Shen Alban
Je tip shume kontraverz dhe, për ta bërë një analizë mbi personalitetin tënd është shumë vështirë për të nxjerrë ndonjë konkludim me parime të shëndosha. Unë do t’i përmendi disa karakteristika tua, të cilat e përshkruajnë karakterin tënd pa kurrfarë parimesh.
1. Ti kur diskuton dhe përpiqesh të më japësh “argumente” për “të vërtetat” e tua, mua si person jo që nuk më merr fare në konsideratë por edhe më trajton pjerrët. Më trajton pjerrtaz nga fakti se si me mua, ashtu edhe me të gjithë të tjerët flet nga “pozita jote prej së larti”. Kjo dmth. se ti përpiqesh të më bësh mua të vogël e veten të madh. Këtu harron krejtësisht se me kë ke të bësh. Si mua, ashtu edhe të tjerët i trajton si numra në letër.
2. Nuk mohohet as fakti se ti je njeri shumë i sigurtë në vetvete. Je tepër i vetësigurtë sa që nuk je në gjendje ta hetosh këtë te vetvetja, gjë e cila është e dëmshme për çdo person.
3. Kjo vetësiguria apo, edhe më mirë, mbivlerësimi yt ndaj vetvetes të bën që të mos shohësh hiç më larg se hunda jote.
4. Kritika jote që e bën dhe “argumentet” që na i sjell këtu flasin shumë qartë se temat që i kritikon ose nuk i njeh fare ose i njeh tepër sipërfaqësisht. Kjo njohuri sipërfaqësore bën që t’i nuk din fare të vësh prioritete. Këtë gjë e ke dëshmuar sejcilën herë kur ke tentuar (dhe ende vazhdon) të argumentosh. Kjo më së miri shihet kur ti sjell citate të ndryshme dhe i trajton njësoj, gjë e cila nuk guxon të bëhet kurrnjëherë. Fjalën e kam për trajtimin e citateve në të njëjtin nivel duke i dhënë rëndësi të njëjtë fjalës së ndonjë arabi (pa marrë parasysh se çfarë ngritje ka ai person), fjalës së ndonjë hadithi (pa qenë fare i sigurtë se a është ai autentik apo jo, meqenëse çdo njeri e din se numri më i madh i haditheve iu janë mveshur profetit e pastaj një numër i madh edhe i vet haditheve të profetit nuk mund të vlejnë për kohën e sotme) dhe verseve të Kur’anit. Pra, të gjitha këto ti i trajton njësoj. Krejt livadh e bën.
5. Nëse nuk ia fillon me:
a) Burim dhe themel i të gjithave është Kur’ani dhe si i tillë duhet ta ketë prioritetin absolut.
b) Burim pasues duhet marrë hadithet, megjithëse duhet pasur shumë kujdes (për shkaqet që i përmenda më lart).
c) Pastaj vijnë burimet tjera me të cilat mund të argumentosh (këtu bëjnë pjesë edhe burimet historike të cilat ti i përjeton “live” në kokën tënde).
6. Meqenëse ti nuk e njeh apo e njeh tepër sipërfaqësisht burimin themelor (Kur’anin), të gjitha “argumentet” e tua bijnë automatikisht në ujë. Këtë po e them duke u nisur nga ajo se shtëpia kurrë nuk niset së ndërtuari nga kulmi apo nga kati i dytë por nga themeli. E njëjta vlen edhe për kritikën (tënde). Në këtë mënyrë edhe tentimet e tua për të më bindur mua për të vërtetën tënde bijnë gjithashtu në ujë.
7. Edhe një e keqe tjetër tek ti qëndron urrejtja. Ku përmendet fjala islam ti gjithmonë “gjen argumente aq të forta” sa që (duke i përzier krejtesisht kabllat) nuk din çka flet duke e quajtur të bardhën të zezë dhe anasjelltas, megjithëse më se shpeshti i përzien krejt ngjyrat dhe nuk je në gjendje se cila çfarë është. Kjo tregon skepsën dhe urrejten tënde shumë të madhe ashtuqë vet fjala “islam” në kokën tënde ta asocon shpatën e përgjakur të profetit duke prerë e hequr qafa kahdo që të sillet. Mirëpo, (kjo është gjë e natyrshme e të gjithë atyre që kanë urrejtje të thellë ndaj diçkaje) ti në këtë rast e anashkalon vetveten duke mos hetuar se ti je ai vet që mban shpatën e përgjakur në dorë. Ti pra je ai, i cili vret e pret me shpatë në dorë në botën virtuale. Kështu edhe i ngatërron realitetin me fikcionin dhe nuk bën fare dallim.
8. Gjithashtu shihet qartë se deri tash nuk e ke analizuar asnjë shkrim timin si duhet , kështuqë jep permanent gjykime të gabuara ndaj meje. Kjo dtth se ti ke përfytyrim krejt të gabuar ndaj meje si person dhe pjesëmarrës në këtë forum.
9. Edhe një gjë nuk e kam mësuar ende nga ti: Cili është zoti yt dhe përshkruana, nëse ke mundësi, pak më gjërësisht, ashtuqë edhe ne të mësojmë diçka...
...ndoshta do ta vazhdoj ende...???
Krijoni Kontakt