Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Bijat e turpit



    Nė realitet , dallimi midis qėndrimit biblik dhe atij kur’anorė , nė lidhje me gjininė femėrore , fillon qė nga lindja e fėmijės femėr.Pėr shembull , Bibla pohon se periudha e papastėrtisė rituale te femrat ėshtė dyfish mė gjatė nėse lind femėr se nėse lind mashkull ( Ligji Levitian , 12:2 – 5 ).Bibla katolike nė mėnyrė eksplicite pohonė :
    “ Tė lindurit e vajzės ėshtė humbje “ ( Sirah , 22:3 )
    Pėrkundėr kėtij deklarimi shokant , fėmijėt meshkuj priten me nderim tė madh ,
    “ Njeriu i cili edukon tė birin e vet , do tė meritojė zilinė e armiqėve tė tij “
    ( Sirah , 30:3 )
    Vajza konsiderohet si varrė e dhimbshme , burim potencial i turpit pėr prindin.
    “ Vajza jote ėshtė kokėforte.Shiko mire qė tė mos shkaktoj pėrqeshjen nga armiqtė e tu , qė tė mos bėj objekt talljesh , qė tė mos bėj tė bėj tė shpifjeve dhe tė turpėrojė publikisht.” ( Sirah , 42:11 ).
    Po kjo ide e njejtė e raportit ndaj fėmijėve , vajza si burim i turpit , i ka nxitur arabėt paganė , para ardhjes sė Islamit , qė t’i mbysin fėmijėt femra.Kur’ani e ka gjykuar ashpėr kėtė praktikė tė neveritshme :
    “ Kur ndonjėri prej tyre lajmėrohet me ( lindjen ) vajzė , fytyra e tij i prishet dhe bėhet plotė mllef.Fshihet prej njerėzve , pėr shkak tė asaj tė keqeje me tė cilėn u lajmėrua ( e konsideronte bela , e jo dhuratė prej Zotit ).Mandej , ( mendon ) a do ta mbajė atė , ashtu i pėrulur , apo do ta mbulojė atė ( tė gjallė ) nė dhe.Sa i keq ėshtė ai gjykim i tyre. “ ( En – Nahl – 58-59 )
    Duket tė theksojmė se ky zakon i keq kurrė nuk do tė ishte pushuar sė aplikuari nė Arabi , po tė mos ishte fuqia e fjalėve tė Kur’anit , nė mes tė cilave gjykohej ky zakon .
    ( Kur’an , 16:59 , 43:17 , 81:8 – 9 ) Aq mė tepėr , Kur’ani nuk bėn dallim midis fėmijės femėr dhe fėmijės mashkull.
    Pėr dallim nga Bibla , Kur’ani lindjen e vajzės e konsideron si shpėrblim dhe mėshirė nga Zoti , sikurse edhe lindjen e djalit.
    Kur’ani madje shpėrblenė lindjen e vajzės , atė e pėrmend nė vend tė parė :
    “ Vetėm i Allahut ėshtė pushteti nė qiej dhe nė tokė.Ai krijon ēfarė tė dojė.Ai i fal fėmijė femėr atij qė do , e fėmijė mashkull atij qė do . “ ( 42:49 )

    ARSIMIMI I FEMRĖS


    Dallimi midis konceptit biblik dhe kur’anor mbi femrėn nuk ėshtė kufizuar vetėm nė vajzat e posalindura , ai shkon shumė mė larg kėsaj.T’i krahasojmė qėndrimet e tyre nė lidhje me gruan e cila dėshiron ta mėsojė religjionin e vet.
    Zemra e Judaizmit ėshtė Tora , ligji , por sipas Talmudit : “ Femrat janė tė pėrjashtuara nga mėsimi i Torės “.Nė shek. e pare tė erės sė krishtere , Rabini Elijezer ka deklaruar : “ Nėse njė njeri ia mėson vajzės sė vet Torėn , kjo do tė jetė sikur t’ia ket mėsuar prostitucionin . “. Qėndrimi i Shėn Palit nė Dhjatėn e Re nuk ėshtė fare mė i butė : “ Si nė tė gjitha kishat e tė shenjtėve , femrat tė heshtin nė kisha , ngase atyre nuk u ėshtė e lejuar tė flasin , por tė nėnshtrohen , siē urdhėron edhe ligji.Nėse dėshirojmė tė mėsojnė diē , le t’i pyesin burrat e tyre nė shtėpi , ngase ėshtė e pahijshme pėr gruan tė flasė nė kishė. “ ( Letra e Parė e Korintasve , 14:34 – 35 ). Si mund tė mėsojė gruaja , nėse i ndalohet tė flasė!!!Si mund tė zhvillohet intelektualisht , nėse ėshtė e detyruar tė qėndrojė nė gjendje tė nėnshtrimit tė plotė ! Si mund t’i zgjerojė horizontet e veta , nėse i vetmi burim i informacionit ėshtė burri nė shtėpi?!
    Nėse jemi tė drejtė , do tė duhet tė shtrojmė pyetjen , a ndryshon qėndrimi nė Kur’an , shkurtimisht e pėrshkruan pozitėn e gruas.Havla ishte njė muslimane , burri i sė cilės me njė rast nė gjendje tė zemėrimit kishte deklaruar: “ Ti je pėr mua si shpina e nėnės sime “
    Arabėt paganė kėto fjalė i kanė konsideruar si formulė pėr shkurorėzimin , e cila e ka liruar mashkullin nga ēdo obligim bashkėshortorė , ndėrsa gruas nuk i lejohet tė largohet nga shtėpia e burrit ose tė martohet sėrish.Pasi i kishte dėgjuar kėto fjalė nga burri , Havla kishte rėnė nė situatė tė mjerueshme.Prandaj shkoi drejt te Pejgamberi i Islamit dhe ia tregoi rastin e vet.Havla vazhdoi tė diskutojė me Pejgamberin duke synuar ta shpėtojė martesėn e vet tė luhatur.Sė shpejti intervenoi Kur’ani.Arsyetimi i Havlės ishte pranuar.Vendimi Hyjnor e hodhi poshtė kėtė zakon tė padrejtė.Njė kaptinė e tėrė
    ( sure 58 ) e Kur’anit , e cila quhet “ El- Muxhadila “ , ose “ gruaja e cila diskuton “ , i ėshtė kushtuar kėtij rasti :
    “ Allahu dėgjoi fjalėt e asaj qė kishte diskutuar mbi burrin e vet dhe i ankohej Allahut – kurse Allahu dėgjon bisedėn tuaj tė ndėrsjelltė ngase Allahu , me tė vėrtet , gjithēka dėgjon dhe gjithēka sheh “ ( 58:1 )
    Femra , sipas Kur’anit , ka tė drejtė tė polemizojė me mashkullin , madje edhe me Pejgamberin e Islamit personalisht.Askush nuk ka tė drejtė ta detyrojė atė tė hesht.Ajo nuk ėshtė e obliguar qė t’i drejtohet vetėm burrit , nė lidhje me pyetjen e ligjit dhe ēėshtjeve tė tjera fetare.

    PROSTITUCIONI


    Roli i gruas , vendi i saj , tė drejtat dhe obligimet nė Kur’an janė tė ndryshme nga ato qė hasen nė Bibėl.Ti pėrmendim disa shembuj.Prostitucioni konsiderohet mėkat nė shumė religjione.Bibla cakton dėnimin me vdekje pėr mashkullin qė bėn prostitucion
    ( lavirin ) dhe pėr femrėn qė bėn prostitucion ( laviren ) ( Ligji Levitian , 20:10 ).Islami gjithashtu me denim tė njejtė dėnon edhe mashkullin qė bėn prostitucion ( lavirin ) edhe femrėn qė bėn prostitucion ( laviren ) ( Kur’an , 24:2 ) .Megjithatė , definicioni kur’anor i prostitucionit ka shumė ka shumė dallim prej definicionit Biblik.Prostitucioni , sipas Kur’anit , ėshtė akti seksual nė mes tė mashkullit dhe femrės , tė cilėt nuk janė nė marrėdhėnie martesore midis vete.Bibla si prostitucion e konsideron vetėm marrėdhėnien jashtėmartesore seksuale tė femrės sė martuar ( Ligji Levitian , 20:10 , Ligji i Pėrtėritur , 22:22 , fjalė tė urta , 6:20,7:27 ) Marrėdhėnia seksuale e mashkullit tė martuar , sipas Biblės , nuk ėshtė kundėrvajtje ; pėrse janė tė dyfishta kėto standarde morale?Gjykuar sipas enciklopedisė sė Judaizmit , gruaja konsiderohet si pronė e burrit , ndėrsa prostitucioni e konsideron si cėnim i tė drejtės eksluzive tė mashkullit mbi tė.Gruaja si prone tė saj nuk e kishte kėtė tė drejtė ndaj burrit.Dhjata e Re merr po atė qėndrim te Mateu , 53:31-32, ku i pėrshkruhet Jezuit duke thėnė : “ E unė ju them se ēdo njeri qė e lėshon gruan e vet , pos pėr shkak tė adulteries ( lavirėsisė ) , e detyron tė bėjė adulteri ( lavirėsi ) , dhe kush martohet me grua tė lėshuar bėn adulteri ( lavirėsi ) .“
    Pėrse mashkulli qė shkurorėzohet nga gruaja e tij dhe martohet me njė tjetėr nuk ėshtė quajtur adulte ( Lavir ) ?!?
    Madje deri nė ditėt e sotme , nė Izrael , nėse mashkulli i martuar ngatėrrohet nė bashkėsi jashtėmartesore me njė grua , fėmijėt e tij tė lindur nga kjo lidhje konsiderohen legjitim.Mirėpo , nėse gruaja e martuar mbanė lidhje me ndonjė mashkull tjetėr , fėmijėt e saj me kėtė njeri , jo vetėm qė nuk janė legjitim , por u ndalohet qė edhe tė martohen me ndonjė hebre por me kthimtar ose fėmi ilegjitim ( kopila ) tė tjerė.Ky ndalim vazhdon edhe te pasardhėsit e fėmiut deri nė brezin e 10-tė , gjersa turpi tė mos dobėsohet.
    Nga ana tjetėr , Kur’ani gruan askund nuk e konsideron si prone tė burrit.Kur’ani me raportin e bashkėshortėve e pėrshkruan me kėto fjalė dhe nė kėtė mėnyrė:
    “ Dhe njė nga argumentet e Tij ėshtė qė ai pėr ju , nga lloji i juaj , krijoi femrat qė pranė tyre tė qetėsoheni , dhe midis jush vendosi dashuri dhe mėshirė , kėto me tė vėrtetė , janė mėsim pėr njerėzit qė mendojnė . “ ( 30:21) . Ky ėshtė koncepti kur’anor i martesės : dashuri , mėshirė , paqe , e jo “ pronėsi dhe standarde tė dyfishta “

    DĖSHMIA ( DĖSHMIMI )


    Njė qėndrim , sipas tė cilit Kur’ani dallon nga Bibla , ėshtė qėndrimi nė lidhje me dėshminė e femrės.Ėshtė e saktė se Kur’ani ka pėrcaktuar pėr pjesėtarėt e Fesė Islame nė transaksione financiare pėr dėshmitar duhet marrur dy meshkuj ose njė mashkull e dy femra , ( Kur’an , 2:282 ).Megjithatė , ėshtė e saktė gjithashtu se nė situatat e tjera Kur’ani e pranon dėshmimin e femrės si tė barabartė me dėshmimin e mashkullit .
    Nė realitet ,dėshmimi i femrės madje mund edhe tė mohojė dėshmimin e mashkullit :
    “ Nėse mashkulli e akuzon gruan e vet pėr pabesi , Kur’ani nga ai kėrkon qė tė betohet solemnisht pesė here si argumentim i fajit tė gruas.Nėse gruaja i mohon tė gjitha dhe solemnisht betohet pesė herė , nuk konsiderohet fajtore , por qė nė tė dy rastet martesa prishet. ( 24:6-11 )
    Nga ana tjetėr , grave nuk u ėshtė lejuar tė dėshmojnė nė shoqėrinė e lashtė hebreje.Gratė nė Izraelin e sotėm nuk mund tė ofrojnė dėshmi pėr gjyqet Rabine ngase Talmudi thotė : “ Femrat pėr nga temperamenti janė mendjelehta “ .
    Gjithashtu , rabinėt mbėshtesin pohimin qė femrat nuk mund tė dėshmojnė duke cituar Krijimin 18:9 – 16 , ku pėrmendet Sara , gruaja e Abrahamit , kishte gėnjyer.Rabinėt e shfrytėzojnė kėtė incident si argument qė femrat nuk mund tė jenė nė gjendje qė tė dėshmojnė .Kėtu duhet theksuar se rrėfimi i cili ėshtė marrur shkas , ėshtė present edhe nė Kur’an , ku theksohet mė shumė se vetėm njė here pa kurrfarė paralajmėrimi se Sara ka gėnjyer. ( Kur’an , 11:69 – 74 , 51:24 – 30 )
    Nėse njeriu e akuzon gruan e vet pėr tradhėti , dėshmimi i saj , sipas Biblės , aspak nuk do tė merret nė shqyrtim ( Numrat ,5:11-31 ) .Nė gjykim , gruaja ballafaqohet me ritualin kompleks dhe poshtėrues i cili do tė duhej ta dėshmojė fajin ose pafajėsinė e saj .Nėse dėshmohet se ėshtė fajtore pas procesit gjyqėsor , do tė dėnohet me vdekje.
    Gjithashtu , nėse njė njeri martohet me njė femėr , e pastaj e akuzonė se nuk ka qenė virgjėreshė , dėshmimi i saj nuk do tė merret nė shqyrtim.Prindėrit e saj duhet tė sjellin dėshmi pėr virgjėrinė e saj para pushtetit lokal.Nėse prindėrit nuk janė nė gjendje ta dėshmojnė virgjinitetin e vajzės sė tyre , ajo do tė gjuhet me gurė deri nė vdekje nė prag tė shtėpisė prindore.Nėse prindėrit do tė jenė nė gjendje ta dėshmojnė ta dėshmojnė virgjinitetin e saj , burri nė atė rast do tė ndėshkohet me 100 shekelė argjendi dhe nuk do t’i lejohet tėshkurorėzohet nga ajo grua pėrderisa tė jetė gjallė!
    ( Ligjet e Pėrtėritura , 22:13-21 ).
    Pėrse gruaja e gjorė do tė duhej tė jetojė deri nė fund tė jetės me njeriun i cili e ka akuzuar aq rėndė?!!

    E DREJTA E GRUAS PĖR TRASHĖGIMI


    Njė nga dallimet mė tė rėndėsishme nė mes tė Kur’anit dhe Biblės ėshtė qėndrimi ndaj tė drejtės sė femrės pėr trashėgiminė e pronės sė farefisit tė vdekur.
    Sipas Numrave 27:1-11, vejushat dhe motrat nuk mund tė trashėgojnė asgjė.
    Vajzat mund tė trashėgojnė vetėm nė rast se babai i vdekur nuk ka pasur fėmijė mashkull!.Nė ēdo rast tjetėr , bijtė do ta trashėgojnė tėrė pasurinė.Te arabėt paganė , para Islamit , e drejta e trashėgimisė ka qenė e kufizuar ekskluzivisht te farefisi mashkullorė.
    Kur’ani i anuloi kėto zakone prapanike dhe u dha tėrė farefisit femėror hise tė drejtė nė trashėgimi : “ Meshkujve ju takon pjesė nga pasuria qė e lėnė prindėrit e tė afėrmit (pas vdekjes), edhe femrave ju takon pjesė nga ajo qė lėnė prindėrit e tė afėrmit, le tė jetė pak ose shumė ajo qė lėnė, ju takon pjesė e caktuar (nga Zoti). ( Kur’an 4:7 )
    Pastaj ka edhe ajete tjera ( Kur’an 4:11-12-176 ).

    FATI I KEQ I VEJUSHAVE


    Meqė Dhjata e Vjetėr femrės nuk ia ka pranuar kurrėfarė tė drejte pėr trashėgimi , vejushat kanė qenė ndėr pjesėtaret mė tė pambrojtura tė popullacionit Hebrej.Farefisi mashkullor qė e trashėgonin pronėn e burrit tė saj tė vdekur , ishin tė ngarkuar qė ta mbanin vejushėn nga kjo pronė.Megjithatė , vejushat nuk kishin kurrėfarė mėnyre pėr ta realizuar kėtė tė drejtė , andaj kryesisht jetonin nga lėmoshat e tė tjerėve.Pėr kėtė arsye , vejushat kanė qenė ndėr shtresat mė tė ulėta tė shoqėrisė.Nė Izraelin e lashtė , tė jesh vejushė ėshtė konsideruar si symbol i poshtėrimit tė madh ( Izaija , 54:4 ).Mirėpo , fati tragjik i vejushave nė traditėn Biblike , ka shkuar madje edhe mė tej se vetėm largimi nga trashėgimia e pronės sė burrit tė vdekur.
    Nė bazė tė Librit Krijimi 38 , vejusha pa fėmijė ishte e detyruar tė martohej pėr vėllaun e burrit , madje edhe nėse ai tanimė ishte i martuar , ashtu qė ai mund tė t’i sigurojė trashėgimtarė vėllaut tė vdekur , duke mundėsuar qė emri i tij tė mos shuhet.Pėr kėtė martesė nuk ishte i nevojshėm pėlqimi i vejushės.Vejusha konsiderohet si pjesė e pronės sė burrit tė vdekur , funksioni i sė cilės ishte qė burrit t’i sigurojė trashėgimtarė.Ky ligj Biblik praktikohet akoma nė Izraelin e Sotėm.
    Arabėt paganė , para ardhjes sė Islamit , kishin zakone tė ngjajshme.Vejusha ėshtė konsideruar si pjesė e pronės sė burrit tė cilin duhet ta trashėgojė trashėgimtari mashkull , dhe zakonisht e martonin pėr djalin mė tė madh tė njeriut tė vdekur me ndonjė grua tjetėr.
    Kur’ani e ka gjykuar dhe e ka ndaluar kėtė zakon poshtėrues :
    “ Mos u martoni me ato gra me tė cilat qenė tė martuar prindėrit tuaj, me pėrjashtim tė asaj qė ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpėsi, pėrbuzje e traditė e shėmtuar.” ( Kur’an , 4:22 )
    Vejushat dhe gratė e ndara nė traditėn Biblike , kanė qenė aq tė poshtėruara sa qė prifti kryesor nuk ka mundur tė martohet me grua tė vejė , tė lėshuar ose prostitute ( Ligji Levitian , 21:13 ) .Nė Izraelin e sotėm , pasardhėsi i kastės sė Koenit ( kėta janė priftėrinjtė e lartė nė ditėt e Tempullit ) nuk mund tė martohen me grua tė lėshuar , tė vejė ose prostitute.Nė tė drejtėn hebreje , gruaja e cila i ka humbur 3 burra , e tė gjithė kanė vdekur me vdekje tė natyrshme , konsiderohet fatale , dhe i ėshtė ndaluar tė martohet sėrish.Nga ana tjetėr Kur’ani nuk i pranon as kastat as personat fatalė.Vejushat dhe grate e ndara kanė liri tė martohen pėr kė tė dėshirojnė.Nė Kur’an nuk ekziston turp pėr grate e ndara , as pėr vejushat.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shyqyr qe jetojme ne kete kohe moderne ne se do na kish marre lumi....
    Figura e femres eshte ngritur edhe po ngrihet nga dita ne dite dhe fuqia e saj eshte e barabarte me ate te burrit...
    Pö prape duhet luftuar akoma sepse fanatiket ne kete bote edhe ata qe mundohen te ulin imazhin e saj dhe ta poshterojne,ekzistojne...


    teme interesante

    respekte
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA
    Shyqyr qe jetojme ne kete kohe moderne ne se do na kish marre lumi....
    Figura e femres eshte ngritur edhe po ngrihet nga dita ne dite dhe fuqia e saj eshte e barabarte me ate te burrit...
    Pö prape duhet luftuar akoma sepse fanatiket ne kete bote edhe ata qe mundohen te ulin imazhin e saj dhe ta poshterojne,ekzistojne...


    teme interesante

    respekte
    KUR ESHTE FJALA PER DREJTESI , TE DREJTAT E FEMRES GJITHMONE JANE SHTYPUR , 1 JAVE ME PARE POSTOVA NJE TEME : GABIMI I EVES ( HAVES ) ATY I CEKA 3 RELIGJIONET NDERSA MORA PERGJIGJE SE TEMA KA NDERRUAR LOKACIONIN ME CFARE QELLIMI QE TE MOS LEXOHET?!
    KU ESHTE DREJTESIA CFARE PADREJTESISHE BEN KUR I CEK 3 RELIGJIONET NE LIDHJE ME FEMREN , VLEREN E SAJ , QE PER MENDIMIN TIM :
    FEMRA ESHTE ME SHUME SE GJYSMA E SHOQERISE "
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    11 Gjithsesi nė Zotin as burri s'ėshtė pa gruan, as gruaja pa burrin,
    12 sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nėpėrmjet gruas, dhe ēdo gjė vjen nga Perėndia.


    Korintasve 11

    25 Ju, burra, t'i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė,
    26 qė ta shenjtėrojė, pasi e pastroi me larjen e ujit me anė tė fjalės,
    27 qė ta nxjerrė atė pėrpara vetes tė lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjė gjė tė ti-llė, por qė tė jetė e shenjtė dhe e paqortueshme.
    28 Kėshtu burrat duhet t'i duan gratė e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.
    29 Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butėsi pėr tė, sikurse edhe Zoti bėn me kishėn,
    30 sepse ne jemi gjymtyrė tė trupit tė tij, tė mishit tė tij dhe tė kockave tė tij.
    31 "Prandaj njeriu do tė lėrė babanė e vet dhe nėnėn e vet dhe do tė bashkohet me gruan e vet, dhe tė dy do tė bėhen njė mish i vetėm".
    32 Ky mister ėshtė i madh; tani unė e them nė lidhjen me Krishtin dhe me kishėn.
    33 Por secili nga ju kėshtu ta dojė gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kėshtu gruaja ta respektojė burrin.

    Efesianeve 5
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Cfare padrejtesirash nuk ka ku te shkoj me teper!!!
    Si ore u rrifkan grate cfare po na flisni????
    Cfare ka burri me teper se gruaja dhe per cilen kryelartesi behet fjale ketu...:::!!!!!
    Plotesisht kunder mendimeve te tua matrix............
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ato siper tyre i pranoj dhe i besoj.(Jane vargje te shkruara ne Bibel)

    Po i sjell dhe njehere:

    11 Gjithsesi nė Zotin as burri s'ėshtė pa gruan, as gruaja pa burrin,
    12 sepse sikurse gruaja vjen nga burri, ashtu edhe burri lind nėpėrmjet gruas, dhe ēdo gjė vjen nga Perėndia.


    Korintasve 11

    25 Ju, burra, t'i doni gratė tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishėn dhe e ka dhėnė veten e vet pėr tė,
    26 qė ta shenjtėrojė, pasi e pastroi me larjen e ujit me anė tė fjalės,
    27 qė ta nxjerrė atė pėrpara vetes tė lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjė gjė tė ti-llė, por qė tė jetė e shenjtė dhe e paqortueshme.
    28 Kėshtu burrat duhet t'i duan gratė e veta porsi trupat e tyre; kush do gruan e vet do vetveten.
    29 Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butėsi pėr tė, sikurse edhe Zoti bėn me kishėn,
    30 sepse ne jemi gjymtyrė tė trupit tė tij, tė mishit tė tij dhe tė kockave tė tij.
    31 "Prandaj njeriu do tė lėrė babanė e vet dhe nėnėn e vet dhe do tė bashkohet me gruan e vet, dhe tė dy do tė bėhen njė mish i vetėm".
    32 Ky mister ėshtė i madh; tani unė e them nė lidhjen me Krishtin dhe me kishėn.
    33 Por secili nga ju kėshtu ta dojė gruan e vet sikurse e do veten e vet; dhe po kėshtu gruaja ta respektojė burrin.

    Efesianeve 5
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 05-02-2007 mė 10:00
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Pjesa me e madhe e besimeve fetare, gjithmone jane perpjekur te deformojne figuren hyjnore te femres...me keqardhje e them se gjate gjithe ketyre shekujve
    predikimi,kane arritur qe te rrenjosin ne mendjet e njerezve kete deformim te turpshem dhe shume te demshem per shoqerine njerezore...

  8. #8
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shume e drejte, Shoku Tanku.

    Shih si thote Gimi3:
    Citim Postuar mė parė nga Gimi3
    FEMRA ESHTE ME SHUME SE GJYSMA E SHOQERISE "
    Nga kjo lind ideja e tyre se nje burre mund te marre me shume se nje grua!
    Si mund te flitet me tej per barazi?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #9
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ajo qe me cudit mua me teper eshte se perse njerezit vazhdojne akoma te besojne ne keto predikime....vertet besojne se kjo eshte fjala e zotit apo thjesht ju pelqen kjo lloj pabarazie?!

  10. #10
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    une e ndjej per obligim te sqaroj ate varg qe thuhet ne Bibel:

    "Kur nje grua ka nje pyetje, le te mos flase ne kishe, por te pyese burrin ne shtepi"

    Kjo u eshte shkruar Korintasve.
    Dhe nuk eshte ligj per cdo kishe dhe per cdo kohe.

    Pse Pali jep nje sugjerim te tille?
    Sepse kjo Kishe jetonte ne Greqi, dhe aty ishte per turp qe nje grua te fliste ne kuvend. Nderkohe qe ne Kishen e Krishtere kishte gra te ardhura dhe nga vende te tjera, psh Judea, qe nuk e dinin kete zakon, dhe flisnin kur Kisha mblidhej.

    Pali u drejtohet ketyre grave dhe u thote te heshtin, per te respektuar zakonin e vendasve, per te mos pasur konflikte te panevojshme me vellezerit dhe motrat e tyre ne Krisht qe ishin nga Greqia.

    Pra, eshte nje kerkese specifike, per nje vend dhe nje kohe te caktuar.

    Per te tjerat, jane rregulla ne DHjates se Vjeter, qe nuk aplikohen ne Krishterim (ashtu sic nuk aplikohet as Flijimi i kafsheve, Sabati etj...)
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Kadare
    Nga Marsel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 11-11-2023, 20:38
  2. Net Isveizi
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 17-10-2011, 18:00
  3. "Koha e Kometes" filmi qe do ndryshoje kinematografine shqiptare - VIDEO
    Nga Cimo nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 02-03-2009, 23:01
  4. Marrdhėniet Izraelo-Palestineze hyjnė nė njė erė tė re.
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 181
    Postimi i Fundit: 29-10-2003, 12:19
  5. Istref Begolli (1933-2003)
    Nga Dita nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-02-2003, 09:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •