Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441

    Shpërthim afër ambasadës amerikane në Tiranë

    Tiranë /16/05/ 18:55

    Mjet i improvizuar shpërthyes prej dinamiti është aktivizuar në kafe-barin jo shumë larg ambasadës amerikane në Tiranë, me ç'rast një person është plagosur.

    Shpërthimi, sipas policisë, dhjetë gramë dinamit, ishte vendosur në paketë të lënë në terracën e kafe-barit.

    Mjeti shpërthyes i përpunuar në dorë është aktivizuar kur një punonjëse e kafe-barit e hapi paketin, me ç'rast më leht është plagosur.

    Policia tani për tani nuk ka më shumë informata për incidentin. /Makfaks/

    http://www.makfax.com.mk/look/novina...7&NrSection=20

  2. #2
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Shpërthim me lende plasese në lokal, plagoset kamarieria 50 vjeçare

    15:39 16/05/07




    Një grua 50 vjeçare u plagos sot, si rezultat i shpërthimit të një sasie lënde plasëse, në nje lokal ne kryeqytet. Policia e Tiranës bëri të ditur se, Violeta Pano, 50 vjeç, nga Tirana, shërbente si kamariere në një nga lokalet në rrugën e Elbasanit, prane fakultetit filologjik ku dhe ndodhi shpërthimi. Menjëhere në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie të Drejtorisë së Tiranës si dhe të Komisariatit nr.1.Sipas Policisë, 50 vjeçarja Pano u dërgua menjëherë në spital për trajtim mjekësor, pasi u lëndua nga shperthimi, por pa rrezik për jetën. Në bazë të hetimeve paraprake, rezulton se shkaku i shpërthimit është një sasi prej 10 gram lënde plasësë e llojit dinamit, e vendosur ne nje nga koshat e mbeturinave ne lokal, ndërkohë që ende nuk dihet autori i kësaj ngjarjeje.


    a1tv

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kush mendon se kemi te bejme me kriminela ordinere akoma, le te vazhdoje. Ne shqiperi KA KOHE qe jane ulur kembekryq te gjitha llojet e agjenturave, komuniteteve fetare ekstremiste etj etj.

    Amerike
    Itali
    dhe tani Shqiperi
    si dhe 18 "terroristet shqiptaro-amerikan" qe po procedohen ne Mal te Zi, cdo gje para vizites se Bush-it ne Tirane dhe para pavarsise se Kosoves.

    Na kane larguar deri tani 3 HERE nga Amerika, nuk eshte hera e pare. Nje here me KOMUNIZMIN SLLAVORUS, HEREN E DYTE ME AGJENTURAT GREKE NE SHQIPERI DHE PIRAMIDAT DHE LUFTEN CIVILE, DHE TANI PO MUNDOHEN TE NA LARGOJNE PER HERE TE TRETE.

    Deri tani lajmi eshte ne 6 ose 7 agjenci lindore, dhe nje perendimore, Irlanden.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 16-05-2007 më 14:56
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    E kam thene dhe e them.. Nese Bushi do arrije ta vizitoje Shqiperine, duke mos pasur parasysh c'fare po behen per ti zgjuar veshet atij, do jete nje "Fitore e madhe"..

    Pse? Sepse ne rradhe te pare do u leje te ditur "Miredashesve fqinje" qe ne nuk jemi ne nivelin e tyre te merremi me intriga..

    Gjithsesi i trembem shume vizites se Bushit.. Sepse nuk i dihet c'fare mund te "kurdisin"
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #5
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Gjithsesi i trembem shume vizites se Bushit.. Sepse nuk i dihet c'fare mund te "kurdisin"
    Mos ki frik zemra, nji jav para se t'vi Bushi, Sala i dorzo çelsat e Shqypnis atyre ustallarve te CIAs
    Do t'mori molli t'nigjosh ne nji gjinkall ate jav.

    M'qelloi t'isha per pun n'Vjen ne te njejten kohe kur ishte Bushi, vjet.
    E moren me qera te gjith qytetin, me metro, autostrade aeroport e t'gjitha
    Ndryshuar për herë të fundit nga drity : 16-05-2007 më 15:26
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Gjithe muhabeti ka ndodh para filologjikut, ne nje lokal te sapohap para 3 ditesh. Ka mundesi te jene hesape personale, se menyra si eshte bo eshte thjesht paralajmeruse per territore e pune te tilla. Megjithate te ben te mendosh pikerisht fakti qe nqs une do doja nje lajm nderkombetarisht te zhurmshem te tipit "Shpërthim afër ambasadës amerikane në Tiranë", pikerisht do te vendosja nja 10 gram dinamit ne nje vend, ne dukje krejt pa lidhje, aty rrotull, qe ne syte e lexuesit qe s'ia ka idene do shenohet si sulm kunder vete ambasades apo si tip gjendje e tendosur...

    etj

  7. #7
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    dhe mos harroni te beni nga 5 rrocopoca, se Shqiperise s'i dalin llogarit kshu sic jena - kush le gruan pa e kenaq denohet me ligj

  8. #8
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga riu
    Gjithe muhabeti ka ndodh para filologjikut, ne nje lokal te sapohap para 3 ditesh. Ka mundesi te jene hesape personale, se menyra si eshte bo eshte thjesht paralajmeruse per territore e pune te tilla.
    Megjithate, ata qypat n'qeveri, dhe veçanerish ata kompetentat e informacionit, mund ti bojn thirrje popllit (me lezet natyrisht) qe osht mire me e ftof içik gjakun kte mujin e ardhshem.

    Personalish i boj thirrje gjith bashkatdhetarve qe ti shtyme te gjitha vrasjet dhe pislliqet e tjera te planifikume, per mas vizites se Bushit.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #9
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Çja kepusni kot fare dhe ju nganjehere, lexoni nje lajm ne gazete edhe me vrap ta bejme copy paste ne forum. Po rrini o djema e vajza se gazetat te ndertojne pallat prej kartoni dhe me e forta iu fut dhe te jetoni te ky pallati nga kartoni.

    Sa per ngjarjen. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal perballe Fakultetit te Filologjikut ne Tirane dhe jo aq afer me ambasaden amerikane, pasi eshte dhe ne nje rrugice e jo ne rruge kryesore.
    Lenda plasese nuk ishte as bombe siç pretendojne gazetat e as arme berthamore. Ishte nje lende plasese e tipit shashke dhe kamarieria vrau pak doren dhe pak faqen ngaqe e kishte afer fytyres e kaq. Kam qene prezent aty kur ndodhi kjo, dhe policia jone e famshme na mbajti nja 2 ore aty duke bere kontrolle e verifikime te rastit.
    Kshu pra qe kur te lexoni gazetat kini parasysh dhe koeficientin gazetaresk, qe per mendimin tim eshte nder koeficientet me te medhenj qe mund te egzistoje.

    Imperator
    Albanian Perandory

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Shembja e Albanides ?
    Kush qendron pas ketyre kurthave ?
    A iu ka ardhur fundi udheheqesve tanë ?
    Qeshu rini qeshu, bota eshte e jote....

    Si duket neve na kane derguar telegramin rusoserbo greket, mirepo neve ende nuk e kemi kuptuar ende mesazhin e tyre qe ata dojne me çdo kushte ta permbysin Albaniden ne ballkanë.

    Mirepo kam edhe nje shprese; pas kesaje permbysjes do te lulzoje populli yni me njerez te ri se me keshtu nuk shkonë prandaje me besoni mezi po pres kete permbysje se jemi lodhur...
    Imazhin qe e patem te keq vetem sa filluam ta permiresojmi por qe perseri na dalin kunguj mbi ujë...

    Pa u kthye vete ne mergata, ne ate vende kurre nuk do kete perparim, kete jam i bindur !
    DUhet fshire te gjithe mashtruesit e njerzit e shitur se vetem keshtu pastrohet vendi ne menyre te forte.
    I ka ardhur fundi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 16-05-2007 më 16:02

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 1990-2007, 100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 17:30
  2. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  3. Kishat dhe Misionet e Veprimit Katolik ne Shqiperi
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 16:50
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Ihsan Qereshniku
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2002, 15:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •