Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 20 prej 45 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 450
  1. #191
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    te bardhet 52 me 43 % per Hillary Clinton

    te zinjte 82 me 16 % per Barak Obamen
    C'race tolerantesh paskemi qene! Shiko krahasimet e pastaj hec e fol per racizem po deshe.

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Mire do te ishte qe se paku nje here ne historine e SHBA-ve kryetare te vij nje femer, ndoshta do te ndalte lufterat e pakuptimta... Forca Hillary
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  3. #193
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    Barack OBAMA

    Pjesė nga libri i tij, qė pritet tė dalė nė treg kėtė javė

    Amerika sipas meje

    Vizioni i kandidatit demokrat pėr moralin, politikėn dhe ndjeshmėrinė qė duhet ta kultivojmė mė shumė

    Fillimisht magjepsi botėn. Tani, senatori i ri nga Ilinoisi kėrkon tė shndėrrohet nė Presidentin e parė me ngjyrė nė historinė e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Po cili ėshtė "djaloshi" me shanset e mėdha? Nė prag tė "super sė martės", Barak Obama shpjegon arsyet qė e nxisin tė garojė dhe fitojė.

    Brendia e Shtėpisė sė Bardhė nuk tė ofron atė shkėlqim e ndriēim qė tė pėrcjellin filmat e realizuar pėr tė. Ėshtė njė vend i mbajtur mirė, por i vjetėr. Kur e sheh tė jep pėrshtypjen se netėve tė dimrit duhet tė jetė shumė e ftohtė. Megjithatė, ndėrsa ndodhesh nė paradhomė, apo nė korridoret e saj, e ke tė pamundur tė harrosh historinė qė ėshtė "shkruar" aty: Xhoni dhe Bobi, duke bėrė ecejake nė mesin e krizės me Kubėn; Rusvelt, ndėrsa hidhte nė letėr ndryshimet e fundit para njė fjalimi drejtuar kombit, qė transmetohej nė atė kohė nė radio; Linkoln, i vetmuar, nė ēapitjen e paragjumit, ndėrsa mbi shpatulla i rėndonin problemet e njė kombi tė ri… Ndėrsa bisedoja nė holl me dy punonjės tė Shtėpisė sė Bardhė, mė vinin nė mend dy takimet e mėparshme me Presidentin. I pari, me rastin e njė urimi paszgjedhor; i dyti njė mėngjes pune me njė grup senatorėsh. Nė tė dyja takimet Presidenti mė kishte pėrcjellė mbresėn qė tė lė njė njeri i kėndshėm, i disiplinuar dhe i drejtpėrdrejtė. Megjithatė, nė mėngjesin e punės nė tė cilin ndodhej edhe zėvendėsi i tij, Ēeni, ndėr tė tjera vura re njė aspekt tjetėr tė Presidentit. Ai kishte nisur tė diskutonte axhendėn e mandatit tė tij tė dytė: vazhdimin e qėndrimit tė forcave ushtarake nė Irak, nevojėn e rinovimit tė "Aktit Patriotik", domosdoshmėrinė e Reformės sė Sigurimeve Shoqėrore… Befas u duk sikur dikush nė dhomėn ngjitur kishte shtypur njė buton dhe Presidenti ndryshoi menjėherė qėndrim. Sytė e tij u fiksuan nė njė pikė, zėri iu trazua, tonaliteti i ngjante njė personi qė nuk ishte mėsuar ta ndėrprisnin dhe kėsisoj nuk e mirėpriste njė veprim tė tillė, vėshtrimi dashamirės iu zėvendėsua nė njė vėshtrim tė rreptė. Shihja kolegėt e mi senatorė, qė i peshonin ēdo fjalė, dhe ndėr mend mė erdhi rreziku i izolimit qė shoqėron ēdo pushtet tė madh. Njėherazi vlerėsova "etėrit" dhe menēurinė e tyre, qė kishte krijuar nė Amerikė njė sistem qeverisės qė e mban pushtetin nėn kontroll tė vazhdueshėm. "Obama, eja tė takosh Laurėn", mė tha Bush, teksa mė shtrėngonte duart. "Laura e mban mend Obamėn. E kemi parė nė televizor nė natėn e zgjedhjeve. Keni familje tė bukur dhe ajo zonja juaj ėshtė shumė mbresėlėnėse". "Tė dy ne kemi marrė gra mė tė mira se veten, zoti President", ia ktheva unė, duke i zgjatur dorėn Zonjės sė Parė.

    Qė kur kam vėnė kėmbėn nė Senat, kam qenė njė kritik i politikave tė Administratės sė Bushit. Politikat e tij tė reduktimit tė taksave pėr tė pasurit i konsideroj njėherazi tė papėrgjegjshme nga ana fiskale dhe moralisht tė padenja. Kam kritikuar axhendėn e Shėndetit Publik. Nė vitin 2002, para se tė shpallja fushatėn pėr nė Senat, mbajta njė fjalim nė njė nga mitingjet e para antiluftė nė Ēikago. Aty i kėrkoja Administratės fakte pėr ekzistencėn e armėve tė shkatėrrimit nė masė nė Irak, duke sugjeruar se njė sulm aty do tė ishte njė gabim i madh dhe me kosto tė pallogaritshme. Ajo qė ndodhi mė pas nuk i hodhi poshtė aspak mendimet e mia. Megjithatė jam i mendimit se administrata amerikane ka bėrė atė qė ka gjykuar mė tė mirėn, sipas saj, pėr vendin. Tė jesh nė njė pozicion tė lartė e tė rėndėsishėm vendimmarrjeje nė Uashington nuk ėshtė gjė e lehtė. Janė dhjetėra gjėra tė rėndėsishme pėr tė cilat duhet tė vendosėsh pėr kombin, e nga ana tjetėr, duhet tė vazhdosh tė jesh luajal edhe ndaj partisė qė pėrfaqėson e shumė faktorėve tė tjerė, pėrfshi median. Pėr mė tepėr, ata qė punojnė nė zyrat e Uashingtonit, nė mė tė shumtėn e rasteve, janė shkolluar ose si juristė, ose si politikanė profesionistė, qė synojnė jo tė zgjidhin probleme, por tė japin argumente bindėse. Por jashtė Uashingtonit, megjithatė Amerika ndihet mė pak e ndarė. Udhėtimin tim tė parė nė jug tė Ilinoisit e kam bėrė nė vitin 1997. Ishte vera nė pėrfundim tė mandatit tim tė parė legjislativ. Unė dhe Mishela ende nuk ishim bėrė prindėr. Nė atė periudhė, sė bashku me ndihmėsin tim, vendosa qė tė bėnim njė udhėtim nė pjesėn jugore tė shtetit. Gjatė ditėve tė udhėtimit bėmė shumė ndalesa nė zona tė ndryshme, u takuam me njerėz, nė lokale, shtėpi dhe vende pune. Folėm me tė papunėt, shtėpiaket, me tė rinjtė qė po linin shtėpitė pėr t‘u zhvendosur nė qytetet e mėdha, mėsuam pėr skuadrat e futbollit tė shkollave tė mesme, problemet e veteranėve dhe tė tė moshuarve. Takuam shefin e krimeve, i cili na tha se kriminaliteti vinte nga mungesa e vendeve tė punės dhe se nė tė pėrfshiheshin kryesisht tė rinjtė. Nė pėrfundim tė kėsaj jave, ajo qė ndjeva ishte keqardhja qė po largohesha, si dhe njė ndjenjė malli. Jo sepse bėra shumė miq, por sepse fytyrat dhe historitė qė pashė e dėgjova i ngjanin pak a shumė simes. Tek tė gjitha gjeja pjesė tė vetes. Nė to pashė sytė e gjyshit, prakticitetin e gjyshes, mirėsinė e mamasė. Ėshtė pikėrisht kjo ndjenjė familjariteti qė mė magjeps sa herė udhėtoj nė jug a nė veri tė Ilinoisit. Sot, po ta shohėsh, gjithēka ėshtė nė pėrzierje, nė njė bashkim e bėrje bashkė mes njerėzve dhe kulturave, identiteteve dhe mėnyrave tė jetesės. Gjėrat po ndryshojnė me shpejtėsi tė madhe dhe po tė kesh pak kohė do tė shohėsh se njė evangjelist ėshtė mė tolerant nga sa mendohej dhe njė ateist mė shpirtėror se mė parė. Tė gjitha kėto ndryshime kryekėput nxjerrin nė plan tė parė pyetjen: cilat janė vlerat thelbėsore qė na bėjnė bashkė ne si amerikanė? Ėshtė gjuha e vlerave ajo qė i bėn bashkė njerėzit, qė i frymėzon tė ndėrmarrin veprime, qė i bėn tė dalin jashtė ēdo izolimi. Standardet dhe parimet qė pjesa mė e madhe e amerikanėve i gjykojnė tė rėndėsishme, duhet tė jenė nė zemėr tė politikės sonė, duhet tė jenė guri i themelit i ēdo debati nė lidhje me buxhetet dhe projektet, rregulloret dhe politikat. "Ne i konsiderojmė kėto tė vėrteta si tė shenjta: Tė gjithė njerėzit janė tė barabartė qė janė "gdhendur" nga Krijuesi me tė drejtat tė pamohueshme tė tilla si Jeta, Liria dhe kėrkimi i Lumturisė". Kėto fjalė tė thjeshta janė pikėnisja e ekzistencės sonė si amerikanė, ato janė jo vetėm themeli i qeverive tona, por edhe pėrmbajtja e kredos sonė tė pėrbashkėt. Kėto fjalė nuk mund tė t‘i thotė ēdo amerikan, vetėm disa, nėse do t‘i pyesėsh, janė nė gjendje tė thonė se gjeneza e Deklaratės sė Pavarėsisė i ka rrėnjėt nė mendimin liberal dhe republikan tė shekullit tė 18-tė. Ideja thelbėsore e deklaratės ėshtė se ne kemi lindur nė kėtė botė tė lirė, tė gjithė ne, se secili prej nesh vjen nė kėtė jetė me njė "paketė" tė drejtash, tė cilat nuk mund t‘ia marrė me dhunė askush e pėr asnjė arsye. Arsyeja pse unė e vlerėsoj kaq shumė Deklaratėn ka tė bėjė edhe me faktin se njė pjesė tė mirė tė fėmijėrisė sime e kam kaluar nė Indonezi dhe Kenia. Kėto janė vende me probleme tė mėdha tė tė drejtave tė njeriut, ku fati i njerėzve ėshtė nė dorė tė juntave ushtarake, apo tė gjeneralėve e ushtrive tė pamėshirshme. Fati i shumicės sė njerėzve qė popullojnė vendet me shkelje tė tė drejtave tė njeriut nuk ėshtė nė dorėn e tyre. Po tė kthehesh nė Amerikė nga vizita nė vende tė tilla, atėherė do ta kuptosh se ēdo tė thotė tė jesh i lirė dhe se sa e ēmuar ėshtė liria. Shpesh ne marrim kuptimin negativ tė fjalės liri. Mendojmė se ėshtė e drejta pėr tė qenė vetėm dhe jemi dyshues ndaj atyre qė ndėrhyjnė nė punėt tona. Por kemi edhe njė vlerėsim pozitiv tė lirisė, si vlerat qė tė jep ajo nė vetėbesim dhe vetėpėrmirėsim, por edhe nė ndėrmarrjen e rreziqeve. Vlera, qė tė shtyhen kur je i lirė pėr sa i pėrket disiplinės, vetėpėrmbajtjes dhe punės apo pėrgjegjėsisė personale. Ato i kanė rrėnjėt thellė nė ndjenjėn e optimizmit pėr jetėn dhe besimin nė vullnetin e lirė. Por kėto vlera shprehin njė besim mė tė madh pėr sa kohė qė individėt, burra, gra, janė tė lirė qė tė ndjekin interesat e tyre personale, tė lirė, edhe shoqėria si e tėrė do tė begatohet e do tė ecė pėrpara. Sistemi ynė i vetėqeverisjes dhe ekonomia e tregut tė lirė varet nga ecja individuale e secilit prej amerikanėve. Unė i ēmoj shumė mėnyrat e mira. Sa herė qė takoj njė fėmijė i cili flet qartas e mė sheh nė sy dhe mė thotė: "Po, zotėri", apo "Faleminderit, zotėri", "Ju lutem", "Mė falni", ndihem mė me shpresė pėr vendin dhe nuk mendoj se jam i vetėm nė kėtė gjė. Nuk mund tė bėj ligje pėr mėnyrat e mira, por mund t‘i inkurajoj, nxis kur jam mes njerėzve. E njėjta gjė vlen edhe pėr kompetencėn. Nuk mund ta merrni me mend se sa e bukur bėhet dita ime kur personi me tė cilin bashkėpunoj bėhet copash pėr tė pėrmbushur njė detyrim, njė obligim nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundimshme. Ndonjėherė na duhet njėherazi si ndryshimi kulturor, edhe veprimi qeveritar apo ndryshimi nė vlera e nė politika pėr tė promovuar shoqėrinė qė duam. Njė nga gjėrat qė mė ka bėrė tė bashkohem qė nė fillim me demokratėt ėshtė ideja e vlerave tė pėrbashkėta, vlerave tė komunitetit, sensi pėrgjegjėsive tė pėrbashkėta dhe solidaritetit shoqėror, sensi i shprehjes sė lirė, jo vetėm nė kishė, sinagogė a xhami, jo vetėm nė bllokun ku jetojmė apo brenda familjes sonė, por edhe nė instancat mė tė larta shtetėrore. Ashtu si pjesa mė e madhe e njerėzve, unė besoj nė pushtetin e kulturės sonė pėr tė pėrcaktuar suksesin personal dhe kohezionin social, si dhe se po tė injorojmė faktorėt kulturorė tė njėri-tjetrit do tė jemi gjithmonė nė rrezik. Unė besoj gjithashtu se qeveria jonė mund tė luajė njė rol nė formimin e kėsaj kulture si pėr mirė, ashtu edhe pėr keq. Shpesh pyes veten se pėrse e kanė tė vėshtirė politikanėt qė tė flasin pėr vlerat, pa u dukur tė shtirur apo persona qė bėjnė llogari. Mendoj se pjesėrisht kjo ndodh pėr shkak tė standardizimit tė jetės nė sferat e larta dhe tė shkėputjes nga realiteti i njeriut tė zakonshėm. Gjėrat janė shumė tė thjeshta. Gjithēka mund tė pėrfshihet nė pyetjen e thjeshtė dhe aq tė dashur qė nėna mė bėnte mua, qė ēdo nėnė ia bėn fėmijės sė saj: "Si ndihesh?". Pikėrisht kjo ėshtė edhe pikėnisja e politikės sime. "Si ndihemi?", - kjo ėshtė njė pyetje qė nuk ia bėjmė mjaftueshėm vetes sonė. Nuk ia bėjmė vetvetes dhe ndaj mendoj se vuajmė nga njė deficit ndjeshmėrie. Ne si komb, por edhe bota, si e tėrė. Jam i bindur se njė sens mė i fortė ndjeshmėrie do tė ndikonte pėr mirė nė peshoren e politikės sonė nė favor tė atyre njerėzve qė po luftojnė ēdo ditė me jetėn. Nė fund tė fundit bėhet fjalė pėr njė luftė tė pėrbashkėt. Nėse nuk do tė zgjasim dorėn e ndihmės, do tė kryenim njė akt kundėr vetvetes.

    Shqip
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-02-2008 mė 13:02
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  4. #194
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Tani, nje pyetje pak sa idiote:

    Ne kohen kur Bill ishte president, Hillary ishte Zonja e Pare.
    Tani qe Hillary mund te behet presidente, c'do jete Bill???
    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

  5. #195
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Tani, nje pyetje pak sa idiote:

    Ne kohen kur Bill ishte president, Hillary ishte Zonja e Pare.
    Tani qe Hillary mund te behet presidente, c'do jete Bill???
    First Hubby
    As qe du me dit!

  6. #196
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Lioness,

    ceshtjen e dallimeve racore ne votime e kishin bere teme vete mediat amerikane, shih psh.Washington Post, edicioni i sotshem.

  7. #197
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Artikulli ne fjale eshte:

    LATINOS FOR CLINTON, BLACKS FOR OBAMA
    Democrats' Votes Display a Racial Divide

    By Amy Goldstein
    Washington Post Staff Writer
    Wednesday, February 6, 2008; Page A21



    ...

    Nuk e di se pse, por kur perpiqem ta sjell artikuj, tek klikoj "Posto Pergjigjen", del si rezultat "Internal Server Error" per te cilin i bie qe duhet te lajmerosh ne adresen e Albasoul.

  8. #198
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Hillary do te fitoje, Amerika do te fitoje! JO POPULIZMIT

    Citim Postuar mė parė nga Sa Kot Lexo Postimin
    Obama ka fituar ne te gjitha vendet "e kuqe", te cilat votojne per republikanet kur behen zgjedhjet presidenciale. Ketu tregohet dukshem qe ai nuk mund te fitoje shtetet e medha, dhe demokratet pa keto shtete nuk do kishin mundesi kurre te fitonin presidencen.

    Obama ne qofte se vertete mendon ato perrallezat qe i thote njerezve, do largohet qe neser nga loja, perndryshe partia demokratike do pesoje nje frakture te rende dhe nje pjese e madhe e votueseve do votojne per republikanet ne Nentor.
    Demokratet kane rene ne gracken e Republikaneve per momentin: fillimisht prapaskene eshte lansuar parola se nje grua si Hillary eshte shume kollaj te mundet ne nentor nga Republikanet,kjo eshte bere nga vete Republikanet pra...kete e kane adoptuar dhe perdorur Demokratet andaj edhe e kane ngritur ne qiell nje kandidat me thuajse zero eksperience per "kryetar te botes"...( kam thene edhe njehere perpara kur e them kete nuk e them as nga paragjykimi, as nga urrejtja per Obamen dhe jo ti mohoj tregimin jetesor te suksesit -edukaten e Harvardit ) e them nga realiteti, ai thuajse ishte anonim ketu ne Illinois ku u be Senator e le me Kryetar i Botes.
    E rriten demokratet deri ne qiell dhe keshtu rrezikojne te humbin zgjedhjet ne nentor , sigurisht nese vazhdojne me hilet qe i bejne Clintonit , te tejdukshme por edhe pas shpine.
    Nje mase pa tru qe perkrahin Obamen , nuk eshte e vertete se te edukuarit jane me Obamen, te gjitha keto jane parolla propagandistike per mobilizim rreth Obames....Vetem 1 jave perpara dites se djeshme Clinton udheheqte ne 20 shtete nga 22 sa kishin hulumtuar...dhe me parollat dhe propaganden e ngjiten Obamen te fitoje me shume shtete..
    Ky popull vetem ushqimin dhe mediat beson dhe fatkeqesisht as qe ka nje pergatitje elementare per te menduar politikisht..TE BESH NDERRIME NUK DUHET VEC TE THUASH,TE BESH NDERRIME DUHET TE KESHE PERVOJE-EKSPERIENCE (QE NUK KE EKSPERIENCE KJO DUHET TE JETE DISADVANTAZH PER OBAMEN -DHE AI LEVDOHET ME KETE, I JEP NJE LAJTHITJE DHE E PERDOR PR VEHTE), sidoqoft shpresoj se rrenat e tij propagandistike do ti kuptojne te gjithe dhe sidomos te bardhet e Amerikes per arsye se kjo eshte about race-100%: si mund te thuhet se jo kur 90% te zezakve votojne Obamen, si eshte e mundur qe thuajse asnje grua zezake nuk mund te identifikohet me Hillary- per cfar Amerike flitet ketu( racizmi ne Amerike nuk eshte gje e tejkaluar dhe mbahet gjalle nga vete te zezaket, qe jane produkt dhe pasoje e racizmit.
    Te marten u tregua se Hillary eshte nje qytetare e Botes, eshte qytetare e Amerikes sic duhet te jete dhe sic eshte ne realitet...nje Shtet me divers ne bote, Hillary tregoi se eshte me se e denje te identifikohet me boten dhe bota me te( elektorati i Hillary Clinton ishte me diversi- votuan te gjitha shtresat gjinore, votuan te gjitha racat, dhe thuajse te gjithe komunitetet e medha si aziatiket-indianet, latinet....dhe te tjeret pra votoi ylberi i Amerikes pervec zezakve qe perfaqsuan nje qime floku ne ate Ylber.
    Dje u tregua se Obama eshte i kualifikuar PO me gojen plot POR per kryetar te zezakve.Populist, dhe orator inspirimi , flet si nje prift dhe vertete eshte nencmimi me i madh per Clinton dhe per kete shtet ky te krahasohet me nje politikane briliante sic eshte Hillary Clinton.

    Megjithe kampanjen e eger qe bejne vete Demokratet kunder Clinton's une shpresoj ne nje fitore per Hillary Clinton, shpresoj per Ameriken dhe per ne si Shqiptar....dhe tani qe John McCain eshte fitimtar ne taborrin tjeter dhe eshte mik i mocem i Shqiptarve as qe merzitem nese demokratet do te humbin shansin ne nentor( e dij se athere ne si shqiptare do te votojme McCain), ndoshta edhe nuk e meritojne Demokratet...ndoshta.

    Kush i fitoi Republikanet Dy here ?... Bill Clinton...shpresoj qe tia dali prape me kundershtaret bashkepartiake (sic ia bene dje mbrema Ted Kennedy-it ne shtetin e vet, ketij plaku matuf qe i ka kaluar koha e tij personale dhe e dinastise, ketij qe cirrej paturpsisht si kur ishte ne wrestlemania Obamaaaaaaaaa....!, ky qe vetem vitin e kaluar e ka quajtur...Barak Osama...Osama...Obama....whatever...!), dhe me kundershtaret politik....ky eshte nje tregim suksesi i Amerikes, qe eshte nis nga nenzeroja...dhe nese Obama do te jete tregim suksesi te shohim si do te sillet dhe a do te mbijetoje pa korruptuar per 10 vitet qe vijne,une vete jam nje i ardhur ketu do deshiroja te identifikohem me Obamen dhe aspiratat e tij per nderrim, por tek nderrimi qe ai permend nuk ka as nje molekule e le me substance, fjale boshe per te ardhe ne pushtet, fjale boshe per te realizuar nje enderr- dhe ate endrren e vete...( ai eshte i korruptuar qysh tash dhe do te ndegjoni kesaj vere nga hulumtimet e republikaneve qe jane duke u bere keto momente)...
    Shpresoj ne voten e bardhe ,per faqe te bardhe , per ardhmeri te shkelqyeshme te Amerikes vendit tim te adoptuar, dhe per ardhmerine e vendlindjes time dhe popullit tim....
    Votoni Hillary Clinton..............rendin e ka Albo( ne Pennsylvania eshte shume me rendesi fitorja per Hillary-do fitojme apo jo?)
    Grate jane ata qe botes i japin jeten dhe kuptimin pra grate kane nisur te zgjohen te shpiejn Hillaryn atje ku duhet, perpara grate...te behen me te zenshme se ne populizmin e Obames ka vetem llafe boshe dhe jo substance ...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 06-02-2008 mė 12:10
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #199
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar mė parė nga Alienated Lexo Postimin
    Tani, nje pyetje pak sa idiote:

    Ne kohen kur Bill ishte president, Hillary ishte Zonja e Pare.
    Tani qe Hillary mund te behet presidente, c'do jete Bill???
    Pyetje legjitime, se kjo do te vije shpejt dhe do te shkaktoje kokcarje gazetareve dhe te tjereve.

    First Gentleman Bill Clinton, ne janarin e ardhshem shpresojme(
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 06-02-2008 mė 12:11
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #200
    Citim Postuar mė parė nga Lioness Lexo Postimin
    Hillary fitoi Kalifornine .

    Obama duket i pregatitur? Lere cfare shkruajne aid etj. E ke pare si i merret goja ne debat?

    Dje e pashe qe mbajti fjalimin ne Cikago dhe mu duk shume i qarte ne ato cfare thoshte. Psh me beri pershtypje qendrimi i tij kundra eksportimit te puneve ne Indi apo gjetke. Me pelqyen komentet e tij anti-korporate dhe per influencen e tyre ne Washington. U tregua shume i vendosur per terheqjen e trupave nga Iraku. Keto, sic duhet ta dish, jane pika shume te ndjeshme per amerikanet. Nese marrim parasysh qe Hillari eshte nje person shume i lidhur me korporatat dhe biznesmenet ketu plus gabimet e shkuara te saj ne lidhje me luften ne Irak, atehere fjalimi i Obames merr me teper vlere. Megjithate sic e kam thene edhe me pare une prape jam per Hillari Klinton per president.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

Faqja 20 prej 45 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •