Close
Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 145
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Norca.

    Te lutem mos luaj rolin e "STRUCIT".
    Perpara teje kam sjelle nje FAKT te thene nga goja e atyre qe ti i quan BESIMTARE myslimane, qe ti i quan VELLEZER, dhe qe besojne te njejtin liber Kuranin. Pra nuk te them qe te mbash BARREN e tyre, pasi cdo njeri e mban vete BARREN e tij. Nga ty kerkoj te di , si mysliman i flaket qe je se, A je dakort ti me DESHIREN e INDRITIT dhe RAPSODIT? A eshte plotesisht DESHIRA e tyre nje veper qe VEJN nga Kurani dhe besimi islam, apo eshte nje DESHIRE prej TERRORISTI? Nese ata jane TERRORISTE a mund ti quash ti ata myslimane qe ndejkin rrugene Allaut?
    Kjo esht nje tjeter mundesi ku ju mund ta veconi besimin tuaj nga TERRORIZMI, nese ti "shpeton" me nje fjale dhe thua se, nuk dua te mbaj BARREN e tyre, atehere po tregohesh pjese e TERROROIZMIT, sa qe nuk "je" ne gjendje qe te dallosh se miqte e tu dhe besimtaret e tu jane duke e " njollosur: besimin ne islam.
    Norca nese e ke te veshtire qe te pergjigjesh, me mire hesht dhe cdo gje flet vete, dhe tregon vepra se kush eshte ....

    Ps. Shen Albani te faleminderit qe ke sjelle vargjet konkretet te kuranit, per temen ne fjale. Edhe megjithese ato jane fare te qarta, Norca vazhdon dhe thote se, ato vargje jene per ne rastet e luftes, por nuk e di..... mbase Indrit AL Shair, dhe Rapsod alihum Al rruhim , mund te jene ne Palestine dhe keshtu kane te drejte ( simbas kuranit) qe te vrasin nje cifut.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Megjithate une mendoj se Norça mesohet gradualisht. Kete here kam pritur prej tij falenderim, falenderim sepse nuk solla asgje te keqe , po vetem citova kuranin e dashur te tij, dhe sic shihet ketij nuk i pelqen e verteta.

    Dhe ky ben nje gabim shume te madh: Ja se cka thot: Verset e

    " Kur'anit qe i ke cituar ketu kane te bejne, shumica prej tyre, me kohen e luftes dhe..."

    Ajo dhe ne fund do te me kishte interesuar shume, mirepo me mendimin e pare ky deshmon se kurani eshte doracak gjeneralesh ku mesohet se kush duhet vrare: Aty jan ete numruar se duhet vrare , ateistet , krishteret dhe te gjithe ata qe nuk besojne Muhametin.

    9:123 9:123.
    O ju që besuat! luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dine se All-llahu është me të devotshmit.



    Dhe me kete ajet u jipet urdheri i perhershme muslimaneve te vrasin dhe te jene ne lufte:

    9:29.
    Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.


    Pra luftoni ata qe nuk besojne Allahun. Te tille sot jane mbi 5 miliard njerez! E aytre qe u ehste dhene libri kuptohet se flitet per krishteret!

    Cfare Zoti eshet ai Zot qe i duhet lufta ne emer te tij:

    2:244.
    Luftoni për hirë të All-llahut, e të dini se All-llahu dëgjon, di.


    Pa i cituar edhe te tjerat, eshte nje e vertete e madhe se ne Kuran me shume perdoret fjala lufte se lutje. Norca nje dite do ta kuptoje se Zoi nuk shkruan libra se si behen luftat, si ndahet plaçka e luftes, e si ndahen robereshat qe ju kane vrare burrat. Nje dite do ta kuptoj Norça, por do te jete vone...

    Une kuptova deshprimin e tij, por nuk kuptova pse ofendoi. Une vetem se kopjova te verteten...Norce une besoj se je aq i mencur sa te dallosh c´eshte feja, e ç´eshte Mein Kampf-i! Me ato CITIME HYJNORE desha vetem te te zgjoje nga kllapia!

    "Meqe ashtu duhet te luftohen tipat si ti. Pra, verseve te cituara nga ti nuk do t'ia hiqja asnje presje e asnje pike dhe... te gjithat vlejne per ty."

    Me kete fjali tregon se nuk e kuptuar Kuranin. Ti nuk duhet te luftosh vetem kunder meje, por kunder te gjitheve qe nuk besojne Allahun, lexoi pak ajetet e tua! Rilexoi 9.23 dhe 9.29.

    Shembullin se kush duhet vrare ta ka dhene Bin Ladeni, duhet te vritet kush nuk eshte musliman: Ja cka thot profeti:9:29.
    Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.


    Dhe vraji edhe fqinjet tu:

    9:123 9:123.
    O ju që besuat! luftoni jobesimtarët që i keni afër jush, e le ta ndiejnë prej jush grushtin e fortë kundër tyre. E dine se All-llahu është me të devotshmit.


    Keshtu behesh shehid, sepse Allahut i pelqen LUFTA!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shën Albani : 26-01-2003 më 20:04

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    North..

    JE gabim kur thua se une ju kam bere thirje njerezve qe te luten per Izraelin. Une ju kam bere thirje te KRISHTEREve qe te luten per Izraelin, pasi kjo eshte nje porosi qe vjen prej Fjales se Perendise ne bibel. Por e kam theksuar shume here se , te besh lutje per Izraelin qe ne Izrael te kete paqe , nuk do te thote njekohesisht qe ne Palestine te kete lufte. Lutja ime nuk ka te beje me ceshtjet e TERITORIT dhe kufijve, ajo ka te beje me Ardhjen e Krishtit , i cili do ta vendose Paqen njehere e pergjithmone ne JERUZALIMIN e Perendise.
    Ne luften midis Arabeve dhe Izraelit nuk perzihem fare sepse e shoh se qellimi i Arabeve nuk eshte thjesht vendosja e shtetit Palestinez( sepse po te ishte kjo gje, do te ishte vendosur me kohe), qellimi i tyre eshte SHFAROSJA e popullit te Perendise.
    Kete qellim e ke te fresket edhe tek miqte e tu besimtare Indriti me Rapsodin , per te cilet nuk thua qofte dhe nje fjale, por perpiqesh te nxjeresh Deshmuesin TERRORISt dhe anti paqesor.
    Vertet North.. ke ber nje gjykim te drejte. Miqte e tu po shprehin hapur TERRORIZMIN e tyre fondamental, dhe ti thua Deshmusi... Deshmeusi.

  4. #54
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368
    O vellezer!

    Une nje gje nuk po kuptoj nga gjithe ky diskutim ketu. Nuk matet rruga sa e gjate eshte me peshore por me meter. Edhe ju ketu mos e merrni fene dhe besimin si nje mase per te pare se cili shtet apo rajon eshte me i zhvilluar dhe drejt kujt sistemi duan te shkojne shqipetaret.

    Edhe ajo puna se kush fe ishte dhe kush eshte perseri eshte muhabet pa bereqet. Sipas kesaj i bie te kthehemi te gjithe ne paganizem. (Megjithese nuk do te ishte keq )

    E gjithe puna eshte se feja, politika dhe mireqenia nuk mund t'i njohin meriten njera tjetres ne rast se realizohet dicka. Shteti behet me pune dhe jo me besim. Feja do besim ne rradhe te pare dhe pastaj te tjerat.

    Ne ketu zihemi se kush eshte me "perendimor" kristianizmi apo muslimanizmi. Atehere hajde te zihemi dhe se kush eshte me "lindor". Njeren e fiton kristianizmi tjetren muslimanizmi. Qarte paster dhe bukur, nqs do te ishte kaq e thjeshte...

    Por puna eshte se feja i fut hundet atje ku nuk i zjen kazani, dhe ketu e kam fjalen per te gjitha fete, kristianizmi pak me teper.
    Si mund te krijohet nje shtet dhe te zhvillohet kur ne akoma diskutojme si do te jete me mire per Shqiperine, te jemi te gjithe te krishtere apo muslimane? Ky eshte absurditet! Eshte shkelje e te drejtave elementare te cdo shoqerie ku feja eshte nje e drejte qe cdo njeri ka te drejte ta ushtroje. Une jam pa fe dhe pike. Ti vjen dhe me thua se nuk e kam mire se po te behem musliman do te shkoj ne parajse. Vjen tjetri pas teje dhe me thote qe te behem kristian se ajo eshte feja e vertete.

    Vellezer te dashur! Eshte besim, jo fushate elektorale. Lerini njerezit te zgjedhin cfare te duan. Ne ketu komentojme ato zgjedhje qe mund te beje nje njeri apo nje komb aman pa ofenduar dhe pa ulur njerin ne favor te tjetrit. Ky eshte dhe qellimi i nje forumi.

    Edhe dicka per ty Deshmues.

    O vlla pse e mbron Izraelin sikur te jete kombi yt apo sikur te kete te njejten fe me ty. Ne Izrael po te nisemi nga ana biblike keto qe po ndodhin jane denimi i Perendise per gabimet qe ka bere gjate gjithe historise. Bibla e thote qarte.

    Dhe po pati mundesi mos e zini me kete teme ne goje si teme fetare pasi ajo mund te jete e vatmja qe nuk ka te beje me fene.
    Ajo qe po ndodh aty eshte politike e paster. Nuk behet lufte fetare aty jo. Po edhe ne rast se do te ishte lufte fetare kjo do te tregonte se cfare ngaterrese ka bere Zoti i famshem aty me Izraelin. I coi, i mergoi, i ktheu prape, i perzuri perseri dhe se fundi iu krijoi nje shtet ne token e te tjereve dhe i la te cajne barkun aty. Goxha toke e Premtuar dhe goxha Zot.
    Amin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SuNRiSeR : 26-01-2003 më 21:22

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2003
    Vendndodhja
    Wild West
    Postime
    3
    Zoti eshte i madh por ka nje problem te vogel. Nuk e kupton se kur e tepron.
    This is the End.

  6. #56
    Njohuria te ben te lire Maska e SuNRiSeR
    Anëtarësuar
    29-05-2002
    Vendndodhja
    ...where everything fades...
    Postime
    368

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Ja vendosa edhe une t'i postoj verset e Kur'anit që flasin për luftën. Atyre ua kam shtuar edhe shpjegimin (jo timin por te perkthyesit - i shenuar ne fund te ketij postimi) ashtu qe ta dije edhe Shen Albani e edhe te tjeret se eshte fjala per luften e jo gjendjen e paqes...




    2:179
    Dhe në rihakmarrje për ju qëndron jeta*, o ju njerëz me arsye. (Kështu) Ndoshta do të bëheni të përshpirtshëm.
    ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    * Meqë ndikimi frikues i hakmarrjes mund të shpëtojë jetëra njerëzish.

    2:190-194
    Dhe luftoni shtegut të Allahut kush ju lufton juve, por mos e ekzagjeroni.* Për besë, (duhet ta dini se) Allahu nuk i don ekzagjeruesit.

    191. Dhe mbytni ata kudo që t’i hasni ata.**. Dhe dëboniji ata prej aty që ju kishin dëbuar ata juve; meqë të joshurit*** është edhe më e keqe se mbytja. Megjithatë, mos i luftoni ata para xhamisë së pacenueshme, veç në rast se ata ju luftojnë juve edhe aty. Megjithatë, nëse ata ju sulmojnë juve (të parët), atëherë mbytini ata. Kështu pra është shpaga për mosbesimtarët.

    192. Nëse megjithatë ndalen ata (nga sulmi), atëherë Allahu është i falshëm dhe i mëshirshëm.

    193. Dhe luftojini ata deri sa të ndërptitet të joshurit e tyre dhe religjioni t’i takojë Allahut. Dhe nëse ndalen me këtë, le të mos ketë më armiqësi, përveç kundrej atyre që shtypin.

    194. Luftojini ata gjat ndonjë muaji të mbrojtur (të shenjtë) nëse ata ju luftojnë juve gjat ndonjë muaji të mbrojtur.




    * Nëse e filloni ju luftën të parët.
    ** Gjat luftës me karakter mbrojtës.
    *** Ata që joshin për mosbesim

    216. Juve ju është urdhëruar lufta, megjithatë ajo ju është një tmerr. Mirëpo, ju ndoshta do të përbuzni diçka, e cila për ju është (diç) e mirë. E ndoshta edhe duani diçka, e cila për ju është (diç) e keqe. Allahu e din por ju nuk e dini (këtë).

    244. Dhe luftoni shtegut të Allahut dhe dijene se Allahu është në dëgjim e dijeni e sipër (për atë se çka bëni ju).

    256. S’ka shtrëngesë (detyrim) në besim!* Tash është më se qartë e dallueshme e drejta nga e shtrembëra (gabimi).
    * Kjo është si ndalesë, për ta përdorur dhunën në çështjet e besimit, ashtu edhe konkluzion se një shtrengesë e tillë do të kishte qenë tentim i kotë.



    3:28
    Besimtarët nuk guxojnë t’i marrin si mbrojtës mosbesimtarët duke i anashkaluar besimtarët. Kush bën diç të tillë, ai nuk do të gjejë te Allahu ndihmë për asgjë – me përjashtim të asaj se kështu mbroheni prej tyre.* Mirëpo, juve do t’ju mbrojë Allahu Vet dhe te Allahu është kthimi.


    * Atëherë kur është fjala për ndonjë “aleancë”, të cilën nuk mundesh ta refuzosh pa e provokuar ortakun (më të fortë) jomusliman.

    118. O ju, ju që besoni! Mos lidhni kurrfarë miqësie përveç me të njëjtët si ju. Ata* s’do të ngurrojnë për t’ju dëmkosur dhe ata ua dëshirojnë rënien. Qysh nga goja e tyre kishte ardhur aq urrejtje por, ajo që fshihet në gjoksat (zemrat) e tyre, është edhe më e keqe. Ne ua kishim bërë shenjat e qarta, vetëm po të kishit dashur t’i kuptonit ato.

    * Të tjerët

    157. Dhe për besë, (ta dini se) nëse dërmoheni apo vdisni shtegut të Allahut: Falja nga Allahu dhe dhimbsuria është më e mirë se ajo që keni grumbulluar (nga pasuria).

    169.Dhe mos i mbani të rënët në shtegun e Allahut, jo, por për të gjallë, te Zoti i tyre, të furnizuar mirë.


    4: 74-76
    74. Dhe kështu duhet të luftojë shtegut të Allahut kush e shet jetën e këtushme për botën tjetër. Dhe kush lufton shtegut të Allahut, qoftë si i rënë apo fiton, për besë, (ta dini se) atij i japim shpërblim gjigant.

    75. E çka është pra me juve që nuk luftoni shtegut të Allahut dhe për meshkujt, femrat dhe fëmijët e pambrojtur, të cilët thonë: O Zot, nxirrna jashtë këtij qyteti*, banorët e të cilit janë të shtypur. Dhe jipna nga ana Yte një mbrojtës dhe, jipna nga ana Yte një ndihmës!”

    76. Kush beson (në këtë), ai lufton shtegut të Allahut dhe kush nuk beson, ai lufton shtegut të së keqes. Ndaj luftojini miqtë e satanës. Kij mendjen se dredhia e satanës është e dobët.

    86. Dhe kur të jeni të përshëndetur me ndonjë përshëndetje, përshëndetuni me diçka edhe më të mirë ose (së paku) kthejeni përshëndetjen (njësoj). Kij mendjen se Allahu llogarit me të gjitha gjërat.

    91. Do të hasni edhe në sish, të cilët (kinse) donë të jetojnë në paqë si me ju ashtu edhe me popullin e tyre. Sa herë të bijnë në sprovë (për idolatri), atëherë u kthehen atyre. Nëse këta nuk qëndrojnë larg nga ju, nuk ju ofrojnë paqe e nuk i frenojnë duart e tyre, kapini dhe mbytniji ata kudo që të hasni në ta. Ndaj tyre Ju kemi dhënë autoritet të qartë.

    94. O ju, ju që besoni! Kur të dilni (në luftë) shtegut të Allahut, atëherë jini të kujdesshëm e mos i thuani askujt që ju shpreh përshëndetje paqeje: “Ti nuk je kurrfarë besimtari!”, e ta bëni këtë për përpjekje për fitim në jetën e këtushme.* Te Allahu është plaçka (mjaft) e pasur. Kështu ishit sjellur më parë, por Allahu kishte qenë i mëshirshëm ndaj jush. Prandaj jini të kujdesshëm. Kini mendjen, Allahu e njeh të bëmën tuaj.


    * Ndalesë e trajtimit arbitrar të luftëtarit sikurse jo luftëtarit, me qëllim plaçke.



    8.
    39.Dhe lufto kundër tyre, deri sa mos të ketë më shtypje dhe të jetë i adhuruar vetëmse Allahu.* Megjithatë, nëse keqin dorë nga kjo, kij mendjen se Allahu e sheh çka bëjnë ata.


    * Edhe ky vers e lejon vetëmse mbrojtjen.

    60. Prandaj armatosuni kundër tyre, sa të keni njerëz e kuaj, me qëllim frikësimi të armiqve të Allahut dhe armikut tuaj dhe të tjerëve pos tyre, të cilët ju nuk i njihni* por Allahu i njeh. Dhe çkado që të dhuroni për shtegun e Allahut, Ai do t’ua kompenzojë atë. Dhe nuk do t’ju bëhet asnjë e padrejtë.

    * Teori për frikësimin e sulmuesit potencial me anë të prezencës sa më të madhe të trupave (tokësore).

    61. Nëse ata janë për paqe, kështu edhe ti duhet të jesh i gatshëm ndaj tij** (armikut). Dhe mbështetu në Allahun. Kij mendjen, Ai është i Gjithëdëgjueshmi, i Gjithëdijshmi.

    ** Pra luftë vetëm për aq kohë sa të jetë e domosdoshme mbrojtja.

    67. Nje profeti nuk i takon të zëjë robër, në rast se nuk i ka mundur me luftë në fushëbetejë.*** Ju po i doni të mirat e kësaj bote, por Allahu e don (për ju) botën tjetër. E Allahu është i gjithëpushtetshëm dhe i gjithëurtë.

    *** Me këtë ishte ndaluar për të marrë si rob lufte njerëzit që nuk kanë bërë kurrfarë rezistence; por edhe të zënit e luftës duhet të lirohen pas mbarimit të luftës.

    68. Po të mos kishte ardhur më parë rregull nga Allahu, atëherë, për atë që e kishit marrë për vete, do t’ju kishte goditur ndëshkim shumë i rëndë.

    69. Prandaj shijojeni atë çka e keni rrëmbyer, aq sa të jetë e lejuar dhe e mirë ajo. Dhe frikësojuni Allahut. Kij mendjen (se) Allahu është i duruar dhe i mëshirshëm.

    70. O ti profet! Thuaju të zënëve që i keni në dorë:” Nëse Allahu heton diçka të mirë në zemrat tuaja, Ai do t’ju japë diçka më të mirë se ajo që iu ishte marrë dhe do t’ua falë. Meqë Allahu është i gjithëfalshëm dhe i gjithëmëshirshëm.”*


    * Ndalesë për mbytjen e të zënëve nga lufta, kur disa nga muslimanët e kishin pasur në plan pas betejës së Badrit.

    9:
    5. Kur të kenë kaluar muajt e mbrojtur (shenjtë), atëherë mbytini idolatarët kudo që t’i gjeni,* dhe kapini ata dhe rrethojini ata dhe përgjojini ata nga çdo pusi. Nëse megjithatë kthehen në pendim dhe e zbatojnë lutjen dhe i paguajnë tatimet, lërini të shkojnë udhës së tyre. Kij mendjen, Allahu është i gjithëfalshëm dhe i gjithëmëshirshëm.


    * Kjo ka të bëjë gjat kohës së luftës. Ky vers nuk e trajton të drejtën për luftën (ius as bellum), porse të drejtën në luftë (ius in bello).

    12. Dhe në rast se përkundër aleancës (së bërë) e thejnë premtimin e tyre dhe e qesëndisin besimin tuaj, atëherë luftojini prijësit e mosbesimit – për besë, (ta dini se) ata nuk mbajnë kurrfarë premtimi – me qëllim që ata të heqin dorë nga kjo.

    29. Luftojini ata njerëz të shkrimit (nga jehudët dhe të krishterët), të cilët nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Gjyqit dhe nuk e ndalojnë atë çka ka ndaluar Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe nuk e ndjekin besimin e vërtetë, derisa ata, duke u përkulur, t’i japin vullnetarisht tatimet.**


    ** Tatimi për kokë njeriu, i cili jipet ndonjë muslimani nga jomuslimani. Përmes kësaj do të jenë të liruar, veç tjerash, nga shërbimi ushtarak dhe tatimi mbi pasurinë si dhe gëzimi i të drejtave minoritare.

    36. Kij mendjen, numri i muajve te Allahu i arrin dymbëdhjetë muaj, sipas Librit të Allahut, që nga ajo ditë, në të cilën Ai i kishte krijuar qiejt dhe tokën. Katër nga këta janë të mbrojtur (shenjtë). Ky është ligj që vlen përgjithmonë. Prandaj mos mëkatoni në këta (muaj), por luftojini idolatarët që të gjithë së bashku, ashtu siç ju luftojnë ata që të gjithë juve së bashku,** Dhe dijene, Allahu është me të përshpirtshmit.

    ** Mbrojtja pra është e lejuar edhe gjet muajve “të ndaluar”.


    22.
    39. Leje (për mbrojtje) u është dhënë atyre, të cilët luftohen – meqë atyre u është bërë e padrejtë* - dhe Allahu ka me siguri pushtet për t’iu dalë atyre në krah;


    * Ky vers është zbulesa e parë kur’anore e parimit se, si në luftërat internacionale ashtu edhe në ato qytetare, përdorimi i dhunës është i lejuar vetëmse në rast mbrojtjeje.

    42.
    41. Kush përdor padrejtësi për mbrojtje kundër vuajtjeve, atë nuk e kap kurrfarë akuze.*
    42. Akuza i kap vetëmse ata, të cilët i shtypin jnjerëzit dhe ushtrojnë dhunë në tokë pa kurrfarë justifikimi. Atyre i takon një ndëshkim i dhembshëm.


    * Versi i 39-të dhe i 41-të (në ditët e sotme) po përdoret si justifikim për rrezistencë të armatosur nga lëvizjet apo opozitat në shumë vende islamike.

    47.
    1. Të atillët, të cilët janë mosbesues dhe pengojnë për shtegun e Allahut - Ai do t’i lë të dështojnë veprat e tyre.


    48.
    16. Thuaju atyre arabëve beduinë që kanë mbetur në shtëpi:” Ju do të jeni të apeluar (për luftë) kundër një populli shumë trim. Ju duhet të luftoni me ta, me përjashtim të asaj që ata të dorëzohen (vet). Nëse bindeni (jeni të dëgjueshëm), Allahu do t’ju japë shpërblim të madh. Nëse ju megjithatë ia ktheni shpinën (ikni nga lufta), siç kishit bërë më heret, ai do t’ju ndëshkojë me ndëshkim të dhembshëm”.



    Marrë nga :
    Der Koran
    Das heilige Buch des Islam

    Aus der arabischen von:
    Max Henning

    Überarbeitet und herausgegeben von:
    Murad Wilfried Hofmann

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Alban
    Mendova se pas kaq kohe te gjate na paske mesuar dicka por, per fat te keq, erdha ne konkludim se qenke xhindosur edhe me shume se perpara.

    Mua me habit fakti se ti ende nuk e ke mesuar se cka eshte qenesorja nga te gjithat dhe me elementarja nga te gjithat. Pra, ti ende nuk e din domethenien e fjales/emrit/shprehjes Allah.

    Allah dmth Zot, nje Zot i vetmi dhe Atij i besojne (me perjashtim tendin) jo vetemse ata nje Miliarde njerez (qe ti pohon se jane muslimane) por i besojne edhe shumica e atyre 5 miliardave te mbetur, nese ty mund te ta kap fare ajo rradaka e drunjte.

    Sa per "leksionet" tua, mund t'i fusesh sonst wochin por nuk ke gjasa te m'i shesesh ato pallavra mua.

    Herave tjera, t'u kisha lutur, kij mendjen dhe mati pak fjalet kur te flasish me mua...!

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Norca..

    Lere Shen albanin dhe jep pergjigjen tende ndaj Dy myslimaneve qe ne emer te Allaut kerojne te vrasin nje Cifut. Cfare mendon ti per ata: Jane duke ecur pas kuranit dhe besimit islam , apo duke verpuar simbas Mendjes se tyre. NEse jane simbas mendjes se tyre, atehere perse ja veshin Allaut kete deshire, kur Allau nuk vret dhe nuk i pelqen TERRORIZMI? Norca mos bej lojen e te paditurit dhe meresh me Shen alabanin. E di qe je ne hall, por ja qe Indriti dhe Raspodi nuk te digjojne ty, por digjojne...
    Se per VARGJET qe ke sjelle nga kuran , mos haro se nuk i je kundervene Shen Abanit, por Vargjeve te Kruanit, se Shen Albani ne vargjet qe solli nuk kishte fare koment te tijin, por vetem deshmoi se cfare Allau flet per Luften, dhe konkretisht ai i solli ato vargje per te ne ndihmuar ne qe te shohim nese Indriti dhe Rapsodi jane duke ecur simbas mesimit islam dhe kuranit apo ...
    Pra i nderuar Norca ti duhet te japesh mendimin tend ndaj nje akti kaq terrorist , te cilin e shprehin dy besimtaret mysliman. Nese nuk prononcohesh dhe periqesh ta "kalosh" me heshtje, atehere te them se, ti nuk je ne gjendje qe te dallosh te miren dhe te keqen, nga dy besimtare, qe ne emer te besimit islam deshmojne terrorizem. Atehere perse me gjykon mua dhe te krishteret e tjere? Valle nuk merakosesh se po mer "BARREN " tone?????????? Vetem "BARRA " e Indrit dhe e Rapsodit qenka e "rende " per tu mbajtur??????????
    Une e kuptoj konfuzionin tuaj, dhe e di se perse ti perpiqesh ti anashkalosh kesaj pyejte qe te ben Deshmuesi, kjo, per faktin se je vene perpara pergjegjesise, ku ne njeren ane na flet per besimin silam si nje fe e paqes, dhe nga ana tjeter kur ballafaqohesh me VEPREN e atyre qe besojne ne islam dhe deklarojne se duan te vrasin nje CIFUT, ti ben rolin e te paditurit...
    Ja pra Norca, dhe te gjithe ju te tjeret qe na tregoni Islamin vetem me fjale. Ketu ju jeni perpara nje FAKTI, ku te gjithe MBYLNI sy dhe veshe, dhe perseri kini goje dhe akuzoni Deshmuesin apo te tjeret , per hapjen e temeve TERRORISTE, anti paqesore, dhe ku di une se cfare. Po ja u deklaroj hapur: nese do te ishin kete njerez te krishtere dhe te jepnin nje deshmi te tille , pa perjashtim te gjithje te krishteret e forumit do te ishin ngritur dhe te deklaronin se, ata nuk mund te jene te krishter, por vecse TERRORISTE. Nje reagim te tille ju e pate ne rastin kur disa prifterinje katolike kryen akte djallezore nder femije te mitur.
    Pikerisht kjo gje na ndan ne i nderuar NORCa , sepse ne deshmojem besimin tone jo vetem me fjale por edhe me vepra.
    Une do tju keshilloja qe te mos na mesoni me per Paqen sepse ju nuk jeni ne gjendje qe te distancoheni nga besimtaret qe kini ne forum te cilet me koshience dhe ndergjejge te plote deklaruan FONDAMENTALIZMINE TYRE TERRORIST.
    Norca dhe te gjithe ju te tjeret , jam duke pritur prononcimin tuaj, dhe mendoj se eshte nje veperim qe ju ben ta delkaroni paqen tuaj jo vetem me fjale , por edhe me vepra.
    Megjithate ky forum ka pare dhe raste te tjera, si Shkelzeni me shoke, i cili mbase tani perdor nje emer tjeter..
    Nuk eshte Deshmuesi Fondamentalis, Terrorist, anti paqesor, dhe kundershtari juaj, jeni ju qe i MBRONI vete TERRORISTAT dhe sulmoni paqesoret.
    deshmuesi

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    67. Nje profeti nuk i takon të zëjë robër, në rast se nuk i ka mundur me luftë në fushëbetejë.***

    Norca intepretimet nuk jane te tolerueshme se Zoti nuk ka folur per intepretues, por per popull analfabet. Ti thua se ato ajete jane per kohe lufte, dmth. per shekullin gjashte. Une te them se nje liber fetar ose eshte i perjetshem, ose vlen i teri vetem per shekullin gjashte!

    Allah nuk domethene nje Zot i vetem, por ishte kryezoti te politeizmi arab, prandaj edhe babai i tij quhej Abdullah, ky baba qe sipas Muhametit gjendet ne Ferr, tok me nenen e tij!

Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •