Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 26 prej 45 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 450
  1. #251
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ish presidentin e diskretitoi MSM, jo Hillary.
    Nje president qe la zyren me 70% approval rating, krahaso me kete tani, dhe e bene te mos ndihet me perrallat per racizem e me shpikje te tjera. Trillimet, histerite, demokratet "e veres", kalamajte e kthyen kete ikone te PD ne me te urryer se Bushi. Ndersa kur Michelle Obama thote ne televizor se nuk e di nese mund te votonte per Hillarin nqs ajo ishte kandidatja e PD per president, s'prish pune. Ta kishte thene Bill per Obamen, rrezik do kishin kerkuar impeachment.

    Delegatet e FL dhe MI nuk do njihen, dakort, tani te mos njihen as superdelegatet? Nqs ata do anonin nga Obama, nqs FL dhe MI do kishin votuar per Obamen, obamistet do kthenin cdo gje permbys qe te njiheshin.

    Nejse, si gjithmone "demokratet" e tregojne veten qe s'kane shtylle kurrizore.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 13-02-2008 mė 18:09

  2. #252
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Albo, ti e nenvlereson shume Hillary Clinton dhe se sa gjere shtrihet ambicja e saj.

    Por ate qe nenvlereson me shume eshte fitorja e saj ne te gjitha shtetet e medha, dhe ne shtetet kyce ne te cilat ka shanse teper te forta per t'i fituar ne Nentor.

    Fitoret e Obames kane ardhur nga 2 gjera:

    1. Caucuses - mbledhje 4-5 oreshe te cilat frekuentohen zakonisht nga aktivista, gje qe nuk perfaqeson elektoratin real te atyre shteteve. Ne Nentor nuk mbahen me caucuses por mbahen zgjedhje si gjithe te tjerat.

    2. Vende me shifra te larta zezakesh - te cilat jane vende tradicionalisht republikane dhe do ishte shume e veshtire per t'i kthyer ne demokrate. Edhe sikur te kthente 2 apo 3 ne demokrate, piket nuk do mjaftonin per ta bere president. Nderkohe qe Clinton ka shanse teper te forta ne Florida dhe Ohio, qe zakonisht vendosin edhe presidencen pasi jane shtete qe anojne nga te dyja krahet dhe kane pike te bollshme.

    Keto jane gjerat qe nje superdelegat duhet te marre parasysh kur jep voten e tij. Nuk eshte aq e thjeshte sa "kush fitoi voten e popullit". Eshte me shume nje analize se ku dhe pse e ka fituar, dhe sa shanse ka per te fituar ne ato vende ne Nentor.
    As qe du me dit!

  3. #253
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Ish presidentin e diskretitoi MSM, jo Hillary.
    Nje president qe la zyren me 70% approval rating, krahaso me kete tani, dhe e bene te mos ndihet me perrallat per racizem e me shpikje te tjera. Trillimet, histerite, demokratet "e veres", kalamajte e kthyen kete ikone te PD ne me te urryer se Bushi. Ndersa kur Michelle Obama thote ne televizor se nuk e di nese mund te votonte per Hillarin nqs ajo ishte kandidatja e PD per president, s'prish pune. Ta kishte thene Bill per Obamen, rrezik do kishin kerkuar impeachment.

    Delegatet e FL dhe MI nuk do njihen, dakort, tani te mos njihen as superdelegatet? Nqs ata do anonin nga Obama, nqs FL dhe MI do kishin votuar per Obamen, obamistet do kthenin cdo gje permbys qe te njiheshin.

    Nejse, si gjithmone "demokratet" e tregojne veten qe s'kane shtylle kurrizore.
    Le qe e ke qelluar ne lule te ballit...por edhe avetari zgjedhur te ka hije...jane pakurrizor as qe meritojne zgjedhjet....Harruan parajsen ne kohen e Bill klinton njerezit..Harron te miren e kaut njeriu e perdor per punet me te veshtira dhe me ne fund e there dhe e han...bisha moderne jemi ne njerezit.....njerezit jane keshtu shume siperfaqesore dhe jane nje dekurajim per tu marre me ceshtje te pergjithshme...plotesisht e vertete gruaja e Obames ka marre pjese ne kete kampanje me shume se burri i Hillary-t....Mediat deri dje flitnin per barabartesi ne gare edhe pse Hillary udhehiqte me mbi 100 delegate...dhe sot qe Obama udheheq me vetem mbi 20 ..eshte udheheqes pompoz per mediat...ata bashke me armiqt xheloze demokrate e sollen Obamen deri ketu ne kete momentin Obama qe eshte duke lulzuar.Ketu ne Amerike mediat mund te kethejne edhe kohen- ta bejne mesjete bile-- sic e kethyen me Bushin( edhe sot me shume kritika ka Clinton se Bush ne media kuptohet)..dhe lufta ka nisur per superdelegatet ..ketu ata qe jane me Obamen jane me te zeshem...dhe ketu Hillary do ta kete veshtire..Ajo do te kishte vetem nje zgjedhje qe te jete kandidate te fitoje te tri shtetet e medha dhe ti fitoje mire bile ...ku do ti jepte udheheqesi mbi Obamen dhe athere ate qe ka thene Albo me lart per superdelegatet do te vlente ndryshe -dmth do merrnin parasyshe shumicen e elektoratit demokrat...dhe do votonin Clinton...se paku aq numer sa do te kish nevoje per te fituar..sigurisht se Kerry dhe Kennedy nuk do te votojne por, vota e tyre as qe duhet.......ka mjaft te tjere qe do te votojne ..por,vetem Tri shtetet e medha...perndryshe nese Hillary humb vetem njerin prej tyre Obames i qoft perhajr nje post shume i veshtire duke llogarit te gjithe kerdine qe ka lene ky presidenti i "famshem" Bush.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 13-02-2008 mė 18:36
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #254
    Hillary Clinton kam deshir te fitoj keto zgjedhje
    sepse ka perparsi pasi qe ka provoj edhe nga bashkeshorti i saj Bill Kllinton.
    por edhe ka mundesi te jete femra e pare presidente ne SHBA ..

  5. #255
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    "Mbase ai ka qejf te jape ligjerata dhe jo t'i pergjigjet pyetjeve!"



    As qe du me dit!

  6. #256
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Postime
    204
    Me cudit fakti qe Clinton po paraqitet si kandidate fituese.Republikanet po vdesin nga deshira per te garuar me Hillarin sepse zonja e nderuar nderron pozicione nga fryn era.

    Meqe po flasim per shtyllen kurrizone. Klintoni, me llogari dinake, nuk doli kunder luftes in Irak. Edhe macja ime e dinte qe dokrina Bush e "Preemptive Strike" ishte thjesht nje trillim per te sulmuar nje shtet tjeter. Dhe Klintoni nuk pati burrerrine te thoshte JO. Howard Dean tha JO.....Robert Byrd tha JO.

    Mos harro qe para nje viti ishte pretendentja e vetme per nomination.Ato caucase qe ti injoron si te parendesishme jane ne fakt demokraci direkte.Jane po te njejtat mekanizma qe mundesuan Billin te fitonte ne kohen e vet. Shko dhe thuaj njerezve ne Iowa dhe Virginia qe ju nuk merrni vesh nga politika dhe zgjedhjet sepse po i kushtoni kandidateve 4-5 ore.

    Plani shendetoser i Obames nuk eshte perfekt po eshte nje alternative e vlefshme. Une do merrja kete sa pa asgje. Cfare argumenti ka Hillari per planin e vet? Heren e fundit qe ajo premtoi dicka te tille e mbajme mend si perfundoi. Shume zhurme dhe asgje. Une nuk pres ndryshime nga nje kandidate qe diten shan lobistet dhe naten fle dhe merr kontribute e tyre.

    E perseris idene time qe toka dhe qielli te behen 1, McCain nuk behet President. Harro cfare behet ne Fla dhe Ohio. Une jetoj vete ne Florida. Republikanet nuk kane shans kete here sepse e dogjen ameriken. As Karl Rove nuk i shpeton dot.Ndoshta shpresa me e mire qe kane per te vene nje republikane ne DC eshte te fitoje Hillary.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga master : 13-02-2008 mė 20:28

  7. #257
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Caucaset nuk perfaqesojne te gjithe elektoratin. Jane mbledhje te dominuara nga aktivista, dhe kane nje afat te shkurter kohor ne te cilin jo te gjithe mund te votojne per arsye kohore. Shumicen e rasteve keto mbahen ne orare ne te cilat njerezit punojne.

    Dhe per me teper, ne zgjedhjet e pergjithshme nuk mbahen caucase por mbahen zgjedhje tamam 12-14 oreshe ku te gjithe votojne.

    Shumica e fitoreve te Obames eshte arritur me ane te ketyre "mbledhjeve zgjedhore", gje qe e zbeh rendesine e tij.

    Dhe per me teper, keto kane qene te gjitha fitore neper vende republikane te cilat mund te ndryshojne ne ngjyre blu vetem nqs shkrin gjithe Antarktida dhe i mbulon ato. Ky eshe i vetmi shans per vende si Utah apo Idaho qe te fitohen nga nje demokrat.

    E dyta, pjesa tjeter e shteteve ku Obama ka dale mire ka qene neper vende me numra te larte zezakesh.

    Si ka mundesi qe shumica dermuese e fitoreve te Obames ka qene neper vende qe nuk perfaqesojne realitetin. Perse nuk arriti te fitoje ne Massachussets, Florida, California, New York. Perse eshte ne dizavantazh ne Texas, Ohio dhe Pennsylvania?

    Kjo eshte dicka teper thelbesore e cila nuk mund te anashkalohet kurresesi, do ishte e papergjejgjshme!

    Nuk behen gjerat vetem me Kansas e me Nebraska.
    As qe du me dit!

  8. #258
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ketij i them besim une!
    Sa Kot, do te ishe manaxhere shume e mire fushate elektorale ti, kur beson vertet tek fushata dhe tek kandidatja.

  9. #259
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Une nuk kam besim, une thjesht e kam te qarte se kush ka me shume shanse per te fituar ne Nentor, duke analizuar menyren dhe vendet dhe demografine ne te cilen ka fituar c'do kandidat.

    Megjithate, nga ana tjeter ka edhe nje sens dyshimi, pasi media ka thene se Obama eshte kusheriri i Bushit dhe i Dick Cheneyt, dhe duke konsideruar qe 95% e presidentave te Amerikes kane qene te lidhur ne nje menyre apo nje tjeter, dhe duke konsideruar qe Obama e permend kete gje c'do dy-tre fjalime qe jep, ky mund te jete edhe shansi i tij "sekret".

    Por do te ishte nje fitore me hile e me manipulime tamam sic fitoi Bushi, pasi dukeshem nuk ka votuesit e nevojshem per nje fitore ne shtetet e pavendosura si Florida apo Ohio.
    As qe du me dit!

  10. #260
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Vertete nje lufte e vertete, dhe keshtu si ka rrjedhur deri ketu me dinamiken qe shkon eshte veshtire te parashikohet...dhe shpresa vdes e fundit.Une ende shpresoj se Hillary do te fitoje.
    Sot per sot kjo eshte situata matematikore: Clinton ka 1231 delegate dhe 242 superdelegate.
    Obama 1271 delegate dhe 156 superdelegate..

    Tri shtetet e medha ne vijim Texas, Ohio ( ne Mars), dhe Pennsylvania (Prill)...ne te gjithe polls Clinton udheheq.... shpresedhense...per adhuruesit e Clinton
    POR...Lufta eshte zgjeruar edhe tek superdelegatet...duke pasur shume te papercaktuar, dhe Clinton duke udhehequr kane nisur sulmet(presionet) kunder superdelegateve qe te perkrahin "momentin e popullit" ende duke u bazuar ne 7 fitoret e fundit te Obames...por momenti i vertete nuk dihet ende deri ne mars...bile deri ne prill.....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 14-02-2008 mė 17:09
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 26 prej 45 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •