Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 42

Tema: Momente...

  1. #21

    Mire se erdhe oh Dreri

    Do te presim me buke e krip e zemer...

    C'do gur i Drenices ka historin e vet...

    Pluhuri i asaj toke ti verbon nga nje here syte qe mos te harrosh se ajo toke eshte e ulur ne gjake gjate gjithe historis se vet.

    Te fala more mik
    nga
    Arberia e vogel

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Postime
    15

    Drenit

    Ty dre djali
    t`kjosha true
    Ne ate djep trimashpo don me shkue
    meu shtrue logut
    me burra te venit
    ja thone gishtit e kuvenit;
    bajn duhan n`kuti t`bakfanit,
    qe ta qet i parii venit.
    Vec n`ma ngofsh ti mue ni fjal;
    -ka gjimnazi mos me dal.
    Porse punen tjerre holle
    per mos meu da
    qysh ke da" Kola n`Gjakove"

  3. #23

    Me morri malli

    Me morri malli te pi nje makiato nen ate lisin e terases se Grandit...
    Me morri malli te grindem me nje mik timin,qe c'do here me nevrikoste me thumbat e tina por sonte disi edhe ato fjelet e tina me thumba po me mungojn.
    Me morri malli te shetis ne ora 1 te mengjesit nga Korozo deri tek rrethi duke kenduar se bashku me ata qe pastroshin rruget e qytetit...

    Ehhh per shume gjera me morri malli sonte...por me se shumti per air Kosove...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 04-10-2003 mė 00:09

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    O bab o trim per liri luftove
    luftove qe atdheu te kete diell e hene
    O baba o trim ti nuk e mendove
    se ne liri per buke do te vuaj ime nene
    !...

  5. #25
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,213
    [Jashte teme. Shiu]

  6. #26

    Unhappy

    Kam vendos ne te ardhemen
    Lotet qe dedhi per ty
    Do i vendosi ne shishe
    Sasia e loteve ne ate shishe
    Do tregon se shume do me mungosh!!

  7. #27
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    Nervat dhe historite private nuk i hyjne ne pune asnjerit. Ju lutem mos e ngaterroni forumin me debate te tilla pa kuptim dhe interes.

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-06-2003
    Postime
    15
    Jashte teme

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Mjellme e nderuar!
    Sot hyra definitivisht ne temen tende dhe me impresionuan shkrimet tua!
    Dua vetem te shpreh respektin tim te thell per ty (dhe te te them ne vesh: Mos thuaj se nuk din te shkruash) je fantastike.
    Te faleminderit per kenaqesine qe me ofrove gjate leximit te postimeve tua!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  10. #30

    VIZITA IME E PARE NE TOKEN E ENDERRUAR

    2 Gusht 2003

    Prishitne-Kukes-Lajthiz

    Edhe pse vizita ime ne Shqiperi ishte paramenduar,ajo nuk ndodhi krejt ashtu. M’u desh te udhetoja vetem. Dy shoqeve te mia qe me kishin premtuar, ashtu papritur iu be i pamundur udhetimi. Ē’te beja? Ti tregoja nenes nuk mundja,pasii ajo do te brengosej. Me thonin te hiqja floririn dhe te ruaja dokumentat. Dija fare pak per Shqiperine.
    U pershndeta me nenen, te cilen nuk munda ta shikoj ne sy. E genjeva, sepse viziten ne Shqiperi e beja VETEM.

    Arrita ne stacionin e autobusave edhe pse disi e frikesuar. Ne koke me silleshin disa pyetje, te cilat do ta gjenin pergjigjen pasi ta vija kemben ne token e shenjte.Dikund kah ora 22 arritem te kufiri Kosove-Shqiperi. Doganeri na i kerkoj leter njoftimat, ndersa neper trupin tim kaluan ca rremojca. Ishte per mua hera para qe shijoja ajrin e tokes se enderruar.Me fluturoj mendja ne Ulqin ne vitet 90, ku per te pare vetem nje koder te Shkodres nevoitej te paguash shume shtrejte, por nuk thuhet kot “ēdo knaqesi paguhet!” Krah meje ishte nje e moshuar qe i ngjante nenes sime, por jo si ajo. Xhelozoja henen qe e shihte krej Shqiperine, e une shihja vetem fragmenet te saj. Ishte nate dhe tek tuk dukej ndonje drite. Ne te zbardhur feskin shtepi te bardha dhe me ngjyre, te shperndara si ti kishte ngulur dikush aty, mes maleve, prane lumenjeve, rrethuar me peme dhe areza te vogla, qe vera i kishte thare.
    Pernjehere m’u kujtua diktatori dhe vuajtjet e popullit tim, qe Prishtina u dukej e larget si te qe ne Azi.
    Mu kujtua miku im amerikan James, i cili me ore te tera me kishte fol per malet e Shqiperise, aq sa e ndija veten keqe atje ne Amerike, kur nje Amerikan dinte me shume per token time e une ende nuk kisha ndi perqafimin e saj. Por ja, tani jam edhe une ne keta thepa, ne keto pisha, ne keto mrekullina natyrore.

    Per mua si vizitore keto ishin knaqesi por, si ishte viti 1999 per mijra bashkombas te mi ?

    Sa vdekje ka pas ne keta thepa ?

    Sa dhimbje ka pas ne keta thema ?

    ...Per momentin mbylla syt te mundohemi ti ndij vajin e fosnjeva...ofshamen e nenave por prap nuk mund ti ndij sepse nuk mi kan gris kembet keta thepa, nuk kam ec kembzbathur,nuk me kan ulerit zorret nga urija.Mund ti kuptoj por jo ti ndjej.Thuhet ne nje fjale te urte"i ngiti te untit nuk ia beson".
    Po i afrohemi qytetit te zemres se madhe, Kukesit, te cilit shume refugjate ja kan ndi ne shpirt mikepritjen e tij!
    Ishte terre por nga pak dukej qyteti.Pashe ca njerz ne rruge,te cilet na pershndeten, pash nje dyqan cili ishte hapur.Ishte dikund mbas mesnate. U habita, me paten thene se naten nuk ka njerez edhe dyqane te hapura, por ja qe qenka ndryshe.

    Ndalesa jone e pare ishte ne fshatin Lajthize,sa bukur tingllonte ky emer ndoshta pse ishte shqip. Dola me padurim nga autbusi.Ne anen tjeter te rruges ishte nje shkemb i vogel.Kalova rrugen edhe iu afrova, putha ate gur. Ishte gur i tokes sime! Me dukej se edhe e ndjen puthjen time. Eh guret, te vjeter sa shqiptaret! Me shkoj mendja tek babai im,i cili tani ishte ne nje bote tjeter. Eh, sikur edhe ai te ishte me mua! Sikur shifja baben tim te veshur me uniformen e partizanit,ka qene ushtar i Brigades se 5 te Vlores.Me siguri ka kalu neper keto male.U mundova te luftoj kunder loteve te mi, por ishte e pamundur. Bjeshket shpalosnin gjithe bukurine e tyre. Prane lokalit valevitej flamuri shqiptar dhe muzika shqipe. Edhe pse dicka jo e mire kaloj ne mendjen time, tani ndjehesha mire. Burimi rreze malit me flladiti paksa ndersa gjumi po me vinte rrotull...

    Vazhdon...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 23-10-2003 mė 22:03

  11. #31
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Mjellma, shumė shumė e bukur. Pres me padurim vijimin

    Mesa duket duhet tė shkruaj edhe unė pėr udhtimin tim kur shkova nė Kosovė pėr herė tė parė, dhe sesi u ndjeva kur kalova... po tė njėjtėn pikė kufitare me ty. Vetėm se ishim nė kahjet e kundėrta tė rrugės, ti duke hyrė nė Shqipėri, dhe unė duke hyrė nė Kosovė.

    .

  12. #32
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anėtarėsuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Re: VIZITA IME E PARE NE TOKEN E ENDERRUAR

    Postuar mė parė nga Mjellma
    Burimi rreze malit me flladiti paksa ndersa gjumi po me vinte rrotull...
    Nė po atė vend, gjithmonė ndalesha, pija pakėz ujė dhe ktheja shikimin kah vargmalet... edhe shumė kthesa deri atje ku do tė doja ta gjeja dikė duke mė pritur...

    Mos ta presim shumė vazhdimin, Mjellmė!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shiu : 24-10-2003 mė 20:09
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  13. #33

    Lajthize-Tiran-Durres-Shkembi i Kavajes

    3 Gusht 2003

    Hapa syte edhe para meje shfaqej nje ylber ngjyrash. Ku isha? Mos isha ne enderr? Para meje shtrihej Tirana ne te nxehtin pervelues te kesaj vere te thate. Magjistrales se Durresit nuk i mungonin aspak elementet e rrugeve te Amerikes.
    Ne Durres me ngjante se jam ne Prishtine. Durresi ishte siē me kishte folur babai. Siper dyqaneve shkruheshin emrat e gjithe pjeseve te Shqiperise! U parkuam para hotelit Florida. Kur dolem nga autobusi, filluan gazdallaret te kerkojne pushues per hotelet e tyre. Ishte nje shqipe e bukur, qe une deri athere nuk e kisha ndie perpos ne TV edhe Radio. Nuk kisha destinacion Durresin, por Shkembin e Kavajes. Pyeta disa vendas per fugonat qe shkojne ne ate drejtim. Me ndihmuan me nje perkujdesje te veēante.
    Munda te vrej se Durresi ishte nje qytet ne zhvillime e siper. Rruget ishin mjaft te reja edhe ne anen tjeter shiheshin rrokaqei sapo te perfunduar, ose ne perfundim e siper. Mbrrita aty ku une mendoja se duhet te zbrisja, edhe pse nga frika kisha gabuar emrin e Hotelit ku do qendroja. Por pasi u shetita me vete gabimin tim thirra pronarin e hotelit edhe ai me tregoj se ku gjindej. Mu donte edhe nje stacion qe te shkoja ne drejtim te Golemti. Kerkova ta paguaj shoferin per nje stacion qe bera, por nuk pranoi. U ula dhe pernjeher I drejtova vetes pyetjen: “Ishte kjo Shqiperia per te cilen me kishin fol disa”?

    Iu afrova hotelit. Ishte nje ndertese tri kateshe me ngjyre kaltert te ēelur. Hyra ne katin e pare dhe takova Altinin, nje djal i ri.Ishte nipi i pronari te hotelit.U afrua, me morri valigjen dhe me drejtoj kah dhoma ime. U pershndeta me Altinin edhe hyra ne dhome.
    Nga dritarja shihej Deti edhe ndihej zhurma e pushusve.Isha e lodhur edhe vendosja te pushoja. Me kishte zene gjumi.U zgjova dikund mbas mesdites dhe dola te takoj Gzimin, pronarin e hotelit.E gjeta, me pershndeti edhe me deshiroj miresseradhje ne Shqiperi.Se di, edhe pse mundohesha ta fshihja friken, ajo ishte aq transparent sa edhe Gzimi me tha: "he moj pse frikohesh, ne nuk hame njerez ".

    Fillova te qeshi. Une nuk kam dhome me nje shtrat,- me tha,- dhe per ate te kam vendos ne dhome me dy shtreter, nuk ke nevoj ta paguash shtratin tjeter se vetem je.E ndiva vehten keq, sepse ne kete rast ai humke, por ishte e kote te diskutoj me te sa i perket pageses me shume.Edhe kjo ishte diē qe une nuk e kisha prit ne Shqiperi.Hengra dreke. Ushqimi ishte i pregaditur per deshiren e pushuesit.Kishte guzhine per deshire te c'do kujt, kishte edhe ushqim Kosove.Pas dreke e provova ujin e thart “Glina”, per te cilin baba me kishte fol shume kur isha ne Amerike. Aspak nuk kishte gabuar baba, qe me kishte fol per ate uj qe eshte shume i mire. Dola te soditja detin. Afer bregut, te parkuara, shifeshin vetura te tipeve dhe targave te ndyshme; nga Kosova , Shqiperia , Zvicera , Italia ,Gjermania,Greqia dmth nga te gjitha ato vende ku ka shqiptar. Muzika dhe thanat me pelqyen. Muzika shqiptare me pelqen se tepermi, por per kete duhet menduar ma shume per tu largu nga muzika e huaj, sidomos tek te rinjet. Rera ishte shume me e mire se ne Ulqin. Desha ta provoja ujin, iu ofrova dhe hyra.Nuk besoja se po lagesha ne Detin e Nenes Shqiperi.Muzgu kurre me i bukur nuk mu ka duk edhe pse isha vetem.
    U ktheva ne Hotel edhe zbrita per darke.U takova me gruan e Gzimit, nje zoje. Ne bisede e siper kuptova se Pronari i Hotelit edhe Zoja e tij ishin Ēame. Kishin dy vajza shume te kendeshme, qe flisnin nje gjuhe te paster shqipe.Vajzat flitnin edhe ne dialekt te Kosoves, pasi qe shumica e musafirve ishin nga Kosova. Mora informata se si mund te shkoj ne Tirane. Disa here kam biseduar me Ditushen(Diten nga Forumi i albasoulit) edhe isha marre vesh qe te me priste. Valezat e detit me perkundnin me endrren e bukur qe neser te takoja Tiranen. Ashtu mbi ate valle valesh me zuri gjumi...

    Do vazhdon...

  14. #34
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kur vjen vazhdimi Mjellme

  15. #35

    Me fal

    Postuar mė parė nga Dita
    Kur vjen vazhdimi Mjellme
    Ditush se shpejti xhan .

    Por jam me nerva keq keto dite se fundi i semestrit por besoj qe se shpejti do te lexosh vazhdimin


    Te perqaf me mall
    Mjellma

  16. #36

    Vizita Tirones !

    Hapa sytė. Hapa dritaren. Shikimi im u drejtua kah deti. Dielli vetėm sa kishte filluar t`i buzėqeshte tokės. Ashtu sikur buzėqeshja ime qė zbukuronte tėrė fytyrėn time. Ishte njė ditė e veēantė pėr mua. Do ta vizitoj Tiranėn, pėr herė tė parė nė jetėn time. Kėtė qytet e kisha parė vetėm nė televizor dhe e kisha parafytyruar nga tregimet e lexuara.

    Zbrita shkallėve teposhtė, hėngra kafjall dhe mora udhėzimet e fundit nga Altina se cilin furgon duhet ta pres. Sinqerisht nganjėherė kisha problem ta kuptoj dialektin por iu lutesha qė mė ngadalė tė ma shpjegonin. Aspak nuk pėrtonin tė mė shpjegonin, duke provuar tė flasin nė gegnishten time. Kalova nė trotuarin pėrballė pėr ta pritur furgonin. Hipa nė atė qė shkonte nga Vlora nė drejtim tė Tiranės. Pyeta edhe nje herė a ėshtė pėr Tiranė. ”Po” - mė tha shoferi, “Nga tė kemi?” – mė pyeti. "Jam nga Kosova" iu pėrgjegja. “Oh, mirė se na keni ardhė!”. “Kam frikė”, thashė, “jam pėr herė tė parė nė Shqipėri. Po shkoj pėr herė tė parė nė Tiranė”. “Nuk ke pse frigohesh, ja ulu kėtu pėrpara edhe tė tregoj pėr ēkado qė je e interesuar”.

    U nisėm. Morrėm rrugėn nga shkėmbi drejt Plepave dhe Tiranės. Isha e lumtur se nuk kalonim nėpėr rrugė magjistrale por nėpėr ato lokale, kėshtu mė jipej mundėsia ta njoh prej mė sė afėrmi tokėn time tė shenjtė. Kalonim nėpėr ca fshatra ku shiheshin shtėpi tė vjetra. Por kishte edhe tė reja qė kishin marrė hovin e vet sė bashku me kohėn. Mundohesha tė shoh mė shumė. Isha sikur njeriu i uritur qė mundohet ta kompenzojė atė qė nuk e ka ngrėnė me kohė. Unė ashtu isha e pangopur me bukurinė e fshatrave pėrreth. Drejtuesi i autobusit m’i tregonte fshatrat Hermes, Pezė,... Njė detaj qė nuk e kam pritur nė Shqipėri ishte ai se nė shumė shtėpi tė ndėrtuara dhe tė pandėrtuara valonte flamuri shqiptar. Mė kanė pasė thėnė ndryshe. Por, ja qė Shqipėria nuk ishte ashtu siē mė patėn thėnė...

    Nė njė moment, aty afėr rrugės ishte parkuar njė ”Mercedes” i tipit mė te ri. Ē’rastėsi; aty afėr kaloi edhe njė gomar, pronari i tė cilit e tėrhiqte. Buza mė shkoi nė gaz. Mendova: ”Kjo ėshtė Shqipėria, vend nė tė cilin takohen e kaluara edhe e tashmja”. Nė njė kohė gomari ka qenė pėr tė gjithė ne mjet transporti. Por ja qė tani ”Mercedesi” e ka zėvendėsuar.

    Mendja me shkoi tek Dita. Ishte hera e parė qė takoja njė vajzė nga Mema, por edhe njė vajzė qė nuk dija shumė pėr te. E dija vetėm se ajo ma kishte okupuar zemrėn me bukurinė e shkrimeve tė saj. Kishim biseduar disa herė nė telefon dhe e dija se me priste.

    Erdhėm tek kombinati, mė tha shoferi. Tani jemi nė Tiranė. Pėr ēudi, nga ana e majtė e hyrjes ishin ca ndėrtesa tė dėmtuara pak edhe tė ndėrtuara nė njė stil tė veēantė. Nėn njė hije ishin ulur shumė burra tė cilėt kuvendonin pėr problemet e tyre. M’u kujtuan ca vargje tė Ēajupit "Burrat nėn hije flasin kuvendojnė pika qė nuk ju bije se nga gratė rrojnė!" Ngadalė u futėm nė pėrqafim tė thellė tė Tiranės. Dikund, aty afėr tregut u bllokua rruga. Ndihej njė nervozė e madhe tek vozitėsit e veturave tė cilėt nuk kishin durim tė presin tė ndalur nė vend. Pėr mua kjo ishte gjė normale sepse nė qytetin tim, nė orėt e pasditės ndodh qė tė pres edhe nga 2-3 orė... Shoferi mė tregoi se duhet tė zbres tek 21-shi edhe tė shkoj nė drejtim tė qendrės. Zbrita nga furgoni dhe dola ta bėj njė shėti sė pari. Pjesėt e rrugės kah kaloja mė dukeshin shumė tė bukura. Mua mė duhej ta thėrras Ditėn dhe tė bėj ndėrrimin e dollarėve. Kisha frikė dhe isha vetėm. Aty tek ambasada e Turqisė e ndala njė polic. Nė anėn e djathtė, nė gjoks, lexova emrin e tij. Quhej Salih. „Zotėri Salih! Jam pėr herė tė parė nė Tiranė. Kam ca dollarė. Dua t’i kėmbej por kam frikė“ i thashė, ”ku mund t’i kėmbej?”. „Nuk ke pėrse tė kesh frikė. Mund t’i kėmbesh nė ndonjė vend kėmbimi apo bankė” m’u pėrgjegj ai. Afėr meje gjendej njė bankė greke. Nuk desha tė bėj kėmbimin nė bankėn greke. Pak mė poshtė ishin disa zyre tė vogla pėr kėmbim. E gjeta njė zyrė tė bankės sė Shqipėrisė. Aty kėmbeva dollarėt. Mė pritėn me dashmirėsi. Mora rrugėn drejt postės qendrore pėr ta gjetur ndonjė kabinė telefoni. E gjeta. E thirra Ditėn me tė cilėn caktova takim tek pėrmendorja e Skėnderbeut. Pasi qė isha afėr vendtakimit, vendosa tė shėtis vetėm pak. Aty afėr kalova pranė pėrmendores dhe u nisa drejt xhamisė sė vjetėr. Aty ishte edhe Sahat Kulla. Hyra nė njė lokal. Ndieja etje pėr ujė, por ama pėr ujė tė vendit. Ma sollėn menjėherė, ujė Tepelene ishte. Eh, kurrė mė i ėmbėl nuk mė ėshtė dukur uji! Ndoshta sepse ishte ujė Shqipėrie?!

    U nisa drejt vendtakimit sepse Dita me siguri ishte duke mė pritur. Sapo u afrova, e pashė Ditėn. Ajo m’u afrua. Mė pėrqafoi dhe mė dėshiroi mirėseardhje. Ishte edhe mė e kėndshme se qė e kisha parafytyruar nė imagjinatėn time. Filluam tė bisedojmė... Nuk e di, mė dukej sikur njiheshim me vite tė tėra, edhepse para ca ēastesh ishim takuar pėr herė tė parė. U nisėm rrugės drejt Bllokut. Ashtu quhej ai vend. Kalonim nė pjesė tė bukura tė Tiranės. Kalonim afėr ca pjesėve qė nuk ishin shumė larg qyteti ku tani jetoj nė Amerikė. Lokali, nė stilin evropian, tė cilin Dita e zgjodhi ishte “Rex”. U ulėm edhe filluam tė bisedojmė. Kishim shumė pėr t`i thėnė njėra-tjetrės. Nganjėherė duhej tė pėrdornim fjalorin shqip-shqip. Sepse unė pėrdorja fjalė tė panjohura pėr Ditushen.... Pėrreth shihja rini tė bukur. Ishte rini shqiptare!

    Vazhdon...

  17. #37
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Mjellme,

    kur kujtoj pjese nga biseda, me vjen per te qeshur me dicka qe ti shoh se se ka harruar ne rrefimin e deritanishem.
    Me tregove emrat e fshatrave qe te ishin fiksuar ne mendje ne rrugen dytesore qe te sjell ne Tirane e une nuk i njihja te gjithe me emer .... ti qeshe se si vajze Tirane prej meje pretendohej t'i dija

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Mjellme e nderuar!
    Ka kohe qe nuk kam arrijtur te shfletoje kete temen tende dhe perkunder se e kam ditur qe do te postosh mbresat nga rrugetimi yt ne Shqiperi!
    Me vie mire qe i lexoj tani, pas vizites sime te pare ne Vlore, Durres, Tirane dhe Kruje. Tani i kuptoj me mire dhe me thelle perjetimet tua, me duket sikur shkruan edhe me doren time!


    Te faleminderit per kete kenaqesi qe me ofrove gjate leximit te udhepershkrimit tend!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  19. #39
    Pasi u ēmalla me Ditushen, vendosėm tė shėtisim nėpėr Bulevardin e qytetit...deri sa kalonim kah rruga pėr nė Bulevard shiheshin gjurmėt e njė arkitekture moderne edhepse ca ndėrtesa tė vogla afėr mundoheshin tė mbajnė shtatin e tyre por nga madhėsia e ndėrtesave pėrreth mezi dukeshin....arritem tek bulevardi...mė dukej sikur fluturoja...nuk besoja se shėtia nėpėr bulevardin e tokės sime tė ėndrrave...ndihesha aq bukur...nuk gjej fjaė pėr ta pėrshkruar.

    Gjate rrugės Dita mė shpjegonte tė gjitha , unė i dija nga televizioni tė gjitha por nuk guxoja t’i thoja Ditės qė i di sepse ajo do tė mendonte se kjo nuk ishte hera e parė e imja qė jam nė Shqipėri... Aty nga larg pamė edhe dekanatin e fakultetit... duke ecur, nganjėherė mė dukej se pėrjetoja dezhavu... kisha parandjenjė se kisha ecur nėpėr atė Bulevard edhepse vėrtet ishte hera e parė qė shkelja andej apo mbase nė ėndėrrat e mia kam ecur andej... e pashė dekanatin - nuk ndryshonte shumė nga ajo qė kam parė nė televizion... nė anėn tjetėr tė rrugės Dita mė tegoi se ishte Pallati e kongreseve... nė njė moment e drejtova shikimin kah Mali i Dajtit. Ishte edhe mė i bukur se ē’duket nė Televizion... kaluam me Ditėn nė anėn tjetėr tė rruges kah ndertesa e Institutit tė lartė tė arteve .... ishte hapur ekspozita e Ibrahim Kodrės... nuk kishim fat se ekspozita hapej nė mbrėmje e unė duhej tė kthehesha nė Hotel. Bukurinė e kėtij sheshi ia shtonte pa dyshim statuja e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, dėshira e tė cilit do tė ishte ta shohė nga aty Shqipėrinė e bashkuar... tani trojet e Shqiperisė Etnike janė sikur tufė e shpėrndarė zogjėsh nė largim. Ndoshta nuk kemi njė prijės sikur nė kohėn e Skėnderbeut qė tė na prijė dhe tė na bashkojė... Nga statuja syte m’u drejtuan kah mozaiku qė gjithmonė mė mrekullon... Dita mė shpjegoi perbajtjen e atij mozaiku i cili ishte i vendosur mbi Muzeun Kombėtar. Nė njė mozaik ishte pėrshkruar e tėrė historia e kombit. Sa shumė do tė doja qė nė njė mozaik tė tillė ta shoh edhe tė ardhmen e kombit tim! Vendosėm tė shkojmė nė njė restorant, ndaj Dita e zgjodhi restorrantin “Menheten", aty nė afėrsi tė Sheshit. Nė njė ambient tė kėndshėm qė ofronte dhe kuzhinė tradicionale shqiptare, bisedoja me Ditėn pėr shumė gjėra... Sa e ēuditshme ėshtė kjo botė e quajtur virtuale! Takon njė njeri nė njė forum dhe ke pėrshtypjen se e ke pasur tė njohur gjithė jetėn.

    U ndal...nuk u besoja veshėve tė mi... mendoja mos po halucionoja dhe nė ēast e pyeta Ditėn nė ėshtė kėnga qė dėgjoja “Mos ma prek ti shkja Drenicėn” tė kėnduar nga Leonora Jakupi... Disi u habita qė dėgjoja kėngė patriotike nė Tiranė meqė mė kishin thėnė se mė tepėr dėgjohej muzikė e huaj... mė erdhi mirė qė u binda nė tė kundėrtėn.

    Pasi mbaruam drekėn, u nisėm drejt njė dyqani suveniresh. Dita kishte dėshirė qė tė mė dhurojė diē qė do ta ruaja si kujtim tė asaj dite tė mrekullueshme.

    Edhepse kishte angazhime tė tjera, Dita nuk mė la vetėm pėr asnjė ēast gjithė kohėn. Pastaj dhe mė pėrcolli deri tek autobusi... Unė ika me kujtime qė mund t’i pėrmbledhi me kėtė fjali: "zemra ime mbeti rrugėve tė kėtij qyteti".

    Gjithsesi, ky do tė jetė fillimi i njė vargu tė pafund tė vizitave qė do t’i bėj nė tė ardhmen kėsaj toke tė shenjtė...

    Gusht 2003, Tiranė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drini_nė_TR : 28-04-2004 mė 16:55

  20. #40
    momente pafndesie te nje jete te mbushur me shuem gjera ..............
    !!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u ndjet nė ato momente?
    Nga ergys18 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-02-2024, 06:03
  2. Ēfar kishit dashur ne keto momente ?
    Nga BaNi! nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 945
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 17:26
  3. Momente tė kalimit nė Islam tė shqiptarėve nė shek. XV-XVII
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2005, 11:31
  4. Si Jeni Ndjere Ne Ato Momente???
    Nga nelsi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 19:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •