Close
Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 145
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e vetem_TI
    Anëtarësuar
    06-06-2003
    Vendndodhja
    ITALI
    Postime
    90
    sepse shqiptaret nuk e dine ende ne c'themele eshte ndertuar ai,sepse shohin vetem anen ekonomike te epokes asgje me teper.
    thuaj,ZOTI eshte nje.

  2. #132
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    Kjo pyetje ju dretjohet te gjithe shqiptareve, te cdo feje dhe besimi qofte.
    Ne Shqiperi ka dy lloj besimesh: Te Krishtere , dhe myslimane.
    Sidomos kohet e fundit thuhet se myslimane ka me shume, por kjo ka pak rendesi. Besimi dhe Feja tek njeriu jane nje parim ne te cilen besimtari PERZGJEDH, dhe VEPRON. Meqense ky raport eshte 7/3, atetehere kam dy pyejte:
    1-Perse perzgjedhja e Shqiptareve eshte 100%drejt Perendimit dhe jo drejt vendeve Arabe? s
    2- Perse shqiptaret ne perqindjen me te madhe te tyre nuk pelqejne dhe nuk perzgjedhin te jetojne me regullat e kuranit dhe ligjet islamike, por jane pro per te drejtat dhe lirite e njeriut, te mbeshteur simbas kartes se Hesinkit(karte perendimore te cilat shtet islamike nuk e pranojne)?
    Qellimi im ne keto dy pyetje eshte vetem thjesh qe te duket me vepra se, sa perqind jane shqiptaret ne te vertete myslimane, dhe azgje tjeter. Nuk kam qellim qe te perbuz menyren dhe rregullat, se si myslimanet ndjekin besimine tyre. Kush do te perpiqet qe te me akuzoje pe kete, i delkaroj hapur se keqperor mendimin tim.
    Deshmuesi
    Deshmuso,...ne www.top-channel.tv shiko cilin-do episod te "Portokalli" dhe ne kengen e mbylljes thuhet " Shqiperi: As Europe e as Azi, semafor portokalli". Ne jemi nje kuriozitet antropoligjik fantastik lum miku....Por 'udheheqja' e Shqiptareve qe prej 1878 e pa qe sistemi i Lindjes ishte i korruptuar dhe i dobet e i kushtoi 1/2 e territoreve. Tashme, nuk ka alternative tjeter pragmatike se sa Perendimi.

    Une parashikoj brenda 100 vjetesh shqiptaret do jene 70% te krishtere te Perendimit e jo Lindore (Ortodokse ose Myslimane. Bektashinjte jane ne fakt kripto-kristiane keshtu qe ata mund ti mbajme pa problem)

  3. #133
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    Kete nuk e thone as nuk e permendin orthodokset qe qendren boterore e kane ne Stamboll. Ata e falenderojne shtetin turk dhe e vleresojne edhe shtetin osman per sjelljen e mire. Ore, kete mbaje mend mire: Te mos ishte Turqia te gjithe kokat e orthodokseve dhe te cifuteve do ti kishte prere kisha katolike. Kete mos e harro!
    forumi123 ja ke fut kot vella. jo vetem koka kane prere po dhe te gjalle i kane rrjepur, dhe i kane valuar neper super-kazane e plot te tjera.
    para se tja futesh po.. here tjeter mire do qe te ishe vetem ne dhome qe te mos binte as ere. ose te lexoje ndonje liber mbi mehmetin, xhonturket dhe gjithe sojin e sorrollopin e tyre qe i griu te gjithe pa bere dallime. mua nuk me intereson absolutisht fare feja dhe te tjerat, mbase ne ato qe ke thene mbi ceshtjet fetare ke te drejte/di me mire, sjam i afte ti gjykoj tani per tani. por sidoqofte thame te veme te gjithe pak "salce pikante" ne shkrime po jo kaq shume se na griu barku. peace
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  4. #134
    Sherbimi Sekret Shqiptar Maska e SH_S_SH
    Anëtarësuar
    16-06-2004
    Vendndodhja
    PALORTO
    Postime
    21

    te mendosh qe pseudozhvillimi perendimor eshte rezultat i krishterimit eshte gabim.

    Nuk eshte e para here qe degjoj dhe lexoj broshura te ketij lloji qe me nje fare menyre mundohen te mbathin me veshje te virtytit genjeshtrat e djallit.Perendimi vellezer te dashur refugjate,studente,etj etj juve dhe mua sebashku po na shfrytezon,po na grin muskujt qe me zor se i fituam me kollomoqin e shoku xhaxhit.Prandaj nuk eshte e drejte qe te ngrihemi e nenefektin e nje birre te ftohte mbas nje 8 oreshi ferri me koke ne lavapiatat amerikane,dhe angleze te bekojme perendimin qe na dha mundesine te kemi nderin dhe te konsiderohemi njerez te seres se fundit.Por mbi te gjitha ajo qe une dua te nenvizoj eshte qe perendimi nuk eshte produkt i krishterimit por vjen si pasoje e nje deti djerse qe akoma sot e kesaj dite ne te rrjedhin perrenj te pafund nga djerset e njerezve te klasave te varfera dhe te poshteruara,qe per fatin e keq ne perendim nuk u buzeqeshi qofte edhe njehere nje rreze drite per ta pare edhe ata veten te barabarte me te tjeret.Perendimi nuk eshte as me pak dhe as me shume se sa rezultat kaosesh,shfrytezimi dhe luftrash qe
    ujiten me gjak ato vende, ku sot bagetia ka ngritur bordellot dhe me paturpesine me te madhe as qe merren masa dhe as qe flitet per gjerat morale.Perendimi ose me mire turbullimi shpirteror nuk mund te matet asnjehere me produktet qe mund te sjelle aplikimi i fese islame,e theksoj me fene islame dhe jo me ato shtete qe u ka ngelur emri qe jane islame por ne fakt nuk jane as me pak dhe as me shume se sa nje deshire e cmendur per te imituar ne cdo gje perendimoret qe te arrijne edhe vete nje turbullim shpirtetror sepse ashtu ua ka enda.Islami,besimtaret e sinqerte dhe shteti i krijuar nga profeti Muhamed(sav) me sahabet e tij(ra), e treguan veten
    qe islami kur praktikohet ne menyren e tij te drejte nuk ka superfeqi qe mund ta ndaloje,duke kujtuar qe sa e sa here perandoria krishtere e romakeve eshte dridhur dhe shpartalluar nga nje grusht i vogel i njerezve.Disa tipa allaqafirce qe i sundojne pasionet dhe urrejtja pa piken e turpit dhe pa asnje gram llogjike mundohen te bejne analiza per islamin duke u mbeshtetur nga ato gjera qe degjojne andej kendej ne dyert e bordellove apo ne ndonje pijetore te qelbet.

    ISLAMI KA QENE ESHTE DHE DO TE JETE ZGJEDHJA E PAZEVENDESUESHME QE TE CON DREJT SE MIRES,CDO GJE TJETER QE NUK I PERKET FESE DHE RREGULLAVE TE ZOTIT ESHTE E DESHTUAR.ME TE VERTETE QE DESHTIMI NUK SHIHET POR VESHTROHET,PRANDAJ MOS TE IU SHKOJE NDERMEND QE PERENDIMI DO TE RROJE SA BOTA,SA E SA POPUJ IDEOLOGJI DHE MOHUES JANE ZHDUKUR MBRENDA NJE NATE TE VETME,DHE DINIE SE CDO GJE QE I KA DALUR PERPARA DHE KA KUNDERSHTUAR LIGJET E ZOTIT NE MENYRE TE PASHMANGSHME ESHTE SHKATERRUAR DHE I ESHTE PERKULUR FUQISE SE TIJ TE PADISKUTUESHME QE SUNDON QIEJT DHE TOKEN.

  5. #135
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Shoku SH.
    Te te bej nje peytje: Perse ne vend te parajses islame ke zgjedhur te jetosh ne bordellot perendimore? Kush eshte me i rendesishem per ty: dollari i qelbur perendimor, apo bekimi i ndritur islam?
    Te te them nje gje: Te gjithe ata msylimane te cilet jetojne dhe shajne Perendimin, nuk bejen gje tjeter vecse peshtyjen e tyre,sepse veteper ta me e rendeishme eshte dollari i qelbur perendimor se sa bekimi islam. Kur te shkosh e te jetosh ne vendet isalme, atehere do te te besoj se vertet ne vendet islame ka bekim. NGa perendimi ku nuk mungon ushqimi, vetura, mirqenia, shkollimi e tjera, sialmi duket i bekuar.

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Persa i perkett pyetjes: Perse shqiptaret zgjedhin perendimin dhe jo vendet Arabe, kjo tregon se ne gjeneze te tyre ata jane pjese e tij, dhe nje dite do te kthehen ne trungun familjar.

  7. #137
    Sherbimi Sekret Shqiptar Maska e SH_S_SH
    Anëtarësuar
    16-06-2004
    Vendndodhja
    PALORTO
    Postime
    21
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    Shoku SH.
    Te te bej nje peytje: Perse ne vend te parajses islame ke zgjedhur te jetosh ne bordellot perendimore? Kush eshte me i rendesishem per ty: dollari i qelbur perendimor, apo bekimi i ndritur islam?
    .
    I nderuar shoku D po marr inciativen te te pergjigjem pamvaresisht se me rastin tend po bej nje shkelje ne normat qe karakterizojne personalitetin tim.Une i urrej njerezit qe kritikojne te tjeret pa i kuptuar dhe lexuar me vemendje shkrimet qe te tjeret bejne.Pra ne shkrimin tim nese e ke lexuar une kam thene qe per mua nuk ka ndonje shtet tani per tani qe me te vertete ndjek ne te tera normat e fese islame,kur them kete dua te nenvizoj qe per mua nuk jane shtete me sheriat por normalisht shtete qe ndjekin hap mbas hapi gjurmet e perendimoreve,dhe dicka tjeter ...... eshte budallek qe te pohosh se perendimi vjen si pasoje e krishterimit sepse po te ndodhte kjo akoma do te ecje me bindjen e plote qe dielli rrotullohet rreth tokes dhe jo toka rreth diellit.Pergjigjen se perse une ndodhem ne perendim besoj se e ke kuptuar pra si lindja si perendimi per nga ana fetare e kane marre stafeten ka kohe(por nuk mund te leje pa permendur njerezit e devotshem qe per inatin tend jane me teper ne lindje se sa ne perendim,por fatkeqesisht edhe atje ku jane nuk jane shume ,dominohen nga llumi qe i rrethon),njesoj eshte Ali hoxha hoxhe Aliu.Shkurtimisht kjo teme dhe pyetja jote nuk jane te mjaftueshme per te nxjerrur ne shesh nje konluzion qe nuk ndodh kurre se perendimi eshte pasoje e fese se krishtere dhe se ligji Islam na qenka i papershtatshem per zhvillim.

    shenim i rendesishem: radhes tjeter nese don te me citosh apo te debatosh me mua je i mirpritur,por me dy kushte me shkruaj emrin e identifikimit ashtu sikur eshte mbi avatar dhe lexo mire ato qe kam shkruajtur.
    SH_S_SH
    Ndryshuar për herë të fundit nga SH_S_SH : 29-06-2004 më 05:42

  8. #138
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anëtarësuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    Shoku SH.
    Te te bej nje peytje: Perse ne vend te parajses islame ke zgjedhur te jetosh ne bordellot perendimore? Kush eshte me i rendesishem per ty: dollari i qelbur perendimor, apo bekimi i ndritur islam?
    .
    Dua te pergjigjem une ne menyre provokuese: DOLLARI I QELBUR AMERIKAN! Me ate mund te behen shume gjera te mira... duke filluar nga ndihma per te varferit!
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  9. #139
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anëtarësuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152

    Krishterimi dhe Perendimi nuk mund te konsiderohen historikisht te ndare

    1. Eshte fakt! Ka ndodhur dhe nuk mund te diskutohet. Dymije vjet me pare lindi ne Bet'lem Jezu Krishti. E ema quhej Maria, babai Jozef. Vdiq ne kryq ne vitin 33 te eres tone kur ne Rome ishte perandor Tiberi dhe ne Palestine governator Ponc Pilati. Te mohoni kete eshte te mohoni fakte.
    2. Thone qe u ngjall nga te vdekurit. Kete e besojme ne te krishteret, nuk mund ta pretendoj nga te gjithe. E besonin edhe ata dymbedhjete apostujt qe shkuan ne gjithe boten e atehershme dhe folen per Krishtin. E besuan ata te varfer deshmore qe i hanin luanet. E besuan dhe plot perandore romake nga Kostandini e ketej. Ata qeverisen boten me principe te krishtera.
    3. Tjeter fakt: invazionet barbarike. Ajo pasuri e qyteterimeve te lashta pagane qe u shpetoi atyre u filtrua nga murgjerit e krishtere. Ata mbanin biblioteka, arkive dhe kopjonin e konservonin bazat e kultures se lashte jo-krishtere. As kjo nuk mund te diskutohet, ç'do filolog e di mire se per te lexuar Homerin dhe Virgjilin tekstet me te lashta i kemi ne kodet mesjetare.
    4. Ne mesjete, nga Karli i Madh qe kurorezohet perandor ne vitin 800, Evropa eshte e krishtere. Plot me kundershtime dhe kontradikta, por ai fakti i pare i ati Njeriu nga Palestina vazhdoi te ndikonte per mire (per mua eshte keshtu, katedralet e mrekullueshme, filozofia mesjetare jane perla te nje qyteterimi te paarritur) apo per keq.
    5. Protestantet (nuk te pohoni si te vertete absolute qe sollen liri, nuk e pranoj sepse per mua fjala liri o te thote t'i perkasesh Kishes. Nuk mund te sillni te verteta absolute mbi nje teme qe vete Luteri thoshte se ishte relative...) ju kundervune Romes, por prape ç'do diskutim rrotullohej drej boshtit te perbere ekskluzivisht nga fakti i Krishtit. Luteri besonte ndoshta ne menyre te gabuar, por besonte. Pra, dei ketu, per 1500 vjet, Evropa u zhvillua duke patur si horizont te fundme Krishtin.
    6. Shekulli i shtatembedhejte. 3 fakte historike qendrore: 1) Lufta e 30 vjeteve, Evropa katolike kunder Evropes protestante. Prape ndarje fetare, prape fakti i krishtere si strumbullar i grindjes, te pakten si pretekst. Franca katolike lufton krahas protestanteve, por mos harroni se ishte e udhehequr nga KARDINALI Richelieu. 2) Absolutizmi francesz nen Luigjin XIV. Nuk mund te mohoni faktin qe konsensusi qe kishte ne vendin e tije vinte se pari nga fakti qe ishte REX CHRISTIANISSIMUS (MBRET SHUME I KRISHTERE). 3) Monarkia angleze bie ne dore familjes Hannover per faktin se Stuart-et ishin teper filo-katolike. Mbreti i Anglise eshte se pari kreu i Kishes Anglikane. Prape qendra e diskutimit eshte fakti i krishtere.
    7. Iluminizmi: Franco Cardini, Edoardo Tortarolo, Carlo Capra, Jacques Lefebvre (historianet me te shquar te asaj periudhe qe njoh) thone qe e vet,ja gje qe afronte iluministet e gjithe Evropes kishin te perbashket vetm nje fakt: kritiken kunder Kishes Katolike. As fjalen "arsye" nuk e konceptonin ne te njejten menyre. Napoloni, permbushja, rezultati i Revolucionit Francez, kurorezohet perandor ne vitin 1804 nga Papa ne Paris. Ai nuk besonte, por nuk mund te mohonte faktin se krishterimi ishte baza e shoqerise qe donte te sundonte.
    8. Ne dy shekujt e fundit produkti me i arritur i mundimit te elimnohet faktori i krishtere nga shoqeria perendimore ka qene komunizmi. Nuk ka nevoje t'u shpjegoj shqiptareve pse ai nuk mund te konsiderohet faktor ecjeje perpara i qyteterimit perendimor.

    PRA, TE MOHOSH RRENJET E KRISHTERA TE PERENDIMIT ESHTE TE MOHOSH FAKTE HISTORIKE. NE, SI PERENDIMORE, PO HUMBIM IDENTITETIN TONE DUKE BRAKTISUR KRISHTERIMIN. SOT E KESAJ DITE PERENDIMI ESHTE AI QE ESHTE SEPSE E KA ZHVILLUAR IDENTITETIN E TIJE NE RAPORT ME KRISHTERIMIN. DUKE E NDJEKUR OSE DUKE E KRITIKUAR, POR AMA GJITHMONE DUKE MARRE POZICION KUNDREJT PRETENDIMIT QE AI BURRI QE JETOI NE PALESTINE DYMIJE VJET ME PARE KISHTE TE ISHTE BIRI I ZOTIT.
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

  10. #140
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Citim Postuar më parë nga deshmuesi
    Persa i perkett pyetjes: Perse shqiptaret zgjedhin perendimin dhe jo vendet Arabe, kjo tregon se ne gjeneze te tyre ata jane pjese e tij, dhe nje dite do te kthehen ne trungun familjar.
    Deshmues,

    je i njohur ne forum si plasues i teorive te pabaza, teori te cuditshme keto qe i krijon ne mendjen tende pa u bazuar ne fakte. Athua ke bere ndonje ankete me emigrantet ne lidhje me arsyet e tyre te emigrimit?! Jo, nuk ke bere, por megjithate mendja ta ka pjelle pergjegjien: "shkojme ne Perendim per t'iu kthyer trungut familjar"! Hahahahahahaha!!!!

    Nuk emigrojne njerezit ne Perendim per shkak te "kthimit ne trungun familjar" por per nje arsye shume me pragmatike: per te fituar, per te mbijetuar. Jetojme ne nje shtet te varfer (flas per Shqiperine dhe Kosoven, meqe i takoj te dyjave) dhe eshte normale qe njeriu te kerkoje pune aty ku ka dhe ku paguhet me mire. Pra, nuk behet fjale ketu per kurrfare "kthimi" a "rikthimi" ne "trung" a ne "rrenje" por thjesht behet fjale per sigurimin e ekzistences.

    Arsyeja pse shtetet perendimore jane me te pasura se shtetet islamike eshte ceshtje ne vete qe kerkon trajtim shume me serioz dhe me kompetent qe nuk mund te perfshihet me nje postim a dy ne forum. Ne pyetje jane faktore te shumte: lufterat, pushtimet, kolonizimi, plackitja e pasurive natyrore te shteteve te pushtuara me gjak e dhune. Ti fort mire e di kush kane qene kolonizatoret me te medhenj e me gjakpires ne histori dhe e di se cilit religjion i kane takuar dhe ne emer te ckafit kane vrare miliona njerez.

Faqja 14 prej 15 FillimFillim ... 412131415 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •