
Postuar më parë nga
Davius
19 autorë që jetojnë jashtë Shqipërisë, në një antologji poetike
Të udhëtosh dhe të përkëdhelesh nëpër vargjet e poetëve, të gjesh në rimën e poezive forcën dhe shpirtin aq të bukur të tyre dhe ta përcjellësh atë "me gjuhën e dashurisë poetike" është vërtet një art i mrekullueshëm, që e zotërojnë vetëm krijuesit. Ata shpeshherë krijojnë për veten dhe relacionet e tyre ndërjetësore, por edhe për gjithçka rreth tyre, shpeshherë ata realizojnë edhe bashkime penash e flasin së bashku të njëjtën gjuhë, sikundër është edhe bashkëpunimi dhe botimi i antologjisë me krijime mërgimtare të 19 autorëve në diasporë "Me gjuhën e dashurisë poetike", një vëllim poetik që pati suksesin e promovimit të tij në mbrëmjen e organizuar në Romë këtë fundjavë.
Nën këtë tematikë, Lidhja Nacionale Shqiptaro-Arbëreshe në Itali (Legaalbanese), sponsorit gjeneral "ClubRoma" nëpërmjet zotit Sessa dr.Tommaso, si dhe nën përkujdesjen e veçantë të zonjës Nirvana Pistulli, organizuan në "Marini Park Hotel" mbrëmjen artistike kulturore: "Shqipëria në gjuhën e dashurisë". "ClubRoma", si një organizatë e cila prej vitesh merret me organizimin dhe promovimin e manifestimeve në fusha të ndryshme, artit, kulturës e sportit, mundësoi këtë aktivitet edhe nën motivacionin se arti dhe kultura flasin në të njëjtën gjuhë, nëpërmjet artit gjërat shikohen më me pozitivitet në një shoqëri multietnike.
Ideja për këtë libër është hedhur kohë më parë nga poeti me banim në Rumani, Baki Ymeri, shkrimtarja Vitore Stefa Leka dhe poetesha Mardena Kelmendi. Interesante është se në këtë libër bëjnë pjesë autorë nga treva të ndryshme shqiptare, por që tashmë jetojnë në diasporë, 19 autorë nga Kosova, Maqedonia, Greqia, Italia, Rumania, Gjermania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Emrat në këtë antologji njihen për kontributin që kanë dhënë në letërsinë e shkruar jashtë kufijve si: Agim Bacelli, Petraq Pali, Zhuliana Jorganxhi apo Baki Ymeri V.S. Leka etj., apo deri te më të rinjtë A.Mezini e J.Qela. Ata janë artistë, aktorë apo piktorë, I.Borova e Llemadeo, mësues e publicistë, E.M.Xhajanka, A.Halimi, N.Pistulli, E.Kokaneshi, V.Dardha, intelektualë e gazetarë, S.Rexhepi e I.Zajmi, I.Osmani e N.Hila, ata janë njerëz me një energji të pashtershme, me një forcë letrare, artistike dhe shoqërore sicc është poetja M.Kelmendi. I ngarkuari për kulturën pranë ambasadës shqiptare në Romë, shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti paraqiti një pjesë të vlerave artistike të këtij vëllimi poetik.
Gazeta SHQIP
Krijoni Kontakt