Close

Rezultati i Sondazhit: Kush do i pėrfaqėsojė DEMOKRATĖT Amerikanė nė Zgjedhjet Presidenciale?

Votues
131. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Hillary Clinton

    102 77.86%
  • Barack Obama

    29 22.14%
Faqja 2 prej 45 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 450
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    "Ėshtė njė person i adhurueshėm: inteligjente, e fortė, e vendosur dhe me njė pėrvojė tė pabesueshme. Do tė jetė njė komandante e madhe pėr Amerikėn dhe pėr botėn" tha Clarku per Hillarin.


    Hillari "rekruton" gjeneralin Klark

    "Do tė jetė ministri im i Mbrojtjes"


    Rudolf Xhuliani e ka akuzuar se ka tradhtuar ushtarakėt dhe se ėshtė e dobėt. Hillari Klinton pėrgjigjet duke luajtur me kartėn e njė ushtaraku me katėr yje, fitimtar dhe plot me dekorata: gjeneralin Uesli Klark. Dje, komandanti i Forcave tė NATO-s nė luftėn e 1999-ės nė Kosovė, ka zbritur nė fushė pėr tė mbėshtetur senatoren e Nju-Jorkut, duke deklaruar se ėshtė kandidatja mė e mirė e mundshme: "Ėshtė njė person i adhurueshėm: inteligjente, e fortė, e vendosur dhe me njė pėrvojė tė pabesueshme. Do tė jetė njė komandante e madhe pėr Amerikėn dhe pėr botėn". Ndėrsa nėpėr televizione transmetohej njė spot i ish-kryebashkiakut tė Nju- Jorkut, kundėr Hillarit, kandidatja demokrate ka organizuar njė konferencė telefonike me gazetarėt, ku krejt befasishėm ėshtė shfaqur edhe gjenerali: "Jam e lumtur qė keni vendosur tė mė mbėshtesni e tė punoni pėr fushatėn time, qė po punoni pėr fushatėn time dhe qė jeni i bindur se kam kapacitetin e duhur pėr tė qenė Presidente dhe pėr tė komanduar ushtrinė". Pėrplasja mes Xhulianit dhe Klintonit, pavarėsisht se nėpėrmjet spoteve publicitare, pėrveēse ėshtė e ashpėr, ėshtė edhe e parakohshme, sepse tė dy ata nuk janė kurorėzuar ende si kandidatė pėr Presidencėn, edhe pse sillen si tė tillė. Mbi tė gjitha Xhuliani, qė ėshtė disi nė vėshtirėsi nė sondazhe, preferon tė pėrballet me ish-Zonjėn e Parė nė vend qė tė matet me republikanėt e tjerė. "Pikėrisht kur trupat tona kishin nevojė pėr tėrė mbėshtetjen tonė nė mėnyrė qė tė pėrfundonin punėn e nisur, Hillari Klinton u ka kthyer shpinėn", thotė zėri nė spotin e ish-kryebashkiakut, duke kujtuar se ajo kishte votuar pro luftės dhe se e pėrcaktonte Sadam Hyseinin njė kėrcėnim, por qė sot ka ndryshuar pozicionin, duke u lidhur me grupin radikal "MoveOn.org" nė sulmin kundėr gjeneralit Petraeus. "MoveOn", komuniteti on-line i sė majtės liberale amerikane, tė hėnėn e shkuar, kishte blerė njė faqe tė "Nju-Jork Tajmsit", nė tė cilėn sulmonte gjeneralin. Xhuliani kishte replikuar tė premten nė njė prezantim me pagesė pėr tė sulmuar Hillarin, ndėrsa dje, doli me spotin televiziv. Mė herėt, ish-Zonja e Parė u pėrgjigj me njė deklaratė nė tė cilėn pretendonte se Xhuliani, qė ėshtė nė rėnie tė lirė nė sondazhe e qė nuk ėshtė nė gjendje tė bėjė asgjė tjetėr veēse ta sulmojė, e mė pas, luajti me kartėn Klark. Nė konferencėn pėr shtyp gjithsesi, u pyet plot dy herė tė qartėsonte qėndrimin e saj nė lidhje me sulmin e "MoveOn", por pa u distancuar haptazi (asnjė kandidat demokrat nuk e ka bėrė pėr tė mos e gjetur veten majtas), ka nėnvizuar se e respekton dhe e admiron Petraeusin. Por, pėr tė mos zhgėnjyer as krahun pacifist tė partisė sė saj, ka shtuar: "Por nuk jam dakord me Presidentin Bush dhe me sfidantin tim republikan nė lidhje me drejtimin qė duhet ndjekur nė Irak. Duhet tė fillojmė tė kthejmė nė shtėpi trupat tona, menjėherė!" Tė prerė dhe tė vendosur janė shfaqur ndėrkohė tė dy ata nė lidhje me Teheranin: "Irani, ka thėnė gjenerali, ėshtė njė kėrcėnim: ėshtė i pėrfshirė nė Liban, mbėshtet Hamasin nė Gaza, destabilizon Irakun dhe punon pėr tė ndėrtuar armė bėrthamore, nuk ka dyshim qė ėshtė njė sfidė e vėrtetė pėr tėrė botėn dhe nevojitet njė pėrballje e vendosur. Unė mendoj se tė gjitha opsionet janė mbi tryezė, por tani nevojitet njė sforco e vėrtetė diplomatike". "Pozicioni i gjeneralit, ka pėrfunduar Klinton, ėshtė identik me timin: deri mė sot nuk ka pasur njė punė tė mjaftueshme diplomatike".


    "Gjenerali i Kosovės"


    Nuk ka paralele mes Irakut dhe Kosovės


    Uesli Klark ėshtė i afėrt me Klintonėt qė prej 25 vjetėsh dhe e provoi eksperiencėn politike nė presidencialet e vitit 2004, duke kandiduar nė zgjedhjet primare demokrate, por pa arritur ndonjė sukses tė madh. Ia doli mbanė ndėrkohė tė fitonte nė Oklahoma dhe tė dilte i dyti nė Arizona dhe Nju-Meksiko. Mbėshtetja e tij mund ta ndihmojė Hillarin pėrballė atyre qė janė ende tė pabindur nė kapacitetin e saj pėr ta udhėhequr Amerikėn nė luftė, edhe nė jug tė vendit, ku ajo e gjen veten nė vėshtirėsi. Klark ka thėnė se do tė angazhohet e do ta mbėshtesė nė fushatė elektorale edhe pse nuk ka saktėsuar se nė ēfarė mėnyre dhe tė dy sė bashku nuk i janė pėrgjigjur pyetjes pėr njė rol tė mundshėm tė tij nė skuadrėn presidenciale. "Tani punojmė pėr tė fituar zgjedhjet primare dhe unė e mbėshtes", ka thėnė Klark, "sepse ėshtė zgjedhja mė e fortė pėr Amerikėn dhe pėrgjigjja mė e mirė pėr botėn". Mė pas, sė bashku kanė kritikuar Presidentin Bush nė lidhje me faktin se nė fjalimin e tij drejtuar kombit ka krahasuar Kosovėn me Irakun. "Nė Ballkan, ka thėnė ish-gjenerali, kemi bėrė ekzaktėsisht tė kundėrtėn e asaj qė Bush ka bėrė nė Irak: fillimisht ka pasur pėrpjekje tė mėdha diplomatike dhe pėrdorimi i forcės ishte alternativa e fundit". "Bashkėshorti im, ka shtuar Hillari, ndryshe nga Bush, bėri njė pėrpjekje tė jashtėzakonshme politike dhe ndėrtoi njė koalicion tė madh qė mė pas u mobilizua nė Ballkan".

  2. #12
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Personalisht nuk preferoj asnje nga te dy (me pak akoma Obama-n), por nje zgjedhje e mundshme e Hillary Clinton do te sillte ne politikberjen e jashtme amerikane ish-kliken e Bill Klintonit, dmth Hollbrook, Klark etj, cka do te ishte mjaft pozitive per interesat shqiptare ne Ballkan, se nuk i dihet se cfare ndodh ne te ardhmen e afert...


    p.s.: Ky Obama myslo eshte????
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  3. #13
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Hillary Clinton votova , se di pse
    Sui generis

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Hillary Klinton, kjo eshte e qartė
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcėn e njė populli

  5. #15
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Hillary Clinton do te jete fituese ne pranveren e hershme 2008 per demokratet....dhe shpresojme se do te behet Kryetare e Amerikes.Kjo grua e zonja per te udhehequr nje bote te tere. Le te hyje edhe njehere z.Bill Clinton ne Shtepine e Bardhe qe te shpetoje kjo bote edhe per njeqind vite te tjera( as qe do te me shkoje ndermend se kush do te hyje nen tavolinen e z.B.Clinton ju premtoj)
    Me 10 Shtator Bill Clinton ishte ne Chicago per kampanjen e Hillary '08..Une pata mundesi te shkoj dhe kenaqesia me e madhe ishte qe Babai im qelloi ne vizite tek une shkuam se bashku..lokali ishte i ngushte per te nxene dashamiret e Bill Clinton,megjithate ia dolem dhe shternguam doren e ketij njeriu te mrekullueshem.
    Ai u ndal e perqafoi babane tim dhe plaku im ia krisi shqip:" Ti je nje engjull shpetimtar per ne shqiptaret, ne te duam me gjithe zemer...Une ia perktheva...dhe z. B.Clinton tha : "Une jam shume i nderuar me keto fjale"..dhe e puthi babane tim...Kjo ishte madheshtore...u kenaqem.
    ..Le qe na kish marre edhe fotoreporteri.kjo sa per reklame se nuk e ka zene emocionin qe patem ne ne ato caste .fotografite jane ne anoramicvisions.com, photo gallery,Hillary for president 2008, ne rradhitjen events eshte 09- 10- 2007 Chicago Sushi Samba...faqe 3 dhe 4 ne shqiptare jemi do te na njihni( per shqiptare jemi dmth te pashem)

    Pra shqiptaret e dijne kujt tia japin voten dhe kjo s'diskutohet ...Clintonet qe jane miqt tane me te mire,me gjithe miqesite ne bote perfaqesojne nje Rilindje te Re per Shqiptaret ,gjithashtu nje paqe dhe shpetim per boten ne teresi.

    Kudo qe te shkojne ne kampanjen e tyre tash dihet se i presin edhe shqipot dhe ate ne rendin e pare me shqiponjat dhe transparentat "shqiptaret ju duan"

    Sukses per z.Hillary Clinton...shpresoj dhe ne nje mase besoj se do te fitoje taborrin tjeter qe jane te frikshem aman per racen njerezore...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 28-09-2007 mė 08:18

  6. #16
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Hillary Clinton ,per kete votova,por mendoj se shancet i kane per te humbur te dy...nje femer..dhe nje colorit..sikur nuk shkon.
    Wild and crazy can't be lazy

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    nuk behet femra dhe zezaku president i amerikes, njesoj si ne 2000 dhe ne 2004 do dali prap demokratet fituan kongresin dhe spo bejn gje, nuk mund te fiton presidentin me keto kandidat.

  8. #18
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga friendlyboy1 Lexo Postimin
    hilari clinton dhe barok obama nuk kan shance te zgjidhen president, zenspresident mbase. Amerika nuk zgjedh grua dhe zezak president se ka te tjer. Ka nje vit koh do dalin kandidat te tjer.
    Kjo eshte replike pa baze.

    Aro amerikanet kane vite qe enderrojne nje president afroamerikan... Si mendon ti ek do zgjedhin ata?

    Gjithe femrat amerkane kane vite qe enderrojne per nje grua si kryetare te shttetit.... Si thua ti ke do votojne ato?

    Me keto pozicionime strategjike Demokratet i kane marre letrat Republikaneve per kandidimin e Rice.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  9. #19
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Tash me dihet boterisht se Hillary Clinton udheheq ne te gjitha polls( sondazhet presidenciale , ne anen e demokratve . Poashtu udheheq edhe me grumbullimin e te hollave per kampanjen.Shume shpejt do ta shohim se do te fitoje si e para ne anen e demokratve(democratic primary).Nese nuk ndodh ndonje skandal shume i paparashikuar qe mund te demtoje ne menyre drastike reputacionin e saj, ajo sigurisht do te zgjidhet .Por, kur e kemi parasyshe realitetin e hidhur te shoqerise amerikane( mosinteresimi, mosnjohja e politikes, shoqeri e thashethemeve dhe jo veprave reale,- - dinamika dhe lufta per mbijetese e kane sjelle kete dem ne te menduarit e shoqerise amerikane)..kur i kemi keto parasyshe eshte veshtire te parashikohet me vertetesi te plote por, aty afer 90% shit jam...lol... me besoni dhe votoni Hillary....( kjo jo vetem ne menyre deshirore)....
    Sa per Barakun( me respekt gjithsesi eshte nje jurist Harvardi)..nuk ka shansa ..nese eshte i mencur do ta tregoj ai kur te nxehet puna ne pranvere ne perfundimin per primary.Nese eshte i mencur do te tregoje respekt dhe nuk do te beje ataqe personale nda Hillary-t, per kete mund te shperblehet ose te ndeshkohet nga Hillary, mund ta emeroj ..te shohim per cka...shohim e bejme..Go Hillary
    Per shqiptaret dihet eshte me mire te shohim Clinton's ne Shtepine e Bardhe me mire se sa nje njeri tonin sot, per sot dhe mos te flasim per taborrin tjeter te frikshem...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 06-10-2007 mė 07:59

  10. #20
    ...beyond Maska e Alienated
    Anėtarėsuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139

    gara vazhdon...

    Koha ėshtė e maskarenjėve
    Por atdheu i Shqiptarėve

Faqja 2 prej 45 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. Kuvendi qė na la trashėgim ADN-nė e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  5. Konferenca e Tiranės - 14-20 Prill 1956
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-07-2004, 02:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •