare me sallėn ku je ulur.
Krijoni Kontakt