Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 42

Tema: Momente...

  1. #21

    Mire se erdhe oh Dreri

    Do te presim me buke e krip e zemer...

    C'do gur i Drenices ka historin e vet...

    Pluhuri i asaj toke ti verbon nga nje here syte qe mos te harrosh se ajo toke eshte e ulur ne gjake gjate gjithe historis se vet.

    Te fala more mik
    nga
    Arberia e vogel

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Postime
    15

    Drenit

    Ty dre djali
    t`kjosha true
    Ne ate djep trimashpo don me shkue
    meu shtrue logut
    me burra te venit
    ja thone gishtit e kuvenit;
    bajn duhan n`kuti t`bakfanit,
    qe ta qet i parii venit.
    Vec n`ma ngofsh ti mue ni fjal;
    -ka gjimnazi mos me dal.
    Porse punen tjerre holle
    per mos meu da
    qysh ke da" Kola n`Gjakove"

  3. #23

    Me morri malli

    Me morri malli te pi nje makiato nen ate lisin e terases se Grandit...
    Me morri malli te grindem me nje mik timin,qe c'do here me nevrikoste me thumbat e tina por sonte disi edhe ato fjelet e tina me thumba po me mungojn.
    Me morri malli te shetis ne ora 1 te mengjesit nga Korozo deri tek rrethi duke kenduar se bashku me ata qe pastroshin rruget e qytetit...

    Ehhh per shume gjera me morri malli sonte...por me se shumti per air Kosove...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 04-10-2003 mė 00:09

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    O bab o trim per liri luftove
    luftove qe atdheu te kete diell e hene
    O baba o trim ti nuk e mendove
    se ne liri per buke do te vuaj ime nene
    !...

  5. #25
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    [Jashte teme. Shiu]

  6. #26

    Unhappy

    Kam vendos ne te ardhemen
    Lotet qe dedhi per ty
    Do i vendosi ne shishe
    Sasia e loteve ne ate shishe
    Do tregon se shume do me mungosh!!

  7. #27
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nervat dhe historite private nuk i hyjne ne pune asnjerit. Ju lutem mos e ngaterroni forumin me debate te tilla pa kuptim dhe interes.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Postime
    15
    Jashte teme

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Mjellme e nderuar!
    Sot hyra definitivisht ne temen tende dhe me impresionuan shkrimet tua!
    Dua vetem te shpreh respektin tim te thell per ty (dhe te te them ne vesh: Mos thuaj se nuk din te shkruash) je fantastike.
    Te faleminderit per kenaqesine qe me ofrove gjate leximit te postimeve tua!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  10. #30

    VIZITA IME E PARE NE TOKEN E ENDERRUAR

    2 Gusht 2003

    Prishitne-Kukes-Lajthiz

    Edhe pse vizita ime ne Shqiperi ishte paramenduar,ajo nuk ndodhi krejt ashtu. M’u desh te udhetoja vetem. Dy shoqeve te mia qe me kishin premtuar, ashtu papritur iu be i pamundur udhetimi. Ē’te beja? Ti tregoja nenes nuk mundja,pasii ajo do te brengosej. Me thonin te hiqja floririn dhe te ruaja dokumentat. Dija fare pak per Shqiperine.
    U pershndeta me nenen, te cilen nuk munda ta shikoj ne sy. E genjeva, sepse viziten ne Shqiperi e beja VETEM.

    Arrita ne stacionin e autobusave edhe pse disi e frikesuar. Ne koke me silleshin disa pyetje, te cilat do ta gjenin pergjigjen pasi ta vija kemben ne token e shenjte.Dikund kah ora 22 arritem te kufiri Kosove-Shqiperi. Doganeri na i kerkoj leter njoftimat, ndersa neper trupin tim kaluan ca rremojca. Ishte per mua hera para qe shijoja ajrin e tokes se enderruar.Me fluturoj mendja ne Ulqin ne vitet 90, ku per te pare vetem nje koder te Shkodres nevoitej te paguash shume shtrejte, por nuk thuhet kot “ēdo knaqesi paguhet!” Krah meje ishte nje e moshuar qe i ngjante nenes sime, por jo si ajo. Xhelozoja henen qe e shihte krej Shqiperine, e une shihja vetem fragmenet te saj. Ishte nate dhe tek tuk dukej ndonje drite. Ne te zbardhur feskin shtepi te bardha dhe me ngjyre, te shperndara si ti kishte ngulur dikush aty, mes maleve, prane lumenjeve, rrethuar me peme dhe areza te vogla, qe vera i kishte thare.
    Pernjehere m’u kujtua diktatori dhe vuajtjet e popullit tim, qe Prishtina u dukej e larget si te qe ne Azi.
    Mu kujtua miku im amerikan James, i cili me ore te tera me kishte fol per malet e Shqiperise, aq sa e ndija veten keqe atje ne Amerike, kur nje Amerikan dinte me shume per token time e une ende nuk kisha ndi perqafimin e saj. Por ja, tani jam edhe une ne keta thepa, ne keto pisha, ne keto mrekullina natyrore.

    Per mua si vizitore keto ishin knaqesi por, si ishte viti 1999 per mijra bashkombas te mi ?

    Sa vdekje ka pas ne keta thepa ?

    Sa dhimbje ka pas ne keta thema ?

    ...Per momentin mbylla syt te mundohemi ti ndij vajin e fosnjeva...ofshamen e nenave por prap nuk mund ti ndij sepse nuk mi kan gris kembet keta thepa, nuk kam ec kembzbathur,nuk me kan ulerit zorret nga urija.Mund ti kuptoj por jo ti ndjej.Thuhet ne nje fjale te urte"i ngiti te untit nuk ia beson".
    Po i afrohemi qytetit te zemres se madhe, Kukesit, te cilit shume refugjate ja kan ndi ne shpirt mikepritjen e tij!
    Ishte terre por nga pak dukej qyteti.Pashe ca njerz ne rruge,te cilet na pershndeten, pash nje dyqan cili ishte hapur.Ishte dikund mbas mesnate. U habita, me paten thene se naten nuk ka njerez edhe dyqane te hapura, por ja qe qenka ndryshe.

    Ndalesa jone e pare ishte ne fshatin Lajthize,sa bukur tingllonte ky emer ndoshta pse ishte shqip. Dola me padurim nga autbusi.Ne anen tjeter te rruges ishte nje shkemb i vogel.Kalova rrugen edhe iu afrova, putha ate gur. Ishte gur i tokes sime! Me dukej se edhe e ndjen puthjen time. Eh guret, te vjeter sa shqiptaret! Me shkoj mendja tek babai im,i cili tani ishte ne nje bote tjeter. Eh, sikur edhe ai te ishte me mua! Sikur shifja baben tim te veshur me uniformen e partizanit,ka qene ushtar i Brigades se 5 te Vlores.Me siguri ka kalu neper keto male.U mundova te luftoj kunder loteve te mi, por ishte e pamundur. Bjeshket shpalosnin gjithe bukurine e tyre. Prane lokalit valevitej flamuri shqiptar dhe muzika shqipe. Edhe pse dicka jo e mire kaloj ne mendjen time, tani ndjehesha mire. Burimi rreze malit me flladiti paksa ndersa gjumi po me vinte rrotull...

    Vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 23-10-2003 mė 22:03

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u ndjet nė ato momente?
    Nga ergys18 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-02-2024, 06:03
  2. Ēfar kishit dashur ne keto momente ?
    Nga BaNi! nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 945
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 17:26
  3. Momente tė kalimit nė Islam tė shqiptarėve nė shek. XV-XVII
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2005, 11:31
  4. Si Jeni Ndjere Ne Ato Momente???
    Nga nelsi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 19:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •