Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Bilardoja, jo më tabu për femrat

    Para shumë vitesh, sallat e bilardove pushtoheshin vetëm nga meshkujt. Nuk kishte dhe nuk ka një rregullore që duhet të tregojë se kush duhet të hyjë ose jo, por mentaliteti vepronte dhe hyrja e femrës në një bilardo ishte si tabela që tregon ndalimin e duhanit. Në ditët e sotme, ky mentalitet nuk ka ndryshuar plotësisht, por ka filluar të zbehet paksa. Jo vetëm në zonën e ish-Bllokut, por edhe në zona të tjera femrat janë frekuentuese të bilardove. “Para ca kohësh unë debatoja me familjen time, pasi për ta ishte e pakonceptueshme që unë të luaja bilardo e, për më tepër, në bilardot e lagjes.

    Tani kam arritur t’i bind dhe më lejojnë të luaj, së bashku me motrën time,” thotë për “GT”-në Luljeta Agolli, 19-vjeçarja banuese në Rrugën e Dibrës. “Është një lojë shumë argëtuese. Në të shumtën e rasteve, kur kam kohë të lirë luaj me motrën time dhe me shoqet e mia,” tregon Luljeta për lojën e saj të preferuar. Çmimi i një loje bilardo kushton vetëm 30 lekë, dhe për Luljetën është më mirë të luajë bilardo sesa të konsumojë kafe nëpër lokale. Ajo tashmë është bërë frekuentuese e rregullt e bilardos, pranë lagjes së vet. “Sporti im i preferuar është bilardoja; kohën time të lirë ia dedikoj këtij sporti, pasi më ofron argëtim dhe gjithmonë shkoj me të fejuarin tim,” shprehet një tjetër vajzë, Elona. Në fillim ishte tabu, por, mesa duket, ky sport preferohet dhe frekuentohet edhe nga femrat.

    Sigurisht që shumë prej tyre e shohin si të pakonceptueshme të shkojnë në një bilardo. “Mendoj se kjo lojë është vetëm për meshkuj. Nuk më pëlqen ta luaj ose të shoh femra që shkojnë dhe luajnë. Unë mendoj se kjo lojë është si futbolli, pra vetëm për meshkuj.” Kështu e mendon Albana, studente e vitit të dytë, pranë Fakultetit Histori-Filologji, dega Histori, në Tiranë. Por ka edhe raste kur femrat duan të luajnë e s’munden të shkojnë në bilardot e lagjeve, por vetëm në zonën e ish-Bllokut, pasi aty familjarët e tyre nuk i shohin. “E adhuroj bilardon, por në lagjen time nuk mund të luaj. Për mamanë time është e patolerueshme që një femër të luajë një lojë meshkujsh,” thotë Ardita, një banuese tjetër e Rrugës së Dibrës. Rastet e sipërme na tregojnë mjaft qartë se ka ardhur koha që lojërat apo sportet të mos jenë të prera vetëm për meshkujt ose vetëm për femrat. Nëse një femër dëshiron të luajë bilardo, le ta bëjë. Kush do, le ta gjykojë! Bilardo, ky sport tërheqës, jo vetëm për meshkujt, por tashmë dhe për femrat kryeqytetase.

    Femra, nëse një ditë jeni përpara një bilardoje dhe dëshironi të hyni, mos nguroni! Keni të drejtë, po aq sa kanë edhe meshkujt! Ku i dihet, mund të jeni më të mira!

    Valbona Ndreka
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Ore ky tejkalim i kesaj kuazi tabuje sa eshte i dobishem eshte edhe i demshem. Une per vete s'do lozja bilardo ne nje salle ku ka femra qe lozin. Do shihja shume me teper "topa" perreth tavolines se sa ne tavoline brenda. Dhe imagjino ato pozicionet qe do merrnin femrat kur do godisnin topin.. boboooo...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Femra ja fusni kot
    Ndryshuar për herë të fundit nga lushnjar : 11-02-2007 më 19:57

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2007
    Postime
    59
    Citim Postuar më parë nga Davius

    Femra, nëse një ditë jeni përpara një bilardoje dhe dëshironi të hyni, mos nguroni! Keni të drejtë, po aq sa kanë edhe meshkujt! Ku i dihet, mund të jeni më të mira!

    Valbona Ndreka
    Femrat ngurojnin vet te hyjnin ne bilardo nga fjalori banal i perdorur nga meshkujt dhe nga grumbullimi i vagabondave zakonisht neper bilardo

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2006
    Vendndodhja
    elbasan
    Postime
    182
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    Ore ky tejkalim i kesaj kuazi tabuje sa eshte i dobishem eshte edhe i demshem. Une per vete s'do lozja bilardo ne nje salle ku ka femra qe lozin. Do shihja shume me teper "topa" perreth tavolines se sa ne tavoline brenda. Dhe imagjino ato pozicionet qe do merrnin femrat kur do godisnin topin.. boboooo...
    lere mos na fol per ato pozicionet se na ban me dhimje koke pastaj.un peersonalisht sdo te mund te luaja aty ku ka femra sepse sdo ta mbaja mendjen tek loja.dhe ketu ne el ma mire qe ska femra qe luajn bilrdo.ishalla ska per te pas naj here

  6. #6
    Pupupupup ka goca qe tmarrin gjakk nvetull ( nbilardo ).

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Në biliardo mblidhet llumi i tërë shoqërisë, vagabindë, drogirashë, e të tjerë.

    Vajza a doni të rrini me këtë llum e të luani së bashku me ta??
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 11-02-2007 më 22:57

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Unë mendoj se kjo lojë është si futbolli, pra vetëm për meshkuj
    oh tani qe u permend futbolli vetem per meshkuj na u mbush mendja!

    Ka shume femra qe lozin biliardo ne Amerik. Personalisht me duket si ambient per njerez te ulet. Te vesh nje here ne kaq me shoqerin nuk ka problem, por ata qe i gjen jave per jave ne ambiente te tilla jan njerez koti.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga FierAkja143
    oh tani qe u permend futbolli vetem per meshkuj na u mbush mendja!

    Ka shume femra qe lozin biliardo ne Amerik. Personalisht me duket si ambient per njerez te ulet. Te vesh nje here ne kaq me shoqerin nuk ka problem, por ata qe i gjen jave per jave ne ambiente te tilla jan njerez koti.
    Jave per jave nuk eshte edhe shum edhe pse une Biliardo nuk luaj kurre por mjafton te mos rrish gjith kohen aty duke pire.
    Gjate kohes se lire dikush mund te preferoj me shum nje loje biliardoje sesa nje pije ne Bar-e ose Pub-e te ndryshme.
    Barca

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tabu nuk eshte, po po ju erdhi ndonj top bilardo kokes nuk mbaj pergjegjesi : ) Ka shume ambiente ku luhet bilardo, ka nga ato ku luan llumi dhe nga ato ku luajne te tjere. Ndaj si cdo gje tjeter ne jete ju keni ne doren zgjedhjen, pra mjafton te zgjidhni ambjentin qe ju pershtatet. (flas gjithmone per U.S. nuk e kam idene cfare behet ne Shqiperi)

    Pastaj ka dhe nga ata qe e kane ne shtepi, dhe luajne vetem me shoqerine e tyre s'me duket fare e ulet.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Objektet fluturuese të paidentifikuara, UFO
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 1059
    Postimi i Fundit: 01-04-2024, 14:01
  2. Suedia, aty ku femrat jetojnë parajsën
    Nga Xhuxhumaku në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 12:02
  3. Femrat dhe meshkujt komunikojnë ndryshe
    Nga Xhuxhumaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 10:51
  4. Meshkujt vijnë nga Marsi, femrat nga Afërdita’.
    Nga Tirana në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 07-11-2005, 13:31
  5. Femrat dhe ekonomia - Nga Kotelja!
    Nga Dita në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •