
Postuar më parë nga
Pedro
Une e kuptoj shume mire, qe eshte fushate elektorale, dhe duke qene se kandidatet kane nenshkruar nje marreveshje te etikes, e cila ua pengon ketyre qe te pergojojne kundershtarin e tyre, atehere kete rol e luajne gazetat, te cilat gjenden prane kandidateve.
Faktikisht kujt i intereson, se kush puneson ke si keshilltar te fushates elektorale?
Ajo qe me ben per te qeshur eshte, se ne Shqiperi shikohet me teper kush eshte me ke, sesa kur shkelet ligji.
Dikush shkeli ligjin me dy kembe, madje kreu veper penale te denueshme me burgim, dhe aty as nuk e rruajti njeri fare, madje ka rrezik ta nxjerrin edhe si strateg te madh, si njeri te shquar, andej ne Tirone kane per ta quajtur "cun tamom". Kurse nje gazete na "zbulon" gjemen e madhe, se keshilltari i fushates elektorale te Edi Rames, na qenka hebre, republikan, dhe sikur te mos na mjaftojne keto te dyja, edhe homoseksual ("i martuar edhe me burre" do te hidhet si ne gjemba dikush), dhe pernjehere ngrihen "cunat tamom" e forumit dhe denojne aktin e turpshem te punesimit te nje hebreu, republikani dhe homoseksuali.
Atehere, mua me shkon nder mendje, qe ky zoteria, apo zonja, thojini si te doni, duhet te jete jashtezakonisht i zoti, apo e zonja, qe Edi Rama, edhe pse duke ja ditur te gjitha keto, perseri e ka punesuar. Dhe kesaj i vjen era panik nga ana e kampit te Olldashit. Dhe perseri ketu koklaviten perseri gjerat, sepse nuk po e marrim dot vesh, se ke e zuri panikun, Ramen apo Olldashin. Une mezi po pres !9 shkurtin, qe te shof, kush ja ka mbathur me larg nga frika.
Edhe per sa i perket antipatise per homoseksualet, qe na paskan shqiptaret, kjo me duket si dicka e shtirur. Sepse si e shpjegoni ju, qe folklori shqiptar qelbet nga kenge, qe u kendohen laleve xhymere dhe sevdallinj dhe "cunave" dhe dylbereve te bukur fytyrenjome?
Meqe u permend nje barcalete, ne kohen e regjimit komunist qarkullonte nje barcalete, ku thuhej qe njehere sekretarit te pare te Elbasanit i kishte rene ne vesh, qe ne fshatrat e Elbasanit dhe te Peqinit kishte shfaqje te turpshme dhe burrat martoheshin me burra. Keshtu qe ky niset ta verifikoje vete dhe arrin ne nje fshat te Elbasanit, troket ne nje dere dhe ku i del perpara nje burre.
"Miredita", i thote sekretari i pare. "Une jam Sekretari i Pare i Rrethit dhe kam dalur per kontroll, sepse kam degjuar qe ne fshatin tuaj kryehen veprime te turpshme"
"Jo ore", thote fshatari. "Veprime te turpshme? Po vallahi bilahi une nuk kam nigju gja, se helbete pune ne kooperativ gjithe diten e mbramjeve mblidhena neper shpija".
"Po, po, veprime te turpshme", i thote Sekretari i Pare. "Biles me kane thene qe ne fshatin tuaj burrat martohen me burra"
"Jo, ore, edhe burrat martohen me burra? Ene una nuk dikam gja fare. Po prit pak ta pyes njehere gruan, se ajo duhet te kete nigju noi sen, si e kan grate ma."
"Po mire atehere, thirre gruan qe ta pyesim"
"Po, ja tani ta therras", tha fshatari dhe u kthye nga brenda shtepise dhe thirri:
"O Bujaro, hajde se po te kerkojne pak tek porta!"
PS: ne shtetet demokratike njerezit punesohen ne varesi te aftesive profesionale dhe jo sipas perkatesise fetare, bindjeve politike dhe orientimit seksual.
Krijoni Kontakt