Postuar mė parė nga Dorontina
Po po te drejte ke..
Edhe hashashi na duhet edhe te vrasim veten pastaj!![]()
Pershendetje voisine
Postuar mė parė nga Dorontina
Po po te drejte ke..
Edhe hashashi na duhet edhe te vrasim veten pastaj!![]()
Pershendetje voisine
"Carpe Diem"
Nje ti pysPostuar mė parė nga Dorontina
![]()
vazhdim....depresioni, merzija....
========================
Depresioni asht reagim emocional qe ep truni nga ankthi, Merzitja ose depresioni nervoza, zemrimi, frika jan perberese e njeriut.
Trishtimi, merzija , pikllimi problemet familiare = depresion ose merzi .
Depresioni mendor; pa gjuhsi te theksuar, ankesa trupore.
Fatkeqsi familiare,ndarja,vdekja ka qe bejn infrakt nga vjen fjala : »qdo vdekje ka nji peng » !
Semundjet mendore i prekin me se tepermi femrat 20% , femrat preken me shum se mashkujt , femnat jan ma te ndieshme qe nga mosha 20-40 vjeēare.
Depresion qfaqet te ata persona ku ka depresiv , ku ka depresiv edhe femijt lindin depresiv.
Truni ka neuro transmetues qe transmeton dhe neuronet jan te lidhura njera me tjetren. asht edhe qrregullimi i Hypofizes.
Depresionet me te shpeshta jan ne nivelet e ulta jetesore, ku ka konflikte familiare. Meraklit jetojn ne ankth, Depresioni i kap njerzit me intelekt te zhvilluar. depersioni zgjat 6 deri 9 muaj nese nuk mjekohet ai prap riqfaqet. psh ata qe dalin nga spitali duhet vazhdu mkjekimin perndryshe rikthehen.
Depresioni nuk demton trunin ! por demton zemren dhe tjera organe , krijon semundje !!!
Nenat e reja bejn depresion mbas lindjes se femijs; nga akuzimi , ke ba qik ose tjeter akuzime pesha , te ajurit akuzime vend e pa vend....femna ben depresion edhe ne pubertet, ato shperthejn leket duke ble gjera qe ju sjellin knaqesi !
Edhe ne kohen e qrregullimeve hormonale , kan blue, humor blus,, ngacmim, akuzim, eufori,.
Kurse Depresioni i rend ai prap ka gjasa te rikthehet,60% ka mundesi te rikthehet.
Depresioni i maskuar;pacienti ankohet pa dhembje,ankohet nga oreksi, ose han shum ose fare hiq, shqetsime stinore (sezonale) .
Shenjat e Depresionit; merzitja e thell, humbja dhe kufizimi i knaqsis,Tv, e leximit,komunikimit,te veshja , larja, humb dashurin per njerzit, kan duart e prera , skan mundesi dhe deshir te bajn punet, shtohet oreksi, qrregullim gjumi,mendimet e zymta,te kputur te lodhur, andrat pesimiste te permbushura me ankth.ne mengjes te lodhura kurse ne dark te hapura. »Baterija e shkarkuar" suedisht.
Meshkujt bejn vetvrasje kurse femnat kerkojn ndihem alarmuese.Ne Pranver shum njerz ndihen me mirź , nga drita dhe Dielli, nuk duhet me lexu literatur negative por diqka humor dhe konstruktive e mira sjell te miren.Qdo person ka luft te mbrendshme. sinjali i depresionit asht terhjekja nga shoqerija , qkurajo,jetź me vuajtje,sot mir neser keq,frig ,
je pesimist ske bes ne veten. Njerzit po bejn depresion edhe mbas Mediave.
Klaustrofobia, asht njeri anksioz, frik nga vetmija.
Depresioni i mshefur, apo i maskuar,.
Vetakuzimi asht depresion pa lidhje.
Simptomet e depresionit renia e flokve,qrregullimi endrrokrin,
Nji rreth me frymezime asht ku ka uj, druj, zojgj, rrugica, vet Natyra asht frymezim
Pse dhun kur qdo njeri ep para me hy ne punź,?
Deshira e Poetit asht Paqa ne Botź.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dorontina : 01-04-2007 mė 14:29 Arsyeja: korigjim
"Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....
Postim interesant Dorontina,
Doja te thoja qe nuk eshte aspak e vertete qe "depresioni nuk kap njerezit me intelekt te zhvilluar"!
Per mendimin tim,depresioni kap te gjitha llojet e tipologjive te karaktereve te njerezve...jemi qenie te dobeta njerezore,qe luftojme,humbasim,qeshim,vuajme,zhgenjehemi,qajme, lodhemi dhe si te tille e dashur,sigurisht qe nje dite mund te na mposhti dhimbja dhe ky depresion i famshem....
Dalja nga kjo lloj merzitjeje varet nga forca jone ,nga forca e veprimit dhe gjykimit,nga ndihma e te tjereve dhe nga shume faktore te tjere...
Prandaj moj Dorontina ky depresioni nuk kap vetem ata ...budallenjte!
respekte
"Carpe Diem"
Ēfarė ėshtė stresi?
Njerėz tė moshave, profesioneve, tė intelekteve tė ndryshme dendur nė jėtėn e tyre e pėrdorin fjalėn "stres" pėr tė karakterizuar njė gjendje tė veēantė psikoemocionale tė tendosur ose tė mbingacmuar, kur ballafaqohen me mjedisin rrethues tė tyre. Nė tė vėrtetė, nė shumicėn dėrmuese tė rasteve, pėrdorimi i kėtij termi ėshtė jo i gjetur mirė. Pėr hir tė traditės dhe pėr tė evituar "stresin" e termave ngatėrrues do ta respektojmė dhe pėrdorim fjalen stres pėr tė pėrshkruar edhe gjendjet e tendosjes ose tė mbingacmimit. Termi "stres" ėshtė futur nė mjekėsi nga Hans Selye pėr tė pėrshkruar pėrgjigjen e organizmit kur mbi tė ushtrohet ndonjė veprim prej shkaktarėve tė ndryshėm tė mjedisit rrethues. Megjithatė kur pėrdorim termin "stres" njerėzit e zakonshėm nuk kanė parasysh as Selye-n as teorinė e tij mbi stresin. Njeriu ėshtė njė sistem i hapur nė ekuilibėr dinamik me mjedisin rrethues. Pėrkundrejt shumicės sė pikėpamjeve qė e konsiderojnė stresin njė fenomen tė dėmshėm, njeriu nuk mund tė ekzistojė nė mungesė tė stresit sepse nuk mund tė ruajė ekuilibrin me mjedisim rrethues. Nė qoftė se njeriut i kemi hequr stresin i kemi hequr atij bazėn e jetės. Por kur stimujt stresorė bėhen tė shumtė, intensive ose tė zgjatur nė kohė, atėherė pėrgjigja e organizmit bėhet gjithnjė e mė e dobėt dhe nė organizėm mund tė lindin sėmundje tė ndryshme. Nė kohėn tonė shumė njerėz, duke pėrfshirė mjekėt dhe psikologėt, ankohen pėr stres nė punėn e tyre.Pothuajse ēdo njeri qė mendon se ka njė rol nė shoqėri, qė synon pėr njė pozitė tė respektuar, nė kolektivin ku jeton, ankohet me zė tė lartė pėr stres nė jetėn e tij. Sa mė i madh tė jetė admirimi dhe prestigji, aq mė i madh ėshtė edhe stresi. Ngjarja e pėrjetuar si stres nuk ėshtė e thėnė tė jetė vetėm vuajtje shkaktuese (distres), por ajo mund tė jetė edhe burim kėnaqėsie (eustres). Prej lindjes deri nė vdekje njeriu dhe stresi janė njė binom i pandashėm.
Nė jetėn e pėrditshme, nė punėn e secilit, stresi mė sė shpeshti shfaqet nė trajtat e mėposhtme: presioni, frustracioni dhe konflikti.
Presioni lind nga ndjenjat e brendshme ose faktorėt e jashtėrn kur ekziston njė kėrkesė pėr tė shpejtuar ose intensifikuar pėrpjekjet.
Frustracioni ndodh kur aftėsia pėr tė arritur njė qėllim tė dėshiruar pengohet ose bllokohet dhe;konflikti ndodh jo vetėm nga pengesa tė vetme por kur je i detyruar tė zgjedhesh ndėrmjet dy ose mė shumė qėllimesh. Nė jetėn e pėrditshme kėto forma janė te ndėrthurura dhe kalojnė nė njėra-tjetrėn.
NE JETOJMĖ NĖ EPOKĖN E STRESIT
Niveli i tanishėm i zhvillimit njerėzor ose epoka teknologjike i ka bėrė marrėdhėniet njerėzore mė tė ndėrlikuara, mė tė pėrkohshme dhe pėr rrjedhojė, njeriu i sotėm duhet tė pėrballojė shumė pėrvoja tė reja nė periudha kohore tė shkurtėra. Nė epokat e mėparshme, ishte e zakonshme qė brezi i ri trashėgonte gati nė mėnyrė stereotipike pėrvojėn prindėrore dhe pėrm-bysjet kulturore tė ndodhin nė trajektoren kohore tė shumė gjeneratave. Pėr njeriun e sotėm ku p.sh. dijet biologjike dyfishohen ēdo 5 vjet, ėshtė e zakonshme qė nė jetėn e tij tė pėrjetojė 2 ose mė shumė pėrmbysje kulturore. Pėrvoja e vjetėr e bazuar mbi tė shkuarėn duhet zėvendėsuar, pėr ndryshe nė qoftė se ne jetojmė me tė kaluarėn, mendimet dhe veprimet tona divorcohen me realitetin dhe rrjedhimisht mbetemi anash nė rrymėn e zhvillimit. E nė qoftė se, midis pėrvojės sonė dhe kėrkesave tė kohės, krijohet njė hendek i madh, atėherė edhe vet mbijetueshmėria jonė vihet nė pikėpyetje. Shpesh herė ambicjet janė gati tė pakufishme, ndėrsa mundėsitė gjithmonė janė mė tė kufizuara. Kėto kontradita bėhen mė tė mprehta po tė mendojmė se njeriu i sotėm jeton jo vetėm pėr mbijetueshmėri fizike por edhe pėr cilėsi tė jetės. Shoqėria e sotme, tė paktėn deri tani bazohet nė dogmėn qė "njeriu vetėm njėherė jeton" dhe rrjedhimisht ai duhet tė jetojė maksimumin e mundėsive tė epokės sė tij. Nėn dritėn e arsyetimeve tė tilla njeriu i sotėm mund tė pėrfytyrohet nė njė garė tė vazhdueshme, tė pandalshme me zhvillimin.
Elementet zhvillimorė tė epokės sonė na shkaktojnė stres kryesisht nėpėrmjet situatave tė mėposhtme:
1. Ndryshime shumė tė mėdha nė kohė shumė tė shkurtėr.
Nė mėnyrė tė veēantė, kur njeriu gjatė jetės sė tij ekspozohet ndaj 2 ose mė shumė pėrmbysjeve kulturore, ritmi i tillė i zhvillimit nė mėnyrė tė paevitueshme prodhon stres.
2. Kur nuk ke pėrgatitjen e duhur pėr t'iu adaptuar kėrkesave tė reja.
Kur individit i mungojnė modelet pėr tė imituar ose shprehitė (pėrgjigjet dhe veprimet e aplikuara me pėrpara dhe qė i kanė siguruar atij zgjidhje tė sukseshme) atėherė pėrballimi i streseve bėhet i vėshtirė dhe pėrmasat e stresit tė prodhuar janė tė mėdha.
3. Erozioni i vlerave tradicionale pa zėvendėsimin e pėrshtatshėm tė tyre.
Vlerat mund tė jenė filozofi, ngjarje, person, objekt, pėrvojė apo teori qė kur zgjidhet nė mėnyrė tė lirė i kontribuon kuptimit tė jetės sė individit. Ėshtė nė karakterin e epokės sonė qė shumė vlera tradicionale tė humbasin domethėnien pėrballė problemeve tė kohės. Moszėvendėsimi i tyre ēon nė boshllėk tė vlerave dhe rrjedhimisht pėrbėn njė burim stresi.
4. Ndjenja e depersonalizimit nė erėn teknologjike.
Zhvillimi i vrullshėm i krijon tek individi ndjenjėn sikur ai ėshtė i nėnvlerėsuar dhe i parėndesishėm. Kjo mund tė nxisė depersonalizimin, ndjenjėn e vetmisė dhe ndėrgjėgjėsimin e tė qenit jashtė kontaktit me mjedisin.Thomas Holmes dhe Richard Rahe, nga studimet e tyre, kanė hartuar tė ashtuquajturėn "shkallė tė ripėrshtatjes shoqėrore", e cila vlerėson nga pikpamja sasiore nė njėsi ndikimin qė kanė ngjarjet mbi jetėn e njeriut. Njė pėrmbledhje e shkurtėr paraqitet nė tabelen 1.1 tė mėposhtme.Nga studimet e kėtyre autorėve del qė stresi bėhet i rrezikshėm veēanėrisht nė qoftė se gjatė njė viti individi grrumbullon mbi 150 njėsi. Gjatė njė periudhe 6 mujore, 37% e atyre qė kanė grumbulluar 150-199 njėsi, 51 % e atyre qė kanė grumbulluar 200-299 njėsi dhe 79% e personave qė kanė pasur 300 e mė shumė njėsi janė sėmurur, tė paktėn njė herė.Sigurisht qė vlerėsimi sasior i stresit i dhėnė nė tabelėn e mėposhtme varet shumė edhe nga karakteristikat dhe konstitucioni shpirtėror kombėtar: Shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi dhe shqiptari nė veēanti, duke kaluar nė periudhė pėrmbysjesh tė sistemit shoqėror, ėshtė duke iu nėnshtruar kėrkesave tė reja, pėrmbysjeve kulturore, rivlerėsimit tė vlerave dhe traditės e rrjedhimisht njė stresi tė fuqishėm. Vėshtirėsitė ekonomike dhe humbjet masive nė njerėz e kanė bėrė stresin tė kudondodhur ndėr ne. Pasojat e kėtij stresi reflektohen nė mėnyra tė ndryshme nė jetėn e njerėzve tanė. Kėshtu mjekėt referojnė pėr shtim tė numrit tė tė sėmureve tė konsultuar, ndėrsa kardiologėt referojnė qė infarkti i miokardit kėto kohėt e fundit po takohet nė mosha tė reja, ēfarė tregon pėr rolin favorizues ose shpėrthyes tė stresit.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 08-03-2008 mė 15:17
"Carpe Diem"
STRESI DHE SĖMUNDJET
Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit tė tij mbi organizmin varet nga rėndėsia, zgjatja, shpeshtėsia, shumėllojshmėria, shkalla e ndėrlikimit tė kėrkesave qė i parashtrohen njeriut. Sa mė i zgjatur nė kohė tė jetė stresi aq mė i rėndė ka ti ngjarė tė bėhet. Kjo nuk do ti thotė qė stresori fuqizohet, po aftėsia jonė pėrballuese ulet, raskapitet. Veprimi i stresorėve bėhet mė i rėndė kur kėta veprojnė nė tė njėjtėn kohė dhe ku janė radhitur e ngjeshur njėri pas tjetrit. Stresorėt e shumtė ose tė fuqishėm ēojnė nė ezaurim tė organizmit, duke krijuar njė situatė qė redukton nė mėnyrė dramatike aftėsinė e organizmi pėr t'ju pėrshtatur kėrkesave tė mjedisit ku jeton. Aftėsia intelektuale bie,pragu ndaj ngacmuesve rritet dhe reagimi bėhet i papėrshtatshėm. Kėshtu stresi lind njė stres tė ri. Situata tė tilla prodhojnė ose shpėrthejnė sėmundje tė ndryshme, disa edhe tė rėnda.Jo tė gjithė njerėzit reagojn nė tė njėjtėn masė ndaj stresit. Nė mėnyrė tė veēantė tipi A i personalitetit ėshtė mė i priruri pėr tė reaguar me stres tė fuqishėm ndaj ngacmuesve tė mjedisit. Nė mėnyrė tė pėrmbledhur kėta tipa tė pėrkufizohen si agresivė, ambiclozė, konkurrues, tė orientuar nga puna, kronikisht tė padurueshėm dhe gjithmonė tė preokupuar pėr realizimin e qėllimeve brenda afateve. Tipi A ėshtė gjithmonė vigjilent dhe nė gjendje alarmi. Pikėrisht kėta pėrbėjnė grupimin psikologjik mė tė prirur pėr stres tėfuqishėm dhe pėr t'u sėmurur nga stresi.
Nė gjykimin thjesht biologjik, lidhja ndėrmjet situatės sė stresit dhė sėmundjeve nuk ėshtė e vėshtirė pėr t'u vendosur. Me ndryshimet biokimike qė lindin nė gjak si dhe me ndryshimet e tjera nė gjėndrat endokrine dhe dėmtimin e mbrojtjes imunitare, faktorėt stresor mund tė shkaktojnė njė numėr tė madh sėmundjesh nė organizėm. Lidhja ndėrmjet stresit dhe sėmundjeve tė zemrės, hipertensionit arterial ėshtė e mirėnjohur. Shumė herė tė sėmurėt me infarkt tė miokardit tregojnė se sėmundja ndodhi pas njė zėnie nė punė, pas njė vdekjeje apo halli familiar, pas njė debati tė sforcuar apo njė humbjeje financiare. Nė qoftė se arteriet e zemrės janė paraprakisht tė ngushtuara nga arterioslieroza, gjatė stresit mbyllja mund tė' jetė e plotė dhe mund tė lind edhe infarkti. Ndikimi i stresit ėshtė studiuar nė popullata masive gjatė luftrave. Kėshtu, 30% tė banorėve tė Leningradit pėsuan hypertension arterial gja tė rrethimit tė tij, gjatė luftės se II Botėrore. Ushtarėt e rinj pas 1-2 muajsh tė Luftės kanė njė rritje tė presionit arterial diastolic (vlera e vogėl) mbi lOOmm Hg nė 27% tė tyre. Ushtarėt amerikanė nė Luftėn e Koresė kishin nė masė tė madhe ateroskleroze tė enėve tė gjakut tė zemrės, si pasojė e stresit tė luftės. Nuk janė tė rralla vdekjet e papritura gjatė emocioneve tė forta. Anasjelltas rritja e presionit arterial e shkaktuar prej tyre mund tė ēojė nė goditje tė trurit. Stresi i zgjatur ēon edhe nė uljen e forcave imunitare. Kėshtu janė tė njohura dėmtime e mukozės sė gojės ose infeksionet e tjera nė studentėt gjatė periudhės sė provimeve. Thinja e flokėve ėshtė gjithashtu njė e dhėnė ankdotale por qė tregon ndikimin e fuqishėm, gati tė pabesueshėm tė stresit nė organizėm. Rubrikat e sėmundjeve tė shkaktuara nga stresi nuk mbyllen me kaq.Ulēerat e stomakut, sėmundjet nervore dhe deri tek kanceret kanė nė historinė e tyre veprimin e faktorėve stresorė.
"Carpe Diem"
ADRENALINA DHE NORADRENALINA JANĖ MEDIATORET E STRESIT
Ēfarė ndodh nė organizėm gjatė stresit? Kur marrim njė lajm tė keq ose kur papritur njė ngjarje na gėzon shumė, kur nė rrugė duhet tė shmangim me shpejtėsi pėrplasjen me njė makinė, ose kur nė njė mbledhje pas njė kritike tė pamerituar, reagojmė tė nxehur, skuqemi ose zbehemi, djersitemi ose na thahet goja, shtrėngojmė grushtet ose kėrcasim dhėmbėt, ngrihemi nga vendi e flasim nė kėmbė, ndjejmė zemrėn tė rrahė, kokėn tė pulsojė ose veshėt tė buēasin. Nganjėhrė ėshė sytė nuk na shohin mirė dhė nė gjoks mund tė kemi ndjenja si kalimi i korentit. Nė kėto situatė njė i moshuar mund tė ndjejė njė shtrėngim nė gjoks dhe jo rrallė e shohim tė vendosė trinitrinėn (bar i zgjerimit tė enėve tė gjakut tė zemrės nė gjuhė). Pas kalimit tė kėtij faktori stresor, krahas tė ndjerit fitimtar ose tė humburit, tė rrezikuar ose tė lindur pėr sė dyti, ne ndjehemi tė lodhur, duam tė ulemi ose tė vendosim duart nė mes. Fati, shkalla e ulėt e agresivitetit tė stresorit ose pėrvoja na ndihmuan tė mbijetojmė nė stres. Por cili ėshtė mekanizmi magjik i ēlirimit tė kėsaj energjie tė brenshme qė na shkaktoi kėtė ndjėnjėsi?
Stresori vepron mbi shqisat tona dhe prodhon nė to sinjale, tė cilat shkojnė nė trupin tonė dhe prej aty vetėtimthi nxitet njė pjesė e sistemit tonė nervor e quajtur sistem simpatik. Rezuitati i kėsaj nxitjeje ėshtė ēlirimi nė gjak i 2 lėndėve kimike tė quajtura adrenalinė dhe noradrenalinė. Magjia e dikurshme emocionale ėshtė e thjeshtė pėr fiziologėt dhe psikologėt e sotėm. Adrenalina dhe noradrenalina prodhojnė shumicėn e efektove trupore gjatė emocioneve dhe stresorėve qė veprojnė pėr njė kohė tė shkurtėr. Nė kėto raste truri dhe muskuli duan energji pėr tė pėrballuar punė nėn tension. Prandaj furnizimi me gjak dhe lėndė energjitike ėshtė shtuar. Pėr kėtė zemra duhet tė rrahė mė shpejt dhe enėt e gjakut duhet tkurrur. Tė gjitha kėto pėrgatitje bėn organizmi pėr tė pėrballuar stresorin nėpėrmjet adrenaline dhe noradrenalinės. Ato pėrgatisin organizmin pėr rezistencė ndaj stresit ose pėr t'iu larguar atij.
SI TĖ PĖRBALLOJMĖ STRESIN
Kur njė stimul shkakton stres, njeriu pėrpiqet tė eliminojė ose stimulun ose gjendjen e shkatuar prej tij. Ndonėse mund tė menjanojmė njė pjesė tė stimujve stresorė, largimi i plotė i tyre ėshtė i pamundur. E ndėrsa menjanimi i stimujve stresorė ėshtė i pamundur, modulimi i pėrgjigjes sė tyre duket se mbetet fusha kryesore e pėrpjekjeve pėr tė eleminuar stresin. Pėrvoja dhe shprehitė janė njė mekanizėm qė na ndihmojnė pėr t'u orientuar nė situatat e reja duke pakėsuar stresin. Futja nė veprim e mekanizmave mbrojtės, siē janė sublimimi, racionalizimi, intelektualizimi etj, ndihmon pėr tė reduktuar pėrmasat e stresit. Meqenėse stresi shpesh lind si rrjedhojė e tė menduarit irracional dhe alogjik, riorganizimi i pėrcepsioneve dhe i tė tė menduarit mund tė ndihmojė nė pėrballlimin e stresit. Sė fundi, konsultimi me psikologėt ose mjekėt, pėrdorimi i mundshėm i barnave ankthheqės mund tė jenė njė mėnyrė e pėrkoheshme pėr tė pėrballuar stresorėt dhe efektet e tyre mbi organizmin.
"Carpe Diem"
Nuk mund tė them qė vetmia ėshtė aq e tmerrshme, siq e paramendojnė apo e pėrjetojnė disa. Vetmia ėshtė e mirė, meqė do tė kesh mjaft kohė pėr t'a studjuar vetvetėn dhe pėr t'i forcuar principet tua jetėsore. Njeriu pa e pėrjetuar vetminė nuk mundet tė vlerėsoj, tė krahasoj apo tė sheh ndryshimin kur ėshtė vet i dyti. Kur je i vetmuar tė mungon dashuria dhe e kundėrta. Vet Bota ėshtė dualiste. Njeriu gjithmonė dėshiron atė qė nuk e posedon.
"Njerėzit janė tė vetmuar sepse ato ndėrtojnė mure nė vend tė urave" - thote kjo fjalė popullore qė kaq mprehtėsisht e pėrshkruan tėrė problematikėn e vetmisė. Nuk e di se a ėshtė fat apo zgjedhje, por njeriu nė momentet mė tė vėshtira ndjehet i vetėm. Ne gjithmonė jemi tė vetėm, madje edhe nė hapin e fundit qė ndėrmarrim. Vetmia tė jep mundėsinė tė dėgjosh vetvetėn; tė kuptosh se njeriu nė tė vėrtetė gjendet i vetėm. Vetėm atėherė kur e njeh se ē'ėshtė vetmia, mund ta vlerėsosh shoqėrinė. Ne shqiptarėt i hedhim vetminė dhe vuajtjen nė njė thes. Vėrtet jemi tė vuajtur dhe tė vetmuar, por tė lumtur sepse e njohim vetminė.
"Carpe Diem"
Sa interesante
Pas kaq kohesh me rastisi te rifutem ne kete teme qe mund ta quaj nder me brilantet e forumit. Ka kaq shume per te folur dhe diskutuar sa mua me hipi prape deshira
Po ve edhe buzen ne gaz tani sepse me kujtohen replikat e mia te para me Di Anen, ku fatkeqesisht ajo qe kisha parashikuar ndodhi. Duke e personalizuar kaq shume ceshtjen, arriti nje pike ku tema u harrua dhe po vazhdon vetem me disa postime copy-paste te Di Anes ( jm i bindur qe ajo prape do filloje te me shaje tani)
Gjithsesi, une ftoj serisht te gjithe anetaret te diskutojme dhe ta gjallerojme kete teme me informacion. Kembengul qe nje pjese e rendesishme do te ishte pikerisht trajtimi i teknologjise dhe botes moderne, ndikimi i saj ne izolimin e njeriut modern.
Ju pershendes !
Jo gjithmone mund te gjejme kollaj nje zgjidhje te tille por besoj se c'do problem ka me shume se nje zgjidhje. Merzitja eshte nje problem dhe madje nje problem shume i madh pasi loz me jeten e personit keshtu qe besoj se duhet luftuar sidomos kur te pakten di arsyen perse merzitesh. Te turbullosh trurin me alkool nuk besoj se do ishte zgjidhja me e mire pasi nuk i lejon vetes te mendosh c'fare alternativa ke per te zgjidhur ate problem. Mendoj se ilaci numer nje kundra merzitjesh eshte te hapesh me dike per shkakun e merzitjes dhe te perpiqesh te gjesh nga buron, ku jane renjet e saj dhe te fillosh te maresh masa si mund ta eliminosh komplet. Po flas pak ne pergjithsi por mendoj se keto qe them kane te bejne me jeten e perditshme te shume personave duke perfshire edhe vete mua keshtu qe mendoj se ja vlen te meren ne konsiderate.
Gjithsesi liria e veprimit eshte e juaja por perpiquni te pakten mos lendonit te afermit tuaj dhe njerez qe ju duan me veprime te gabuara...
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt