Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Kur dashuria bëhet sëmundje?!

    Nuk ka dyshim se dashuria nuk është një sëmundje në vete. Me të vërtetë ajo është e njohur vetëm si ilaç për shumë probleme dhe sëmundje që ne si qenie njerëzore i vuajmë. Megjithatë dashuria mund të kthehet në një sëmundje nëse bëhet mani, nëse kalon përtej kufijve të saj ose nëse objektivi i dashurisë është i pavlefshëm. Kur kjo ndodh, atëherë dashuria me të vërtetë bëhet një sëmundje që kërkon një ilaç.
    Aftësia për të menduar pasojat e largëta të veprave tona është një nga cilësitë e dallueshme që e ndajnë njerëzimin nga gjallesat e tjera. Nga kjo është ajo që një person nuk bën çfarëdo që dëshiron. Ai së pari mendon rreth asaj çka është prapa saj dhe për atë çfarë vjen nga ajo.
    Për shembull, ai/ajo mund të ndalojë veten duke menduar përpara se të kryejë ndonjë vepër të caktuar nga fakti që ai/ajo mund të marrë sëmundje e Sida-s. Ai/ajo mund të reflektojë mbi atë sëmundje të llahtarshme që ka marrë jetën e miliona vetëve, ( e kam fjalen per disa njerez qe qojne dashuri te shfrenuar me njerez te panjohur ).Pra , Ne nuk duhet të jemi të papërgjegjshëm për veprat tona që bëjmë.
    Disa rrjedhoja të këqija të kësaj sjelljeje janë psikologjike në natyrë. Një mashkull që dashurohet pas femrave, arrin deri në atë pikë sa nuk kënaqet kurrë. Ai përjetësisht zbulon variante dhe asnjë bukuri nuk është më e mjaftueshme për te. Për shkak të kësaj, ai mund ta gjejë veten e tij përjetësisht të privuar nga kënaqësia e lejuar që gjendet brenda martesës. Pasi sensi i tij dhe ndjenjat i janë shkatërruar. Kjo ndodh kur disa të rinj bëjnë udhëtime të shumta dhe shpenzojnë kohën e tyre , në shoqëri jo të mira dhe me reputacion të keq. Prandaj, për të pasur sukses duhet të udhëzohemi kah këto drejtime:
    1.Drejtimi kah dashuria me sinqeritet , sepse dashuria me sinqeritet është ilaçi më i mirë.
    2.Drejtimi i energjive dhe aftësive kah ajo çfarë është më e ndershme
    (më e besueshme) , më e çmueshme .
    Një zemër që është plot me shqetësim për të tjerët do jetë një zemër plot me dashuri, por jo një skllave e dashurisë. Ne kemi nevojë për të zhvilluar talentet tona, mendjet tona dhe për të vendosur kreativitetin në praktikë.
    Të dashurohemi por të dashurohemi me mendjemprehtesi ,dëshirë për
    njëri-tjetrin , si dhe për një qëndrueshmëri në dashuri.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 03-12-2007 më 22:43
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga gimi3
    Nuk ka dyshim se dashuria nuk është një sëmundje në vete. Me të vërtetë ajo është e njohur vetëm si ilaç për shumë probleme dhe sëmundje që ne si qenie njerëzore i vuajmë.

    Një zemër që është plot me shqetësim për të tjerët do jetë një zemër plot me dashuri, por jo një skllave e dashurisë. Ne kemi nevojë për të zhvilluar talentet tona, mendjet tona dhe për të vendosur kreativitetin në praktikë.
    Të dashurohemi por të dashurohemi me mendjemprehtesi ,dëshirë për
    njëri-tjetrin , si dhe për një qëndrueshmëri në dashuri.


    Pergezime per temen.....

    Po eshte e vertete qe dashuria eshte nje semundje me vete dhe po e vertete qe kur je i dashuruar edhe ndjehesh i tille,kemi pershtypjen qe gjithcka shkon mire dhe cdo gje qe na rrethon ka ngjyre trendafili....
    Sigurisht qe behemi skllever te saj sepse japim cdo gje per te dhe pa dashuri nje jete duket plotesisht e vdekur dhe jo e plote.


    Te gjitheve na merr kjo anije ..............

    Nje anije e bukur dhe na con ne nje vend qe as vete nuk mund tja gjejme mbarimin,ne nje vend ku cdo gje ne fillim eshte e mbushur me drita edhe lumturi dhe me kalimin e nje fare kohe perfundon ne nje oqean pafund,ne te cilin te duket vetja i braktisur edhe i vetmuar dhe ku shprese nuk ka....
    Kur dashurohemi eshte e veshtire te qendrosh vigjilent dhe mendjemprehte;dhe mund te them plotesisht e pamundur sepse besojme vetem ate cka ndjejme,i besojme vetem ndjenjes edhe pasionit....
    Njekohesisht kjo deshire per te cilen ti flet ekziston sepse pikerisht kjo lloj deshire na ben qe te besojme ne dashuri dhe te fluturojme ne kete destinacion te panjohur dhe ndonjehere zhgenjyes dhe fatal....
    Po lind pyetja si mund te veprojme per te mbajtur gjalle dhe per ta bere te pavdekshme kete dashuri qe kemi per njeri tjetrin???

    Si mund te duam ne perjetesi?

    Si mund te parashikojme qendrueshmerine??

    Te gjithe ne dashuri nisemi me endrren e bukur qe kjo gje mos te kete fund dhe te vdesim me ate qe duam,,,po a eshte valle kjo e mjaftueshme per ti bere balle problemeve qe mund te hasim ne dashuri?
    Si mund te themi ....Ti je i imi dhe i tille do mbetesh?Sbesoj te varet vetem nga ne!!!

    Po eshte sinqeriteti dhe ndjenjat e pastra qe mbajne gjalle nje dashuri po per fat te keq asgje nuk parashikohet dhe programohet....AS DASHURIA VETE...


    respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 03-12-2007 më 22:43
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Per Te Pasur Nje Dashuri Te Sukseshme Ne Duhet Te Jemi Te Guximshem

    [QUOTE=DI_ANA]Pergezime per temen.....

    Po eshte e vertete qe dashuria eshte nje semundje me vete dhe po e vertete qe kur je i dashuruar edhe ndjehesh i tille,kemi pershtypjen qe gjithcka shkon mire dhe cdo gje qe na rrethon ka ngjyre trendafili....
    Sigurisht qe behemi skllever te saj sepse japim cdo gje per te dhe pa dashuri nje jete duket plotesisht e vdekur dhe jo e plote.
    po e citoj nje thenie ashtu kalimthi lexuar ne nje liber :

    Dashuria eshte e Verber , por Martesa ( Besnikeria ) ia kthen Aftesine Per te Pare

    Te gjitheve na merr kjo anije ..............

    Nje anije e bukur dhe na con ne nje vend qe as vete nuk mund tja gjejme mbarimin,ne nje vend ku cdo gje ne fillim eshte e mbushur me drita edhe lumturi dhe me kalimin e nje fare kohe perfundon ne nje oqean pafund,ne te cilin te duket vetja i braktisur edhe i vetmuar dhe ku shprese nuk ka....
    Kur dashurohemi eshte e veshtire te qendrosh vigjilent dhe mendjemprehte;dhe mund te them plotesisht e pamundur sepse besojme vetem ate cka ndjejme,i besojme vetem ndjenjes edhe pasionit....
    Njekohesisht kjo deshire per te cilen ti flet ekziston sepse pikerisht kjo lloj deshire na ben qe te besojme ne dashuri dhe te fluturojme ne kete destinacion te panjohur dhe ndonjehere zhgenjyes dhe fatal....
    Po lind pyetja si mund te veprojme per te mbajtur gjalle dhe per ta bere te pavdekshme kete dashuri qe kemi per njeri tjetrin???
    nje shoqe e imja me pat pyetur : " agim tha a pajtohesh qe dashuria eshte si nje bublegum ( sakez ) , fillimi i tij eshte i embel , ndersa fundi i idhet " i thashe po varet ai sakiz a eshte origjinal ( e kisha fjalen per Orbit ) por edhe per njeriun te cilin e don , a eshte i vertet ai ne besnikeri , ne origjinalitet .

    Si mund te duam ne perjetesi?

    Si mund te parashikojme qendrueshmerine??

    Te gjithe ne dashuri nisemi me endrren e bukur qe kjo gje mos te kete fund dhe te vdesim me ate qe duam,,,po a eshte valle kjo e mjaftueshme per ti bere balle problemeve qe mund te hasim ne dashuri?
    Si mund te themi ....Ti je i imi dhe i tille do mbetesh?Sbesoj te varet vetem nga ne!!!

    Po eshte sinqeriteti dhe ndjenjat e pastra qe mbajne gjalle nje dashuri po per fat te keq asgje nuk parashikohet dhe programohet....AS DASHURIA VETE...
    Nje duhet pasur parasysh : " Nese Nje Njeri S'eshte Sprovuar Ne Dashuri , Thjesht Ai Njeri Nuk Do T'ia Dije Vleren Asaj Dashurie ( Sdi Ta Mbaje ) "

    " Per Te Pasur Nje Dashuri Te Sukseshme Ne Duhet Te Jemi Te Guximshem "
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Si mund te sprovohemi ne dashuri?

    Si mund te zgjedhim ate qe eshte e mire per tu zgjedhur,ne rastin tend ndjenja e dashurise edhe shija e saj nuk mund te jete thjesht nje cumcakiz!!!?

    Kete dashuri te suksesshme qe enderrojme te gjithe si mund ta arrijme nepermejet guximit?

    Per cilin guxim eshte fjala,per nje guxim me sakrifica nga dikush dhe jo nga tjetri.,?.

    Me fal po per mua dashuria e perjetshme nuk mundet te ekzistoje...cfare do lloj gjeje te bejme ne nuk mund te ndryshojme te verteten...


    DASHURI ne eternitet nuk ka..
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    "Dashuri quajm shqetesim i shpirtit te pa brenga"
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 03-12-2007 më 22:44
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #6
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Dashuria eshte nje ilac por ne kerkojme ta marrim me doza te teperta dhe per pasoje,perfundojme ne overdose....megjithate ka edhe raste qe ne nuk mund ta marrim mjaftueshem,per pasoje ilaci nuk krijon efektin e duhur....jemi ne qe nuk e perdorim si'c duhet kete ilac apo eshte doktori (zot) qe na e ka mbushur rreceten gabim?!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Dashuria eshte nje ilac qe te sheron ndonjehere,ndonjehere te semure.Dashuri te perjetshme nuk ka per mendimin tim.Dashuria ashtu si lind ashtu mund edhe te vdes.Cdo gje ka fund ne kete jete.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    dashuria eshte dicka qe te merr mendjen dhe te ben te biesh kok e kembe brenda , dashurine duhet te dish ta fitosh dhe ta ruash njekohesisht , dashuria eshte gjeja me e bukur per njeriun dhe ben qe te harroje gjithcka .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Snow^White
    Anëtarësuar
    28-07-2005
    Vendndodhja
    Atje Ku Qielli Dhe Toka Bashkojne Dashurin Tone...Engjelli Im
    Postime
    248
    Dashuri===Humbje Llogjikes!
    "Forgive your enemies, but never forget their names. \" - John F. Kennedy

  10. #10
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow

    Si mund te zgjedhim ate qe eshte e mire per tu zgjedhur,ne rastin tend ndjenja e dashurise edhe shija e saj nuk mund te jete thjesht nje cumcakiz!!!?
    Kur e kisha fjalen e cumcakizit dmth shoqja ime e ceki se dashuria eshte cumcakiz , mirepo une ja bera me dije asaj qe e tera varet nese ai cumcakiz eshte origjinal ( cumcakizin e bera dashuri , pra nese ajo dashuri eshte origjinale , jo falco , ne kuptimin jo per shfrytezim te njeri-tjetrit por qellimi im ishte te ket dicka qe i lidh dy persona sic eshte rasti i femijeve binjak sidomos ata qe jane 1 vezor , teper veshtire e kane te qendrojne pa njeri-tjetrin kupton?! )

    Kete dashuri te suksesshme qe enderrojme te gjithe si mund ta arrijme nepermejet guximit?
    Nese kemi deshire qe te arrijme dicka duhet pasur guxim e nese kemi guxim ateher ia vlen te investosh ne dicka qe ka efekt te mire , qe eshte produktive ketu e kam fjalen per te pasur nje dashuri te qendrueshme

    Si mund te sprovohemi ne dashuri?
    Nese don te kesh lidhje me nje person me te cilin do kaloje pjesen e mbetur te jetes me te , ateher duhet ta sprovosh ate person por jo ne menyre qe t'ia qitesh te metat ne shesh , por ta testosh a eshte me te vertet i fjales , a eshte njeri i ndershem , qe vertet te bind se ka nevoje per ty , qe te pranon ashtu sic je etj.

    Me fal po per mua dashuria e perjetshme nuk mundet te ekzistoje...cfare do lloj gjeje te bejme ne nuk mund te ndryshojme te verteten...
    Nje Bote Nuk Eshte E Mjaftueshme Ta Dashurosh Nje Njeri Qe E Meriton Dashurine Te Cilen Ti Ia Reflekton
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 03-12-2007 më 22:45
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Zemra e plagosur nga dashuria: Mbi sëmundjen
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 06-06-2011, 05:15
  2. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  3. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  4. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  5. Kur dashuria bëhet sëmundje ?
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 16:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •