Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Ujguri, dasmë me një vajzë shqiptare

    (Marre nga Shekulli)

    Asnjëri prej tyre nuk ngjall më kureshtjen e vendasve nëpër rrugët e fshatit Babrru, ku sillen si të jenë në shtëpinë e vet. Kanë hequr mjekrat dhe çdo ditë e më shumë përpiqen të përshtaten, jo vetëm me zakonet shqiptare, por edhe stilin e të jetuarit në këtë anë të globit. Kanë filluar të mësojnë shqip , respektojnë një orar faljeje dhe janë të përpiktë në hyrje-daljet prej qendrës së Azil-Kërkuesve. Pesë ujgurët e ardhur në Shqipëri nga Guantanamo janë të heshtur dhe përpiqen të mos bien fort në sy të banorëve të zonës. Në fakt, përveç titullarëve të institucionit, pakkush e di se kush janë në të vërtetë 5 ujgurët që futën në një konflikt që zgjati pak Shqipërinë me Kinën. E megjithatë duket se kjo pak i ka shqetësuar pesë ujgurët dhe tre ish- të burgosurit e tjerë që kanë mbërritur në qendër vetëm një muaj më parë. E rëndësishme për ta është jetesa e sigurt dhe mesa duket, Shqipëria iu ka ofruar më shumë se kaq.

    Një love story...

    Pesë kinezët e etnisë ujgure mund ta konsiderojnë veten fatlumë prej “mikpritjes” shqiptare. Në qendrën e Azilkërkuesve, jetesa e tyre, e krahasuar me burgun e Guantanamos ndryshon si nata me ditën. I vetmi problem për ta është statusi i refugjatit, që në bazë të ligjit, duhej ta kishin fituar që në verën e këtij viti. Por kjo nuk ka penguar asnjë prej ish- të burgosurve të ndihet i lirë për të rifilluar gjithçka nga e para. Dhe kush më mirë se një histori dashurie mund të të japë forcë për të hedhur gjithçka pas krahëve? Pikërisht kjo ka ndodhur me një prej 5 ujgurëve të ardhur në Shqipëri në maj të këtij viti. Burime të besueshme pohojnë për “Shekullin” se më i riu ndër ta, së shpejti do të martohet me një vajzë shqiptare, ndërkohë që xhamia ku falen ka shërbyer si pikënisje e kësaj historie. Thuhet se deri më tani, çifti, sipas adeteve shqiptare, ka pirë vetëm kafenë, ndërkohë që ende nuk ka përcaktuar ditën e dasmës. Por megjithatë, mungesa e dokumenteve duket se do të jetë një tjetër andrallë për djaloshin e ardhur nga Guantanamo e Kubës. E ndërsa pritet të kremtohet një histori dashurie, ujgurët e tjerë jetojnë të përditshmen, të dhënë pas librave, studimit të gjuhës shqipe dhe përkushtimit ndaj Zotit.

    Përshtatja

    Burime pranë qendrës së Azilkërkuesve pohojnë se Abu Bakker Qassim, që shpeshherë bën dhe rolin e liderit të grupit, blen vetëm libra, ndërkohë që pas 7 muajsh ka arritur të flasë mirë shqipen. Megjithëse ky vend iu ka ofruar qetësinë, asnjëri prej ish- të burgosurve nuk pranon të flasë, teksa i takon rrugës nga xhamia tek dera e qendrës se azilkërkuesve në Babrru. Ajo çfarë kanë kaluar, kurrsesi nuk mund të bëhet publike, ndërkohë që i tremben çdo fjalë që mund të thuhet për ta. Po kaq hermetik është drejtori i qendrës së Azilkërkuesve, Ali Rasha. Sipas tij, tetë ish- burgosurit e Guantanamos janë azilkërkues politikë dhe çdo fjalë e dhënë për ta, jo vetëm që do të cenonte lirinë dhe të drejtat e tyre, por mund të jetë dhe e rrezikshme. Ndaj dhe është tejet e vështirë për të hyrë në Qendrën e Azilkërkuesve në Babrru. Të burgosur që në vitin 2001 në Pakistan dhe të transferuar në Guantanamo, pesë ish-të burgosurit, dy prej të cilëve janë Abu Bakker Qassim dhe Adel Abdu Al-Hakim, u liruan atëherë kur Shqipëria pranoi t’i strehonte, duke i cilësuar si azilantë politikë. “Nëse do t’i kishim kthyer mbrapsht në Kinë, qeveria e Pekinit do t’i kishte arrestuar, torturuar dhe ndoshta edhe vrarë”, -ka deklaruar një zëdhënës i qeverisë amerikane, duke vlerësuar gjestin human të qeverisë së Tiranës.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    PS: Edhe "shqiptare-kineze" kishim mbete manget, se te tjerat i kemi lol.

  3. #3
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Megjithëse të bardhët janë të bardhë sikur ne, mirëpo këto racat jo-europiane nuk hahen asesi.
    Pastaj nuk kuptoj çfarë interesi pati ajo vajza derisa ujguri paska qenë azilkërkues i varfër me pamje mongoli.
    Eh sikur të ishte i pasur.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Kinezet kane fe tjeter nga ne ajo si u martua eshte pagezuar ajo apo ai ?
    Nejse me jete te gjate edhe te lumtur.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    01-08-2006
    Postime
    143
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    PS: Edhe "shqiptare-kineze" kishim mbete manget, se te tjerat i kemi lol.
    po shpejt jone integru,po kush ish ajo zemergjere e jona qe i ofroi dashuri ketyre hordhive aziatike

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-11-2005
    Vendndodhja
    France ...
    Postime
    6,159
    Bashkim shqipo - kinez gje e bukur e kalamoni si do dal amoni me qafsh ...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    632
    kalamoni si ka per te dale me sy te imte dhe te preft mu si te miut siq i kane edhe ate vete kinezet.

    Kemi mberritun larg ne more te keqen

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Citim Postuar më parë nga adolf
    po shpejt jone integru,po kush ish ajo zemergjere e jona qe i ofroi dashuri ketyre hordhive aziatike
    Le se tash e lexova lajmin plotësisht.
    Ajo na qenka një zemërgjerë e mbështjellur me ferexhe që nuk martohet me të "pafe" por vetëm me muslimanë qofshin këta edhe rracë mongole,
    Shiko aty ku thotë se qenkan dashuruar në xhami.
    Nejse se këta edhe ashtu nuk i thonë vetes shqiptarë por muslimanë, kështuqë mos të brengosemi sepse ai qenka martuar me muslimane e jo me shqiptare.

  9. #9
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    po femite cfar kombini do na dalen aman te keqen :P
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    keto vajzat shqiptare kaq kota i paskemi sa shkojne e bien ne dahsuri me nje ujgur

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •