Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 89
  1. #71
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Jam shume dakort me ty, vetem qe do te shtoja qe, fillimisht e hedhur ne treg nga PD, kjo teme ka si qellim edhe largimin e vemendjes se votuesve ndaj mospasjes se nje programi te qarte te PD-se per zhvillimin e Tiranes, sepse te thuash te drejten PD ka vetem militante dhe jo specialiste dhe si rrjedhoje ben edhe nje politike militantiste. Edhe nje KOP qe afroi, po e mban vetem si ato erashkat qe mbanin ato damat plake per ta tundur dhe kryesisht per te fshehur rrudhat.

    Po te ishte PD e impenjuar per politika zhvillimi atehere nuk do te zgjidhte Olldashin si kandidat per Kryetar Bashkie, i cili eshte prototipi i politikes militantiste, por fare mire mund te zgjidhte nje njeri, i cili merr vesh me te vertete nga problemet e qytetit. Dhe nuk eshte se nuk ka njerez te tille.
    P.sh. Besnik Aliaj eshte nje nga keta persona, i cili duke qene jo vetem urbanist, por edhe duke qene se me vite me rradhe ka drejtuar nje OJQ, e cila merrej me rehabilitimin e zones se Bathores dhe te Kamzes, ia di te fshehtat zanatit. Ai e di se si kapet demi nga briret.

    Por duke qene se PD ka qejf ta kapi demin nga bythet, atehere zgjodhi si kandidat Sokol Olldashin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Pedro : 11-02-2007 më 04:48
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Prostitucioni politik i PS


    Grigor PASKO


    Të gjithëve na ka rënë rasti të shohim vajza të përdala që shesin trupin e tyre me para, që në terminologjinë moderne quhen prostituta. Këto lloj grash pothuajse nuk kanë asnjë mundësi që të rehabilitojnë nderin e tyre, prandaj e vetmja mënyrë që ato të ndjehen të barabarta në shoqëri, është që mundësisht të gjitha gratë të ishin prostituta. Ky është sindromi që ka përfshirë sot lidershipin e Partisë Socialiste. Pasi e mbushën Shqipërinë me banda, e vodhën, e plaçkitën, i internuan shqiptarët nëpër botë dhe pikërisht për këtë morën dënimin e merituar më 3 korrik, sot përpiqen të përbaltin qeverinë e koalicionit të djathtë dhe të bindin popullin se edhe këta nuk janë më të mirë, por janë njësoj si ne dhe të rehabilitojnë veten e tyre, duke i hequr popullit shpresën për një qeverisje që meriton respektin e shqiptarëve. Qëllimi është i lexueshëm, t'iu heqin shqiptarëve besimin te shteti ligjor dhe t'i shtyjnë drejt sindromit të prostitutës, d.m.th të gjithë forcat politike njësoj janë, kurse mjetet që përdorin për të arritur qëllimin, tashmë u ka dalë boja. Ata e dinin si parashikues të motit që janë, se më 20 janar do të binte shumë borë dhe njerëzit nuk do të mund të shkonin në kutitë e votimit. Më pas filluan një avaz tjetër që i përket të njëjtit sindrom. Pa filluar fushata, atyre po u vidhet vota, certifikatat e dhëna në mënyrë të ligjshme janë të pasigurta, prandaj qytetarët, që t'u njihet e drejta e votës, duhet të sjellin me vete të gjithë dokumentat që disponojnë që kur kanë lindur. Po ashtu, boja patjetër që duhet të ketë ndonjë marifet e kështu me radhë, vetëm që zgjedhjet të mos bëhen dhe të prishet imazhi i qeverisë si një qeveri që nuk mund të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme. Por populli e di që socialistët kanë merituar titullin "mjeshtër i madh" në vjedhjen e votës së lirë dhe me këtë cilësi e kanë mbajtur pushtetin për vite me radhë, madje herën e fundit humbën vetëm për arsye të një gabimi matematik. Ata nuk e kishin kuptuar se në ç'pikë arrinte urrejtja popullore për ta, por këtë e kuptuan më 3 korrik, ndërsa provën përfundimtare të këtij ekuacioni e zbuluan më 21 gusht, kur Genc Ruli doli me 5000 vota përpara. E kush nga matematicienët e PS llogariste se duheshin vjedhur më tepër se kaq? Askush dhe arsyeja pse e majta sot është më e përçarë se kurrë, na kujton hajdutët që zihen për plaçkën e vjedhur. Ata e dinë shumë mirë se në këto zgjedhje do pësojnë një humbje dërrmuese dhe vetmja mënyrë për të justifikuar humbjen, është të akuzojnë mazhorancën se u ka vjedhur votat. Kështu, edhe para elektoratit të tyre justifikohen, edhe opinionit i tregojnë se edhe këta, njësoj si ne hajdutë janë. Por askush nuk u beson këtyre përrallave. Populli i Tiranës e di shumë mirë se kush ka abuzuar me pushtetin, siç e di po aq mirë se të vetmit njerëz që e urrejnë realisht zotin Olldashi, janë kriminelët që kanë mbushur burgjet. Kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Tiranës nuk i duhet veçse të tregojë duart e tij të pastra, ndërsa kryetarit aktual do t'i duhet furçë teli për të pastruar duart e tij të zeza. "Oratori" Rama, në monologun e tij, ku vetë pyet e vetë përgjigjet, tha që le të na tregojë PD modelin e saj qeverisës. Unë do t'i rekomandoja të shkonte në Sarandë dhe të shihte se çfarë është bërë atje, jo për gjashtë vjet, por vetëm për tre vjet, dhe atëherë ai do të kuptojë se pse koalicioni i djathtë e ka të sigurt fitoren jo vetëm në Sarandë, por në të gjithë Shqipërinë, dhe të mos çuditen aspak kur të humbasin edhe "bastionet" e tyre tradicionale, se populli di të ndajë të ndershmin nga i pandershmi.





    rd

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Edi R(D)ama

    Kreu socialist reagon pas publikimit të fotove nudo të tij nga një e përditshme

    Rama: Fotot, montazh për shantazh
    “Asgjë më shumë dhe asgjë më pak, sesa një moment shumë intim”

    Kreu socialist, Edi Rama, i ka cilësuar fotot e djeshme të publikuara në një të përditshme “një montazh që përbën një histori të shëmtuar”.

    Rama ka reaguar dje me një gjuhë të nxehtë, duke u shprehur se ato janë servirje të kundërshtarit të tij politik për garën e Tiranës. Sipas Ramës, kjo nuk e zbeh aspak fitoren e tij në 18 shkurt. “Ata bëjnë gjithçka për të mbajtur një pushtet uzurpator, një pushtet që është kundër njeriut. Këta njerëz janë në gjendje të marrin fotografi nga jeta ime 12 vjet më parë, në një plazh në jug të Francës, me të dashurën time dhe të bëjnë me to, në një përpjekje të dëshpëruar, për të shmangur humbjen e pashmangshme të 18 shkurtit, një montazh, i cili përbën në thelb një histori shumë të shëmtuar”, tha Rama. Një e përditshme ka publikuar, por dhe televizioni “Klan” ka shfaqur disa foto nudo të kryebashkiakut Rama në një plazh jashtë vendit. Mësohet se fotot janë marrë nga një e përditshme e Sarajevës, “Fokus”, e cila ilustronte fotot me një shkrim denigrues ndaj kreut aktual të Bashkisë së Tiranës. Kreu socialist tha se botimi i fotove të tij të bëra 12 vjet më parë është një cenim i jetës private të gjithsecilit. “Fotografitë e jetës sime, fotografitë e marra dhe të grabitura nga unë, në një histori të thjeshtë njerëzore në një plazh në jug të Francës, për ta përbëjnë një vegël me të cilën tërheqin pas hunde njerëzit, me të cilën tentojnë të shtrembërojnë të vërtetën, të shtrembërojnë realitetin, të shtrembërojnë atë çka është në fakt asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa një moment shumë intim”, tha Rama. Duke komentuar këtë veprim, Rama e ka konsideruar kundërshtarin e tij politik si shumë të rrezikshëm, i cili kërkon të hyjë në jetën e çdo shqiptari. “Dua të them me këtë rast se këta njerëz janë të rrezikshëm, se këta njerëz për hir të pushtetit të tyre janë në gjendje të na futen në trupin tonë, të na futen në jetën tonë, të na futen në familjen tonë, të na futen në shtëpi, në zyra, në sipërmarrjen tonë, për të na survejuar, për të na manipuluar, për të na deformuar, për të na shantazhuar dhe për të bërë me ne objekte të shantazhit publik”, tha kreu socialist. Rama i ka konsideruar publikimet e fotove të montuara si një shantazh që i bëhet atij drejtpërdrejt. “Kjo është një ndërmarrje shumë fatkeqe, sepse ne jemi të vetëdijshëm që Sali Berisha dhe Sokol Olldashi për hir të pushtetit janë në gjendje t’i bëjnë të gjitha këto, por në ndërkohë janë të destinuar të humbin me turp, sepse jo vetëm nuk kanë vizion, jo vetëm nuk kanë program, jo vetëm nuk kanë ide, por çka është më e keqja, kanë edhe kurajon të bëjnë shantazh, kanë edhe kurajën të merren me jetët tona si të ishim pengje të tyre”. Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se kurrë nuk do të bënte një gjë të ngjashme, duke ndërhyrë në jetën private të tjetrit. “Nuk do të guxonim kurrë të përfytyronim që të survejonim, të shantazhonim, të deformonim jetën e tjetrit. Nuk do të guxonim kurrë që politikën dhe mundësinë për të komunikuar ta përdornim si një instrument dhe si një mundësi për të shantazhuar, për të denigruar, për të cenuar jetë njerëzish, për të cenuar familje, për të cenuar vlera, për të cenuar lirinë, e cila është një liri që as na e kanë falur dhe që as na e marrin dot..”, tha Rama.




    --------------------------------

    Ky njeri vërtet është i çekuilibruar nga mendja .

    Njëherë thotë se :- janë fotografi të jetës time private ................., në një histori të thjeshtë njerëzore në një plazh në jug të Francës,..........................të shtrembërojnë atë çka është në fakt asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa një moment shumë intim” .

    E në anën tjetër thotë se janë fotografi mantazh për sabotazh .

    Hajt Edi R(D)ama ,se pas datës 18 Shkurt , do jeshë i lirë përgjithmon , e shko vazhdoe jetën tënde intime ( çnjerëzore ) në Francë apo në Amerikë me këshilltarin tënd homo .

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e erimetallica
    Anëtarësuar
    29-04-2003
    Vendndodhja
    St. Quentin State Prison,California.
    Postime
    12
    Citim Postuar më parë nga leci
    Mos valle rreziku eshte qe Edi Rama me politiken e tij do te na beje te gjithe shqiptareve homoseksuale?
    Me gjithe vitet qe u bene ne mergim kam mesuar te vleresoj njerezit per ate qe bejne e jo per shijet seksuale ose per bindjet politike.
    Shikoji punen dhe jo gunen thote populli.Dhe puna shihet me rezultate,me mundim e duke u perpjekur per ti dhene dinjitet popullit shqiptar.
    Fakti eshte qe ne Shqiperi jetohet akoma me mitin e individit Edi apo Saliu.
    Asnjeher nuk flitet per programe,per arritjet qe synon vendi yne,per te permiresuar jetesen e shqiptareve.

    Nuk sulmohet idea por personi.Ja pse kemi mbetur mbrapa botes dhe kemi akoma nje mentalitet anadollak,qe na largon nga shoqeria.Izolimi i vertet eshte ky dhe jo ajo qe beri Enveri per 50 vjet.
    Shume shqiptare me sa duket nuk shkeputen dot nga kulti i personit te eres komuniste,kur i thurej lavde udheheqesve qe ishin tip engjejsh shpetimtare,na mbronin e na rrisnin...
    Ata qe mbrojne salen apo edin duke u bazuar tek personi,jeta personale ,veshja etj nuk arrijne te shkeputen dot akoma nga mendesite komuniste te rrenjosura thelle....
    nje funksionari te shtetit,qofte ai nga president republike deri pastrues banjosh
    i duhet pare puna qe ben ne funksionin e caktuar...
    kur fillon e merresh me gjera jashte punes se funksionarit do te thote qe ti s'ke ku te kapesh tek puna e tij por merresh me aspekte private...
    kemi akoma shume per te bere per te dale jashte ketyre skemave te te menduarit...
    METALLICA RULES!

  5. #75
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Mos valle rreziku eshte qe Edi Rama me politiken e tij do te na beje te gjithe shqiptareve homoseksuale?
    Me gjithe vitet qe u bene ne mergim kam mesuar te vleresoj njerezit per ate qe bejne e jo per shijet seksuale ose per bindjet politike.
    Shikoji punen dhe jo gunen thote populli.Dhe puna shihet me rezultate,me mundim e duke u perpjekur per ti dhene dinjitet popullit shqiptar.
    Shume dakord me ty nese do te ishim duke folur per Albon apo Lecin, qe nuk jane figura publike por individe shqiptare. Por mos harro qe je duke folur per PERFAQESUESIN POLITIK TE SE MAJTES SHQIPTARE. Te jesh kreu i opozites ne Shqiperi do te thote te perfaqesosh te gjithe ata shqiptare qe kane votuar partine tende ne zgjedhjet e fundit. Dhe te qenit perfaqesues, do te thote qe ai personi publik me emrin Edvin Rama eshte perfaqesuesi i gjithe atyre qe i kane dhene voten PS ne zgjedhet e fundit apo jane anetare te asaj partie.

    Eshte e rendesishme nese perfaqesuesi i se majtes shoqerohet me nje aktivist homoseksual ne Amerike?

    Sigurisht qe eshte e rendesishme pasi qe nga momenti qe Edvin Rama perfaqeson te gjithe elektoratin e majte, cdo qendrim, cdo sjellje, cdo veprim qe ai ben reflekton mire apo keq jo vetem mbi te si person, por mbare elektoratin e majte, mbare shoqerine shqiptare.

    Dhe eshte vetemashtrim te besosh se kreret politike votohen nga njerezit vetem nga aftesite e tyre qeverisese, vetem nga veprat e tyre. Nese kjo do te ishte e vertete, edhe kriminelet do te beheshin presidente e kryeministra, edhe pedofilet do te beheshin deputete e ministra. Por nuk behen pasi morali i nje shoqerie si rezultante e moralit te cdo shqiptari reflektohet ne voten e tij.

    Dhe ky eshte nje shqetesim per gjithe shoqerine e jo vetem te majtet. Mendo te jesh prind dhe ti shpjegosh nje femije 9 vjec qe ka degjuar ne televizor qe ai personi qe doli ne televizor ne krah te Rames eshte martuar me nje burre.

    Albo

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    http://www.gazetatema.net/

    nuk besoj se jane plazhe te frances keto..
    me shume duken si plazhe afrikane..marok ose diku andej..

    po bravo i qofte qe plazhin e ben plazh tahmëm..
    Ka lezet ashtu se vertet c'stresohesh plotesisht..
    Po un mendoj se vet edvini i ka shperndare kto foto per Mediat.. se e di qe fiton pike keshtu ne rinine e tiranes.. dhe me mire te marresh votat e 400 000 te rinjve tiranas apo te 20 plqve fanatik.. plus dhe fiton simpati ne bruksel ku gjisma e eurodeputeteve jan keshtu tip edvin..
    kopil eshte ske c'i thua..

    Mi ka vjedhur Saliu me Olldashin fotot thot Edvini.. kur transferova rraqet nga shpija vjeter tek e reja..
    Pra i bie qe Saliu me Sokolin jan vesh si jevgj me partishmeri te larte socialiste qe mbajne rraqet per vipat rozë.. dhe kan gerrmuar ne syndyqet e edvinos..
    kush i ha keto mor aman..
    vet erion bracja me mim bizhgo kodhelet do jen marre me kte aksion me leverdi para votimeve..

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari
    http://www.gazetatema.net/

    nuk besoj se jane plazhe te frances keto..
    me shume duken si plazhe afrikane..marok ose diku andej..

    po bravo i qofte qe plazhin e ben plazh tahmëm..
    Ka lezet ashtu se vertet c'stresohesh plotesisht..
    Po un mendoj se vet edvini i ka shperndare kto foto per Mediat.. se e di qe fiton pike keshtu ne rinine e tiranes.. dhe me mire te marresh votat e 400 000 te rinjve tiranas apo te 20 plqve fanatik.. plus dhe fiton simpati ne bruksel ku gjisma e eurodeputeteve jan keshtu tip edvin..
    kopil eshte ske c'i thua..

    Mi ka vjedhur Saliu me Olldashin fotot thot Edvini.. kur transferova rraqet nga shpija vjeter tek e reja..
    Pra i bie qe Saliu me Sokolin jan vesh si jevgj me partishmeri te larte socialiste qe mbajne rraqet per vipat rozë.. dhe kan gerrmuar ne syndyqet e edvinos..
    kush i ha keto mor aman..
    vet erion bracja me mim bizhgo kodhelet do jen marre me kte aksion me leverdi para votimeve..
    Eeeeh brari ca ti bosh o i squt ky Rama me postimin e fotove fito 400 mij vota te rinjeve tirones kurse me ate variantin tjeter tend mi ka vjedhur Sala fito votat e pjeses tjeter qe nuk besojne qe ka dale lakuriq.

    Nuk eshte si ai bufi me syze qe doni me zorr ta instaloni ne bashkine e Tiranes.

    Megjithese ti i kap ca gjona ca tjera te ikin neper shale se eurodeputet jane nga evropa dhe nese ti me Sal-kol-gazi- buc-mustafen jeni nis per ne Arabi Saudite pune tjeter.

    Evropa dhe Amerika sot e shikon Sali Berishen si pjedh e keqe. Si nje njeri qe krijon konflikte dhe sherre. Njeri qe krijon kriza politke dhe ekonomike. Njeri qe drejton me dore te hekurt. Nje kryeminister me qeveri miopesh. Evropa nuk e shikon si nje lider me vizone dhe te ardhme te qarte qe Evropa do e pranonte ne gjirin e vet.

    Me vjen turp qe e drejton popullin tim nje njeri si Sali Ram Berisha.

  8. #78
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Te vjen turp qe vendin tend e drejton Sal Ram Berisha?
    Atehere qe te jesh krenar, vendin tend duhet ta drejtoje nje biseksual psikopat?
    Ma shpjego pak se nuk e kuptoj kete llogjiken tuaj.Meqenese ne aspirojme qe te integrohemi ne Europe,mos ndoshta duhet te pranojme,bile edhe te mburremi qe kryetari aktual i partise me te madhe ne opozite dhe kryatari aktual i bashkise se Tiranes frekuenton plazhe nudo dhe shoqerohet me pederaste?Si do t'ja shpjegosh femise tend daljen e atij qe aspiron te drejtoje vendin me bithe perjashta ne publik?Sipas jush c'do veprim i Edi Rames behet i pranueshem vetem per faktin sipas jush se vendi po drejtohet me dore te hekurt nga Berishnikovi sic i pelqen Leiles dhe Humdickerit ta therasin kryeministrin e Shqiperise?Thirini mendjes sa nuk eshte vone se do merrni ne qafe edhe femijte tuaj.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    O brar po ke ka keshilltar Berisha qe e keshillon kaq keq
    do ket ndonje kopilin e Beqir Ballukut..??
    Si thua ti..??

    Edhe nje pyetje
    Do ta votoje Olldashin nese prinderit e tij kan qen hafije qe kan futur njerez te pafajshem ne burg..???

  10. #80
    Sexy_Angioletto Maska e Biriccchina
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Postime
    14
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Shume dakord me ty nese do te ishim duke folur per Albon apo Lecin, qe nuk jane figura publike por individe shqiptare. Por mos harro qe je duke folur per PERFAQESUESIN POLITIK TE SE MAJTES SHQIPTARE. Te jesh kreu i opozites ne Shqiperi do te thote te perfaqesosh te gjithe ata shqiptare qe kane votuar partine tende ne zgjedhjet e fundit. Dhe te qenit perfaqesues, do te thote qe ai personi publik me emrin Edvin Rama eshte perfaqesuesi i gjithe atyre qe i kane dhene voten PS ne zgjedhet e fundit apo jane anetare te asaj partie.

    Eshte e rendesishme nese perfaqesuesi i se majtes shoqerohet me nje aktivist homoseksual ne Amerike?

    Sigurisht qe eshte e rendesishme pasi qe nga momenti qe Edvin Rama perfaqeson te gjithe elektoratin e majte, cdo qendrim, cdo sjellje, cdo veprim qe ai ben reflekton mire apo keq jo vetem mbi te si person, por mbare elektoratin e majte, mbare shoqerine shqiptare.

    Dhe eshte vetemashtrim te besosh se kreret politike votohen nga njerezit vetem nga aftesite e tyre qeverisese, vetem nga veprat e tyre. Nese kjo do te ishte e vertete, edhe kriminelet do te beheshin presidente e kryeministra, edhe pedofilet do te beheshin deputete e ministra. Por nuk behen pasi morali i nje shoqerie si rezultante e moralit te cdo shqiptari reflektohet ne voten e tij.

    Dhe ky eshte nje shqetesim per gjithe shoqerine e jo vetem te majtet. Mendo te jesh prind dhe ti shpjegosh nje femije 9 vjec qe ka degjuar ne televizor qe ai personi qe doli ne televizor ne krah te Rames eshte martuar me nje burre.

    Albo
    Edi Rama edhe nese perfaqeson elektoratin e perfaqeson si person, s'e perfaqeson seksualisht
    Qenke racist ti Albo qe nga momenti qe e paske problem ti shpjegosh femijes prezencen ne bote te homoseksualeve. Behu gati se ke per ti shpjeguar shume gjera te tjera qe tashme jane mese normale vetem se te duhet te jesh me pak diskriminues

    Deputete homoseksuale, travestit etj etj ka kudo ne bote, s'çalon gomari nga veshet

    Pershendetje
    SHejtani fle, ç'ke qe e zgjon??

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  2. Këngët e fushatës.
    Nga [Perla] në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-07-2009, 05:24
  3. Paratë e fushatës, TIA: Partitë fshehin financuesit e tyre
    Nga [Perla] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 08:44
  4. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  5. Jep dorëheqjen avokati i fushatës së Bushit
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 22:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •