Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 33 prej 45 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 321 deri 330 prej 450
  1. #321
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Ne fakt ke te drejte, shume pak fitoi nga delegatet. Por fitoi disa argumenta te forte me shume:

    1. Fitoi shtetet me te medha, Obama s'ka fituar asnje shtet te madh deri tani.
    2. Fitoi zgjedhjet ne Teksas por mund te humbe mbledhjet caucus...gje qe forcon argumentin e saj se caucuset nuk perfaqesojne realisht voten e popullit.
    3. Fitoi bindshem me latinot serish, te cilet jane esenciale per nje fitore ne Nentor.
    4. Fitoi Ohio, shteti i cili ka zgjedhur fituesin presidencial prej shume dekadash.

    Pra, ne nje proces zgjedhor ku duket se superdelegatet do jene ata qe do vendosin, keto argumenta jane nje ekstra shume e dobishme per Clinton.
    As qe du me dit!

  2. #322
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Obama paska thyer rekordin e mbledhjes se fondeve si politikan brenda 1 muaji, shkruan CNN. Aq shume jane tani ne dispozicion, sa sic duket nuk po dijne me sesi t'i investojne. William i Black Eyed Peas kish bere nje kenge te re "We are the ones" kete here duke terhequr Jessica Alba.


  3. #323
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    degjova sot ne lajme se nje keshilltare e Obames, nje samantha, qe kishte fituar pulitzer, kishte dhene doreheqjen se e kishte quajtur Hillarin "moster".

    paska fillu dhe stafi i obames tuj ik per shele

    Sa kot, ke fillu tuj u marr me "lalin e modh", dhe ke heq dore nga Hillaria?
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #324
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar mė parė nga dodoni Lexo Postimin
    Ja zgjero ti njohurite tuaja pra, deklarata e Obamas ne lidhje me pavaresine e Kosoves, marr nga vet webfaqja e tij.

    Today’s announcement of independence by the leadership of Kosovo ends a chain of events that began with the bloody break-up of the former Yugoslavia. Kosovo’s independence is a unique situation resulting from the irreparable rupture Slobodan Milosevic’s actions caused; it is in no way a precedent for anyone else in the region or around the world.

    Kosovo’s independence carries with it important responsibilities. The international community has devoted enormous resources to Kosovo’s political, economic and social development for nearly a decade, with results not always meeting expectations. I hope that Kosovo’s government and people act with urgency to ensure that Kosovo becomes a positive example of democratic governance and the rule of law. All the people of Kosovo, be they of Albanian, Serb or other origin, must be able to live in a free, tolerant and prosperous society where minority rights and religious sites are fully protected, and the people of Kosovo have a stake in one another’s success.

    Serbia and its people have also suffered terribly over the past two decades. Serbs deserve a more peaceful, prosperous, and hopeful future. This month’s re-election of President Boris Tadic was a critical step in moving Serbia closer to the goal of full integration into the democratic West, including membership in Euro-Atlantic institutions that can help bring more stability and prosperity to the people of Serbia. Serbia ultimately belongs in the European Union. The EU and Serbia should rapidly deepen their ties, a move that would help demonstrate to the Serb people that they are indeed genuinely part of the West.

    I honor the service of all Americans, military and civilian, who have worked so hard to bring peace to the Balkans. The United States must continue to work with our European allies on behalf of the security and prosperity of the entire region. I am convinced that, with our support, Serbia and Kosovo can emerge as models of democratic and economic growth, and their people can know a bright future.

    Edhe une mendoj qe me mire do jete me Klinton, por edhe Obama nuk eshte keq. Megjithese, jam i bindur qe Klinton do nominohet nga PD-ja.

    Lėvize pak atė mouse.








    Shiko, se si ngazėllehen kėta tė tjerėt tek ANALIZOJNĖ atė qė ti nuk e lexon dhe aq mirė:

    http://news.serbianunity.net/2008/03/06/6368/

    First, the Clinton campaign shows its enthusiasm for Kosovo’s independence by using the Albanian word “Kosova” throughout and by chiding the Bush administration for independence not coming soon enough.
    ...

    The rupture is blamed not on Serbia but directly on Slobodan Milosevic. Serbia, after all, had a public break with Milosevic’s regime some five years ago, and pro-Western, pro-reform politicians have since been hard at work, holding on despite a sense of betrayal with the West over Kosovo. Clinton makes no menton of Milosevic, no mention of pro-Western Serbian President Boris Tadic’s recent re-election as a positive sign, and offers nothing to Serbia in return.

    In contrast, Obama’s statement strikes me as far more even-handed. It praises recent developments in Serbia, cites the suffering of the Serbian people, and recognizes Serbia as a genuine part of the West and thus whose rightful place is as a full member of the EU:

    Obama - Serbia and its people have also suffered terribly over the past two decades. Serbs deserve a more peaceful, prosperous, and hopeful future. This month’s re-election of President Boris Tadic was a critical step in moving Serbia closer to the goal of full integration into the democratic West, including membership in Euro-Atlantic institutions that can help bring more stability and prosperity to the people of Serbia. Serbia ultimately belongs in the European Union. The EU and Serbia should rapidly deepen their ties, a move that would help demonstrate to the Serb people that they are indeed genuinely part of the West.

    Unlike the Clinton statement, Obama seems to be keenly aware that he is speaking to an international audience. He speaks directly to Serbia in a way Clinton never comes close.

    And Obama even comes close to admonishing Kosovo for slow progress and insufficient protection of minorities.
    Zgjohu tani, mirė?


    - - - - - - - - - - - - - -

    Dhe nesėr, tė dy tek biblioteka pėr njohuritė, dakort?

    Shikojmė edhe album zoologjik me shimpanze dhe babuinė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 08-03-2008 mė 15:25
    Prektora

  5. #325
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    marrezia ska fund...

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    degjova sot ne lajme se nje keshilltare e Obames, nje samantha, qe kishte fituar pulitzer, kishte dhene doreheqjen se e kishte quajtur Hillarin "moster".

    paska fillu dhe stafi i obames tuj ik per shele

    Sa kot, ke fillu tuj u marr me "lalin e modh", dhe ke heq dore nga Hillaria?
    .....................................

    Prononcimi publik i keshilltares duke shprehur urrejtje te pakontrolluar jo vetem personale.
    Keshilltarja ne fakt tregoi se c'bisedojne ata pas dyerve te mbyllura kur flasin per kunderkandidatet, dhe tregoi fytyren e kandidatit Obama.Qe te jete budallakia e paskajshme kjo eshte nje grua dhe nje grua e bardhe kjo faqezeza...
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  6. #326
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    degjova sot ne lajme se nje keshilltare e Obames, nje samantha, qe kishte fituar pulitzer, kishte dhene doreheqjen se e kishte quajtur Hillarin "moster".

    paska fillu dhe stafi i obames tuj ik per shele

    Sa kot, ke fillu tuj u marr me "lalin e modh", dhe ke heq dore nga Hillaria?
    Ajo s'eshte gje, se te shara ne fushate thone te gjithe.

    Tani po shikoj intervisten e Samantha Powers ne BBC. Pervec genjeshtrave te tjera apo "fairy tale" qe Obama eshte kunder luftes, ish-keshilltarja ne marredheniet nderkombetare (kjo me siper) tha qe nuk eshte definitive qe trupat do ikin nga Irak brenda 16 muajve. Ashtu sic po thote larte e poshte neper fushate Obama. Dmth faktikisht, ashtu si puna e NAFTA-s, ashtu si ajo e Irakut, jane llogje fushate. Qe jane, kete e dine te gjithe me dy pare mend, por qe e vetmja arsye qe votojne per Obamen eshte se ky eshte Mesia, dhe ai thote: "The truth, nothing but the truth, so help them, God"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 08-03-2008 mė 18:13

  7. #327
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar mė parė nga darwin Lexo Postimin

    Zgjohu tani, mirė?


    - - - - - - - - - - - - - -

    Dhe nesėr, tė dy tek biblioteka pėr njohuritė, dakort?

    Shikojmė edhe album zoologjik me shimpanze dhe babuinė.

    E para, postera te tilla ne Beograd (ne demonstraten kunder pavaresise se Kosoves) kishte me te gjithe politikanet boterore duke perfshire edhe Washingtonin dhe kjo nuk kishte kuptimin qe keta po e perkrahin Serbine por qe t'ju "tregonte" atyre "faktin" qe sipas tyre Kosova ka qene, eshte, dhe do te jete Serbi.

    E dyta, asnjehere mos u bazo ne mediat serbe te informimit. Po keto media para disa javesh njoftuan se Clooney kishte deklaruar se ishte kunder pavaresise, por ky pas disa ditesh e demantoi ate lajm. Mediat serbe pothuajse nuk kane fare kredibilitet ne bote sepse jane te njohura per genjeshtrat dhe shpifjet e tyre.

    E treta, edhe une pajtohem qe Klinton eshte zgjidhje dukshem me e mire per shqiptaret (te pakten per historine e marredhenieve qe ne shqiptaret kemi me te dhe deklaratave te deritashme) por edhe Obama nuk eshte aq i keq sic paraqitet nga disa, duke te perfshire edhe ty ketu. Poashtu, nuk ka politikan amerikan qe mund te dal kunder shqiptareve (sidomos ne problemin e Kosoves), e sidomos nga rradhet e demokrateve.

    E katerta, une kam qene i pari ketu qe shkruajta per disa dyshime qe kisha ne Obamen, dyshime qe akoma nuk i kam pastruar teresisht ne mendjen time, por nuk jane aq serioze sa duken. Edhe njehere, Klinton, deri tani, duket si zgjidhje shume me e mire per ne, ne shtepine e bardhe, dhe uroj per fitoren e saj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 08-03-2008 mė 18:27
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #328
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Obama fiton edhe nė Wyoming

    Barack Obama ka shėnuar edhe njė fitore tė rėndėsishme nė garėn pėr nominimin e kandidatit Demokrat pėr president.

    Nė shtetin e Wyoming, Obama ka fituar rreth 61%, ndėrsa rivalja e tij Hillary Clinton me 38%. Ky shtet jep vetėm 12 delegatė. Obama ka marrė 7 delegatė, ndėrkaq Clinton pesė.

    Obama deri mė tash ka grumbulluar 1,578 delegatė, ndėrkaq rivalja e tij 1,468. Ata duhet tė sigurojnė 2,025 delegatė pėr t'u nominuar si kandidatė tė partisė.

    Testi i radhės pėr demokratėt do tė jetė nė Misisipi tė martėn. Partia Republikane tashmė ka zgjedhur John McCain si kandidat tė partisė nė zgjedhjet presidenciale qė do tė mbahen nė nėntor.

    Ina

  9. #329
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Clinton vs. Obama, konflikt i ndėrtuar apo i qenė?

    Clinton dhe Obama nuk janė paraqitur thjesht si dy figura me njė personalitet psikologjik shumė-planėsh e tėrheqės pėr audiencėn amerikane dhe botėrore, por edhe si protagonistė me njė pėrgatitje politike dhe administrative pėr t’u admiruar.

    Ndėrkohė qė nė ngadalėsinė e njohjes sė Kosovės nga qeveritė e guximshme perėndimore, Beogradi vetė-digjet qė t’i tregojė botės se Pavarėsia e Kosovės nuk do qetėsojė por do trazojė mė tej Ballkanin, Amerikanėt jetojnė njė tjetėr eksitim politik tė radhės, pa vėnė re as Beogradin e as Kosovėn: ditė entuziaste zgjedhjesh presidenciale. Nė njė nga debatet e fundit tė demokratėve nė Texas, transmetuar drejtpėrdrejt nga CNN, Kosova nė fakt u pėrmend dy here si fjalė dhe jo si ēėshtje. Dhe qė tė dy herėt nga Hillary Clinton me dėshirėn qė tė demonstronte informimin e vet super-aktual dhe gatishmėrinė veteranore pėr reagim nė politikėn e jashtme amerikane. Sigurisht, sado tė sulmohet ambasada amerikane nė Beograd apo tė tundet flamuri shqiptar nė rrugėt e Prishtinės, vendin kryesor nė shtėpitė dhe nė trurin virtual tė audiencės amerikane nė kėtė moment e kanė kandidatėt pėr presidentė.

    Diferenca e Demokratėve

    Ajo qė u pa deri nė debatin e tyre nė Teksas qenė dy kandidatė superbė nga ana e demokratėve, njė ēift senatorėsh qė ta bėn tė vėshtirė zgjedhjen: Hillary Clinton dhe Barack Obama. Njė dyshe qė e ka bėrė tė duket thuajse qesharak atė tė konkurrentėve konservatorė McCain e Huckabee, nga tė cilėt veē i pari mundi t’i rezistojė garės presidenciale. Clinton dhe Obama nuk janė paraqitur thjesht si dy figura me njė personalitet psikologjik shumė-planėsh e tėrheqės pėr audiencėn amerikane dhe botėrore, por edhe si protagonistė me njė pėrgatitje politike dhe administrative pėr t’u admiruar. Lodrat e zakonshme qė luhen nė fushata zgjedhjesh mbi dallimet “rrėnjėsore” mes tyre lidhur me eksperiencėn apo aftėsinė pėr ndryshimin e situatės, nuk mund tė zbehin forcėn dhe bukurinė ideore qė propozoi kėsaj radhe kampi demokrat amerikan si njėsi e pandashme. Ndoshta dy mandate rresht tė Bushit e thanė Amerikėn aq keq sa kampi i djathtė, nė pėrpjekjet disa-vjeēare pėr tė mbijetuar njė president-shkatėrrim qė e polli vetė, s’ka fuqi tė rilindė. Ndoshta edhe as nuk dėshiron tė rilindė e harxhojė energji ekstra nė njė moment kaq tė pavolitshėm, ku yjet duket flasin njėzėshėm kundėr tyre.

    Risia

    Pa dyshim qė risia e radhės janė dy senatorėt demokratė (sido qė jo pėr arsyet qė e bėnė tė spikatur Bush-in nė kandidaturėn e tij tė para tetė vjetėve, pra pazgjuarsia e dukshme dhe paaftėsia pėr tė pėrfunduar njė fjali pa gabuar, dhe as pėr tė kundėrtėn e kėtyre arsyeve). Vetė senatori me eksperiencė dhe veterani i njohur i luftės McCain, nė tė shkuarėn aq i pėrmirėfolur dhe i mbėshtetur nga pjesa mė e arsyeshme republikane, madje edhe nga mjaft demokratė, ėshtė tkurrur e mezi i dėgjohet zėri teksa pėrballet me kandidatė tė kalibrit tė dy demokratėve tė tanishėm. Pėr fatin e tij tė keq, presidenti G. W. Bush qė duhet tė qe nė krah tė tij megjithė dallimet e tyre tė shkuara, ėshtė njė kartė e djegur ose mė saktė njė lloj flame politike. qė nė kėto momente ēdo republikan e do sa mė larg kampit tė vet. Ndėrsa kampi liberal, sidoqė edhe ai pjesė e njė Amerike kėsaj radhe tė drobitur luftėrash e zhvlerėsimesh, jo veē ndihet i mėkėmbur ideologjikisht, por ka fuqi tė dalė me kandidatėt mė jo-ortodoksė tė imagjinueshėm, qė nė njė erė pre-Bushiane do ishin formulė e sigurt pėr disfatė: njė grua dhe njė afro-amerikan. Ka figurė mė tė bukur sesa njė Amerikė kaq e lirė dhe me ajėr ringjallės, kaq afėr idealit tė atyre qė u rropatėn e vdiqėn nėpėr kampe pėrqėndrimesh e burgje ish-socialiste qė t’i sillnin zėrin e lirė popullit tė vet?

    Konflikti

    Ēėshtja ėshtė se kjo Amerikė dukej dhe dėgjohej kėshtu deri kur hidhėsira e garės sė vėrtetė nė kampin demokratik amerikan arriti njė nivel qė s’mund tė mbahej mė nėn kontroll e as tė maskohej. Mediat kishin kohė qė e kėrkonin konfliktin mes dy kandidatėve demokratė, i silleshin vėrdallė dhe e krijonin sa mundnin. Por deri para 20 shkurtit nė tė vėrtetė nuk kishte njė tė tillė nė arenėn publike. Rezultati i dy mėnyrave sesi kandidatėt shihnin ēėshtjen e shėndetit publik dhe tė sigurimit mjekėsor, megjithė rrugėt “shumė tė ndryshme” qė predikoheshin (njėra nėpėrmjet sigurimit tė detyruar familjar dhe tjetra nėpėrmjet krijimit tė ardhurave financiare qė e bėnin tė pėrballueshėm sigurimin e familjes), ishin thuajse tė njėjtė. Edhe ēėshtja e eksperiencės qė luhej nga Hillary Clinton (po tė kishte njė krizė nė botė nė tre tė natės, cilėn do donit t’i pėrgjigjej telefonit, njė si unė e kripur nė politikė, apo njė buzėqumėsht?), dhe ajo e “change”-krijuesit qė mund tė vinte veē nga njė zė i ri nė Washington (qė nuk ishte ndėrkaq i komprometuar nga presioni dhe lidhjet me lobingjet e pafund amerikane), qė luhej nga Obama, nuk ishin as tė fuqishme dhe as tė besueshme. Po ashtu ndryshimi nė politikėn e jashtme se njėri nuk do ngurronte tė takohej me presidentėt e vendeve si Irani, Kuba etj qė nė rastin e parė tė pėrshtatshėm, ndėrsa tjetra do priste pėr herėn e dytė tė kėsaj pėrēapjeje diplomatike, nuk bindėn kėnd si ndryshime. Mesazhi pėr ndryshim ekonomik, pėr krijim punėsh dhe rritje ekonomike, pėr pėrkujdesin me norma konkrete pėr tregun e banesave, pėr dalje nga lufta e hapje ndaj botės, pėr luftė pėr demokratizim ndėrkombėtar jo nėpėrmjet izolimit por rikrijimit dhe pėrforcimit tė lidhjeve me vendet e tjera, dhe pa dyshim, dalja nga lufta nė Iraq, ishin mesazhet e fuqishme qė vinin nga e majta (shumė e shmangur djathtas) demokrate amerikane si e tėrė. Ky program ndryshimesh vinte nė fakt nga tė dy palėt dhe jo veē njėri prej kandidatėve presidencialė.
    Deri nė debatin e Texas-it, Clinton-i, qė ishte me 11 humbje radhazi nėpėr votimet paraprake pėr tė zgjedhur kandidatin pėrfaqėsues (dhe e keqja ėshtė se tė 11 kėto i fitoi Obama) ajo e meditoi disa herė hedhjen nė sulm, luajti kartėn e ndryshimeve mes tyre, por pa sukses. Njė herė madje edhe sulmoi direkt me akuzėn paksa tė bėrė bozė pėr plagjiarizėm duke i ofruar mediave frazėn: Obama sjell “ndryshim te kseroksuar” e jo tė vėrtetė, nga ato shprehje kjo qė shpresohet tė ngjisin kur zėrohen nga mediat dhe i shndėrrohen nė famė-shkatėrruese kandidatit kundėr tė cilit hidhen. Edhe kjo frazė-karrem u pėrfol pak nga mediat dy ditėt qė ndoqėn por u fik. Atė debat Clinton, me gjithė aftėsitė e veta retorike shumė tė mira, mezi e mbajti pa humbje. Madje ajo u detyrua ta mbyllė me njė lėvdatė pėr oponentin e vet, i cili ishte i asaj lartėsie e karakteri sa “ajo e kishte pėr nder” tė garonte me tė. Nė fakt tamam nė kėtė pikė Clinton mori duartrokitjet mė tė nxehta qė ajo i kish dėshiruar nė momente tė tjera tė debatit. Ndėrsa Obama e lejoi mbylljen e mbledhjes me njė duartrokitje pėr Clintonin qė nė fakt mė shumė ishte pėr tė dhe pėr demokratėt amerikanė nė pėrgjithėsi.

    Parashikimet

    Por tani qė Clintonit mediat dhe opinioni i kanė vėnė kutin nė fitoren e votimeve paraprake nė Ohio dhe Texas mė 4 mars, kur tė gjitha sondazhet japin numra shumė tė afėrt mes dy kandidatėve, kur e shkuara ka treguar se Obama mund tė fitojė edhe shtete ku sondazhet e tregojnė Clintonin me pėrparėsi dyshifrore, kur financat e fushatės sė Clintonit bien, kur delegatėt e pėrgjithshėm tė Obamės janė mė tė shumtė se ata tė Clintonit dhe superdelegatėt partiakė qė ende kontrollohen nga Clinton, po humbasin rėndėsinė e mėparshme, kur McCain para pak ditėsh nisi tė konsideronte si tė vetmin kundėrshtar nė sulmet e veta Obamėn sikur ai tė kish dalė ndėrkaq i fituar mbi Clintonin…tani ėshtė koha pėr tė nisur lojėn e vjetėr sa njerėzimi: sulmo, shpif, lufto me armė tė ndershme e tė pandershme. Nė fund tė fundit edhe Machiavelli e ka cilėsuar pėrleshjen politike si njė arenė ku qėllimi justifikon mjetin. Tamam tani ėshtė pjesa qė mediet mezi presin tė vijė, e kur s’e shohin, e cysin me sa munden qė ta afrojnė. Pasi Clinton duke mbajtur nė dorė letra nga ato qė kampi i Obamės u dėrgon votuesve, thėrret para turmės: “Turp tė kesh Barack Obama” pėr shpifjet e shkruara nė letra, pa dyshim nuk do tė shohim mė dy konkurrentė qė nisin dhe mbyllin debatet me pėrqafime e fjalė tė pėrkėdhelėse ndaj njėri-tjetrit. Tani nis fushata negative, ose mė mirė e nxirė. Nė kėtė erė tė re akuzash, votuesit tentojnė tė humbasin ekuilibrin racional, dhe normalisht vendimet merren jo mė duke u bazuar nė fakte e nė arsyetim. Dhe sido qė Clinton ka qenė mė pėrpara dhe mė intensive me fushatė negative, nuk besoj tė jetė nė interesin e saj qė delegatėt t’u binden thjesht emocioneve tė veta. Veē kėsaj, nuk dimė sesi mund ta pėrdorė Obama si armė fushatėn negative. Ndoshta as ai s’ėshtė mė poshtė se Clinton, dhe ky do qe njė problem i ri pėr kėtė tė fundit. Apo tamam nė kėtė hapėsirė tė errėt Clintoni po e shtyn qėllimisht Obamėn? Bill Clinton ia kish propozuar kėtė rrugė sė shoqes qė para disa muajsh, madje ai vetė dha shembullin e tij personal sesi mund tė sulmohej Obama. Por Hillary as kėsaj here nuk e dėgjoi nė ēastin e duhur ish-presidentin dhe kandidatin pėr zotėri tė parė tė ShBA-ve.

    A po kthehet nė luftė

    Lufta pėr pushtet mes Clintonit dhe Obamės mė nė fund po kthehet nė garė tė vėrtetė fushatash si ato qė jemi mėsuar tė shohim vazhdimisht: e egėr, e hidhur, vulgare. Ajo shkatėrron bukurinė e kuadrit idilik qė u pėrshkrua nė fillim tė shkrimit; Shkatėrron mundėsinė qė ata sė bashku tė krijojnė njė ēift udhėheqės nė presidencėn e ardhshme amerikane; dobėson fuqinė e cilitdo prej dy kandidatėve fitues demokratė, para konservatorit McCain (qė tani Obama akuzohet nga republikanėt, dashnorėt e pakusht tė atdheut tė vet, pėr mungesė patriotizmi sepse ka vėshtrim kritik ndaj Amerikės dhe se nuk mban nė kostumin e errėt tė pėrhershmin flamurth amerikan); ul nivelin kritik dhe aktiv tė opinionit publik dhe e shndėrron kėtė nė njė ndjekės telenovele. Po a ishin vėrtet kaq kundėrshtarė dy kandidatėt apo i bėri tė tillė fushata qė ata vetė udhėheqin? I bėmė tė tillė ne? I bėnė tė tillė mediet? A nuk mund tė shmanget poshtėrsia dhe balta (pėr tė mos thėnė tjetėr fjalė) nė politikė? Pavarėsisht sa i vėrtetė qe si fillim konflikti mes dy kandidatėve demokratė, i ndėrtuar shoqėrisht dhe paksa i vonuar kėshtu siē ėshtė sot, ai ėshtė aq i vėrtetė sa dhe vetė bota. Dhe me kėtė lloj konflikti do tė duhet t’i shtyjmė edhe disa ditė tė marsit derisa tė dalė fituesi mes tyre. Po pastaj? Pastaj nis konkurrenca mes demokratėve dhe republikanėve…kundėrshtarė tė vėrtetė, tė pandėrtuar, gjenetikisht tė kundėrt…krejt pa lidhje me fushatėn mes dy demokratėve. Ajo ėshtė tjetėr gjė, shumė mė ndryshe ai muhabet, drugo mesele...

    MAPO

  10. #330
    Republikanet kane nje plus shume te madh qe e kane zgjedhur shume heret kandidatin. Kurse Demokratet vazhdojne akoma me Clinton dhe Obama qe i nxjerrin te palarat njeri tjetrit dhe sa me gjate vazhdon kjo lufte midis tyre aq me shume besoj se perfiton McCain.

Faqja 33 prej 45 FillimFillim ... 23313233343543 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •