Asnje eshte e pamundur se helebete levizje eshte dhe Mjaft dhe njeresit levizin; gje e mrie kjo po kete her Ja ke fut kot, tamam Sot mo! Mos e keni ngatarru me ndonje tjeter qe ka ik nga Mjaft ke LSI?
Pastaj me ke te flasesh me Sot- kastrioit?
Asnje eshte e pamundur se helebete levizje eshte dhe Mjaft dhe njeresit levizin; gje e mrie kjo po kete her Ja ke fut kot, tamam Sot mo! Mos e keni ngatarru me ndonje tjeter qe ka ik nga Mjaft ke LSI?
Pastaj me ke te flasesh me Sot- kastrioit?
koha eshte armiku i vetem qe kam
Bashkia e Tiranës dhe MJAFT si banda e Haxhi Qamilit !
I varferI mire
Tuesday, 01 May 2007
Kryetari i Bashkisë së Tiranës vazhdon të mungojë në detyrën e tij si qytetari i parë i këtij qytetit,. Gazeta “Sot” e ka ngritur disa herë këtë shqetësim, por rast me flagrant i bojkotit dhe indiferencës ndaj shqetësimeve të qytetarëve është ai mungesës së Ramës gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Tiranës ku diskutohej çështja e miratimit të buxhetit për 2007 për këtë bashki. Shumica e majtë e bashkisë së Tiranës ka arritur të miratojë buxhetin për vitin 2007 të kësaj bashkie. Edhe pse me votat kundër të përfaqësuesve të djathtë dhe me debatet e shumta edhe midis vetë të majtëve, Edi Rama, i cili ka munguar gjatë kësaj mbledhjeje të rëndësishme për institucionin që ai drejton, ka arritur të bëjë të mundur miratimin e buxhetit. Buxheti i Bashkisë më të madhe në vend pritet të përbëhet nga 1.5 miliardë lekë të akorduara nga qeveria së bashku me 4 miliardë lekët që do të mblidhen nga administrata e varur nga zoti Rama. Mosprania e Ramës në mbledhje është kundërshtuar në mënyrë të hapur nga anëtarja e Këshillit Bashkiak Monika Kryemadhi si dhe nga përfaqësues të tjerë të së majtës. Kryemadhi është shprehur pro miratimit të buxhetit bashkiak edhe pse ka shprehur rezervat e saj ndaj tij. Që kur është zgjedhur në krye të PS, Rama i ka braktisur një milion qytetarët e Tiranës duke u marrë më shumë me problemet partiake të partisë që ai drejton. Rama shkon rrallë në bashki, duke u marrë me fushata e reformime të saj, edhe pse është kryebashkiaku i kryeqytetit, në vend që të merret me rrugët e prishura, ato që kanë muaj që kanë nisur rikonstruksionin por asgjë nuk ka përfunduar, problemet me trafikun etj. Ndërkohë që ky institucion është shumë i interesuar që të mbledhë taksat dhe nga ana tjetër nuk jep asnjë llogari për transparencën se ku shkojnë këto fonde.
Na ishte nje here ............ por............. sesi u zhduk as vet se di......................Aaaa Na u mbars mali e c'na dha ???????????? nje Mi!!!!!!!!!!!!
Vazhdojnë me sukses politikat e fermentimit të “rrushit” në Partinë Socialiste
Thursday, 03 May 2007
Nga Pirro Prifti - Bëmat dhe gjëmat në Partinë më të madhe të opozitës nuk kanë të sosur. Sapo një palë pajtohet me kryetarin e ri një palë tjetër grindet.Manipulimet dhe zhvillimet nën rrogoz aq të dashura për anëtarët e vjetër që sot kërkojnë me forcë për çudi “një anëtar një votë”, njëlloj si të rinjtë, janë bërë njëlloj statuti i fshehtë me anë të të cilit zakonisht janë zgjidhur e zgjedhur shumë probleme të rëndësishme të Partisë dhe që mendohet të zgjidhen edhe sot e në të ardhmen duke treguar edhe një herë e më së miri se fermentimi i rrushit në atë Parti në mund të quajmë kështu lëvizjet dhe grupimet e padukshme të anëtarëve të vjetër e të rinj, futja e bërrylave ndaj miqve të ngushtë, sharjet nën zë dhe intrigat tip merimange gëlojnë, ashtu si gëlon fermentimi i kokrrave të rrushit në butin e madh socialist. Në fakt këtij buti i ka hipur sipër dhe vazhdon ta shkelë me këmbë ish-basketbollisti, i cili po luan me dy topa, por në ndihmë të tij herë pas here hipin e zbresin celebritete të majta apo progresistë të rinj, të cilët tashmë kanë përvetësuar një zakon të ri që nuk e kanë pasur në kohën e Partisë së Punës (sepse atëherë visheshin herë si kryetari Mao apo si sh. Enver, e më `të thjeshtët` visheshin si Lei Feni) - atë të kujdesit për kostumet e reja firmato, këpucët herë me maja që shërbejnë për të qëlluar lehtësisht vartësit aty ku duhet e në shenjë, e herë me taka për të fundosur ndonjërin që kanë përposh, këmishët sipas modës së këmishës së presidentit të Francës, e në veçanti kollaret, të cilat nga koha që i shanin `gjuhë lope` e deri tani që i mbajnë si lecka për të verbuar elektoratin e tyre. Fermentimi vazhdon me sukses kur ke parasysh që kjo u vjen për shtat dhe disa individëve që kanë shijuar pushtetin, por që tani kanë hyrë përsëri në labirintet e intrigave brenda PS, labirinte në të cilat të jepet mundësia të hedhësh kollaj gurin dhe të fshehësh dorën, por ata sigurisht nuk e kanë lexuar se çka thënë Lord Acton (1832 – 1902) për pushtetin: ‘Pushteti priret të korruptojë, ndërsa pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute’. Megjithatë, siç e ka thënë gjithashtu Francis Bacon (1561-1626) se `Shpresa është një mëngjes i mirë, por një darkë e keqe`, shumëkush nuk e ka harruar zgjedhjen e Kryetarit të ri të PS (i cili u zgjodh përsëri pas 2 vitesh edhe Kryetar i Bashkisë, pra duke vazhduar të luajë me dy topa nga të cilët sigurisht asnjërin nuk e fut dot në kosh) sesa me kënaqësi e zgjodhën po ajo bazë progresistësh, të cilët tani skërmisin në heshtje dhëmbët vetëm pasi i kanë dhënë ngërdheshjen e rastit Kryetarit kur ai kalon ashtu si papritur për në zyrën e tij, ngërdheshje që Kryetari e kupton fare mirë që s`janë aspak miqësore. Tani në vigjilje të rizgjedhjes së një kryetari të ri Partie më 12 maj, mund të shihet qartë që lufta për pushtet është më e fortë se kurrë dhe se nuk ka kurrfarë rivaliteti brezash në këto zgjedhje (siç pohojnë disa analistë të blerë nga e majta për të lustruar realitetin gri të kësaj Partie ylberisto-rozë), sepse kjo parti nuk është as të paktën si vëllazëria e ujqërve (në të cilën ka një farë dinjiteti prej ujku), por në fakt është një rivalitet i veçantë i trashëguar nga e kaluara e errët e PPSH-së në të cilën individi partiak që dilte `në dritë` e hante dhe kush rezistonte pa dalë në dritë, por rrinte në hijen e rëndë të komandantit dhe shfaqej pasi ai e shtynte –fitonte (dhe sovrani i atëhershëm e donte gjithashtu). Sot është po e njëjta gjë, veçse në butin ku fermentohet rrushi i vjelur nga e majta e `parcelës së qylit` (kupto Shqipërinë) po përpiqen ta përpunojnë (pasi e kanë shkelur e shtypur edhe më parë) edhe individë të spikatur të asaj Partie, të cilët ku me sofizma, ku me neologjizma prapë se prapë nuk mund t`ia dalin koprolalisë së gardës së vjetër, e cila akoma nuk dihet se me cilën anë është distancuar. Por për kryetarin aktual të Partisë është më mirë të ndodhë siç e thotë dhe Shekspiri : `Miqtë e paftuar janë shpesh të këndshëm vetëm kur ikin`; kështu që ai vazhdon të shtypë, të observojë fermentimin me qejf dhe të largojë ata që s`do pa pikë mëshire e frike, sepse e di mirë që vera që do të dalë do të pihet vetëm nga ai dhe nga të emancipuari(a)t e rinj të ardhur. Megjithatë Katarsistët, kritizerët e modës së vjetër, të rinjtë e molepsur me paranojën e së kaluarës, dhe nanoistët e fshehtë, kanë pak gjasa që të fitojnë ndaj Kryetarit të ri të Butit Socialist nëse nuk bashkohen nën Çadrën e vjetër, por të sigurt të parullës së vjetër e të huazuar të Ramiz Alisë: `Unitet nuk do të thotë unanimitet`. Në këto momente ai që thotë të vërtetën është `armikja` e vjetër e PS po të përdorësh terminologjinë e luftës së klasave ose më mirë PD, sepse siç ka thënë Katoni plak: ` Armiqtë keqdashës të bëjnë më shumë shërbime se miqtë e këndshëm; të parët shpesh thonë të vërtetën, të dytët s`e thonë kurrë`, pra Socialistët i mësojnë të vërtetat brenda Partisë së tyre nga deklaratat e PD-së si e vërteta e fundit për E. Braçen dhe E.Ramën, emrat e të cilëve janë përmendur në analet e policisë italianë sipas të dhënave të (Mediave shqiptare). Mund të thuhet vetëm një gjë me siguri se fermentimi i kalbësirave në vend të rrushit safi do të vazhdojë për një kohë të gjatë në atë Parti derisa nuk do të ketë një sqarim të pozicioneve të njëri-tjetrit haptazi, përderisa nuk do të ketë një autokritikë të vërtetë mes tyre, përderisa nuk do të vihet gisht në plagë siç e kërkonte Shën Thomai, e përderisa shtypësi dhe shkelësi i butit nuk do ta ketë mendjen edhe tek kungulli i dytë që mban nën sqetull ai i Bashkisë, sepse është shumë e vështirë në mos me thënë e pamundur të drejtosh, të menaxhosh, të administrosh dhe të orientosh drejt dy profile krejt të kundërt: atë të pushtetit më të madh lokal dhe atë të Partisë më të madhe të Opozitës. Gjithçka për një lexues të thjeshtë do të dukej se ky shkrim do të ishte një blasfemi e zakonshme analistësh që e kanë inat njërin apo tjetrin kryetar partie apo që janë blerë për të shkruar artikuj herë kundër të majtës e herë pro saj dhe anasjelltas për Pozitën. Nuk është aspak e vërtetë dhe është me të vërtetë për të ardhur keq që anëtarët, drejtuesit e një Partie Opozitare kaq të madhe të arrijnë të mos kuptojnë se humbja e 3 korrikut, dorëheqja civile e Nanos, humbja në total e zgjedhjeve lokale, amullia dhe fermentimi i grindjeve e i mërive të përhershme në atë Parti totalisht e mbarsur me paragjykime, nostalgjira, e pseudoparime të majta, të cilat vetëm duke pasur parasysh veprimet e bëra gjatë tetë viteve të pushteti të tyre nuk ishin veçse artifica për të hedhur hi syve, jo vetëm elektoratit të majtë, por dhe Shqipërisë me qëllim pasurimi – nuk po e kuptojnë se rrugëzgjidhja më e mirë për të rehabilituar dhe rikuperuar humbjet në betejat elektorale nuk është lufta brenda llojit, nuk është intriga dhe sharjet e fyerjet por është bërja e një analize të vërtetë për shkaqet, pasojat, gabimet dhe fajtorët e vërtetë të çarjeve dhe humbjeve gjatë viteve të fundit dhe arritja e një bashkëpunimi të vërtetë si me partitë e tjera të majta, krijimi i një koalicioni efektiv dhe marrja e këshillave nga internacionalja socialiste në mënyrë që të dilet nga bataku ku ka rënë. Le të shpresojmë që komentet, analizat, kritikat, të shërbejnë sadopak që ka dhe njerëz që duke i dashur të mirën së majtës i duan të mirën edhe vendit në tërësi sepse pa të majtën nuk ka të djathë dhe anasjelltas dhe si e ka thënë shkrimtari ynë I. Kadare (megjithëse e marrë nga Bibla) :kur gjysma ha gjysmën e tëra s`është më`, pra dhe dëmi më i madh i shkon Shqipërisë, e cila dhe sot e kësaj dite shihet nga bota e fqinjët si një vend ku mund të pritet të ndodhë çdo gjë.
Xhufi: Lëvizja "Mjaft" po kthehet në një grupim masonik
Nënkryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi, akuzoi dje lëvizjen "Mjaft" se po njollos dhe diskrediton padrejtësisht shoqërinë civile, me insinuata të padenja të drejtuara në adresë të deputetëve të caktuar. Xhufi tha se, do të hapë një proçedim penal ndaj drejtuesve të lëvizjes "Mjaft" për shpifje dhe denigrim të dinjitetit të tij, ndërsa theksoi se do t'u drejtohet financuesve të huaj të kësaj organizate për t'i informuar për keqpërdorimet, abuzimet dhe amoralitetin e disa prej drejtuesve të kësaj lëvizje. "Desha të denoncoj para jush, me indinjatë e neveri, insinuatat e padenja të bëra kundër meje në të ashtuquajturin "studim" të fundit të organizatës "Mjaft" mbi sjelljet parlamentare dhe pasuritë e deputetëve. Në mënyrë të përsëritur, oganizata "Mjaft" përmend emrin tim midis deputetëve që nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit. Akoma më keq, kësaj radhe raporti i "Mjaft"-it e rendit emrin tim ndër 10 deputetët më të pasuruar gjatë vitit të kaluar", u shpreh i indinjuar nënkryetari i LSI-së. Ai theksoi se është ndër deputetët që mungon më pak në seancat plenare, ndërsa pohoi se pasuritë e tij nuk janë rritur siç deklarohet në analizën e "Mjaft", por përkundrazi ai rezulton debitor ndaj të tretëve. "Unë do mund ta kaloja me qetësi e indiferencë edhe këtë raport të "Mjaft"-it dhe atakimin e emrit tim në të. Në fund të fundit, raportet, vlerësimet e sondazhet e kësaj lëvizjeje i janë larguar gjithnjë e më shumë të vërtetës. Por problemi është se në këtë rast të fundit kemi të bëjmë shumë më tepër se me një lajthitje për ekses zelli rinor. Kemi të bëjmë me një fabrikim e spekullim të qartë politik, të frymëzuar e të koordinuar që lidhet thjesh me qëndrimet e mia politike si nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputet i kësaj partie", e shpjegoi Xhufi, këtë përdorim të emrit të tij nga lëvizja "Mjaft". Ai ka shprehur keqardhjen e thellë për rrëshqitjen morale e programore të kësaj organizate, që sipas tij po transformohet në një grupim masonik dhe në një pushtet okult i specializuar për shantazh politik. Sipas tij, kjo është më e rëndë se sa sedra dhe nderi i lënduar i një deputeti. "Duke filluar që nga sot si qytetar dhe si politikan, do të jem shumë vigjilent ndaj veprimeve të drejtuesve të lëvizjes "Mjaft", ndërkohë që do hap një procedim ligjor ndaj tyre. Do t'i drejtohem me një letër Kryetares së Inspektoriatit të Lartë të Pasurive për një interpretim ligjor të deklaratës sime të pasurive, të keqpërdorur e të njollosur hajnisht nga drejtuesit e "Mjaft"-it, u shpreh më tej Xhufi, duke prezantuar hapat që do të ndërmarrë më tej për vendosjen e dinjitetit të tij në vend.
Te pranosh humbjen eshte kulture..........
Dikur nuk e "shanin" per te majte levizjen Mjaft kur bashkohej neper mitingjet blu duke bertitur Nano-ik.......
E perse duhet te jete spiunllik apo trdheti, ose per me teper perse i veshin Mjaft-it, Top-it, gazetave dhe mediave faje qe nuk i kane? Perse u quaka faj te mendosh dhe ta shprehesh mendimin, apo te mbrosh ate qe te duket e drejte?!
....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....
E ka gjet Xhufi, pikes i ka rene. Jo po behen, por jane grupim masonik, tjeter gje qe jane tek niveli i zorres se trashe te masonerise, se skane tru te perceptojne me shume, ose me sakte nuk kane deshire.Postuar më parë nga AAAA
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Kontestohet raporti i MJAFT, i dyshimtë
Vihet në dyshim përfundimi i vëzhgimit të lëvizjes MJAFT. Deklarimi i pasurive dhe sondazhi i kryer nga organizata “MJAFT” ka sjellë reagimin e deputetëve të cilët e kanë konsideruar si joreal këtë studim dhe të pabazuar në fakte. Pas reagimit të një ditë më parë të Nikollë Lesit, i cili e ka komentuar këtë fakt si një ngatërresë të madhe që ka bërë sondazhi i kryer për deklarimin e pasurisë së tij, duke u shprehur se pasuria e tij mund të jetë ngatërruar me atë të Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Një reagim i tillë ka ardhur pas shqyrtimit të zyrtarëve pjesëmarrës në sondazh në të cilin ishin përfshirë vetëm deputetëtduke lënë në hije zyrtarët e tjerë të cilët mund të kenë një rritje shumë më të madhe të pasurisë së tyre duke i tejkaluar shumë të ardhurat vjetore të deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP). Kjo gjë që ka sjelle shumë reagime në emrat e atyre të cilësuar si dhjetë individët me rritje ekonomike më të madhe në vend gjatë vitit 2006-2007. Mospërfshirja e deklarimit të pasurisë në sondazh të Kryetarit Rama, duke pasur parasysh dhe marrëdhëniet e tij më të, ishte dhe pika kyçe të cilën Nikolë Lesi e ka cilësuar si një ngatërresë të pasurisë së tij me atë të tij, duke vënë në pah mospërfshirjen në sondazh të përfitimeve ekonomike që ka pasur gjatë kësaj periudhe. Pas reagimit të Lesit, dje në një deklaratë për shtyp ka reaguar edhe edhe Zv/kryetari i LSI-së z. Pëllumb Xhufi, i cili e ka denoncuar në mënyrë publike organizatën “MJAFT” për raportin e nxjerre për deklarimin e pasurive të zyrtarëve si dhe për shumë zhvillime në Parlamentin Shqiptar. Ai e ka cilësuar si të padrejtë deklarimet që MJAFT-ti ka bërë rreth tij, duke u shprehur se ky studim ka qenë i padrejtë rreth situatës së sjelljes parlamentare dhe pasurive të deputetëve. “Unë, do mund ta kaloja me qetësi e indiferencë edhe këtë raport të MJAFT-it dhe atakimin e emrit tim në të. Në fund të fundit, raportet, vlerësimet e sondazhet e kësaj lëvizjeje i janë larguar gjithnjë e më shumë të vërtetës. Por problemi është se në këtë rast të fundit kemi të bëjmë shumë më tepër se me një lajthitje për ekses zelli rinor. Kemi të bëjmë me një fabrikim e spekullim të qartë politik, të frymëzuar e të koordinuar me segmente të pushtetit dhe me media pranë pushtetit dhe që lidhet thjesht me qëndrimet e mia politike si Nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe deputet i kësaj partie’, tha Xhufi. Ndërsa në listën e paraqitur në studim përmendet edhe fakti i atyre që nuk kanë marrë pjesë rregullisht në seancat parlamentare, listë në të cilën figuron dhe Zv/kryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi, nga ky studimi i kryer është nxjerrë që nga 186 seanca parlamentare ka marrë pjesë vetëm në 61 prej tyre. Në deklaratën e tij për shtyp Xhufi u shpreh se “me ndërgjegje të qetë e me shumë përgjegjësi dua të deklaroj se në mënyrë absolute unë jam ndër deputetët që mungojnë më pak (për të mos thënë aspak) në punimet e parlamentit shqiptar. Dhe më tej, jam një deputet që jo vetëm nuk kam shtuar vertikalisht pasuritë e mia, siç thuhet në “studim”, por për shkak banese rezultoj si debitor ndaj të tretëve”. Sipas Xhufit, organizata MJAFT e ka përmendur në mënyrë të përsëritur emrin e tij midis deputetëve që nuk marrin pjesë në punimet e Kuvendit gjë që është përgënjeshtruar në mënyrë të prerë nga ai. Qëndrimi i kohëve të fundit të lëvizjes MJAFT nuk është lënë pa u prekur nga Xhufi, i cili sipas tij në fillimet e saj kjo organizatë e kishte simpatizant të saj, pasi qëndrimi i saj ishte korrekt dhe hapte beteja të drejta dhe gjithëpërfshirëse kundër keqqeverisjes apo veseve e defekteve të shoqërisë shqiptare të kohës, por sot ai shpreh keqardhjen për rrëshqitjen morale e programore të “MJAFT”, që gjithnjë e më shumë po transformohet në një grupim masonik, në një pushtet okult i specializuar në shantazhin politik.
Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 14-05-2007 më 22:41
Ej bura mos u merzisni se kur te vij PSja ne fuqi do kalojne me PD "Majfti" e gjithe keta bicimat e tjere te Soros apo Usaidit!
Kjo eshte moda e org. joqeveritare te frymezuara nga ana tjeter e Atlantikut, t'i bejne qeverite sa me plastike munden! Hajde demokraci hajde.... pse nuk e eksperimentojne dhe ne SHBA por na e importojne vetem kendej nga Bota Trete (Shqiperia)?
Shyqyr Zotit thuaj qe ne Shqiperi mjaftohen vetem me ndarje fletushkash, se andej nga Gjeorgjia dhe Azerbajxhani keta bicimat e Soros dhe Usaid-it ndanin kallash nikova per opoziten!
sipas burimeve te brendeshme e te besushme qe nuk duan te identifikohen.. thuhet se nje grupacion brenda gjirit te organizates politike MJAFT.. kan vendosur te distancohen nga lidershipi i saje tashme qartazi i mustafoedvinozuar e ti kthehen dhe njehere ideve fillestare te nismetareve te Mjaftit..
Meqe Mjaft u konsumua si shtojc e PS-se nismetaret e grupacionit te ri mendojne te startojne nga fundi i muajit nje organizat te re me profil te qarte neutral ne lidhje me partite politike..
Ne.. tha zedhensi i ketij grupacioni.. ergys lamcellaraj .. do te quhemi organizata social-politike-rinore-kombetare me emrin kuptimplot "Boll"..
Mos te kujtoj ndonje kryetar partie tha Lamcellaraj se mund te luaj basketboll me ne Boll-istet e rinj.. duke aluduar keshtu me te kaluaren sportive si basketbollist te kryetarit te nje partie te madhe..
suksese Boll-ave..
Krijoni Kontakt