Dorontine,
Kur e kuoton shkrimin, kuotoje sic eshte sepse pastaj i humbet kuptimi.
Lexoje dhe njehere, dhe po mos e kuptosh se c'kam thene, mund te me pyesesh,ok?
Postuar mė parė nga Matrix
Dorontine,
Kur e kuoton shkrimin, kuotoje sic eshte sepse pastaj i humbet kuptimi.
Lexoje dhe njehere, dhe po mos e kuptosh se c'kam thene, mund te me pyesesh,ok?
Postuar mė parė nga Matrix
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
22 Ju, gratė, nėnshtrohuni burrave tuaj porsi Zotit,
23 sepse burri ėshtė kreu i gruas, sikurse edhe Krishti ėshtė kreu i kishės, dhe ai vetė ėshtė Shpėtimtari i trupit.
24 Ashtu si kisha i ėshtė nėnshtruar Krishtit, kėshtu gratė duhet t'i nėnshtrohen burrave tė tyre nė ēdo gjė.Efesianėve - Kapitulli 5
Shume e sakte!
Ashtu si Kisha i nenshtrohet Krishtit, dhe burrat t'i duan grate ashtu si Krishti e do Kishen, dhe dha jeten per te.
Kjo eshte dashuria e persosur!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Postuar mė parė nga forum126
Postuar mė parė nga Matrix
![]()
E qortove Dorontinen qe te mos ia nderroi kuptimin "quotimeve", nejse se vetem deshta te ndalem pak tek fjalia e forum126 dhe fjalia yte qe qenkan tersisht te njejta me ēdo fjale sikur kur i fotografon, dhe kan kuptimin e njejt, apo jo. hehehhehe
Bota krishtere, sipas teje, eshte e persosur, eshte perfekt (ne syte e mi eshte bota e pasur me para, por pa trashegemi dhe ardhmeri te shendoshe), por si e spjegon ti faktin qe (sipas teje) ne zemer te pasurise, kultures, persosmerise, perfekcionit dhe civilizimit kristian te europes, pra ne disa kantone te Zvicres deri ne vitet e '90ta nuk iu lejohej mashkujve te dalin ne oborr te vet me pantollone te shkurtera, femrat bartnin shamija dhe nuk iu lejohej femrave te votojne etj.
Populli nuk eshte budalla kur thot "i perqeshuri te perqeshe".
Pergjegjie te mirefillt ne pyetjen time nuk me paski dhene ende.
Nuk prishe pune se edhe me hesht bene.![]()
Kjo qe thua eshte shume e drejte
Por mos ngaterro mesimin e Krishtit dhe apostujve me sjelljet e botes "se krishtere." Ka shume gjera qe bota e krishtere i praktikon, por nuk gjejne vend ne mesimin e Krishtit.
Psh, Krishti e ka thene qarte se Mbreteria e Tij nuk eshte e kesaj bote, por shpeshhere te krishteret jane perzjere me politiken dhe jo vetem kaq, por kane rrembyer armet dhe kane persekutuar paganet, muslimanet apo dhe te krishtere te tjere.
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
[QUOTE=Matrix]
Nese e kupton termin bashkeshortesi , ateher i kupton gjerat se duhet dashur , ndihmuar njeri - tjetrin , me gjith qef i ndihmoj gruas ne detyrat e shtepisepra detyrat e shtepise duhet t'i beni ju me duket![]()
![]()
Ato femrat jane prehje per ne dhe ne jemi prehje per ato
edhe nje dredhez te cilen e fut ne gojen e bashkshortes eshte prej bamiresise![]()
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
[QUOTE=Matrix]
1. Sa i sinqert Matrix-i ama valle si nuk paske qellim provokimin kur temen nuk e hap tek Komuniteti ( Katolik ) i Krishtere ?!Dhe e dyta, une nuk kam qellim provokimin.
Eshte e drejta juaj te besoni ne fene tuaj dhe eshte e drejta jone te besojme se feja juaj ka gafa. Mos valle nuk duhet ta shprehim mendimin tone?
Por e hap tek vendi :
Bota Shpirtėrore > Toleranca fetare > Origjina Pagane e Islamit ?!?
Sipas teje nuk qenka provokim ?
2.Sipas teje e drejte e jone qenka te besojme ne fene tone , ndersa te mos besojme ne librat e shpallur sic jane Teurati & Ungjili edhe pse aty eshte futur dora e njeriut, te drejten e besimit ne keta Libra ti po na ndalon ?! Ku dihet fare mire se Kur'ani eshte i po te njejtit Zot , i cili i ka shpallur edhe Teuratin edhe Ungjillin vetem se nuk na obligohet te praktikojme ata pasice jane bere ndryshime!?
3.Ndersa juve ju mundesohet te besoni ne fene tone se ka gafa ?!
Cfare (pa)drejtesie sipas jush?!!
4.Mendimin mund ta shprehesh askush nuk ta ndalon nje gje te tille , vetem se bazohu ne dicka , pasice zakonisht ben MIX- me fraza te pabaza dhe formulon dicka qe as vet sje ne gjendje ta kuptosh![]()
Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .
Postuar mė parė nga gimi3
E PO KJO ESHET FEJA" MODERNE " QE GJYKON FET TJERA DEH GJYKON SITUATEN E FEMRAVE TE FEVE TJERA SE ... INTERESANTE KAN MBETUR EDHE KETO ARGUMENTE TE CILAT I KAN SHKRUAJTUR VETE EDHE NUK I KAN PERMISUAR EDHE TASH NE KETE KOHE ECILA KONSIDEROHET SI KOHE MODERNE DHE BARAZI GJINORE ...NDRYSHONI MORE EDHE KETO NDOSHTA E BOTONI NJE BIBEL TE RE ME PROFITABILE DHE TOLERANTE DHE LIBERALE ...MOS LEJONI AS NJE NDALES TE MUNDSHME ...POR THJESHTE BEJENI SI NJE LIBER" FONTAN DESHIRASH"
"Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"
Gruaja dhe ndryshimi i Biblės
Gruaja dhe ndryshimi i Biblės
Bart Ehrman
Diskutimet rreth rolit tė gruas nuk kanė luajtur njė rol dhe aq tė madh nė pėrēimin e tekstit tė Dhjatės sė Re, por gjithsesi ato kanė qenė tė pranishme, dhe janė shkaku kryesor pas disa ndryshimeve interesante nė pasazhe tė rėndėsishme. Pėr ti kuptuar ndryshimet tekstuale qė janė bėrė si pasojė e njė faktori tė tillė, na nevojitet tė njohim kontekstin dhe natyrėn e kėtyre diskutimeve [1].
Gratė nė Kishėn e hershme
Teologėt bashkėkohorė kanė konstatuar se diskutimet rreth rolit tė grave nė kishėn e hershme kanė ndodhur si pasojė e faktit se gratė nė atė kohė kanė luajtur njė rol, shpesh domethėnės dhe me profil tė lartė publik. Madje, kėshtu ka qenė qė nga fillimi, duke filluar qė me jetėn publike tė Jezusit. Ėshtė e vėrtetė se ndjekėsit e afėrt tė Jezusit, dymbėdhjetė dishepujt, kanė qenė tė gjithė meshkuj, ashtu siē ėshtė e pritshme pėr njė mėsues ēifut tė shekullit tė parė. Por Ungjijtė mė tė hershėm rrėfejnė se Jezusi ka qenė gjithashtu i shoqėruar edhe nga gra gjatė udhėtimeve tė tij, e shumė nga kėto gra kanė siguruar pėr tė dhe dishepujt e tij burime financiare, duke shėrbyer si udhėzuese dhe mbrojtėse gjatė udhėtimeve tė tij. (shih Marku 15:40-51; Luka 8:1-3).
Thuhet se Jezusi ėshtė pėrfshirė nė diskutime publike me to dhe i ka pėrēuar atyre lajmin e mirė (Ungjillin) (Marku 7:24-30; Gjoni 4:1-42). Nė veēanti ne na thuhet se gratė e kanė shoqėruar Jezusin edhe gjatė udhėtimit tė tij tė fundit pėr nė Jeruzalem, ku ato ishin tė pranishme gjatė kryqėzimit,- tė vetmet qė i kishin mbetur besnike nė ato ēaste,- ndėrkohė qė tė gjithė dishepujt meshkuj kishin marrė arratinė (Mateu 27:55; Marku 15:40-41). Mė domethėnėse se tė gjitha kėto qė pėrmendėm, ėshtė ngjarja e treguar nė katėr ungjijtė kanonikė sipas sė cilėve ishin gratė, Maria Magdalena e vetme ose me shoqet e saj, ato tė cilat zbuluan varrin e boshatisur dhe nė kėtė mėnyrė u bėnė dėshmitaret e para tė ringjalljes sė Jezusit (Mateu 28:1-10; Marku 16:1-8; Luka 23:55-24:10; Gjoni 20:1-2).
Ėshtė intriguese tė pyesėsh veten se ēfarė kishte nė mesazhin e Jezusit qė e bėnte atė kaq tėrheqės pėr gratė. Shumica e teologėve janė tė bindur se Jezusi ka shpallur ardhjen e Mbretėrisė sė Perėndisė, nė tė cilėn nuk do tė ketė mė padrejtėsi, vuajtje, ligėsi, nė tė cilėn njerėzit, tė pasur dhe tė varfėr, skllevėr dhe tė lirė, burra dhe gra, do tė jenė tė barabartė dhe pjesė e saj. Kjo ide natyrisht qė ėshtė shfaqur shumė tėrheqėse, si njė mesazh shprese, pėr tė gjithė ato qė nė atė kohė ishin tė paprivilegjuar, tė varfėrit, tė sėmurėt, tė pėrjashtuarit nga shoqėria dhe sidomos pėr gratė [2]
Sido qė tė jetė, ėshtė e qartė qė edhe pas vdekjes sė tij, mesazhi i Jezusit vazhdoi tė ishte tepėr joshės pėr gratė. Shumė kundėrshtarė tė hershėm pagan tė krishterimit, duke pėrfshirė, pėrshembull, kritikun e fundshekullit tė dytė Celsiusi, tė cilin ne e kemi pėrmendur mė herėt, e denigronte krishterimin duke pohuar se ai ndiqej vetėm nga fėmijė, skllevėr dhe gra (dmth. nga ato qė nuk kishin asnjė vlerė shoqėrore). Ēuditėrisht, Origjeni i cili shkroi njė pėrgjgje tė krishterė ndaj Celsiusit, nuk e mohoi akuzėn por u pėrpoq ta pėrdorte si armė kundėr kundėrshtarit duke treguar se Perėndia mund tė marrė atė qė ėshtė e dobėt dhe mund ta veshė me fuqi.
Por nuk duhet tė presim shekullin e dytė pėr tė parė se gratė kanė luajtur njė rol kryesor nė kishat e hershme. Ne mund ta kuptojmė nė mėnyrė tė qartė rolin e tyre nga shkrimet mė tė hershme tė krishtera qė kanė mbijetuar deri mė sot, shkrimet e Palit.
Letrat e Palit qė gjenden sot tė pėrfshira nė Dhjatėn e Re na pajisin me dėshmi tė gjera qė tregojnė pėr vendin e lartė qė zotėronin gratė nė bashkėsitė e sapoformuara tė krishtera.
Le tė marrim psh. letrėn e Palit drejtuar Romakėve, nė fund tė sė cilės ai pėrshėndet anėtarė tė ndryshėm tė bashkėsisė sė tij (kapitulli i 16). Ndonėse Pali aty pėrmend mė shumė burra se sa gra, ėshtė e qartė se gratė nuk shiheshin si mė inferiore se kolegėt e tyre burra nė kishė. Pali aty pėrmend Febėn, pėrshembull, e cila ishte dhjake e kishės qė ndodhej nė Kenkrea dhe ndihmėtare e Palit tė cilės ai i kishte ngarkuar detyrėn tė dėrgonte letrėn e tij nė Romė (v. 1-2). Aty ishte Prishila, e cila sė bashku me bashkėshortin e saj Akuilėn, ishte pėrgjegjėse pėr punėn misionare ndėrmjet xhentilėve dhe qė shtėpinė e tyre e kishin shndėrruar nė kishė (v. 3-4: vini re Prishila pėrmendet para bashkėshortit tė saj). Pastaj kemi edhe Marinė, njė kolege e Palit e cila punonte nė bashkėsinė e Romės (v.6); kemi gjithashtu edhe Trifenėn, Trifozėn dhe Persidėn, gra tė cilat Pali i quan bashkėpunėtore nė ugjill (v. 6,12). E mė pas ėshtė Julia, nėna e Rufit si dhe motra e Nereut, tė cilat duket se kanė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė bashkėsi (v. 13,15). Mė domethėnėse se tė gjitha ėshtė Junia, njė grua tė cilėn Pali e quan e para ndėrmjet apostujve (v.7) Grupi i apostujve mesa duket ka qenė mė i zgjeruar se numri i dymbėdhjetė meshkujve me tė cilėt jemi kaq shumė tė familjarizuar.
Gratė, pėr ta thėnė shkurt, duket se kanė luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė kishėn e Palit. Deri diku ky profil kaq i lartė shoqėrorė ėshtė i pazakontė pėr botėn Greko-Romake. Origjinėn duhet ta ketė, siē pėrmendėm mė lartė, nė shpalljen e Jezusit tė ardhjes sė Mbretėrisė sė Perėndisė ku do tė ketė barazi ndėrmjet burrave dhe grave. Ky duket se ka qenė edhe mesazhi i Palit, siē mund tė shihet, pėrshembull, nė pohimin e tij tė njohur nė librin drejtuar Galatasve: Sepse tė gjithė ju qė jeni pagėzuar nė Krishtin, Krishtin keni veshur.
Nuk ka as Jude, as Grek, nuk ka as skllav as tė lirė, nuk ka as mashkull as femėr, sepse tė gjithė jeni njė nė Jezu Krishtin (Gal. 3:27-28)
Barazia nė Krisht duhet tė jetė pėrthyer doemos nė shėrbimet konkrete tė adhurimit tė bashkėsisė sė Palit. Jashtė sė qėnurit thjesht dėgjuese tė heshtura tė fjalės, gratė duket se kanė qenė tė pėrfshira nė mėnyrė aktive nė takimet javore, duke marrė pjesė, pėrshembull, nė adhurime dhe profetizime mė shumė se ēbėnin burrat (1 Korintasve 11).
Njėkohėsisht, interpretuesve bashkėkohorė, mund ti duket se Pali nuk e ka dėrguar kėndvėshtrimin e tij tė marrėdhėnieve burrė- grua nė Krishtin nė atė qė mund tė quhet rrjedhim logjik i saj. Ai kėrkon, pėrshembull, qė kur gratė tė luten dhe tė profetizojnė nė kishė ato duhet ta bėjnė kėtė me kokė tė mbuluar, pėr tė treguar se ato janė nėn pushtet (1 Korintasve 11: 3-16, veēanėrisht v. 10). Thėnė me fjalė tė tjera, Pali nuk nxiti njė revolucion shoqėror nė lidhje me marėdhėniet burrė-grua, ashtu siē nuk nxiti abrogimin e skllavėrisė, ndonėse ai pohonte se nė Krishtin nuk ka skllevėr dhe tė lirė. Nė vend tė kėsaj ai kėmbėngulte se duke qenė se Ora ėshtė afėr (deri nė ardhjen e Mbretėrisė sė Perėndisė), ēdokush duhet tė jetė i kėnaqur me rolet qė i janė dhėnė, dhe se askush nuk duhet tė pėrpiqet tė ndryshojė statusin e tij, qoftė skllav apo i lirė, i martuar apo beqar, mashkull apo femėr (1 Korintasve 7:17-24).
Mė sė shumti kjo mund tė shihet si njė qasje ambivalente karshi rolit tė grave: ato janė njė nė Krisht dhe janė tė lejuara tė marrin pjesė nė jetėn e bashkėsisė, por si gra jo si burra (ato duhet, pėrshembull, qė tė mos e heqin shaminė e tyre qė nė kėtė mėnyrė tė duken si burra, pa njė autoritet mbi kryet e tyre). Kjo qasje ambivalente nga ana e Palit pati njė efekt shume interesant nė rolin e grave nė jetėn e kishės pas vdekjes sė tij. Nė disa kisha ėshtė barazia nė Krisht qė theksohej mė shumė, nė disa tė tjera theksohej nevoja qė gratė tė ishin tė nėshtruara ndaj burrave. Nė kėtė mėnyrė nė shumė kisha gratė kanė luajtur njė rol me tė vėrtetė tė madh, role kryesuese; nė kisha tė tjera roli i tyre pakėsua dhe zėri i tyre u mbyt. Duke lexuar dokumentet e mėvonshme qė i pėrkasin kishės sė Palit, pas vdekjes sė tij, ne do tė shohim se diskutime tė shumta u ngritėn mbi rolin qė duhet tė luajė gruaja nė kishė; duket se ka njė tendencė shumė tė madhe pėr ta shtypur krejtėsisht rolin e gruas nė kishė.
Kjo ėshtė e qartė nė letrat qė janė shkruar nė emėr tė Palit. Shumica e teologėve sot janė tė bindur se 1 Timoteu nuk ėshtė shkruar nga Pali por nga njė ndjekės i tij i gjeneratės sė dytė [3]
Aty nė njė nga pasazhet famėkeqe tė Dhjatės sė Re, qė bėn fjalė pėr rolin e grave, ne na thuhet se gratė e kanė tė ndaluar tė mėsojnė burrat sepse ato janė krijuar inferiore siē tregohet nga vetė Perėndia nė Ligjin e Tij. Zoti e krijoi Evėn tė dytėn, pėr hirė dhe kėnaqėsi tė burrit. Gratė (tė lidhura me Evėn) nuk duhet pėrdorin pushtet ndaj burrit (tė lidhur me Adamin) pėrmes mėsimit tė tyre. Pėr mė tepėr, sipas autorit tė kėsaj letre, ēdokush e imagjinon se ēfarė ndodh kur njė grua merr rolin e mėsueses: ajo mashtrohet kollaj nga Djalli dhe e ēon burrin drejt shkatėrrimit dhe devijimit nga rruga e drejtė.
Pėr kėtė arsye, gratė duhet tė qėndrojnė nė shtėpi dhe tė kujdesen pėr ruajtjen e virtyteve femėrore, qė kanė tė bėjnė me sigurimin e njė pasardhėsi pėr bashkėshortėt e tyre dhe tė qėnurit modeste. Pasazhi ėshtė si mė poshtė.
Gruaja le tė mėsojė nė heshtje dhe me ēdo nėnshtrim. Nuk e lejoj gruan qė tė mėsojė, as tė pėrdori pushtet mbi burrin, por tė rrijė nė heshtje. Nė fakt sė pari u krijua Adami, por gruaja u gėnjye dhe ra nė shkelje. Megjithatė ajo do tė shpėtohet duke lindur fėmijė, nė qoftė se do tė qėndrojnė nė besim, nė dashuri dhe shenjtėrim me modesti (1 Tim. 2:11-15)
Kjo duket shumė larg kėndvėshtrimit tė Palit se Nė Krishtin nuk ka mashkull dhe femėr. Duke lėvizur nė shekullin e dytė, linjat e luftės duken qartėsisht tė shpalosura. Ka disa bashkėsi tė krishtera qė theksojnė rėndėsinė e gruas dhe i lejojnė atyre tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė kishė, dhe ka tė tjera qė besojnė se gratė duhet tė qėndrojnė nė heshtje dhe tė nėnshtruara ndaj burrave tė bashkėsisė.
Shkruesit (skribėt) tė cilėt kanė kopjuar shkrimet tė cilat janė bėrė mė pas pjesė e Dhjatės sė Re, kanė qenė tė pėrfshirė dhe ata nė kėto diskutime. Nė disa raste ky debat ka lėnė gjurmė nė shkrimet qė ato kanė kopjuar, dhe pasazhe tė caktuara janė ndryshuar pėr tu pėrputhur me kėndvėshtrimin e shkruesve qė janė marrė me kopjimin dhe trasmetimin e tekstit. Pothuajse nė ēdo rast nė tė cilin ka marrė jetė njė ndryshim i tillė, teksti ėshtė ndryshuar nė mėnyrė qė tė minimizoj rolin e gruas dhe rėndėsinė e saj pėr bashkėsinė e krishterė. Mė poshtė ne do tė pėrmendim disa syresh.
Ndryshime tekstuale lidhur me statusin e gruas
Njė nga pasazhet mė tė rėndėsishme nė diskutimet bashkėkohore lidhur me rolin e gruas nė kishė gjendet tek 1 Korintasve 14. Pasazhi siē shfaqet mė sė shumti nė pėrkthimet e sotme tė Biblės nė gjuhėn angleze ėshtė si mė poshtė: 33 Sepse Perėndia nuk ėshtė Perėndi trazimi, por paqtimi si nė tė gjitha kishat e shenjtorėve. 34 Gratė tuaja tė heshtin nė kishė, sepse nuk u lejohet tė flasin, por duhet tė nėnshtrohen, sikur thotė edhe ligji. 35 Dhe nė qoftė se duan tė mėsojnė ndonjė gjė, le tė pyesin burrat e tyre nė shtėpi, sepse ėshtė e turpshme pėr gratė tė flasin nė kishė. 36 Prej jush doli fjala e Perėndisė? Apo vetėm te ju arriti?
Ky pasazh shfaqet si njė urdhėresė e drejpėrdrejt pėr gratė qė tė mos flasin (lėre mė tė japin mėsim!) nė kishė, njėsoj si pasazhi i 1 Timoteut 2. Siē e pamė mė lartė, shumica e teologėve janė tė bindur se nuk ėshtė Pali autor i pasazhit tė 1 Timoteut, sepse ai shfaqet nė njė letėr e cila duket se ėshtė shkruar nga njė ndjekės i Palit nė shekullit e dytė qė e ka shkruar nė emėr tė tij. Por askush nuk dyshon se Pali ka shkruar letrėn drejtuar Korintasve. Por ka dyshime lidhur me pasazhin e cituar mė lart. Ashtu siē gjendet nė formėn e tanishme, versetet nė fjalė (v. 34-35) janė zhvendosur nė shumė prej dorėshkrimeve tė rėndėsishme biblike. Nė tre dorėshkrime Greke dhe nė njė ēift dorėshkrimesh Latine, versetet gjenden jo pas versetit 33 por pas versetit 40. Kjo i ka bėrė shumė teologė tė hedhin hipotezėn se kėto versete nuk janė shkruar nga Pali, por fillimisht kanė ekzistuar si shėnime anėsore tė shtuara nga njė skrib, me shumė mundėsi i influencuar nga pasazhi I Timoteut 2. Ky shėnim anėsor mė pas ėshtė future nė vende tė ndryshme tė tekstit nga shkrues tė ndryshėm, disa e kanė vėnė kėtė shėnim pas versetit 33 e tė tjerė pas versetit 40.
Ka arsye tė mjaftueshme pėr tė besuar se Pali nuk ėshtė autori i kėtij pasazhi. Sė pari, ky pasazh nuk shkrihet mirė me kontekstin. Nė kėtė pjesė tė 1 Korintasve Pali ėshtė duke diskutuar pėr ēėshtjen e profetizimit nė kishė, e ėshtė duke i dhėnė udhėzime profetėve tė krishterė se si duhet tė sillen gjatė shėrbimeve tė adhurimit nė Kishė. Kjo ėshtė tema e verseteve 26-33, dhe ėshtė po e njėjta temė edhe e verseteve 36-40. Nėse heqim versetin 34-35 nga konteksti, pasazhi shfaqet si njė tėrėsi e cila bėn fjalė pėr rolin e profetėve tė krishterė. Diskutimi pėr rolin e grave nė kishė, ndėrhyn nė mėnyrė tė beftė nė kontekstin e pasazhit, duke thyer nė mes udhėzimet qė Pali ėshtė duke dhėnė pėr njė ēėshtje krejt tjetėr.
Jo vetėm qė versetet ndėrhynė nė mėnyrė tė ashpėr nė kontekstin e kapitullit 14, por ato gjithashtu shfaqen nė kundėrshti me atė qė Pali nė mėnyrė tė qartė ka pohuar nė njė vend tjetėr tė po tė njėjtės letėr. Herėt nė kėtė letėr siē e kemi parė mė parė, Pali ka dhėnė udhėzime pėr gratė qė flasin nė kishė: sipas kapitullit tė 11, kur ato luten dhe profetizojnė, aktivitete kėto qė janė bėrė gjithnjė me zė tė lartė nė shėrbimet e adhurimit tė krishterė, ato duhet tė sigurohen qė tė mbulojnė me shami kryet e tyre (11:2-16). Nė kėtė pasazh, qė askush nuk e ka vėnė nė dyshim se ėshtė shkruar nga Pali, ėshtė e qartė se Pali i lejon gratė qė tė veprojnė dhe tė flasin nė kishė. Nė pasazhin e diskutueshėm tė kapitullit 14, ėshtė gjithashtu e qartė se Pali i urdhėron gratė qė tė heshtin. Ėshtė e vėshtirė tė harmonizohen kėto dy kėndvėshtrime. Siē ėshtė jo e arsyeshme tė mendosh se Pali nė mėnyrė flagrante tė ketė kundėrshtuar vetveten brenda hapėsirės sė shkurtėr tė tre kapitujve, duket qartė se versetet nė diskutim nuk janė shkruar nga Pali.
Kėshtu, duke kombinuar tė dhėnat: shumė dorėshkrime qė kanė bėrė zhvendosje tė pasazhit nė fjalė, mospėrputhja me kontekstin e afėrm si edhe mospėrputhja me kontekstin e 1 Korintasve nė pėrgjithėsi, arrijmė nė pėrfundimin se Pali nuk ėshtė autor i pasazhit tė 1 Korintasve 14:34-35.
Nga kjo kuptojmė se kėto versete janė rezultat i ndryshimit tė tekstit tė bėrė nga skribėt, fillimisht e vendosur si shėnim anėsor e mė pas me shumė mundėsi, nė njė stad tė hershėm tė kopjimit tė 1 Korintasve, u fut nė tekst nga shkruesit e mėvonshėm duke e bėrė pjesė tė tij. Ndryshimi, padyshim, ėshtė bėrė nga skrib tė cilėt kanė qenė tė preokupuar qė tė theksojnė se gratė nuk duhet tė kenė asnjė rol publik nė kishė, se ato duhet tė heshtin dhe ti binden bashkėshortėve tė tyre. Ky kėndvėshtrim u bė pjesė e tekstit pėrmes ndryshimeve tekstuale [4].
Tani le tė shohim shkurtimisht disa ndryshime tė tjera tekstuale tė ngjashme me atė qė sapo pėrfunduam sė analizuari. Njėri prej tyre gjendet nė njė pasazh qė ne e pėrmendėm mė parė, tek Romakėve 16, nė tė cilin Pali flet pėr njė grua tė quajtur Junia dhe pėr njė burrė qė me sa duket ėshtė bashkėshorti i saj, Androniku, tė cilėt ai i quan tė parėt ndėr apostujt (v. 7). Ky ėshtė njė verset i rėndėsishėm sepse ėshtė i vetmi vend nė tė gjithė Dhjatėn e Re ku njė grua quhet apostull. Interpretuesit biblik kanė qenė kaq tė impresionuar nga kjo gjė saqė shumė prej tyre kanė pohuar se pasazhi nė fjalė nuk ka atė domethėnie qė duket nė pamje tė parė, dhe e kanė pėrkthyer versetin nė atė mėnyrė saqė tani ai nuk i drejtohet mė njė gruaje tė quajtur Junia por njė burri tė quajtur Junias duke e shndėrruar emrin nga gjinia femėrore nė atė mashkullore. Problemi me pėrkthime tė tilla qėndron nė faktin se ndėrsa emri Junia ėshtė njė emėr i zakonshėm i pėrdorur pėr gratė, nuk ka asnjė tė dhėnė nga bota e lashtė ku Junias tė ketė qenė njė emėr burri. Pali i referohet njė gruaje tė quajtur Junia, ndonėse nė shumė pėrkthime biblike bashkėkohore (ju mund ta vėrtetoni vetė) pėrkthyesit vazhdojnė ti refereohen kėsaj gruaje apostulle si njė burrė me emrin Junias [5]
Shumė skrib gjithashtu kanė hasur vėshtirėsi nė mveshjen e termit apostull njė gruaje tė panjohur, e nė kėtė mėnyrė kanė bėrė njė ndryshim shumė tė vogėl nė tekst pėr ti bishtnuar kėsaj vėshtirėsie.
Nė shumė dorėshkrime, nė vend qė tė lexojmė: Tė fala Andronikut dhe Juniės, kushėrinjt e mi dhe shokė tė burgut tė parėt midis apostujve teksti ėshtė ndryshuar dhe tani lexon: Tė fala Andronikut dhe Juniės, kushėrinjt e mi dhe shokė tė burgut, gjithashtu bėjė tė fala shokėve tė mij tė burgut tė parėt ndėrmjet apostujve. Me kėtė ndryshim tekstual nuk ėshtė mė e nevojshme tė shqetėsohesh nga konsiderimi si apostulle e njė gruaje nė mes tė njė grupi meshkujsh!
Njė ndryshim i ngjashėm ėshtė bėrė edhe nga shumė skrib tė cilėt kanė kopjuar librin e Veprave. Nė kapitullin 17 ne mėsojmė se Pali dhe shoku i tij nė mision Sila shpenzuan shumė kohė nė Thesalonikė duke predikuar ungjillin e Krishtit ēifutėve tė sinagogės lokale. Nė versetin e katėrt thuhet se: Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silėn, si dhe njė numėr i madh Grekėsh tė pėrshpirtshėm dhe jo pak gra tė rėndėsishme. Ideja e tė qėnurit tė grave tė rėndėsishme, lėre pastaj tė qėnurit tė konvertuara tė rėndėsishme, ėshtė shumė pėr njė skrib, e nė kėtė mėnyrė teksti duhet ndryshuar, nė shumė dorėshkrime ne lexojmė: Disa nga ata besuan dhe u bashkuan me Palin dhe Silėn, si dhe njė numėr i madh Grekėsh tė pėrshpirtshėm dhe jo pak gra tė burrave tė rėndėsishėm. Tani janė burrat ato qė janė tė rėndėsishėm, jo gratė e konvertuara.
Ndėrmjet shoqėruesve tė Palit nė librin e Veprave pohohet se ishin edhe njė ēift, Akuila dhe Prishila. Shpeshherė kur emri i tyre pėrmendet, autori i Veprave pėrmend nė fillim emrin e gruas mė pas atė tė bashkėshortit, sikur ajo tė kishte njė lloj epėrsie tė veēantė qoftė nė marrėdhėniet brenda ēiftit ashtu edhe nė marrėdhėniet me tė krishterėt (siē ndodhi edhe tek Romakėve 16:3 gjithashtu, ku ajo ėshtė quajtur Prisha).
Jo ēuditėrisht, skribėt shpeshherė janė ndjerė tė fyer nga kjo renditje emrash dhe e kanė ndryshuar atė, kėshtu qė burrit i ėshtė dhėnė vendi qė meriton duke ia vėnė emrin nė krye, Akuila dhe Prishila nė vend tė Prishila dhe Akuila. [6]
Pėr ta mbyllur, nė shekujt e hershėm tė krishterimit kanė marrė jetė debate lidhur me rolin e gruas nė kishė, nė disa raste kėto diskutime janė pėrthyer edhe nė pėrēimin e vetė tekstit tė Dhjatės sė Re. Skribėt herė pas here kanė ndryshuar tekstin e Biblės nė mėnyrė qė ta sillnin atė nė harmoni me kėndvėshtrimin e tyre pėr rolin e kufizuar tė gruas nė shoqėri dhe nė kishė.
Referencat
[1] Shih Ehrman, The New Testament, chap. 24. nė tė cilin jam mbėshtetur pėr shumicėn e asaj qė vijon nė kėtė diskutim. Pėr njė diskutim dhe dokumentim mė tė plotė, see Ross Kraemer dhe Mary Rose Dangelo, Women and Christian Origins (New York: Oxford Univ. Press, 1999). Shih gjithashtu R. Kraemer, Her Share of the Blessings: Womens Religion among Jews, Pagans, and Christians in the Graeco-Roman World (New York: Oxford Univ. Press. 1992) dhe Karen J. Torjesen, When Women Were Priest: Womens Leadership in the Early Church and the Scandal of their Subordination in the Rise of Christianity (San Francisco: Haper San Francisco, 1993)
[2] Pėr analizė mė tė hollėsishme shih Ehrman, Jesus, 188-91
[3] Shih Ehrman, The New Testament, kapitulli 23
[4] Pėr njė diskutim mė tė plotė qė dėshmon se Pali nuk ėshtė autor i verseteve 34-35, shih veēanėrisht komentarin e Gordon D. Fee, The First Epistle to the Corinthians (Grand Rapids: Eerdmans, 1987).
[5] Disktuimi mė i plotė i kohėve tė fundit ėshtė ai i Eldon Jay Epp, Text-critical, Execetical, and Sociocultural Factor Affecting the Junia/Junias Variation in Rom 16:7, in A.Denaux, New Testament Textual Criticism and Exegesis (Leuven: Univ. Press, 2002), f. 227-92
[6] Pėr ndryshime tė tjera tė kėtij lloji nw librin e Veprave shih Been Whitherington, The Anti-Feminist Tendencies of the Western Text of Act, Journal of Biblical Literature 103 (1984): 82-84
Marrė nga libri i Bart. D. Ehrman: Misquoting Jesus- The story Behind Who Changed the Bible and Why
Pėrktheu Rezart Beka
Drejtor i Qėndrės pėr studime fetare Erasmus
www.erasmusi.org
http://www.vizion-islam.com/rubrika.php?subcatID=12
I nderuar Matrix
Nese je SHQIPTAR (mos e mer si ofendim se eshte vetem nje shprehje) at'here ne jemi nga e njejta fare, gjene dhe gjak te qmueshem dhe te shenjet pellazgo-ilir, pra jemi ne nje far menyre vllezer, pa mare parasysh se ne ēka beson ti e ne ēka besoj une, sepse besimi, bindja fétare eshte diēka personale, secili e din per vete se ne ēka beson, edhe po te besojme ne "Spiderman'in e shenjet" kjo eshte pune per ty ose pune per mua.
Faleminderit dhe me vjen mire qe me ne fund e kuptove qe une jam vetem nje njeri i drejt qe e them gjithmone te verteten e nuk jam radikalo-religjioz dhe super-patriot. E a i pelqen dikujt apo jo ky mentaliteti, karakteri im eshte nje "problem" tjeter qe mua nuk me intereson fare, ama hiq, pese pare nuk i jap.Postuar mė parė nga Matrix
Jo, ai njeri qe po i ngatrron fjalet ose mesimet e Zotit te shpalluara permes te te perzgjedhurve, te derguarve, profetve te tije nuk jam une por dikush tjeter. Se kush jan ata qe po ngatrrojne gjera, po japin mesime ose predikime te shtremberuara dhe te keqinterpretuara mbetet te shihet e t'vlersohet nga te tjeret.Postuar mė parė nga Matrix
hmmmm, pasi qe e paske kuptuar aq mire kete problem kristian, dhe bazuar ne fjalet e tua, po te pengojka shum dhe e paske plage ne zemer (ashtu duhet, kjo eshte te jesh i drejt), pse pra po i fut te gjith muslimanet ne nje thes duke harruar apo anashkaluar pikerisht ato problemet kristiane qe i ceke me lart dhe qe jan njekohesisht edhe probleme muslimane (e keshtu nuk duhet, kjo nuk eshte e drejt).Postuar mė parė nga Matrix
Jo, nje "perplasje" normale mendimesh, pra me ba llaf si njerz, nuk eshte lufte dhe kryqzat, por nje perplasje mendimesh me paragjykime, fajsime, ofendime, mallkime, perbuzje, sharje dhe nemė eshte padyshim nje luft dhe kryqzat e "luftetarve" te mesjetes, se lufta nuk eshte vetem me vra e me pre.Postuar mė parė nga Matrix
Mos harroni qe me keto fjale te pamatuna po i ngacmoni edhe ata njerz qe nuk jan aq religjioz apo besimtar ne Zot e qe jan te lindur ne nje rreth ose familje muslimane apo krishtere.
Ketu ke fole perseri drejt (pra nese don, mundesh edhe ti te jesh i drejt, por vetem nese don), sepse edhe une mundem te them qe Mulla Bungu Ibn Haxhi Qarri ka then qe i derguari i Zotit Muhamedi a.s. ka thene se ju mashkujt duhet te merrni nga nje femer te secilit komb dhe race te kesaj bote qe ti keni te gjitha ekzemplaret ne shtepi e ti "shfrytzoni" sipas deshires dhe qejfit te ēastit.Postuar mė parė nga Matrix
---
Ju te gjith po harroni nje gje, ate qe ky mallkimi i urrejtjes dhe "luftes" ne mes te krishterve dhe muslimanve qe po na ndjek edhe sot ka filluar shum vone, ne mesjete, sepse siē e dijme te gjith ne kohen e shpalljes se librit te katert nga Zoti, pra Kuranit , Muhamedi ishte pranuar nga te krishteret si i derguar i Zotit ose si Profet dhe ishin te vllazeruar ne mes vete, kristian dhe musliman, qe kishin "armiq" jahudit, pasiqe ata nuk e pranonin as Jezusin e as Muhamedin.
Natyrisht qe edhe kjo ka qene gabim, se nuk mundesh ta kesh dikend armik vetem pse ai beson ndryshe apo ne diēka tjeter.
Edhe pse jemi sot gati te gjith njerz te shkolluar dhe edukuar, prap se prap mirremi me ato budallalleqet e njerzve te pashkolluar, te paedukuar dhe gjysem te eger te mesjetes.
Tung
Krijoni Kontakt