Te pershendes per Zellin dhe Sellin qe ke o Brar. Edhe Patrologjise se Jean Paul Migne's ja ke kaluar me shkrime.
Te pershendes per Zellin dhe Sellin qe ke o Brar. Edhe Patrologjise se Jean Paul Migne's ja ke kaluar me shkrime.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Ambasadori holandez van Voorst tot Voorst dhe Erion Veliaj, si Ulenshpigel dhe Lame Gudzak
14 May 2007
Nga Kastriot Myftaraj
- Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Sëeder van Voorst tot Voorst u shfaq javën e kaluar në krah të Erion Veliajt në një takim me studentët e Universitetit të Shkodrës.Që prej vitit 2003 kur u krijua Lëvizja “Mjaft”, dyshja ambasadori holandez dhe drejtori i Lëvizjes “Mjaft”, është bërë si dyshja folklorike e Vendeve të Ulëta Til Ulenshpigel-Lame Gudzak, që ishin një çift aventurierësh gazmorë, që bënin një jetë të këndshme duke mashtruar të tjerët. Këta të dy lexuesi shqiptar i njeh nga libri i Sharl De Koster “Aventurat e Til Ulenshpigelit dhe Lame Gudzakut”. Se ç’janë zbavitjet e këtij çifti të ri “Ulenshpigel-Gudzak”, Voorst tot Vorst-Veliaj kjo mund të merret me mend kur Veliaj vitin e kaluar, pas shfaqjes së fotografive kompromentuese të orgjive homoseksuale të lëvizjes “Mjaft” i quajti ato party të pafajshme ku kanë marrë pjesë dhe diplomatë të huaj. Sigurisht, në sensin holandez të pafajësisë, kur Holanda është një vend që ka filluar të quhet “Sodoma” e Europës, ku homoseksualët kanë një status të nderuar, ku droga është legalizuar (thuhet për të lehtat, por mund të gjesh edhe droga të forta të kamufluara), dhe ku po diskutohet seriozisht edhe për legalizimin e pedofilisë. Në Universitetin e Shkodrës ambasadori holandez dhe Veliaj shkuan për të folur për problemet e shoqërisë shqiptare në lidhje me standardet e lirisë dhe të demokracisë. Por vetë bashkëpunimi i çiftit ambasadori holandez-Veliaj është një simbol i dhunimit të standardeve për të cilat ka folur dhe flet vazhdimisht ambasadori holandez në Shqipëri dhe disa homologë të tij që mbështesin Lëvizjen “Mjaft”. Ambasadori holandez duhet të kishte shkuar në Universitetin e Shkodrës, si dhe në universitetet e tjera shqiptare që në kohën kur ambasada holandeze kishte ndarë një shumë lekësh për të sponsorizuar një lëvizje qytetare rinore në Shqipëri të llojit të “Mjaft” dhe të ishte takuar me studentët të cilëve do t’u kërkonte që të grupuar të paraqisnin pranë ambasadës holandeze ide dhe projekte për një lëvizje të tillë, duke konkurruar në një garë për të fituar donacionin e dhënë nga ambasada holandeze. Kështu duhet të kishte vepruar ambasada holandeze në rast se i ka seriozisht parimet në bazë të të cilave pretendon se vepron, të lirisë dhe demokracisë. Por, në vend që të vepronte kështu, ambasada holandeze zgjodhi mënyrën totalitare, madje masone, duke ia dhënë donacionin një njeriu të përzgjedhur në mënyrë konspirative, Erion Veliajt si dhe entourage të tij. Edhe prezantimi i Lëvizjes “Mjaft” në vitin 2003 u bë në mënyrë okulte. Para se të prezantohej publikisht Lëvizja “Mjaft” u bë një fushatë gjigande publicitare me reklama në televizione gazeta, bill-boarde në rrugë etj., e cila fushatë qe konceptuar në formën e një puzzle, duke u paraqitur vetëm figura e gjurmës së kuqe të pëllëmbës së dorës njerëzore. Vetëm pasi kureshtja e publikut u nxit për një kohë të gjatë, u shfaq ekipi i misterioz që fshihej pas pëllëmbës së kuqe dhe prezantoi Lëvizjen “Mjaft”, me gjërat që tashmë i njohim. Me këtë rast u bë e ditur se donacionin fillestar për këtë lëvizje e pati dhënë ambasada holandeze me një shumë prej 400 mijë euro dhe se Lëvizja “Mjaft” mbështetej dhe nga Fondacioni “Soros”. Ironikisht, donatorët e huaj të Lëvizjes “Mjaft” dhe themeluesit e Lëvizjes “Mjaft” i dhunuan parimet që pretendonin të potenconin dhe të mbronin në shoqërinë shqiptare, të transparencës, debatit të lirë, konkurrencës dhe kompeticionit në shoqërinë civile, lirisë, demokracisë etj. Pra, Lëvizja “Mjaft” lindi si një përbindësh-organizatë masonike, okulte, instrument i qendrave të dyshimta ndërkombëtare që veprojnë me anë të diplomacisë të vendeve të vogla perëndimore si Holanda. Përzgjedhja e njerëzve u bë me metoda masonike se ambasada holandeze në këtë rast vepronte për llogari të multimiliarderit hebre Soros që me instrumentet e veta në Shqipëri donte të nxirrte në krye të “Mjaft” një grup njerëzish me identitet kriptohebre që donte t’i promovonte si elitën e re shqiptare. Deri më sot denoncimin në Shqipëri të Lëvizjes “Mjaft” si një grupim masonik, instrument i një konspiracioni ndërkombëtar, e kam bërë vetëm unë. Këto ditë një denoncim në terma të tilla erdhi dhe nga një prej deputetëve më inteligjentë të Kuvendit të Shqipërisë dhe një prej pak intelektualëve vërtet të kompletuar që gjenden në politikën shqiptare, Pëllumb Xhufi. Xhufi u shpreh ditën e shtunë se Lëvizja “Mjaft” “gjithnjë e më shumë po transformohet në një grupim masonik, në një pushtet okult i specializuar në shantazhin politik”. Z. Xhufi sigurisht që si historian dhe njeri që ka lexuar shumë nga literatura e konspiracioneve ndërkombëtare, di se ç’thotë dhe i njeh mirë gjërat, por gjithsesi ajo që thotë është shumë më pak se ajo që ai di për Lëvizjen “Mjaft” dhe puppet masters që qëndrojnë pas saj. Është shumë interesant bashkëpunimi në krijimin dhe mbështetjen e Lëvizjes “Mjaft” midis ambasadës holandeze dhe Fondacionit “Soros”. Duke perifrazuar atë shkrimtarin e Romës së Vjetër, që thoshte për Romën e kohës së vet, të fillimit të rënies, se nëse do të shkruash, është vështirë mos të shkruash satirë, unë do të thosha se në këto rrethana është vështirë mos të krijosh teori konspiracioni, dhe se ata që i bëjnë këto veprime, ambasada holandeze dhe Soros, ushqejnë teoritë historike të konspiracionit. Soros është një financier hebre dhe teoria e konspiracionit hebre për sundimin e botës, së cilës në të vërtetë unë nuk i besoj, fillon pikërisht në Vendet e Ulëta (pjesa më e madhe e Holandës së sotme) në shekullin XVI, në kohën kur jetonte Tilbert Ulenshpigeli. Atëherë Vendet e Ulëta qenë nën sundimin e Spanjës, e cila atëherë qe superfuqia e vetme e kohës, duke pasur një perandori të pamatë koloniale në dy Amerikat, si dhe duke qenë se mbreti i saj, Karli V, mbante dhe titullin e imperatorit të shenjtë roman, në sajë të të cilit kishte sundimin mbi pjesën më të madhe të Europës së sotme. Derisa qendra e pushtetit politik dhe e fuqisë ushtarake ishte në Spanjë, në provincën e vogël të imperisë, në Vendet e Ulëta, u krijua dhe erdhi duke u fuqizuar një qendër tjetër fuqie, asaj financiare, me bankat e Anversës, Amsterdamit dhe qyteteve të tjera të Vendeve të Ulta, të kontrolluara kryesisht nga financierë hebrej, paraardhës të Soros. Atëherë ndodhi një gjë e çuditshme që superfuqia falimentoi duke qenë debitore tek një nga provincat e saj më të vogla, bankat e Vendeve të Ulta. Atëherë pasuritë e pamata të Spanjës, në ar, argjend, diamante dhe gurë të tjerë të çmuar, të sjella nga kolonitë, përfunduan në kasafortat e financierëve hebrenj të Anversës dhe Amsterdamit. Edhe Anglia në atë kohë ishte debitore në këto banka, duke i shlyer borxhet me anë të shitjes së leshit për manifakturat e Vendeve të Ulëta, dhe duke u bërë praktikisht koloni e tyre. Kjo situatë përbënte shkakun e vërtetë të fushatave spanjolle kundër Vendeve të Ulëta, ku spanjollët i tërhiqnin pasuritë përrallore të bankave të Anversës, qytet të cilin edhe e plaçkitën, shumë më tepër se mbrojtja e fesë katolike, që ishte motive i shpallur i luftës. Më pas rolin e Vendeve të Ulëta si qendra bankare e botës do ta merrte Zvicra, por Vendet e Ulëta (prej ndarjes të të cilave më pas u krijua Holanda), do të mbeteshin përsëri një vend me rol të madh në planet e asaj elite ndërkombëtare fuqia e së cilës zë fill pikërisht atje në shekullin XVI. Sot një prej njerëzve të kësaj elite ndërkombëtare është George Soros, protektori i deklaruar i Lëvizjes “Mjaft”, e cila është zyrtarisht pjesë e “Rrjetit të Shoqërisë së Hapur” të Soros. Soros është një prej anëtarëve dhe ekzekutorëve më të rëndësishëm të një oligarkie globale, e cila me qëllimin final të sigurimit të fitimeve sa më të mëdha, kërkon që të manipulojë proceset historike, do të thotë formësimin e ardhmërisë globale në rrafsh politik. Objektivi është që bota të formësohet sipas atij modeli politik që i konvenon një plutokracie ndërkombëtare, në mënyrë që kjo e fundit të eksploitojë (shfrytëzojë botën), duke i përdorur pjesën më të madhe të vendeve të botës si tregje për shitjen e mallrave të prodhuara nga disa multinacionale në vendet e pasura dhe mos të prodhojnë vetë, duke eksploituar lëndët e para të tyre, krahun e lirë të punës, duke i përdorur për pastrimin e pareve të pista, si areale gjuetie për skema fitimprurëse spekulimesh financiare, ku fitohet duke shkatërruar periodikisht monedhat e këtyre vendeve, si vende ku kultivohet droga dhe prosperojnë trafiqet e të gjitha llojeve, që nga qeniet njerëzore deri tek armët, pjesa e luanit nga paratë e të cilave tekefundit përfundon në kasafortat e kësaj oligarkie ndërkombëtare. Që të arrihet e gjithë kjo gjë duhet që në këto vende të ketë në pushtet elita dhe veçanërisht lidershipi politik me prirje kozmopolite, të cilëve u mungon devocioni ndaj atdheut dhe interesit nacional. Bota ideale për këtë plutokraci internacionale është një botë ku është reduktuar në maksimum rëndësia e shtetit-komb me të drejtën e vet të sovranitetit dhe me funksionet e veta si garant i mbrojtjes së interesave të popullsisë vendase, përballë kompanive multinacionale, që kanë si interes të vetëm fitimin dhe rentabilitetin e investimeve të veta, pa u preokupuar shumë për gjendjen e popullsisë vendase, si dhe spekuluesve financiarë ndërkombëtarë që atakojnë monedhat vendase, duke u larguar me fitime të mëdha, si dhe duke lënë pas vende me ekonomi të shkatërruar. Shteti-komb që shpesh mbron prodhimin vendas dhe bën luftën kundër krimit dhe trafiqeve me mënyra efikase, shihet si pengesë për manjatët internacionalë, që duan të shfrytëzojnë popujt e botës dhe t’u vjedhin atyre resurset dhe frytet e punës, dhe që shpesh kanë interesa të përbashkëta me krimin e organizuar ndërkombëtar, paratë e të cilit i qarkullojnë dhe pastrojnë. Prandaj Sorosi, si përfaqësues par excellance i kësaj elite ndërkombëtare, i ka deklaruar luftë të hapur modelit të shtetit-komb, duke sponsorizuar me fondacionet e veta në vende të ndryshme elita kozmopolite, të cilave u mungon përkushtimi ndaj interesit nacional, si dhe duke atakuar ata që e kanë përkushtimin nacional. Formula e Sorosit, dhe njëherësh arma e tij, është e thjeshtë, ai lufton për hapjen e atyre që ai i quan “shoqëri të mbyllura”, sipas modelit të asaj që ai e quan “shoqëri e hapur”. Si “shoqëri e mbyllur” në fakt shihet çdo vend ku ka prirje për të fuqizuar modelin e shtetit tradicional që kryen funksionet e veta në mbrojtje të interesave të popullsisë së vet. Kështu, krijohet skema e konfliktit “shoqëria civile kundër shtetit”. Shteti vihet nën presion e të ashtuquajturës “shoqëri civile”, që merr tiparet e një gueriljeje civile, shembulli më i mirë i së cilës janë veprimet e Lëvizjes sorosiane “Mjaft”. Ajo që sot bëhet në vende si Shqipëria, është vetëm eksperimentimi i asaj që në të ardhmen do të bëhet edhe në vendet më të mëdha dhe të fuqishme perëndimore, për të reduktuar funksionin e shtetit në to. Bashkëpunimi i ambasadës holandeze në Shqipëri me Sorosin në këtë eksperiment, është në traditën e bashkëpunimit që holandezët filluan me financierët hebrenj në shekujt XV-XVI, duke u siguruar atyre një vend prej nga ku shumë shpejt do të kontrollonin financat botërore. Është shumë interesante se përse profesor Xhufi u bë target i Lëvizjes sorosiane “Mjaft”. Kjo ndodh se Xhufi është një politikan, i cili ka shprehur përkushtim të theksuar nacional, në atë aspekt ku vërtet veifikohet përkushtimi nacional i një politikani shqiptar, në marrëdhëniet shqiptaro-greke. Prandaj Xhufi është vënë në shënjestër. Kjo kuptohet edhe nga fakti se revista “Mapo”, që është praktikisht organ i Lëvizjes “Mjaft” në numrin e datës 21 prill 2007, e paraqiti si skandal një deklaratë që iu atribuua ambasadorit shqiptar në Athinë nga një gazetë greke se shqiptarët preferojnë italianët që sillen me ta shumë më mirë se grekët, pa e verifikuar nëse ambasadori e kishte thënë dhe pa shpjeguar se përse ishte skandal se një ambasador shqiptar kishte guxuar të mbante një qëndrim dinjitoz me grekët, kur grekët vërtet sillen me shqiptarët shumë më keq se italianët. Titulli i madh në kapakun e përparmë të kësaj reviste ishte “Skandali i ambasadorit”, duke vazhduar më tutje me një citim të Minarollit sipas gazetës greke “Të dashurit e mi ju humbët! Preferojmë italianët!” Kështu nda doli se Lëvizja “Mjaft” bëka praktikisht lobing Greqisë në Shqipëri! Me këtë shpjegohet dhe atakimi i Xhufit. Në takimin e vet me studentët e Universitetit të Shkodrës, ambasadori holandez u shpreh se “Unë nuk hezitoj të mbështes para jush dhe publikisht rolin konstruktiv që presidenti Alfred Moisiu ka mbajtur në lidhje me çdo çështje të prekshme të politikës shqiptare dhe të vendit”. Për veprimet e Presidentit Moisiu mund të thuash shumë gjëra, edhe se ai ka vepruar mirë kur ka frenuar disa veprime të gabuara autokratike të Berishës, por të flasësh në terma absolute për rolin e Moisiut, duke i quajtur veprimet e tij konstruktive në çdo çështje, kjo do të thotë të zbulohesh si bashkënxitësi i disa veprimeve antikushtetuese prej autokrati të Presidentit Moisiu. Me këtë deklaratë ambasadori holandez tregoi se ai është bashkënxitësi i Presidentit Moisiu për promovimin nga ana e këtij të fundit të modelit autoritarist nga ana e Moisiut në institucionin e Presidentit të Republikës, kur për më tepër Moisiu nuk ka një mandat të ardhur nga vota popullore. Tashmë ambasadori holandez u zbulua si bashkëpërgjegjës me Moisiun për atë që ky i fundit e ka interpretuar me tendencën e zgjerimit të kompetencave të veta funksionin e Presidentit të Republikës, që në një republikë parlamentare siç definohet Shqipëria në nenin 1 të Kushtetutës, duhet të jetë ai i noterit të parë të republikës, që merret me aspektin procedural dhe jo përmbajtjesor të vendimeve dhe të ligjeve të parlamentit dhe të qeverisë. Përndryshe Moisiu i interpreton kompetencat e Presidentit nga pikëpamja e një republike presidenciale, duke kthyer mbrapsht ligje për përmbajtjen e tyre, duke i dhënë Presidencës prioritet në vendimmarrje për emrat e titullarëve të institucioneve kryesore të vendit, dhe për më tepër Moisiu ka bërë gafën skandaloze që të kthejë mbrapsht ligje me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën, siç bëri së fundmi dhe me ligjin e ashtuquajtur për gjobat, duke uzurpuar kështu atributet e Gjykatës Kushtetuese, gjë që në fakt është e paimagjinueshme edhe në një republikë presidenciale. A ka mundësi që ambasadori holandez mos ta ketë kuptuar se, kur Presidenti i koncepton në sens zgjerues të kompetencave të veta këto dispozita, atëherë këtu jemi para një anomalie të çuditshme në një republikë parlamentare, duke u shndërruar parlamenti në një variabël të Presidentit të Republikës? Është për t’ u habitur që ambasadori holandez nuk preokupohet nga rreziku i instalimit të autoritarizmit që vjen nga fakti se në Kushtetutë dispozitat mbi kompetencat e Presidentit janë evazive dhe i lë atij hapësirë për të zgjeruar pushtetin e tij mbi gjykatat (Presidenti emëron anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese dhe parlamenti jep vetëm pëlqimin për këtë gjë), Prokurorinë(presidenti emëron kryetarin e tij me pëlqimin e parlamentit), SHISH (Presidenti e emëron kryetarin e SHISH pa pëlqimin e parlamentit), Kontrollin e Shtetit, diplomacinë, universitetet (Presidenti emëron rektorët), Bankën e Shqipërisë (Presidenti emëron guvernatorin e saj me pëlqimin e parlamentit), shefin e shtabit të përgjithshëm etj. Pa përmendur këtu kompetencat e vetëshpallura, si shqyrtimi i pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Kur ambasadori holandez deklaron se Presidenti Moisiu ka pasur rol konstruktiv në çdo çështje, ai duhet të na sqarojë diçka në lidhje me skandalin “Albatros”, ku doli një audioregjistrim i një bisede ku një zyrtar i qeverisë u kërkonte nipave të Presidentit që Presidenti të shkarkonte kryeprokurorin që të pushonte përndjekja ndaj kompanisë së tyre, por në audioregjistrim dëgjohej qartë njëri prej nipave të Presidentit të thoshte se shkarkimin e kryeprokurorit e kanë ata në dorë dhe jo Presidenti, duke e quajtur Prokurorin e Përgjithshëm “një bythë Sollaku”? Erion Veliaj, njeriu që ambasadori holandez kishte në krah kur bëri deklaratën për rolin e Presidentit, pas daljes së këtij audioregjistrimi, protestoi për shantazhin që qeveria i bënte Presidentit me anë të biznesit të të afërmve të vet, megjithatë nuk protestoi për faktin që Presidenti i kishte lënë çështjet e rëndësishme shtetërore në dorë të nipave të vet. I pyetur për këtë çështje në emisionin “Fakt”, në Nesër Tv, në mars të këtij viti, Veliaj u përgjigj se atij nuk i interesonte kjo çështje (?!) se nipat e Presidentit janë persona privatë dhe se me ata duhet të merren institucione të tjera. Por Veliaj, njeriu në krah të ambasadorit holandez, nuk e shpjegoi sesi do të zgjidhet problemi kur problemi me këta persona privatë është se ata kanë marrë në dorë kompetencat e kreut të shtetit dhe kontrollin mbi institucionin e akuzës. Institucioni që duhej të merrej me ta në këtë rast është Prokuroria, por atë ata e kanë në dorë!!! Ky është autoritarizmi nepotik, lloji më i keq i autoritarizmit. E megjithatë ambasadori holandez flet për rol konstruktiv të Presidentit të Republikës, kur Prokurori i Përgjithshëm i varur prej tij, kontrollohet nga familjarët e Presidentit, për të cilët kryeprokurori është “një bythë”! Nuk është e vështirë të merret me mend se kështu janë për ta edhe drejtuesit e të gjitha institucioneve në varësi të Presidentit dhe parlamenti. Kur ambasadori holandez e quan konstruktiv rolin e një Presidenti për të cilin janë zbuluar gjëra të tilla, atëhere duket se z. Voorst tot Voorst sillet si ai personazhi i pavdekshëm i folklorit të vendit të vet, Til Ulenshpigeli, që kur u mblodhën njerëzit të shikonin pikturën që ai kishte marrë përsipër të bënte në një mur, u tregoi murin e bardhë duke u thënë se pikturën mund ta shikonte vetëm ai që ishte fisnik, kështu që të gjithë nga frika se nuk do të dukeshin fisnikë filluan të bëjnë garë se kush të çmonte më tepër pikturën inekzistence. Në këtë rast unë marr përsipër të bëj rolin e asaj shërbëtores që tha të vërtetën për “tablonë“ e Ulenshpigelit, pra se shikonte vetëm murin e bardhë dhe asgjë nga ato që dëgjonte. Z. Voorst tot Voorst duhet ta dijë se ata të rinj universitarë, që ai shkon t’i manipulojë duke pasur në krah Erion Veliajn, dhjetëra mijëra të rinjve të diplomuar që do të donin të angazhoheshin në shoqërinë civile dhe në politikë, që do të donin të ishin palë në një garë të ndershme, duke aplikuar me projektet e tyre dhe duke marrë donacionet Ambasadës holandeze, të USAID, agjencive të tjera, Fondacionit “Soros”, për projekte si Lëvizja “Mjaft”, kur shikojnë se për këto gjëra jo vetëm që nuk ka garë të ndershme, por nga kjo pikënisje e pandershme bëhen edhe lançime në politikë të individëve të caktuar, atëherë njerëzit me prirje për aktivizëm civil dhe politik që mbeten të përjashtuar, do ta shohin legjitime që të përdorin mënyra të tjera për ta kundërshtuar këtë sistem, praktikisht totalitar. Kështu lindin lëvizjet revolucionare, të cilat kërkojnë të tjerë donatorë që nuk mungojnë në botën e sotme.
gazeta sot
Krijoni Kontakt