Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 22 prej 45 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 450
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot Lexo Postimin
    Nje problem tjeter qe ka dale ne sfond tani jane parate qe kane fushatat ne dispozicion.

    Obama arriti te marre 32 milion dollare ne donacione muajin e kaluar, Hillary arriti te marre vetem 14 milion.
    Ky qenka vertete demagog i madh,

    32 milione?

    ky po qe do ndryshoje ameriken?

    ky qenka i kap qe nga gishti i komes tek fija e flokut nga korporatat.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #212
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Unhappy

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Ky qenka vertete demagog i madh,

    32 milione?

    ky po qe do ndryshoje ameriken?

    ky qenka i kap qe nga gishti i komes tek fija e flokut nga korporatat.
    Ne fakt eshte e kunderta. Mesa duket, dhuruesit e Clintonit jane njerez me xhepa te medha, dhe i kane dhene maksimumin qe kane mundur.

    Nderkohe qe Obama po merr dhurime nga njerez te thjeshte dhe ne shuma te ulta, mirepo ka nje mbeshtetje shume te madhe, dhe eshte me e thjeshte per ata te dhurojne ne te ardhmen.

    Clinton duhet te jete ne gjendje te fitoje bindshem tashme dhe te ndaloje Obamen me c'do kusht!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sa Kot : 06-02-2008 mė 21:57
    As qe du me dit!

  3. #213
    Hillari Klinton: Lidhjet e mia tė hershme me Shqipėrinė e Kosovėn


    Mar, 05 Shkurt 2008
    Nga Ruben Avxhiu/ NEW YORK


    Sot ( e marte), ne SHBA mbahen zgjedhjet paraprake brenda partive me shumė se 20 shtete, nė atė qė njihetsi Super e Marta. Senatorja Hillari Klinton ėshtė njė nga dy politikanėt qė shpresojnė tė marrin kandidaturėn e Partisė Demokratike pėr zgjedhjet presidenciale tė nėntorit 2008. Nė kėtė periudhė, kandidatėt kryesorė janė duke marrė mijėra kėrkesa nė ditė pėr intervista, nga mediat e mbarė botės. Ėshtė pasqyrim i rėndėsisė qė kanė pėr fatet e gjithė botės, zgjedhjet pėr postin ndoshta mė tė rėndėsishėm tė botės.


    Ndaj kjo intervistė ėshtė njė vlerėsim pėr rolin gjithnjė e mė tė dukshėm tė komunitetit shqiptar nė SHBA, pėrfshi edhe nė betejėn mė tė rėndėsishme politike tė vendit e ndoshta edhe tė botės. Ndėrkohė qė marrėdhėniet e mira shqiptaroamerikane nuk varen thelbėsisht nga kush udhėheq nė Shtėpinė e Bardhė, ėshtė pėr t'u vlerėsuar qė njė prej kandidatėve kryesorė tė kėtij viti, senatorja Klinton, ka njė njohje e afėrsi kaq tė madhe me ēėshtjet qė shqetėsojnė shqiptarėt dhe shpreh besim te roli qė mund luajnė ata nė kutitė e votimit kėtu nė SHBA.

    Senatorja Hillari Klinton, urime pėr suksesin tuaj tė fundit nė Florida. Po e filloj pikėrisht me kėtė. A do kenė vlerė votat e Florida-s dhe Michigan-it?

    Demokratėt e kėtyre shteteve janė pėrjashtuar nga konventa pėr ndryshimin e datės sė votimeve pa lejen e partisė… Vazhdimisht dėgjoj nga njerėzit nė Florida dhe Michigan, qė kėrkojnė qė edhe zėrat e tyre tė dėgjohen pėr tė zgjedhur kandidatin demokrat. Unė besoj se kandidati ynė, kushdo qė tė zgjidhet, do tė ketė nevojė pėr mbėshtetjen entuziaste edhe tė demokratėve nė kėto shtete, pėr tė fituar zgjedhjet e pėrgjithshme. Prandaj edhe unė do t'u kėrkoj delegatėve tė mi nė Konventėn Demokratike qė tė mbėshtesin ftimin e delegacioneve nga Florida dhe Michigan. E di qė jo tė gjithė delegatėt e mi do tė bien dakord dhe unė do tė mbėshtes plotėsisht vendimin e tyre, sido qė tė jetė. Por, unė vetė shpresoj qė tė bėhem presidente e tė 50 shteteve tė Amerikės dhe territoreve tė saj, si dhe qė nė Konventėn tonė Demokratike tė jenė tė gjithė tė pranishėm. Shqiptaro-amerikanėt nė pėrgjithėsi preferojnė ata kandidatė qė kanė potencial nė politikėn e jashtme. Shumėkush ėshtė i mendimit se nė kėtė drejtim ju ia kaloni rivalit tuaj brenda partisė.

    Sa e pėrgatitur ndjeheni pėr t'u pėrballur me sfidat ndėrkombėtare, nė detyrėn e Presidentit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės?

    Nė kėto kohėra sfidash tė mėdha anembanė botės, Amerika ka nevojė pėr njė udhėheqės tė fortė e me pėrvojė, qė do ta kthejė pa mėdyshje nė rrugėn e sigurisė, mundėsisė dhe begatisė pėr tė gjithė. Unė jam ai udhėheqės. Unė do tė jem njė Komandante e Pėrgjithshme e vendosur dhe efektive pėr vendin tonė. Unė do tė jem gati, qė nga dita e parė, pėr t'i rikthyer Amerikės vendin qė i takon nė sytė e botės dhe pėr ta bėrė atė mė tė sigurt. Gjatė viteve tė mia si Zonja e Parė e Amerikės, kam udhėtuar nė mė shumė se 80 vende, jam takuar me presidentė, kryeministra dhe njerėz nga tė gjitha fushat e jetės, si dhe kam mbėshtetur pėrpjekjet e qeverisė sonė pėr tė zgjidhur konflikte qė kanė variuar nga Ballkani nė Irlandėn e Veriut. Si senatore kam qenė mbėshtetėse e palodhur pėr veteranėt, kam punuar pėr tė pėrmirėsuar shėndetėsinė nė mbarė botėn dhe kam luftuar kundėr ngrohjes globale. Kam pasur privilegjin qė tė jem anėtari i parė nga Neė York-u qė ka shėrbyer ndonjėherė nė Komitetin e Senatit pėr Forcat e Armatosura. Unė besoj se ne jemi kombi mė i madh i botės dhe duhet tė veprojmė gjithnjė nė frymėn e kėsaj madhėshtie, duke ndėrtuar aleanca me popujt dhe vendet e tjera, pėr t'u pėrballur me sfidat tona tė pėrbashkėta me synime tė pėrbashkėta. Nė kėtė mėnyrė, ne mund tė mposhtim rreziqet me tė cilat pėrballemi, mund tė kthejmė mbrapsht nxehjen e planetit tonė, mund t'i japim fund mallkimit tė varfėrisė nė botė dhe epidemive masive si AIDS-i, duke ndihmuar nga ana tjetėr nė pėrhapjen e demokracisė dhe tė tė drejtave tė njeriut. Me sfidat e paprecedenta qė presin Presidentin e ardhshėm tė kėtij vendi, ėshtė e nevojshme qė tė kemi njė Komandant tė Pėrgjithshėm tė sprovuar me arritje tė bazuara nė fakte. E kaluara ime dėshmon jo vetėm pėr atė qė kam arritur gjatė 35 viteve shėrbimi publik, por edhe ēfarė jam nė gjendje tė arrij edhe nė tė ardhmen, pėr vendin tim.

    Dy ēėshtje ndėrkombėtare shqetėsojnė nė kėtė pranverė shqiptarėt: Pavarėsimi i Kosovės dhe fitimi i Shqipėrisė pėr tė hyrė nė NATO. Ka forca qė pėrpiqen t'i vonojnė tė dyja kėto procese. Po ju pyes fillimisht pėr pozicionin tuaj pėr Kosovėn…

    Pėrkushtimi im i hershėm pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe pėrpjekjet pėr to, janė tė njohura mirė. Gjatė luftės sė Kosovės, unė jam deklaruar me forcė dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur kundėr brutalitetit tė regjimit tė Millosheviēit dhe politikės sė spastrimit etnik. Nė vizitat e mia tė shpeshta nė Ballkan, kam parė me sytė e mi tmerret dhe vuajtjet qė i janė imponuar kėtij rajoni vital. Nė maj 1999, kam vizituar kampet e refugjatėve nė Maqedoni pėr tė ndihmuar nė tėrheqjen e vėmendjes botėrore te vuajtjet e qindra- mijėra kosovarėve qė ishin dėbuar nga shtėpitė e tyre prej Millosheviēit, si dhe pėr tė pėrshpejtuar dėrgimin e ndihmės humanitare pėr ta. Gjatė kėsaj kohe, u miqėsova me shumė aktivistė kosovarė tė tė drejtave tė njeriut, duke bashkėpunuar ngushtė me ta, pėr tė ndihmuar nė lehtėsimin e vuajtjes sė popullit tė Kosovės. Unė mbėshtes njohjen e pavarėsisė nga ana e Amerikės, menjėherė pasi qeveria e Kosovės ta shpallė atė dhe do t'i kėrkoja Bashkimit Europian qė tė bėnte tė njėjtėn gjė. Jam e vendosur qė tė punoj me aleatėt tanė evropianė, pėr tė ruajtur paqen dhe pėr tė inkurajuar begatinė nė Kosovė dhe nė mbarė Ballkanin. Duke mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės, dua tė nėnvizoj se i bashkėngjis asaj rėndėsinė e madhe qė ka mbrojtja e plotė e tė drejtave tė tė gjitha pakicave nė Kosovė, veēanėrisht tė serbėve. Kjo ėshtė absolutisht e nevojshme nė mėnyrė qė Kosova tė ecė pėrpara. Unė i bėj thirrje Serbisė qė ta lėrė pas ēėshtjen e Kosovės dhe tė pėrqendrohet nė reformat qė do ta sjellin mė pranė Perėndimit. Serbia ėshtė sigurisht njė vend kyē nė rajon dhe unė e mirėpres bashkėpunimin me udhėheqėsit demokratikė tė Beogradit, pėr integrimin e saj nė komunitetin tonė perėndimor.

    Faleminderit zonja Senatore. Njė vonesė po kėrkohet nga disa zėra edhe pėr hyrjen e Shqipėrisė nė NATO. Ēfarė pozicioni keni ju pėr zgjerimin e aleancės dhe ambicien e Shqipėrisė pėr t'u anėtarėsuar?

    Shqipėria ėshtė prej vitesh nė Irak e nė Afganistan, ku disa aleatė tė tjerė mungojnė... Vizioni im ėshtė njė Europė nė paqe, e qėndrueshme dhe e sigurt dhe me Ballkanin, pra pėrfshi edhe Shqipėrinė tė anėtarėsuar nė NATO dhe tė integruar tėrėsisht nė njė radhė institucionesh Euro-Atlantike. Si demokracitė e tjera tė reja qė janė anėtarėsuar nė NATO nė vitet e fundit, edhe Shqipėria duhet tė bėhet pjesė ekėsaj aleance tė rėndėsishme. Sfida qė qėndron pėrpara nesh qė e admirojmė Shqipėrinė dhe pėrpjekjet e mėdha qė ka bėrė qė kur la pas tė kaluarėn e saj tė tmerrshme autoritariste, ėshtė qė tė sigurojmė qė Shqipėria tė pėrmbushė standardet e anėtarėsisė nė NATO, nė mėnyrė qė tė kontribuojė sa mė mirė vlerave dhe sigurisė sonė tė pėrbashkėt. Do tė punoj pėr kėtė si presidente. Presidenti Bill Klinton mbetet njė hero nė sytė e shqiptarėve, pėr rolin e tij nė ndalimin e katastrofės humanitare qė kėrcėnonte Kosovėn, por edhe ju nuk jeni pėr ta thjesht ish-Zonja e Parė e Amerikės.

    Gjatė karrierės suaj spikasin dy mandatet e fundit si senatore e New York-ut ku jetojnė shumė shqiptaro-amerikanė. Sa e rėndėsishme ka qenė pėr ju kjo detyrė? Si do ju shėrbejė nėse zgjidheni Presidente?

    Unė ndihem krenare pėr tė 35 vitet e kaluar nė shėrbimin publik, pėrfshi edhe periudhėn nė Senat. Kam pasur privilegjin qė tė pėrfaqėsoj popullin e Neė York-ut dhe pėr tė ndihmuar njerėzit e gjithė vendit nėpėrmjet punės sime nė Senat. Jam veēanėrisht krenare qė kam propozuar Aktin e Fondit Kosovaro- Amerikan pėr Ndėrmarrje nė vitin 2003, me synimin pėr t'i ndihmuar rritjes sė biznesit tė vogėl, sigurimit tė mikro-kredive, ndėrtimit tė shtėpive dhe rindėrtimit tė vendit nė Kosovė. Gjithashtu, kam propozuar nė maj tė vitit 2005, njė rezolutė nė Senat qė i kėrkonte Shqipėrisė qė tė mbante zgjedhje tė lira dhe tė ndershme nė zgjedhjet parlamentare tė atij viti. Kur tė bėhem presidente, do tė mbėshtetem nė punėn qė kam bėrė nė Senat, si dhe nė atė qė kam bėrė gjatė gjithė jetės sime pėr tė pėrmirėsuar jetėn e fėmijėve dhe familjeve anembanė kėtij vendi. Ju falėnderoj pėr intervistėn zonja Senatore dhe ju uroj suksese nė fushatėn tuaj. Mesazhi juaj mund tė nxisė shqiptaro-amerikanėt demokratė qė janė me ju, qė tė mos mungojnė pėr tė dalė e pėr tė votuar nė atė qė njihet si Super e Marta kėtu nė SHBA… Kėto zgjedhje janė shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen dhe unė shpresoj se tė gjithė amerikanėt do tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre pėr tė votuar.

    *Intervista botohet sot nė gazetėn e shqiptarėve tė Amerikės, "Illyria", si dhe gazetat "Shekulli" nė Tiranė, "Ekspres" nė Kosovė dhe "Fakti" nė Maqedoni
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  4. #214
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Exclamation

    Presioni do rritet tashme brenda partise demokratike per te zgjedhur nje perfaqesues sa me shpejt qe te jete e mundur. Largimi i Romneyt nga ana e republikaneve do te lejoje qe republikanet te unifikohen dhe te fillojne fushaten e tyre per presidence shume kohe perpara demokrateve.

    Ky eshte nje zhvillim teper negativ per demokratet, pasi nderkohe qe ata vazhdojne te zihen me njeri tjetrin per perfaqesimin, republikanet e kane perfaqesuesin e tyre dhe te bashkuar do fillojne te konsolidojne votuesit.

    Nje zhvillim i tille i vendos superdelegatet nen presion per te deklaruar se cilin nga kandidatet demokrat mbeshtesin, ne menyre qe elektorati demokrat te mos percahet akoma me tej. Kjo do t'i vinte demokratet ne dizavantazh ne zgjedhjet e nentorit.

    Obama duhet te kuptoje qe ai s'ka fituar asnje nga shtetet e medha, dhe nuk mund te sakrifikoje unitetin e demokrateve, vetem per nje kaprico dhe per te fituar shtete dytesore ne te cilat demokratet nuk kane asnje shans per te fituar ne nentor! Ne qofte se ai vazhdon kete beteje te pakuptimte ne kete pike, duke e pare shume mire qe nuk fitoi Californian, Michiganin, New Yorkun, Floriden dhe s'do fitoje dot as Texasin, Ohion apo Pennslyvanian, demokratet do percahen perfundimisht!

    Po vazhdoi keshtu do ja japi ne dore presidencen republikaneve!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sa Kot : 07-02-2008 mė 15:50
    As qe du me dit!

  5. #215
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Post Super Tuesday News

    "Super e marta" nuk rezultoi vendimtare pėr demokratėt, surpriza edhe mes republikanėve

    Luftė e ashpėr nė kampin e demokratėve

    MekKejn nė avantazh, rezistojnė dy rivalėt


    Pėrballja mes Hillari Klinton dhe Barak Obamas gjatė zgjedhjeve paraprake tė "Super tė martės" e ka lėnė tė hapur betejėn pėr kandidimin demokrat pėr presidencialet e nėntorit, ndėrsa Xhon MekKejn mund tė pretendojė tashmė titullin e kandidatit favorit nga pala republikane. Hillari Klinton fitoi nė Nju-Jork dhe Kaliforni dy "ēmimet e mėdha" tė zgjedhjeve paraprake, por rezultatet e mira tė rivalit tė saj, Barak Obama, nė 13 shtete, e pengojnė tė pretendojė njė fitore tė sigurt. Ajo qė luhej nė kėto konsultime ishte caktimi i delegatėve qė do tė thirren pėr tė zgjedhur gjatė njė konvente, nė fund tė gushtit, kandidatin demokrat pėr nė Shtėpinė e Bardhė. Asnjė nga kandidatėt nuk ėshtė nė gjendje tė pretendojė njė numėr tė mjaftueshėm delegatėsh pėr tė siguruar kandidimin. Sipas vlerėsimeve tė pėrkohshme, Hillari Klinton disponon aktualisht mė shumė se njė tė tretėn e 2.025 delegatėve tė nevojshėm pėr kandidimin, duke e kaluar Barak Obamėn me afro 100 delegatė. Dy pretendentėt duhet tė vazhdojnė fushatėn e tyre, duke vėnė nė shėnjestėr zgjedhjet eliminatore, por ndoshta vendimtare, tė parashikuara mė 4 mars nė Ohajo dhe Teksas. "Do tė doja ta pėrshėndesja senator Obamėn pėr fitoret, por mezi pres gjithashtu tė vazhdojmė fushatėn dhe debatet tona", tha Klinton. Pėr Obamėn rezultati i konsultimeve tregon se "ka ardhur ora e tij". Nga kampi republikan, Xhon MekKejn mund tė pretendojė fitoren pas marrjes sė nėntė shteteve, ndėr tė cilat Nju Jorkun dhe Kaliforninė, por ka hasur nė rezistencėn e fortė tė Mit Romneit nė perėndim dhe Majk Hakėbi nė shtetet nė jugun e thellė tė vendit, qė priten gjithashtu ta zgjasin ankthin e tij. Xhon MekKejn disponon afro gjysmėn e 1.191 delegatėve tė nevojshėm pėr kandidimin qė do tė zyrtarizohet nė fillim tė shtatorit gjatė njė konvente nė Minesota. "Duhet tė mėsohemi me idenė se ne jemi favoritėt e Partisė Republikane pėr nominimin e Presidentit tė SHBA-sė", deklaroi ai. Klinton ka fituar gjithsej tetė shtete. Dy demokratėt u ndeshėn nė 22 shtete, gjatė njė takimi elektoral tė paprecedentė pėr nga pėrmasat e tij. Delegatėt demokratė, qė dalin nga ēdo shtet, caktohen sipas ligjit proporcional nė varėsi tė rezultateve tė ēdo kandidati dhe numri i shteteve tė fituara ka njė vlerė kryesisht simbolike. Nga pala republikane, MekKejn fitoi nė Nju Jork, Kaliforni, Misuri, Nju Xhersi, Illinois, Konektikat, Delauer, Oklahoma dhe Arizona. Rivali i tij kryesor, Mit Romnei, fitoi nė Masaēusets, Jutah, Dakotėn e Veriut, Montana, Minesota dhe Kolorado. Ndėrsa Majk Hakėbi fitoi nė Arkansas, Alabama, Virxhinia Perėndimore, Tenesi dhe Xhorxhia. Sipas pėrllogaritjeve, Hillari Klinton ka siguruar pas "Super tė martės" 717 delegatė kundrejt 611 qė ka marrė Barak Obama. Nga pala republikane, Xhon MekKejn numėron 511 delegatė, kundrejt 189 pėr Mit Romnein dhe 143 pėr Majk Hakėbi. Klinton, 60 vjeē mund tė bėhet Presidentja e parė grua e SHBA-sė, Obama 46 vjeē, Presidenti i parė me ngjyrė. Xhon MekKejn do tė ishte nė moshėn 72 vjeē, Presidenti mė i madh nė moshė qė merr kėtė detyrė. Mit Romnei, 60 vjeē, do tė ishte mormoni i parė qė do tė shkonte nė Shtėpinė e Bardhė. Presidenti i ardhshėm i SHBA-sė do tė jetė njėri nga kėta katėr kandidatė. Pėr zgjedhjet e 4 nėntorit, sondazhet nxjerrin fitues me njė avantazh tė lehtė Xhon MekKejnin pėrballė Hillari Klinton, nėse kėta dy kandidatė do tė konfirmohen si tė nominuarit pėrkatės tė partive tė tyre dhe nė avantazh tė lehtė Obamėn, nėse do tė jetė ai qė do tė pėrballet me senatorin republikan.

    Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-02-2008 mė 13:01
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  6. #216
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Degjova qe parashikohet qe fushata elektorale e kandidateve deri ne zhvillimin e zgjedhjeve do te kushtoje rreth 2 miliarde US$. Marshalla!

    Kishin shkruar sot tek gazeta austriake Der Standard per videon e Obames ne te cilen mban fjalimin me moton "Yes we can" dhe si kjo eshte shnderruar ne video kenge me pjesmarrjen e disa aktoreve dhe kengetareve te njohur. Ne kenge eshte kthyer nga lideri i grupit Back Eyed Peas.

    Video:

    Artikulli ishte gatitur nga nje dramaturg mediash. Benin shaka komentuesit e artikullit: fushata eshte kthyer ne nje event, s'ka me pune me politike. Si do te pergjigjet Hillary valle? Brenda 6 ditesh nga sjellja ne youtube, video eshte pare 2,411,775 here.

  7. #217
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar mė parė nga Dita Lexo Postimin
    ***Artikulli ishte gatitur nga nje dramaturg mediash. Benin shaka komentuesit e artikullit: fushata eshte kthyer ne nje event, s'ka me pune me politike. Si do te pergjigjet Hillary valle? Brenda 6 ditesh nga sjellja ne youtube, video eshte pare 2,411,775 here.

    Hillary si do pergjigjet?
    Duhet t'i kerkoje ndihme Billit. Mos ai ka ndonje video me Lewinskyn - ajo po qe do shihej dhjetefish me shume se sa videoja e Barack Obamas dhe BEP!
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  8. #218
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Me se miri shkon kjo figura per kete postimin tend Alienated =>

    Po per ndjenjat e Hillary-t s'do te pyeste i shoqi keshtu? Mbeshtetja e madhe dhe angazhimi direkt i tij ne fushate mund te kuptohet shume mire si nje shperblim per sjelljen e Hillary-t dhjete vjet me pare. Ajo qe faktori krysesor pse populli amerikan nuk e braktisi figuren e Bill Clinton.

    Eshte shkruar pak me lart mbi financat e shfrytezuara deri tani, mbledhjen e fondeve. Sipas nje grafiku qe pashe une sot ne krye qendron Clinton me 118 milione $, ndjekur nga Obama me 108 milione $. Romney kishte arritur te mblidhte 90 milione dhe McCain 40 milione $. Te shohim nese do te ndryshoje akuza qe zakonisht e pesojne republikanet: se jane te kapur nga interesat dhe lobet sponsorizuese.

  9. #219
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Exclamation

    Ato jane shifra disi te vjetra...deri ne fundin e 2007tes.

    Ne janar Obama ka marre 32 milione dollare, nderkohe qe Hillary vetem 14.5 milion dollare.

    Qe nga e marta, Obama ka marre 7.5 milione dollare nderkohe qe Hillary 6 milione dollare. 5 milionci qe i dha nga xhepat e vet i eshte kthyer.

    Problemi me i madh qe ka Obama eshte kapricioja, kokefortesia dhe inati. Duke e pare shume mire qe nuk fitoi asnje nga shtetet e medha, dhe duke e ditur shume mire qe ka shanse te dobta per te fituar ne shtetet e tjera te medha si Texas dhe Ohio, ai vazhdon te percaje partine demokratike duke e vazhduar kete fushate, vetem qe te fitoje neper shtete dytesore te cilat nuk do jete ne gjendje t'i fitoje ne nentor, pasi jane shtete te forta republikane.

    Ai sikur 100 milion dollare me shume te kete edhe nuk do jete ne gjendje te fitoje ne shtetet e medha, e pa shume mire se si perfundoi Romney qe kishte miliona dollare me shume se kundershtaret dhe prape ai qe kishte me pak para nga te gjithe ja doli mbane.
    As qe du me dit!

  10. #220
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Momenti qe prej fillimit te vitit ka qene ne krahun e Obama dhe nese njerezit kishin dyshime se Obama ishte nje "krijese mediatike" dhe jo nje realitet, ai tashme e ka provuar veten qe eshte nje revolucion brenda se majtes ne Amerike dhe jo thjeshte nje kandidat per president. Ai nuk po "eksiton vetem turma njerezish" ai eshte duke mbledhur shuma marramendese lekesh qe shkojne gati 3 here me shume se sa ajo e kundershtares se tij Clinton. Dhe qe te kini nje ide se cfare orteku politik Obama perfaqeson: Askush ne politiken amerikane nuk besonte se nje politikan mund t'ia kalonte makinerise se Clinton per te mbledhur para, dhe nuk kam parasysh vetem te majtet, por edhe te djathtet!

    Te marten Hillary Clinton dhe njerezit e fushates se saj moren fryme lirisht jo sepse "fituan" por sepse dolen me mire se cfare prisnin. Ne baze te sondazheve qe vete fushata kish mbajtur momenti ishte ne krahun e Obama dhe ai arriti te mbylli hendekun prej 10 pikesh brenda 1 jave, gje qe eshte fenomenale dhe gati e pabesueshme. Clinton fitoi ne dy shtetet e medha ne dy brigjet e Amerikes, Obama fitoi me shume shtete qe shtrihen ne mbare Ameriken.

    Por krahas turmave dhe lekeve mbi te cilat Obama ka avantazhin, ajo qe grupi i Clinton po humbet eshte edhe mbeshtetja e krereve te larte te partise demokratike si ne kongres edhe ne senat. Keta do te luajne nje rol te madh ne kongresin e partise pasi do te kene mundesi te votojne si delegate te pavarur per nje nga kandidatet. Dhe perballe nje realiteti te tille politik te paparashikur nga shume prej tyre, shume prej tyre po vene ne medyshje mbeshtetjen per Clinton. Ajo qe po vene ne medyshje ne fakt jane shanset qe Clinton ka per te fituar mandatin e partise ne keto zgjedhje.

    Nese do tu jepja nje analogji te asaj qe po ndodh brenda PD ne kete fushate, imagjinoheni kandidaturen e Clinton si nje anije te madhe qe lundron e qete ngadale drejt nje destinacioni. Kurse fushaten e Obama imagjinoheni si nje cunami me vale 100 metra te larta qe po i drejtohet po te njejtit destinacion.

    Ceshtja per demokratet tashme shtrohet nese cunami do te shkaterroje anijen ne det te hapur apo pasi te arrije ne breg?

    Ajo qe eshte me e bukura, ajo qe do te shokoje shume njerez ne media dhe ne opinionin publik amerikan eshte fakti se cunami i Obames nuk ka fuqine e permbysjes se anijes se Clinton, por ka te ngjare qe te permbysi edhe kandidaturen e republikaneve. McCain duhet te lutet qe Clinton te fitoje kandidaturen e demokrateve, pasi ai nuk ka nje shans per te fituar perballe Obama dhe rezervimet e te djathteve per te do te rriten jashte mase ne perpjesetim te drejte me rritjen e shanseve te Obama per te fituar besimin e partise se tij.

    Persa i perket mbeshtetjes emocionale te shqiptareve per kandidaturen e Clinton, une do te thosha qe Kosova do ta fitoje pavaresine ne shkurt 2008 dhe jo ne shkurt 2009. Dhe te gjithe ata shqiptare qe dalin me te madhe ne publik ne mbrojtje te Clinton kur kjo ende nuk ka siguruar mandatin e partise se saj, jane duke e demtuar imazhin e shqiptareve si ne Washington, si brenda partise demokratike qe shume mire neser mund te zgjedhi Obamen si kandidat, si ne syte e republikaneve. Shqiptaret duhet te piqen ne intelektin e tyre politik ne menyre qe te arrijne te kuptojne se ceshtja jone kombetare nuk mund t'ia lejoje vetes qe te mbaje ane ne garen elektorale ne SHBA pasi mbeshtetja amerikane eshte jetike per ekzistencen dhe te ardhmen e popullit shqiptar. Kemi nevoje per kete mbeshtetje edhe kur ne Shtepine e Bardhe eshte nje demokrat, edhe kur ne Shtepine e Bardhe eshte nje republikan.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-02-2008 mė 13:31

Faqja 22 prej 45 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •