Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 42

Tema: Momente...

  1. #11
    Ca ore me ndajn qe ti puth horizontet TY

    Mire se te gjej Meme Shqiperi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mjellma : 30-07-2003 mė 13:03

  2. #12
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    kuroize me e dite....
    a njohe ndonje anetare forumi ne shqiperi, ose ndonje mik te forumit qe eshte i paanetaresuar , meqe i vjen zor prej renies se flokeve.
    Jam krejt e bindur se po... dhe e bindur jam qe je e bindur se tha ashtu....si te tha , dhe se je me shume se...
    ...
    Jam cuditur si ishin kthimet prap vetem. Dhe prap strehimi ne shpirtat e vjeter(jo te lashte)
    ...Dhe un si shpirt i vjeter rri gjithmone der hapur e dashuri madhe... duke e lene te lire zgjedhjen e ikjes ose te ardhjes se tij.
    Sado larg qe vete , sado me deshira per te mos u kthyer mbrapsh, e ndjej veten ne nje fare menyre si atdhe i dashurise se tij, dhe nuk me tundon asnjera nga vonesat e tij.
    ia kam zgjeruar burgun, shume , shume , e shume e pafundesisht, dhe gjithemone sa here iken , ka mundesine e mos hallakatjes pertej caqeve te mija te pafundme.
    Jane te bukura mjelmat, magjike jane I dua poetikisht shume.
    Lepujt jane te bute edhe kur nuk jane te bardhe.
    Ndersa macet...ah macet.... mace jam vete!!!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #13

    Te lash !!

    Mbes me shpres se prap do ndiej perqafimin tend ...jam ndi mrekulisht bukur kur ecja rrugeve e rrugicave tua...

    Shqiperi 2-8 gusht 2003

  4. #14
    Se di pse ?

    Nuk me kishte marre malli per asgje ne kete toke te mallkuar!

    As per rruget e pasterta !

    As per parqet me asnje leter !

    Kaluan 24 ore qe te lash nane e filloj malli per ty

  5. #15

    Shtator 2001 !

    Te nderuar/a ne kerkes te disave po e postoj udhpershkrimin tim para dy viteve,ky shkrim eshte i lektoruar edhe i botuar ne nje revist te Michingenit...

    Te gjithe ata qe e kan lexu eshte shkrimi i njejt dmth mos humbni kohe duke e rilexuar ndersa ata qe nuk e kan lexu ju deshiroj lexim te kendeshem...


    FUNDI I VJETER I LOJES SE HUMBUR,TE MOS HUMBESH MA!

    5-6 Shtator 2001

    Pas shume pregaditjes erdhi ai moment qe aq shume e prisja.Do te ishte nje udhtim i gjate:dikund 14 ore fluturim, pa i llogarit pritjet neper aeroporte.Udhtoja vetem dhe , nje si ndjenje...mi zuri syte.
    Kur u ndava me nenen,sikur me thoshte, me,merr dhe mua ne ato valigxhe se po vdes nga malli per ate vend,Babai, si me i fort me percolli deri ne aeroport.U pershndeta me vllezerit edhe kunatat edhe hyra ne aeroplan.

    Udhtimi im filloj nga Nashvile per ne Washington DC ,ishe fluturim 1;45 minuta por mu duk teper larg.Veshtroja hapsiren dhe,pernjiher me erdhi ne kujtes Medlin Olbrajt dhe gjithe masakra qe kishte ba serbi ne Kosove,Motra ime,shpetimtarja e Kosoves.Ndoshta refugjati e kupton refugjaatin,pasi edhe prinderit e Mbretreshes Olbrajt kane qene refugjate.

    Ne internerarin e dyte Washinton-Wien,doja te isha ne veten time.Ishte nje fluturim afro 9 ore,dhe lutja Zotin te me vinte gjumi..Nuk doja te flisja me askend.Isha ne ankthet dhe perjetimet e mia.Ne cdo moment me perballej Kosova, thua se po e prekja,dhe po i jetoja dhimbjet e saj.Mirepo, nuk qe e thane te ndodhte keshtu.Ne ndejsen prane ne te djathte dhe ne majten kisha dy zoteri nje nga Korca dhe nje nga Shkodra.Nuk desha te bisedonim per politike e,gjithesesi atje na shkoj fjala disa here.Pas mbrritjes dhe uljes ne Wien,na u desht te merrnim fluturimin tjeter per ne Slloveni,per shkak se aeroporti i Prishines ishe i kufizuar me numrin e aterimeve,pasi forcat e NATO-s po benin ushtrime.Per asnje cast nuk mu largua mendimi se si do ta gjeja Kosoven time, a kishin ndryshuar njerzit ,a u qeshnin fytyrat, a ndjheshin te lire dhe te gezuar.Doja ta prekja lumturin e tyre!Gjate fluturimit mbi Shqiperin thoja me vete sikur te isha dallendyshe e ti vizitoja nje fluturim Krujen e Shkodren,Vloren e Sarandes ,Beratin e Durrsin,Lezhen e Skenderbeut,gjithe Shqiperin.Nga avioni shihja bukurin e Shqiperis edhe Kosoves dhe rrenqethesha.
    Pas me shume se 14 ore fluturimi arritem ta preknim Token e Kosoves,te gjithe shtyheshin per te zbritur se kush me pare se tjetri.Erdhi momenti qe edhe une ta preku token time!Me priten shume miq edhe fare fis im.Se pari perqafova shoqen time te mrekusllushme,Buqen,me te cilen heren e fundit jam pa me 23 mars 1999.Edhe pse nuk qitem asnje pike loti,shikimet tona tregonin se sa i kishm munguar njera tjetres.Se dyti perqafova mikun tim te mire,artistin e teatrit Afrim Kasapollin,u pershndeta ngeshem me farefisn,se njerzit e mi me te afert i lashe ne Amerike.Askund gjate rruges dukeshen shenjat e luftes.Catite ishin ba te reja,rruget ishin te riparuara,hotelet te reja leshonin shtat.Gjate udhes miku im foli per suksesin e tij ne fstivalin e Edingurgut me shfaqejen e re "Trenate".
    Kur mbrritem ne Prishtine,Afrim me te qeshur me tha"Shiko cfare balte ketu ne Prishtine.Iu pergjigja mevargjet e Kasem Trebeshines: Te dua balt Shqiptare,Te dua egersisht,deshprimisht....!
    Te gjithe qeshen dhe thane "o bo bo nuk paska ndryshuar "Prishtina ime ishte ba si nje metroplo evropian.Shume njerz,shume makina,shume pershndetje,shume malle,shume kujtime shumeeeee...

    Mbrrita ne shtepin e mikes time,ku me duhej te perpiqesha per te marre nje sy gjume.Ndehsha shume e lodhur.Me dukej se tani do te flija e qete,merrja fryme nga ajri i paster i Kosoves time...

  6. #16

    Nje dite me pas ...

    Nje dite me pas ...

    Kisha nje obligim...

    Me autobuz mora magjistralen Prishtine-Peje per te dajt.Ne mes te rruges Bresje-Sllatin me erdhi nje kujtim i hidhur i shkurti te vitit 1999.Edhe pse ishim ne veturat e Kombeve te Bashkuara ,nje grup para militaresh serb ne ra me kamionin e tyre me qellim,vetem pse ishim organizat humanitare.U trondita,kur dolem nga vetura dhe pame ato fetyra,me mjekrra te gjata,me thika ne bel,me sy prej kafeshe,duke bertit "Ju po u dergoni ndihm teroristave"1Arrita te dajet.Malli per ate vend marre jasht c'do pershkrimi.Livadhet e bukura me kujtonin femijerine time dhe lojnat qe beja sa here shkoja atje.Daja,nje burre Drenice.me pamje e tij epike,dhe me veshje karakteristike shqitare,u gezua sikur te takonte motren e tij.Me perqafoj fort dhe me mori perdore ne oden e burrave.Me hodhi nje cigare.une e kisha veshtir t'ia shendoshja kryet per gruan 65 vjeqare qe ia kishin mbyt policia e shkjaut,kur zbriti nga mali per te pa shtepin dhe per tu kujdes per kafeshet e pafajshem.Kunata e vet,megjithe e plagosur edhe ajo, e kishte marre zvarr disa kilometra per ta varros ne mal..Nuk dija cfare e si te veproj,lotet nuk mu hoqen per asnje moment,ndersa daaj ishte shume i fort.Pas ketij qendrimi te shurdhet me shuem te dhimbeshme m'u desh me shku tek djali i dajes tjeter,i cili kishte nje tragjedi me te madhe.Vajza e tij 24 vjeqare e kishin djeg per se gjallii policia e shkjautne nje bodrum fshati te Poklelit se bashku me 51 vajza,nena,femije e pleq.E shihja fotografin e Lendites dhe me dukej se ishte gjalle,e gjate,e bukur si engjull e dha jeten per lirin e Kosoves,pa shiju edhe pa i pare keto dite qe po i shohim ne..

    Ju prehshin eshtrat ne qetesi te gjithe atyre qe dhane jeten per Kosoven.

    Mbeteshin te perheshme kujtimet per ta ne zemrat e te gjithe atyre qe ndihen shqiptar!

  7. #17

    Edhe nje dite me vone...

    Mora rrugen drejt qytezes sime...Qytez e vogel por kujtime te shumeta me lidhin per te.Shihja bukurin e Drenices dhe kerkoja sy te tjere per ti shijuar.Mu kujtohet udhekryqi i tmerrshem i viti 1999.Rreth e rrotull kishte thas me rere , arme te renda , njerz te gjakosur e pamje makaber te llahtarshme, kur me tyta mbi koke rrinin te shtrir per dhe.
    Po tani?
    Tani te ngjante me nje udhekryq modern, me rruge te asfaltuara, pa as me te voglen gjurm te luftes,me pompa benzine, me taxi dhe njerz te lire.Here here te duket e pabesushme !

    Aty pran ishte gjimnazi,ku kam mesuar edhe une ,me plot te rinj te qeshur,aspak larg rinis evropiane dhe civilizimit modern ne shijet e veshjes dhe perparimi.Rruges te njohurt e mi e pare pytje qe me benin ishte ;"A ke ardh pergjithemon "? Normal,e kuptoja pytjen e tyre! Iu afrova shtepis time,ku jam rrit e kalu nje pjes te mire te jetes.Mu kujtuan 6 vitet e studimeve,kur baba, nana,vllezeri dhe motrat me prisnin kur shkoja ne te rrall...por tani askush nuk me priste...te gjithe jan ne tokat e huaja.
    Mu kujtuan shakat ne oborrin e bukur e te fresket prej luleve qe i rriste nana,kafet e mengjesit nnen ate arom marramendese.U ula ne oborr dhe meditoja: "Po ata qe nuk jetojn ma dhe nuk i shohin,te pakten as keshtu ne germadha ?,-duke lutur Zotin qe ishim gjalle.

    Vetem 2 kilometra me larg ishte vajza e axhes time,te cilen me duhesh ta takoja.Kur me pa me perqafoj edhe asht duke me perqafu filloj vaji...as une nuk munda te ndali denesjen time.U ul ja shendosha kryt per te dy djemet te ran si martir te Kosoves martire...Hasani ishte 24 vjeq e Xhaviti 21...kishin ra ne Qershor te 1999 te dyte bashk...Dada me lot ne sy me pershkroj ngjarjen se si kishte ndodh...Popullsia ne Shtrubullove kishte mbet pa mill.Disa shoke te tyre nga malet u kishin cu fjal per te marre mill edhe ate detyrohen naten se bashku me shoket e vet ti dergojn mill popullates...Ishin ra ne prit.I pari u vra Hasani,kur Xhaviti desh te marre kufomen u vra edhe ai.

    Te vdesesh per Kosoven eshte obligim i te gjithve !
    Mirepo shqiptari kurrre nuk dorzohet. Shtepija e tyre ishte pertri me nje djal tjeter qe mori emrin Hasan...ju afrova djalit e putha,Drenica lind trima prap,-thash me vete tek syte mu rimbushen me lot.
    Ashtu pa fjetur, gjithe naten folem me daden, e cila me trgoj shume ngjarje te dhimbeshme te luftes...

  8. #18

    Ne fshatin tim te lindjes

    Nuk kthehesha kurresesi pa e pa edhe fhsatin tim ku kam lind,ku qava se pari,ku mora hapat e pare,vendin e njohur te trimerise.Udhetova rreth 30 minuta me autobuz per Qyqavice,bjeshket e njohur per lufta,qe kurre nuk iu ndane atij vendi.U futa ne oborr te axhes,i cili ishte kthy nga Norvegjia,per te jetuar e punuar perher ketu.Shtepia ku kam lind ishte vetem germadhe,e kishte djeg e shkatrru barbaret!I shihja shtepit e axhallarve dhe babes.Nga 17 mashkuj vetem 2 jane ketu,te tjeret i mori bota.Eca neper ato livadhe te pambuketa dhe krejt rinia ime mu dorezua!Iu afrova dardhes time te preferuar,nga e cila isha njehere kur isha e vogel.Kete vit nuk kishte pas shume kokrra,-me tha Axha.Si duket edhe ajo ndike mungesen tone por pse te ben kokrra kur nuk ka kush ti haj ?!?!
    me dukej se nga ketu e mbaja ne dore edhe Likoshanin e Qirezin dhe ne koke me vinin pytjet ;"Si ndihen ato familje qe kane mbete pa te dashurit e tyre ?Si jan ata jetima qe mbeten pa baballare,ato nana qe mbeten pa djem e tyre?"

    Normal

    Keto pytje nuk merrnin pergjegje

    Pra le te jete....
    FUNDI I VJETER I LOJES SE HUMBUR,TE MOS HUMBESH MA!


    F.D alias Mjellma

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e xxxl
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    277

    Re: Momente...

    Postuar mė parė nga Mjellma
    Ca gjethe shprese,

    Vjeshta me gjithe pesimizmin e saj qe ka po arrin qe ne shpirtin tim ti len ca gjethe qe shpresoj se do mbijetojne te pambijetuaren.

    3 Nentor 2002
    Nashville
    nuke e di po ju shkodranet me keto shirat e vjeshtes??????????????

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Mjellma, edhe une dua te vij ne Drenice.
    Dua te hame dradha me aromen e kenshme....dua te shkojme tek gjimnazi te shoh ndonje bukuroshe. pastaj ne muzg dua te flas me ndonje burre te moshuar...te derdhim duhan ne ndonje shteg...e te flasim per vitet.
    muzg i heshtur

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u ndjet nė ato momente?
    Nga ergys18 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 24-02-2024, 06:03
  2. Ēfar kishit dashur ne keto momente ?
    Nga BaNi! nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 945
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 17:26
  3. Momente tė kalimit nė Islam tė shqiptarėve nė shek. XV-XVII
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2005, 11:31
  4. Si Jeni Ndjere Ne Ato Momente???
    Nga nelsi nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 19:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •