Mendoj qė Hillary Clinton do dale fituese![]()
Hillary Clinton
Barack Obama
Mendoj qė Hillary Clinton do dale fituese![]()
Hillary fitoi ne Nevada!!!!!
Urime, Madame President!![]()
Se pari, kjo fushate elektorale per president ne Amerike eshte nje fushatre historike. Jo thjeshte per kandidatet qe marrin pjese ne te por per faktin e thjeshte se eshte nje fushate e pa diktuar nga lart dhe shume e pakontrolluar nga dy qendrat e partive kryesore: si demokrateve, si republikaneve u duhet te bejne fushate ne mbare Ameriken per te fituar besimin e partise se tyre, para se te dalin ne zgjedhjet e pergjithshme te nentorit. Pra do te behen dy fushata zgjedhore ne mbare Ameriken per te zgjedhur nje president.
Duke qene se republikanet e kane mbajtur Shtepin e Bardhe per 8 vjet tashme, dy mandate, demokratet kane shanse me te medha per te rifituar karriken e humbur pasi elektorati amerikan eshte i lodhur dhe zhgenjyer ne nje fare mase me administraten e presidentit Bush. Duke u nisur vetem nga ky realitet e pa marre parasysh aspak emrat e pervecem te kandidateve qe konkurojne, une do te thosha se demokratet kane 60% shanse te fitojne presidencen, perballe 40% te republikaneve.
Persa u perket emrave te pervecem te kandidateve, demokrateve u duhet te zgjedhin midis senatores dhe ish Gruas se Pare se Amerikes, Hillary Rodham Clinton dhe nje senatori te ri nga Illinois Barak Husein Obama. Te dy keto kandidatura nuk jane aspak kandidatura standarde: Hillary Clinton eshte gruaja e pare ne historine e Amerikes qe konkuron per postin e presidentit; Barak Obama eshte kandidati i pare afrikano-amerikan qe konkuron per postin e presidentit. Keto dy kandidatura kane krijuar nje entuziazem te perzier me shok ne elektoratin amerikan. Klinton entuziazmon elektoratin femeror ashtu si Obama entuziazmon elektoratin afrikano-amerikan; dhe te dy kandidatet entuziazmojne segmente liberale te shoqerise amerikane qe u pelqen te besojne se vendi eshte gati per nje presidente grua ose per nje president me ngjyre.
Duke qene se mediat amerikane jane entuziazmuar pa mase per kete fushate sepse interesi qe fushata ka zgjuar kaq heret tek publiku, do te thote me shume teleshikues dhe me shume mundesi reklamimi e fitimi, mediat amerikane, si edhe ne fushatat e kaluara presidenciale po ushqejne tek publiku disa iluzione nga te cilat elektorati demokrat eshte djegur edhe ne te kaluaren. Emrat e Clinton dhe Obama mund te jene "sensacione mediatike" por nuk perbejne sensacione politike: duke u dashur te zgjedhin midis nje gruaje apo nje kandidati afrikano-amerikan demokratet jane duke zgjedhur te marrin nje risk politik qe nuk do te ishin duke marre po te nxirrnin nje kandidature qe nuk ka nje bagazh polarizimi ne kete shkalle. Deri me sot, duke qene se jane duke konkuruar me njeri-tjetrin, shume pak demokrate po mendojne per zgjedhjet e nentorit dhe si kandidati/a e tyre do te pritet jo vetem nga elektorati i majte, por edhe ai i djathte apo te pavarurit e qendres.
A eshte vendi gati te zgjedhi nje grua presidente?
A eshte vendi gati te zgjedhi nje afrikano-amerikan president?
Keto jane pyetjet qe do te ndjekin kandidaturen e demokrateve ne zgjedhjet e nentorit. Keto jane edhe "molla e ndaluar" e demokrateve sot. Te gjithe i mendojne keto pyetje me mendjen e tyre por askush nuk ka kurajon qe ti artikuloje me plot goje. Bile as mediat nuk i kane ngritur dhe as trajtuar sa duhet keto pyetje, bile une do te thosha se veren nje druajtje te mediave per ta bere nje gje te tille.
Duke u nisur nga emrat e kandidateve kryesore demokrate dhe ajo qe ata perfaqesojne, duke u nisur edhe dueli i fuqishem midis Clinton dhe Obama qe sipas te gjitha gjasave do te jete nje duel i gjate pa nje fitore te bindshme, republikanet duhet te ngushellohen disi per dy arsye:
- demokratet kane zgjedhur qe jo vetem te fitojne ne zgjedhje por edhe te bejne histori.
- dueli midis dy kandidateve do ta polarizoje dhe fragmentizoje elektoratin e majte demokrat.
Nese republikaneve do tu duhej te zgjidhnin te konkuronin midis Clinton dhe Obama, ata do te zgjidhnin Clinton. Arsyeja per kete eshte e thjeshte: asnje figure tjeter politike nuk spektri i majte nuk i elektrizon te djathtet dhe u jep atyre nje arsye per te dale ne votime se sa Clinton. Kjo fale viteve 90 kur Clinton ishte ne shtepine e bardhe. Kurse Obama, duke qene i ri ne moshe dhe me nje eksperience relativisht te vogel politike dhe te panjohur per shumicen e elektoratit amerikan, eshte nje kandidature me e veshtire per tu rrezuar ne syte e republikaneve. Pa harruar edhe faktin qe mediat amerikane jane dashuruar me Oboma ne ate shkalle, saqe ne nje moment te caktuar ne fushate ngjallen edhe merine dhe xhelozine e familjes Clinton qe i pelqen te besoje se "i ka mediat ne dore". Ne rast se Obama fiton kandidaturen e demokrateve, republikaneve u duhet te luftojne jo vetem Obamen por edhe mediat amerikane.
Une do te thosha qe sa me gjate zgjat dueli Obama-Clinton aq me shume rriten shanset e republikaneve per te patur nje shans per te mbajtur Shtepin e Bardhe nen kontroll.
Albo
Qasja e Albos fort interesante e mjaft realiste per mendimin tim.
Presidencialet nė SHBA: votat kyē nė Nevada e Karolinė e Jugut
Deri tani gara ėshtė e ashpėr dhe ende e hapur pėr kandidatėt
Gara pėr nė Shtėpinė e Bardhė sa vjen e po bėhet mė interesante, ndėrkohė qė mbetet gjithmonė e hapur dhe e paparashikueshme. Votuesit e Nevadės dhe Karolinės sė Jugut kanė vendosur dje pėr kandidatėt, tė cilėt pak a shumė janė nė tė njėjtat vlera, sipas sondazheve. Nė Karolinėn e Jugut, republikani Xhon Mekein dhe Majk Hukabi po luftojnė pėr supremaci nė njė garė tė pėrqendruar kryesisht nė ēėshtjet e brendshme ekonomike, ndėrkohė qė rivalėt e partisė Mit Romeni dhe Fred Thompson shpresojnė tė depėrtojnė nė krye tė shtetit, nė tė cilin republikanėt kanė supremaci. Qė nga viti 1980, republikani qė ka fituar nė kėtė shtet ka dalė nė finalen e partisė sė tij. Ēėshtjet e ekonomisė kanė zėnė linjat e para tė fushatės elektorale si pėr republikanėt, ashtu edhe pėr demokratėt. Frika pėr njė periudhė rėnieje nė ekonominė e vendit e ka spostuar vėmendjen e tė gjithėve nė ngjarjet qė mund t‘i pėrkasin gjithsecilit nė shtėpi, pasi njė rėnie ekonomike bashkėngjitet me shtimin e papunėsisė, rritjen e ēmimeve dhe krizat financiare. Nė Nevada rivalėt demokratikė, Obama dhe Klinton, janė nė njė duel shumė tė ashpėr dhe shumė pranė njėri- tjetrit me pikė. Nė vitin 2004, vetėm 9000 demokratė morėn pjesė nė votėn e Nevadės, ndėrkohė qė askush nuk mund tė bėjė parashikime pėr kėtė herė. Edhe republikanėt votojnė nė Nevada, por e gjithė vėmendja e tyre ėshtė e pėrqendruar nė Karolinėn e Jugut. Ajo ēka tė bėn pėrshtypje ėshtė se pavarėsisht votave askush nga kandidatėt nuk ėshtė distancuar dukshėm nga tjetri dhe si pasojė ėshtė ende herėt pėr tė bėrė parashikime. Romnei, ish-guvernatori i Masaēusetit, i cili fitoi nė Miēigan do tė ndeshet me ish-senatorin e Tenesit, Fred Thompson, pėr vendin e tretė nė votėn e Karolinės sė Jugut. Nė Nevada, Obama dhe Klinton janė "pėrleshur" pėr votėn nėpėr kazinotė e hoteleve, sidomos nė Las Vegas. Minoritetet pėrbėjnė 40% tė banorėve tė Nevadės dhe Klinton, e cila mund tė jetė femra e parė Presidente e SHBA-sė, ka shanse tė fitojė edhe pse Obama ėshtė pjesėtar i komunitetit tė pakicave. Pėr sa u pėrket republikanėve, sondazhet thonė se ish-guvernatori i Arkansasit, Hukabi Shoreson, do tė fitojė 53% tė votės.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DoLpHiN : 21-01-2008 mė 11:44
Koha ėshtė e maskarenjėve
Por atdheu i Shqiptarėve
Ne South Carolina, 50% e votueseve jane zezak, dhe 50% jane te bardhe.
Ne Nevada, 83% e zezakeve votuan per Obamen.
Ne qofte se e njejta gje ndodh ne South Carolina, Obama do te fitoje 41.5% te votueseve.
Ndersa nga te bardhet, ne Nevada 35% e te bardheve votuan per Obamen.
Ne qofte se e njejta gje ndodh ne South Carolina, Obama do te fitoje 17.5% te votueseve.
41.5% + 17.5% = 59% te votueseve per Obamen.
Do jete shume shume e veshtire per Clinton qe te fitoje ne South Carolina, sepse votat per te me siguri do te ndahen mes saj dhe Edwards.
Nuk pres ndonje fitore te Clintonit ne South Carolina, dhe ne Florida pak rendesi ka nese fiton apo jo sepse nuk ka delegate ne loje.
Duhet te presim per daten 5 Shkurt per te patur nje ide me te mire se si do shkojne punet.![]()
As qe du me dit!
Hillary nuk fiton dot ne S. Carolina. Vota "e bardhe" do ndahet midis saj dhe Edwards (qe eshte lindur aty.) Por ajo ka voten latine, kyce ne California. Ne fund te fundit "it's the math stupid" lol, nqs Hillary fiton ne shtetet e medha si California dhe New York, ato te voglat pak duhen.
PS: Shume keq qe DNC hoqi Michigan dhe Floriden nga lista e primaries. Ne Florida, Hillary kryeson me perqindje te larte.
Ai debati i mbremshem ne CNN nqs e pe...ishte tmerr fare. Obama u mundua qe te luftonte me Hillarin, po kur erdhi puna per ceshtjet kryesore, doli ne pah qe eshte teper i vaket dhe nuk ka zgjidhje fikse.
Si i tha Hillary.....une nuk dua qe te vendos likoplast mbi problemet e vendit.
As qe du me dit!
Ti kthehemi tani postimit tend , pse ty a me vend te duket lufta ne Irak a ?!! Je ulur naten ndonjehere te mendojsh se sa njerez kane humbur jeten si pasoje e kesaj lufte, sa femi kane mbetur te gjymtuar, sa gra kane mbetur pa burra dhe sa motra pa vellezer ?!!
Mendo pak Guske mendo !
Sa i perket gardes , rezoluten e votuar nga Hillari Clinton , e di ti kush e ka shkruajtur ate rezolute ( ndoshta nuk e ke din por nese e ke pa videon e mesiperme atehere e din) Joe Lieberman, i njejti njeri qe e futi Ameriken ne Irak , dhe i njejti deshiron ta fusi ne lufte me Iranin. Si mendon ti kujt po i shkon per interesi kjo politik ?!!
Ty , mua , popullit amerikan ose ... ?!!
Per ty dhe per mua dhe per popullin amerikan aspak nuk na shkon per interesi kjo politik, shikoj cmimet se ku kane vajtur , paramendo edhe nje lufte tjeter tani!!!
Per vete jam pesimist kush do qofte qe te fitoj , keta pregaditen per nje lufte te re , une jam njeri qe jam kunder luftrave.
Gostivari_usa
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 22-01-2008 mė 23:12
WE WILL NOT GO DOWN!
Jo more, ishe kunder luftes se NATO's me Serbine ne 1999?Per vete jam pesimist kush do qofte qe te fitoj , keta pregaditen per nje lufte te re , une jam njeri qe jam kunder luftrave.
Shiko, mua mos me mbaj leksione per luften ne Irak, kam qene kunder qe ne fillim te saj. Per 1001 arsye qe s'kam pse i shpjegoj ketu. Por per ate rezolute (ne lidhje me temen) votuan 98 senatore. Dhe legalisht mund te argumentosh qe a) nuk ishte rezolute per lufte b) sipas argumentave (genjeshtrave) te sjella nga CIA ate kohe, ishte veshtire te votoje kunder. Plus qe Hillary Clinton, senatore nga NY (9/11) s'kishte si votonte ndryshe. Dhe te mos harrojme qe ne fillim te luftes populli amerikan ishte pro me perqindje te larte. Pra ne fund te fundit vota e saj nuk ishte kunder opinionit.
PS: Boll me idiotlleqet e youtube. Me vjen mire qe e ke zbuluar, dhe s'le teme ne forum pa sjelle video nga youtube. Por ketu eshte problematika nderkombetare, jo llogjet e youtube.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 23-01-2008 mė 00:02
Gostivari-usa flet nga pikepamja e vet etnike.
paradoksi qendron ne faktin apo/dhe rrethanen unike ne historine e zgjedhjeve presidenciale ne boten perendimore. Dy presedane paralele. Populli amerikan gjindet mes zgjedhjes se njerit apo tjetrit presedan e jo president pa mundesi te zgjidhjes se trete.
E para ose e dyta s'eshte me rendesi radha, elektorati eshte para zgjedhjes se presidentit te pare femer ose presidentit te pare te ngjyrosur.
Te dyja ngjallin kontraverza dhe te dyja ia hapin gojen cinizmit evropian. Po zgjodhen femer evropianet do te shajne elektoratin duke thene se: ja, vshteti i madh amerikan vendosi te zgjedhin edhe nje femer per kryetare vetem e vetem te mos jete zezak. Kurse ne rastin tjeter se zilia nuk zgjedh mjetin, do te thone: Ja mentaliteti 'kauboj' zgjodhi nje zezak vetem e vetem te mos lejoje te udhehiqet nga nje femer.
Por cili do qe te fitoje besimin e amerikaneve, kjo eshte nje fitore e rralle e demokracise para se gjithash amerikane por edhe nderkombetare.
Kuptohet vota ime do t'i shkonte znj Hillary.
Aeneas Dardanus
Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...
Krijoni Kontakt