Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 93
  1. #11
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Zemra Ime Eshte Nje Oborr



    Toka Nuk Eshte E Rrumbullt...
    Eshte Nje Oborr Katerkendesh...
    Ku Njerezit Sillen E Sillen...
    Poshte Nje Qielli Te Rende..


    Pashe Enderr Sikur Bota...
    Qe Nje Spektakel I Kendshem...
    I Rrumbullt E I Mbeshtjelle...
    Me Qiell Te Lehte Pende....
    Me Qytete ...fusha Te Paqta...
    Puthje E Gure Te Bere...
    Me Lumenj..male E Zemra...
    Si Varka Ne Det Te Gjere...



    Por Bota Eshte Nje Oborr...
    Ku Njerezit Sillen Ne Sere..


    Kur E Kur Rri E Kundroj....
    Te Kjo Frengji E Vreret....
    Dhe Me Syte Prek Jeten...
    E Zdrituar Qe Shoh Ne Enderr...
    Dhe Them Se Bota Aspak...
    Seeshte Ky Oborr Katerkendesh....
    Mes Kater Muresh Te Larta....
    Qe Mund Te Te Luajne Mendte...
    Kodrat Degjoj..zera..
    Te Lire Mes Rrapesh Fletegjere....
    Fjalosjen E Bruzte Te Detit...
    Qe Me Vijne Deri Ne Trikembesh....
    Eshte Jeta Me Thone...
    Akaciet Me Deget Si Tende...
    Curlikimet E Nje Zogu...
    Qeshja E Nje Djali Nen Hene....



    Po Ja Qe Nga Endrra Zgjohem....
    Hekurat E Qelise Me Behen....
    Si Shpat I Pjerret I Gjumit....
    Qe Bie Drejt E Ne Enderr...
    Gdhin E Perseri Gjithcka...
    Eshte Oborr Katerkendesh....
    Oborr Ku Sillen Njerezit....
    Sillen E Sillen Ne Sere...


    Kam Kaq Shekuj Qe Kam Lindur...
    I Murosur Koke E Kembe...
    Qe E Kam Harruar Boten...
    Harruar Flladin E Embel...
    Harruar Dhogat Pa Gozhde...
    Ti Ndez Dhe Ti Dredh Dhembet....
    Harruar Dhogat Pa Gozhde....
    Dyert Pa Kyce Te Renda...


    Ndaj Me Duket Se Gjithcka....
    Eshte Oborr I Ngushte Katerkendesh....
    Oborr I Ngushte E I Ulet....
    Poshte Nje Qielli Te Vreret...
    Qe Muret E Rrufepriteset...
    Fertele E Kane Bere.....
    Gjithcka..gjithcka...gjithcka....
    Eshte Oborr Katerkendesh....


    Oborr Ku Sillet E Sillet....
    Zemra Ime E Cmendur....
    Zemra Ime E Plagosur....
    E Cila Po Ashtu E Ka Formen....
    E Nje Oborri Katerkendesh.....

    Oborr I Ngushte Ku Njerezit...
    Sillen E Sillen Ne Sere...
    "Carpe Diem"

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Dëshiroj të shof me sy,

    të mos më djeg malli për ty,

    sikur të isha reze hane,

    do të hi në dhomën tande,

    vetëm ta dish se sa të dua,

    s'do tjetosh as një orë pa mua!







    Kur të pash




    Kur të pash më lindi simpatia,

    kur më buzëqeshe e dita se qenka dashuria,

    por kur më fole e dita,

    që do t'më thaush të dua,

    këtë e vrejta nga buzët e tua!





    Hapi krahët shpirti im!




    Hapi krahët lartë në qiell,

    ti për mua je diell,

    por e lumtur prap nuk jam,

    se TY afër nuk të kam!





    Të dua....




    Të dua, për ty vuaj!

    Të dua, për ty shkruaj!

    Të dua, për ty ëndëroj!

    Deri në vdekje ty s'të harroj!








    Do të flas për ty!




    Unë jetoj, se të dua shum!

    syt e tu, i shoh edhe në gjum!

    Jetën do ta jap, për tënden dashuri!

    në varr kur do t'më pyesin,

    do të flas për ty!






    Sy....!


    Sy të zi ka plot,

    por ata jan të kotë,

    i vetmi për mua,

    je ti në kët botë!




    Zemër.......!



    Më mir i varfur,

    zemër PATRIOT!

    Se sa i pasur,

    e zemër IDIOT!







    Malli për ty!




    Malli për ty, frymën mandali!

    Eja tek unë, një puthje ta fali!

    Kur t'mi puthish buzët e mia,

    e din o shpirt, qka është dashurija!

  3. #13
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Besoj Te Njeriu..........



    Ndonese Jam Lindur Ne Gjak..lot E Mundime...
    Ndonese Kam Lindur Ne Gjak..lot E Mundime..
    Ndonese Kendoj Ne Gjak ..lot E Mundime..
    Besoj Te Njeriu...

    Edhe Sepse Ai Capitet...
    Duke Mbajtur Mbi Krye...
    Qiellin Pa Fund...
    Plumbin E Mekatit Duke Mbajtur Ne Gjunje...
    Besoj Te Njeriu...


    Edhe Sepse Ai Mbjell E Korr...
    Mbrun Hekur Me Urine Prane...
    Dhe Vere Pi Te Trashe E Me Shkume ...
    Besoj Te Njeriu...

    Edhe Sepse Ai...
    Ne Cfaredo Uji Qofte...
    Hidhet Per Te Mbyturin...
    Per Te Verteten...
    Per Peshkun E Arte..
    Per Endrren...
    Besoj Te Njeriu....


    Edhe Sepse Ai Ze Miqesi Me Henen...
    I Jepet Ne Krahe Eres Se Hamullt...
    Edhe Sepse Ai..i Dorezohet Atomit...
    Besoj Te Njeriu...

    Edhe Sepse Ai Me Buzagaz E Ruan...
    Lulen E Thate Krrelen E Prere...
    Sepse Po Buzagaz...
    Kujton Femijerine...
    Besoj Te Njeriu.....


    Edhe Sepse Ai Bie Te Flere Nen Gjemime...
    Sepse Dashuron Buze Varrit...
    Sepse Mbi Germadhen Ngre Te Birin...
    Dhe Pret Agimin Pas Nates Sterre...
    Pret Agimin...
    Besoj Te Njeriu...besoj
    "Carpe Diem"

  4. #14
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Metamorfoze......



    Ka Here Kur Une Edhe Vdekja Jemi Nje...

    E Hame Buken Prej Se Njejtes Fete...
    E Pime Veren Prej Se Njejtes Gote..
    Dhe Miqesisht Ne Heshtje I Shkojme Oret...
    E Njejtin Liber Duke Lexuar...


    Ne Ato Here Vdekja...vdekja Ime..
    Me Vjen Kur Une Jam Vetem Ne Shtepi...
    Rrime Atehere E Fjalosim Shtruar...
    Per Gjithe Sa Ndodh Ne Bote Rrotull Nesh..
    Si Per Te Gjitha Gjerat Qe Nuk Mund Ti Kem...
    Fjalosim Shtruar Une Edhe Vdekja Ime...

    Ne Ato Here Po Vec Ne Ato Here....
    I Shkruan Vdekja Poezite E Mia...
    E Mi Lexon..ndersa Une Behem Vdekje..
    E E Degjoj Ne Heshtje..ashtu Sic Dua...
    Te Me Degjoje Ajo Kur Lexoj Une...

    Ka Here Kur Une Edhe Vdekja Jemi Nje....
    E Koha Rrjedh Ngadale E Ne E Ndajme...
    Vdekja Edhe Une...pa U Shtirur Fare...
    Duke U Marre Vesh Me Dinjitet...
    Pastaj Cdo Gje Rikthen Ne Vend Te Vet...
    Dhe Udhen E Vet Vazhdon Sikush Prej Nesh.....
    "Carpe Diem"

  5. #15
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Deshire Ne Agim......



    Tani Agimi Po Me Sjell Nje Degez...
    Me Trendafila Te Bardhe..por Une Si Dua..
    Jo Per Keta Trendafila ..po Per Kundermimin ...
    E Kurmit Tend Kam Ardhur Deri Ketu...

    Jam Zgjuar..kurmi Yt I Paharrueshem...
    Kujtimin Tend Do Ta Permbyte...
    Ti Me Auroren E Trishte Njesh Je Bere ...
    Dhe Siper Tokes Ngrihesh Qetesisht...

    Drejt Meje Vjen Me Bonjakerine E Dites...
    Dhe Shtratit I Afrohesh Krahehapur...
    Ashtu Si Ardhja E Ngadalte E Dimrit...
    Ashtu Si Zgjimi Nga Nje Harrim I Zgjatur....

    I Verber E I Vdekshem Mbi Mishin Tend...
    Mbi Gjoksin Tend Ku Zbardhin Dy Vetmi...
    Ve Zemren Time E Mbaj Vesh..ne Dhe...
    Ne Toke Te Askujt Zemra U Kthye Tani...

    Si Nje Kumtim I Shpejte Vetetime...
    Nje Dore E Zgjatur Prej Nje Enderrimi...
    Tani Me SjE..dhe Nje Zbardhim Kopshtijesh..
    Cel Lulet Per Kete Deshiren Time...

    Te Desha Ndoshta Per Gjethen Ngjyre Ar...
    Qe Ne Zemren Tende Njihja Vjeshte Per Vjeshte...
    Po Sot Jo Me..te Bien Klarinetat...
    Feste E Ringjalljes Se Trupave Sot Eshte...

    Do Te Ngrihemi Se Toku Me Agimin...
    E Zhveshur Je Dhe E Bardhe..nje Perqafim...
    U Bera Vone..po Iken..e Hirta Nate..
    Tani Ka Mbetur Mbi Mendimin Tim....

    Kurm Tjeter Me Ne Jete Skam Per Te Gjetur..
    As Brenda Jetes Vete..kete E Di..
    Ra Qetesi E Agimit..mund Te Shkojme...
    Te Me I Larti Mal Do Ngjitemi Une E Ti...

    Po Ja Ku Na Bejne Thirrje Te Harrojme...
    Terr Ka Ne Rruge Edhe Ne Gjoksin Tim...
    Si Nje Keshtjelle E Zbrazet Prej Kristali...
    Me Behet Cope E Cike Cdo Enderrim.
    "Carpe Diem"

  6. #16
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E Verteta..


    C.eshte E Verteta A E Di?


    Gastare E Thyer Ne Befasi..
    Qe Mbush Me Cifla Nje Qytet..
    Plis Balte Shkelur Per Ibret...
    Klithme E Te Mbyturit Ne Uje..
    Qime Te Furces Bere Rremuje...
    Gjak Ne Lekure Te Holle Kali..
    Uje I Kulluar Si Kristali...
    Ne Gishterinjte E Nje Zuzari...
    Ca Vezullime Ngjyre Ari..
    Ne Hekurin E Shatit Te Zi...
    Qe Ne Kopshte ..ne Erresi..
    Zhvarros Kokallla Varr Me Varr..
    Ne Letra Hile..ne Pune Qar...
    Liqene Rruges Qosh Me Qosh...
    Dhembje..mekat..frikesim Dhe Bosh..
    Mendime E EnDrra Ndare Me Dysh...
    Njeriu Qe Kam Perpara Sysh.
    "Carpe Diem"

  7. #17
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ngulmim...



    Leri Ne Bregun E Te Sotmes.....
    Rrobat E Tua Dhe I Zhveshur...
    Hidhu Ne Bregun E Te Nesermes...

    Dielli Plak Si Perendi...
    Tu Dukte Per Cdo Agim....
    I Ri Ne Duart E Tua Te Zbrazeta....

    Nga Ky Luadh Me Lule..tani Krejt I Perdiellur...
    Shperthen Me Vrull Drej Teje I Trishte Shpirti Im...
    Mbremja Bie Ngadale Ne Ajrin Tingujdredhur....
    Nje Iluzion I Lashte Reketin Ne Perendim....


    Marrezia E Plages Sime Me Beka Te Pamate...
    Te Ndritshem E Te Arte Si Det Te Shqetesuar...
    Te Ti Kthehem Serishmi Ne Agim Te Kesaj Nate...
    Nga Dielli Perflakur...nga Qielli Parfumuar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 11-01-2007 më 17:21
    "Carpe Diem"

  8. #18
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Përkthime të ndryshme - nga unë dhe të tjerë...

    Udhetim Perfundimtar....



    Do Te Iki....dhe Do Te Mbeten Zogjte...
    Me Kenge Ne Goje...
    Do Te Mbetet Kopshti Im...pemet E Gjelbra ...
    Dhe Pusi Ne Oborr...


    Cdo Pasdite Qielli Do Te Jete I Kalter E I Qete...
    Dhe Fshati Do Te Perterihet Cdo Vit....
    Dhe Ne Ate Kend Te Kopshtit Me Lule E Gelqere...
    Do Te Bredhe I Permalluar Shpirti Im.....


    Do Te Iki...dhe Do Te Mbes Vetem Pa Vater....
    Pa Peme Te Gjelber...pa Pus Ne Oborr....
    Pa Qiell Te Kalter E Te Qete....
    Dhe Do Te Mbeten Zogjte Me Kenge Ne Goje..
    "Carpe Diem"

  9. #19
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    I Di Te Gjitha Perrallat....

    Shume Gjera Vertet Nuk I Di....
    Po Une Sflas Per Ato Qe Si Di....

    Te Gjitha Ckam Pare..jane Te Verteta...
    Dhe Kam Pare....
    Se Djepin Njerezor E Kolovisin Me Nje Perralle...
    Se Lotet Njerezore I Mbysin Me Nje Perralle...
    Se Helmet Njerezore I Mbysin Me Nje Perralle...
    Se Kockat Njerezore I Varrosin Me Nje Perralle...
    Se Frika Njerezore Prej Vdekjes I Shpiku Keto Perralla...


    Shume Gjera Vertet Nuk I Di...
    Po Mua Me Kane Pas Vene Ne Gjume Me Perralla...
    Dhe Tani I Di Permendesh Ato Perralla.
    "Carpe Diem"

  10. #20
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa E Trishte..


    Sa E Trishte Sa E Zymte Do Te Ishte...
    Sikur Kjo Rruge Te Zgjatej..te Zgjatej..te Zgjatej..
    E Pergjate Saj Te Perseriteshin Ne Pambarim....
    Po Ato Fshatra...po Ato Qytete ....
    Po Ato Fusha...po Ato Grigja....


    Sa E Trishte Sa E Zymte Do Te Ishte...
    Sikur Kjo Jete Te Zgjatej Te Zgjatej Njemije Vjet......


    Kush Do Ta Kalonte Dot Pa Pune?....
    Kush Do Ta Bente Te Durueshme....
    Kush Valle Kush Me Thuaj Te Lutem?..
    Kush Dhjete Shekuj Plot Te Historise...
    Deri Ne Fund Do Ti Kalonte Dot....
    Kur Me Te Tjera Data Me Tjeter Rradhe...
    Po Ato Ngjarje Do Te Vinin Nje Pas Nje?....

    Po Ato Luftera...po Ata Kallpazane...
    Po Ata Burgje ..po Ata Tirane...
    Po Ato Sekte..po Ata Sharlatane...
    Me Tjeter Date ...me Tjeter Rradhe...
    Po Ata Poete Do Te Rivinin Nje Pas Nje?....




    E Trishte Do Te Ishte....
    Si Kjo Liste E Vjeter Ngjarjesh....
    Perpiluar Per Ne Prej Dikujt Pergjithnje....
    "Carpe Diem"

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 30-05-2025, 13:15
  2. Përgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •