Sot Kisha katolike pėrkujtoi Shėn Pal Mikin dhe shokėt e tij martirė.



Pajtor i bashkėsisė katolike japoneze, Pal Miki lindi nė Kioto tė Japonisė rreth vitit 1564. Ėshtė japonezi i parė qė u pranua nė njė urdhėr rregulltar katolik, pra jezuiti i parė japonez. I lindur nė njė familje tė kamur e i pagėzuar nė moshėn 5 vjeēe, Pal Miki hyri mė pas nė njė kolegj tė Shoqėrisė sė Jezuitėve. 22 vjeē ishte novic. Arriti rezultate tė shkėlqyera nė tė gjitha lėndėt. E mundoi pakėz vetėm latinishtja, shumė larg nga mėnyra e tij e tė folurit dhe e tė menduarit. Ndėrkaq u bė specialist i pėrshpirtėrisė lindore aq, sa u caktua tė predikojė e tė dialogojė me budistėt. E kreu me sukses detyrėn e ia doli mbanesh t’i kthejė shumė prej tyre nė fenė e krishterė, e cila kishte nisur tė depėrtonte nė Japoni qė nė vitin 1549, me Shėn Franēesk Saverin, qė kaloi atje dy vjet, duke ia hapur rrugėn misionarėve tė tjerė, tė mirėpritur nga popullata. Pal Miki qe katekist jezuit shumė i zellshėm. Punoi me gjithė shpirt pėr ta pėrhapur mė tej lajmin e mirė tė Ungjillit ndėrmjet vėllezėrve japonezė. E nė sa kryente kėtė veprimtari, nė Japoni tė krishterėt nisėn tė akuzoheshin se kėrcėnonin unitetin kombėtar, tė arrestoheshin dhe tė martirizoheshin.

Pali u arrestua nė dhjetor tė vitit 1596 nė Osaka. Nė burg gjeti tre jezuitė e gjashtė franēeskanė misionarė si dhe 17 terciarė japonezė tė Shėn Franēeskut. Mė 5 shkurt 1597 i gjithė grupi i etėrve misionarė u dėnua me vdekje. Pal Miki i priu drejt kryqave, qė qenė ngritur pėr ta nė njėrėn nga kodrinat e Nagasakit. Aty edhe i kryqėzuan, si Mėsuesin Hyjnor. E nė sa jepte shpirt i kryqėzuar, bėri predikimin e fundit, duke pėrsėritur fjalėt e Krishtit nė kryq: “In manus tuas, Domine, comendo spiritum meum”, nė atė latinishte qė e pat munduar aq shumė kur qe i ri.

Ishte koha e persekutimit tė rreptė qė shpėrtheu kundėr tė krishterėve japonezė nėn Perandorin Toitomi Hideioshi.265 vjet mė pas e pikėrisht nė vitin 1862, i Kryqėzuari i Nagasakit do tė shpallej shenjt nga Papa Piu IX, ndėrsa nė vitin 1846, nė Veronė tė Italisė, njė seminarist pesėmbėdhjetė vjeēar, si pati lexuar tregimin mbi kėtė kryqėzim, ndjeu fuqimisht shtytjen pėr jetė misionare: ishte Daniel Komboni, apostulli i ardhshėm i Nigricisė, apo Afrikės, sė cilės do t’i kushtonte jetėn e vdekjen, tre shekuj pas Shėn Pal Mikit.