Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ekonomia e "Superbowl" vlen sa Shqipėria

    Vetėm pėr njė spot publicitar qė zgjat 30 sekonda, kompanitė do tė paguajnė 2,6 milionė dollarė

    Ekonomia e "Superbowl", finales sė kampionatit tė futbollit amerikan, e cila do tė luhet sot nė mbrėmje, vlen 8,7 miliardė dollarė. Sipas eminentes amerikane tė rrjetit tė mirėnjohur mediatik, CNN, shuma ėshtė e barazvlefshme me ekonominė e Shqipėrisė. Njė tregues i qartė qė tregon potencialin ekonomik tė kėtij sporti, e cila bėn fare tė papėrfillshme, madje edhe nė qesharake, shumat nė tė holla qė qarkullojnė nė tė gjitha sportet e marra sė bashku nė vendin tonė. Kjo shifėr marramendėse ėshtė njė tregues i ndėrthurjes perfekte tė rendimentit tė pastėr sportiv me sponsorėt, por mbi tė gjitha me interesimin e tifozėve, qė nė vendin tonė mungon.

    Gjithēka nė njė kohė kur nė 28 mijė kilometrat katrorė, Federata Shqiptare e Futbollit (pėr tė marrė njė shembull tė thjeshtė), ende nuk ėshtė e sigurt nėse do tė arrijė tė gjejė njė sponsor pėr shorteun qė ka planifikuar tė zhvillojė me tifozėt, nė takimin eliminator tė marsit pėr Euro 2008, Shqipėri-Slloveni. Ēmimi i madh mendohet tė jetė njė makinė, paratė e tė cilės nėse nuk do tė dhurohen nga njė sponsor do tė sigurohen nga shitja e biletave, sipas pohimit tė zėdhėnėsit pėr shtyp, Nurishmi.

    Megjithatė, duke u kthyer nė finalen e "Superbowl" 8,7 miliardė dollarėt janė vetėm njė nga shifrat e shumta rekord qė rrethojnė evenimentin sportiv tė vitit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku pėr fitimin e trofeut pėrballė tyre do tė jenė Indianapolis Kolts dhe Ēikago Bers. Nė kėtė sfidė nuk bėhet fjalė pėr tifozeri, pasi finalja i pėrket tė gjithė amerikanėve. Sipas informacioneve tė mediave amerikane, njė biletė pėr kėtė ndeshje, ku bėn pjesė edhe spektakli i shumėpritur muzikor, qė zhvillohet nė pushim, kushton mesatarisht 4 mijė e 500 dollarė, por duke qenė se stadiumi do tė jetė i mbushur me kapacitet tė plotė janė regjistruar edhe bileta tė shitura pėr shumėn e 10 mijė dollarėve.

    Akoma edhe mė "tė ēmendura" janė shifrat e shpenzuara pėr spotet publicitare gjatė finales. Njė reklamė 30-sekondėshe, qė transmetohet drejtpėrdrejt nė kėtė sfidė kushton 2,6 milionė dollarė. Akoma edhe mė i ēuditshėm ėshtė fakti se 2,5 milionė dollarė amerikanė kanė blerė njė televizor tė ri pėr tė ndjekur finalen. "Cbs", rrjeti qė ka tė drejtėn e transmetimit tė "Superbowl" ka nxjerrė pėrfundimin se kjo sfidė do tė ndiqet nga 100 milionė telespektatorė nė tė gjithė botėn, njė rekord i ri. Ėshtė parashikuar gjithashtu, se ēdo person nė Amerikė qė do tė ndjekė ndeshjen nga televizori do tė shpenzojė mesatarisht 56,4 dollarė nė asortimente, ndėrkohė qė do tė konsumohen edhe 2 mijė e 500 tonė avokadoje nė formė salce.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    ateher dvet najkush se pse Shqiptarte e kan ekonomine poshte ||| mi lexu ket shkrim ktu shihet se qysh perkthehen t'dhanat ekonomike pej Shqiptarit ||| si me kon tuj sharrit ||| cfare titulli ||| e masnej cfare krahasime ||| e per me mlu lopllakin e tyne kishe pe citojne CNN-in |||

    ani i kan nu cmim Shipnise ||| ju ka pas bi Shqipnija n'kopsht t'babse juve po? |
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga skipetar : 08-02-2007 mė 18:59 Arsyeja: u dasht me e nrru "bashqe" ne "kopsht"
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •