
Postuar mė parė nga
Sa Kot
I gjithe ky postim eshte nje grumbullim i lezetshem justifikimesh, qe per fat te keq nuk shpjegon faktin pse ne shtete si Michigan, Florida, Pennsylvania dhe Ohio...Obama nuk ka pasur sukses.
Dhe kur them nuk ka pasur sukses, vertete qe nuk ka pasur sukses. Ka humbur me 10-15%. Kjo eshte nje shifer teper e larte per nje kandidat i cili kerkon te fitoje shtete te cilat dominohen nga klasa punetore ose latinot. Klasa punetore dhe latinot kane votuar 60-70% per Clinton, pavaresisht perkrahjes qe ka pasur Obama nga sindikata apo politikane.
Obama ka fituar neper shtete jo-konkurruese. 4 shtetet te cilat tradicionalisht vendosin fituesin ne Nentor jane Michigan, Florida, Pennsylvania dhe Ohio. Keto shtete Obama i ka humbur bindshem, dhe fakti eshte qe demokratet e moderuar nuk kane antipati per John McCain. Dhe fakti eshte qe keto 4 shtete te medha jane te dominuara nga demokrate te moderuar, te cilet duan qe Clinton te fitoje, dhe ne cdo sondazh kane premtuar ne shuma te larta qe do te votojne per McCain nese Obama fiton nominimin.
Keshtuqe justifikimet ne kete loje nuk te cojne gjekundi, pasi Clinton ka fituar fuqimisht ne shtetet e medha kyce! Pa ato te katerta, Obama s'ka asnje shans. As edhe nje kokerr te vogel shansi.
Krijoni Kontakt