Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 145
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115
    Selman, (Shen Alban)

    Eshte ndoshta hera e pare qe po te drejtohem seriozisht e uroj qe te mos jete e fundit.

    Une nuk ndjej asnje kenaqesi nga ofendimet qe bej kunder kujtdo e as nga polemikat jo serioze e plot urrejtje. Por duke pare qendrimin tend ketu si dhe duke lexuar arkivin e albforumit kam kuptuar qe me menyren se si diskuton ti eshte e pamundur te mos irritohesh. Mos harro se nuk je i vetmi jo musliman ketu me te cilin ne (muslimanet) kemi te bejme. As ne albforum nuk ishe i vetmi. Ka te krishtere me te cilet une ndjej kenaqesi te diskutoj megjithese nuk na perputhen mendimet. Kjo besoj vlen per te gjithe muslimanet ketu. Megjithate ti je personi me i urrejtur nga muslimanet e forumit. A e ke vrare ndonjehere mendjen per arsyen e kesaj? Une jam i bindur se ti mendon qe kjo rrjedh nga qe ti na ke vene ngusht me argumentet e tua. Jo, te jesh i sigurt se argumentet e tua jane nga me te dobetat dhe kjo perben njerin aspekt te arsyes se urrejtjes sone. Sepse dobesise se argumenteve te tua u bashkangjitet edhe siguria jote e palekundur ne vertetesine e atyre qe thua. Megjithate nuk eshte kjo e keqja. E keqja eshte se ti as qe e mendon se mund te mos kesh te drejte. Kendveshtrimin tend e quan kriterin absolut te gjykimit prandaj dhe nuk pranon ne asnje menyre arsyetimet tona ndaj çeshtjeve qe ngre dhe as nuk u pergjigjesh atyre. Nuk e pranon faktin qe si do qe te jete muslimanet dine me shume se ty persa u perket fese se tyre. Nuk e pranon qe gjerat mund te shihen me nje sy tjeter nga ai qe i sheh ti. Ti e quan menyre te paster diskutimi sjelljen e fakteve por harron qe ne ato fakte qe sjell ti i dime me mire se ti. Pse i sjell vargjet e Kuranit ketu? Mos valle mendon qe ne nuk kemi dijeni per to? Ti e di shume mire qe ne i dime ato vargje. Atehere nese qellimi yt eshte i mire, kopjimi i atyre vargjeve (ose i haditheve dhe fakteve historike ne raste te tjera) duhet te shoqerohet me paqartesine tende qe ke mbi to dhe me pyetjen se si ne i komentojme ato duke duke qene i vetedijshem per faktin qe ne ato i besojme dhe i konsiderojme te drejta si dhe qe ne kemi pak me shume njohuri ne lidhje me to. Kjo eshte parimore nese ti vertet ke qellim te mire diskutimi. Por ti nuk e ben kete. Faktet qe ti sjell, e qe ne i dime shume mire e s'na vjen aspak turp prej tyre sepse ndryshe nuk do t'i besonim, i shoqeron me nje ndjenje triumfi sikur thua: He e shihni? Ja pra tek ju zura mat me faktet qe solla. Kete per me teper e ben pa pritur as pergjigjen tone. Kur ne te pergjigjemi ne shumicen e rasteve nuk u pergjigjesh argumenteve por sjell fakte te reja duke bere kercime akrobatike ne teme. Gjithashtu ti edhe ofendon por ofendimet e tua mbulohen nga "faktet" qe bejne te dukesh sikur je i sinqerte ne dikutim. Vete arroganca jote qe s'pranon medimet e te tjereve, fyerjet ndaj gjerave qe te tjeret i konsiderojne te shenjta pavaresisht se ti nuk i konsideron te tilla, nenkuptimi qe fshihet pas fjaleve te tua se nese ne nuk mendojme si ti jemi injorante apo te prapambetur, hapja e temave qe s'kane te bejne fare me teologjine si psh. tema e hapur ne lidhje me deklaraten e Kadarese qe s'ke ku e kap se s'ka lidhje me asgje qe mund te diskutohet ne nje forum fetar etj. pa permendur edhe ofendimet me fjale te cilat ngaqe nuk behen te drejtperdrejta nuk bien ne sy, jane ofendime qe per me teper nuk i drejtohen nje personi te vetem por te gjithe muslimaneve ne forum.

    Mund te vazhdoj dhe me gjate me menyren e gabuar te diskutimit qe ti ben por nuk eshte nevoja pasi besoj se ti je i vetedijshem per kete gje. Ajo qe dua te te them eshte kjo, kuptoje me ne fund se keshtu si debaton ti behesh i padurueshem per njerezit dhe i mbyll deren çdo perpjekjeje te sinqerte per debat. Keshtu si e ke nisur ti vetem sherr shkakton ne forum. Une te keshilloj te nderrosh sjellje dhe te diskutosh ashtu siç eshte per te diskutuar duke e ruajtur deri ne fund respektin per tjetrin dhe mendimet e tij, duke i marre parasysh argumentet e tij, duke e pranuar qe edhe bashkebiseduesi yt mund te kete te drejte si dhe duke qene i vetedijshem per njohurine e bashkebiseduesit besimtar me te madhe se tenden persa i perket fese. Nese pranon te heqesh dore nga menyra jote e deritanishme e diskutimit dhe te diskutosh siç duhet une te jap fjalen se do jem i pari qe do te te kerkoj te falur publikisht per ofendimet e mia si dhe do te mundohem me sa kam dijeni e mundesi te diskutoj me ty per ato çeshtje qe ti deshiron.
    Ndryshuar për herë të fundit nga northernbard : 31-01-2003 më 22:33
    What is it that we're waiting for?
    Looking forward to, preparing for?
    Life kicks us in the teeth
    Yet something makes us crawl back for more

    Blood and tears upon the altars of our lives we shed
    Blood and tears until the sweet release we share in death
    Hours like days, weeks feel like years
    Decades of Tears
    Yet somehow everything seems so worthwhile
    For a moment

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Deshmues
    te falenderhome per keshillat. Une , si gjithmone do te sjell fakte dhe citate. Kete do ta beje se e dua te verteten. Me trillime dhe shpifje nuk mirrem dhe nese dikend e irritojne Ajetet, atehere nuk eshte pune e imja!
    Ti e din se nuk kam trilluar kurre gje, pos se kam cituar ajete qe dikush deshiron t´i fsheh. Fshehjen dhe shtremberimet e konsideroj tendecioze.
    Mua nuk me pelqejne analizat siperfaqesore, prandaj parapelqeje qe ceshtjes t´i shkohet deri ne fund!

    E pra profeti njihet ne vepra, plotseisht me vend! Dhe do te flasim per vepra....

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    www.bukoca/li.at

    Ja një faqe e re "fetare" shqiptare, e cila sjell shkrime shumë interesante për lindjen e një "profeti" të ri enkas për shqiptarët.
    Këtu shkruan se "profeti" është i lindur në Komunën e Bukocit (Sërbia Jugore) i shpërngulur në Fushë Kosovë. "Profeti" vepron në Austri.

    Shfrytëzojeni rastin të hyni në këtë faqe dhe tregoni durim se kjo faqe është shumë e ngarkuar:

    http://www.bukoca/li.at
    shënime të përafërta mund të gjeni edhe në:
    http://Bukuroca/e/keqe.com

    Ju falemnderit për vëmendjen!
    klipp&klar

  4. #94
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    natyrisht se profeti njihet me vepra, dhe veprat e muhamedit as. askush nuk i ka arrijt. Deshmia me e madhe e profetise jane VEPRAT.

    Islami si fe riorganizoj faktikisht krejt boten, dhe vu gurthemelet e civilizimit modern.

    Kurse krishterimit ju dashen 300 vjet, duke u mshehur ne shpella, male, shkembe e ujdhesa per tu inkuadruar ne nje system shterterore, DHE, qe nga ajo dite, kur idete kishtare u morren ne perdorim, boten e kaploi TERRI.

    Mbase e kemi te veprat. pra urdheroni e sillni VEPRA.

    Flm

    PSeshmues, si duket ai gjaku i kastrioteve?, dhe nese mendon se e ke ate gjak, atehere pse po ngutesh e don ta perzish me gjakun tone, me gjakun e shqiptarit?, KU JANE ATO KASTRIOTET?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nuh Musa : 02-02-2003 më 10:15
    albanish by nature

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    115
    Lexova dje pergjigjen e Norcali-ut ndaj deshmuesit por s'pata kohe te pergjigjesha.

    Me nje fjale i perdellyeri i forumit, predikuesi engjellor na qenka nje katil me nam e? Ej Zot ç'nuk degjojme. Kurse une thashe po i drejtohem njehere me te mire mbase merr vesh por s'qenka pune. Aq me teper qe sjellja e tij qenka 100% e shtire perderisa ai qe na u tronditka nga lufterat e musliamneve qenka vrases me pagese, ndersa une kisha menduar se ne shkrimet e tij perveç hipokrizise ka dhe pak injorance por qenkam gabuar.

    Norcali, ato faqet s'po i hap dot por ky "pofeti" mos eshte Selmani yne, dora vete?
    What is it that we're waiting for?
    Looking forward to, preparing for?
    Life kicks us in the teeth
    Yet something makes us crawl back for more

    Blood and tears upon the altars of our lives we shed
    Blood and tears until the sweet release we share in death
    Hours like days, weeks feel like years
    Decades of Tears
    Yet somehow everything seems so worthwhile
    For a moment

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Deshmues,

    ketu eshte fjala per te drejten e te menduarit. Nese ke te drejte ti ta shohish nje gje si pozitive, ndersa une me fakte e velersoj ndryshe, atehere kjo nuk duhet te te deshproje. Nese une mirrem me trillime, atehere ke te drejete te alarmohesh. Ne shkrimet e mia kam shfrytezuar vazhdimisht libra arab te perkthyer ne shqip.
    Nese te pengojne faktet burimore, atehere hyn te " Mesime nga Kurani", aty ke harmonine tende qe deshiron, por ketu eshte vendi ku mbizotrojne mospajtimet.
    Faktet qe une i sjell mund t´i sqarosh ose kundershtosh ose te heshtish, mirepo ofendimet jane jasht vendit dhe kuvendit!

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    131
    albaaaaaan

    sa i trashe je mor aman

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nuhe,
    nese besohet nje fe ne baze te rezultatave shkencore, atehere duhet t´i harrojme te gjitha fet dhe t´i besojme shkences. Sa shkenca nuk kane sjellur dituri te gjitha religjionet se bashku.

    Perhapja krishterimit ishte e ngadalshme sepse nuk u be me lufte.

  9. #99
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Shen Alban,

    kryqezatat ishin perkdhelje popullatash nga dashuria e madhe?

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Postuar më parë nga Shën Albani
    Deshmues,

    ketu eshte fjala per te drejten e te menduarit. Nese ke te drejte ti ta shohish nje gje si pozitive, ndersa une me fakte e velersoj ndryshe, atehere kjo nuk duhet te te deshproje. Nese une mirrem me trillime, atehere ke te drejete te alarmohesh. Ne shkrimet e mia kam shfrytezuar vazhdimisht libra arab te perkthyer ne shqip.
    Nese te pengojne faktet burimore, atehere hyn te " Mesime nga Kurani", aty ke harmonine tende qe deshiron, por ketu eshte vendi ku mbizotrojne mospajtimet.
    Faktet qe une i sjell mund t´i sqarosh ose kundershtosh ose te heshtish, mirepo ofendimet jane jasht vendit dhe kuvendit!
    ---------------------------------------------------------------------------------
    Sh.Alban nuk e kuptoj se perse me drejtohesh mua me keto fjale, pasi une nuk kam thene asnje gje kunder jush, Te lutem me sqaro se cfare po ndodh.
    Po keshtu dhe North.. ai pasi flet per shkrimin e Norcaliut dhe permend emrin tim, me posht flet per nje vrases me pagese, por nuk shprehet se kush eshte ky vrases e tjera. Te lutem North.. me sqaro rreth kesaj teme.
    Deshmeusi

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  2. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-06-2004, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •