Bashkëpunim ndërinstitucional mes Kosovës dhe Shqipërisë
Po vazhdojnë aktivitetet e shumta të përbashkëta mes dy shteteve tona. Interpretim mbresëlënës i kantatës së përmasave të mëdha “Carmina Burana” të martën mbrëma në Tiranë.
Një bashkëpunim i frytshëm në mes të trupës artistike të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit në Tiranë dhe Korit të Filharmonisë së Kosovës me pjesëmarrjen e Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Konservatorin Shtetëror të Salernos “Giuseppe Martucci” (Itali) dhe Korin e zërave të Bardhë të TKOB-së, krejt kjo në drejtimin e mjeshtrit italian Jacopo Sipari di Pescasseroli.
Aktivitetet vazhdojnë me një tjetër mbrëmje për tu mbajtur mend. “Quattro pezzi sacri” nga G. Verdi vjen në skenën e TKOB-së për të vulosur madhështinë e kompozitorit Giuseppe Verdi. Më 8 prill prej orës 20:00 në TKOB.
Gazeta Express
https://www.gazetaexpress.com/bashke...he-shqiperise/
Krijoni Kontakt