Close
Faqja 4 prej 46 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 452
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Anëtarët Shtetet G. politike Votuan


    Mr Hans AGER Austria EPP/CD Kundër
    Mr Pedro AGRAMUNT Spanja EPP/CD Pro
    M. Vicenç ALAY FERRER Andora SOC Pro
    Mr Miloljub ALBIJANI? Serbia EPP/CD Pro
    Mr Miloš ALIGRUDI? Serbia EPP/CD Pro
    Mr Kornél ALMÁSSY Hungaria EPP/CD Kundër
    Mrs Edita ANGYALOVÁ Sllovakia SOC Pro
    Mrs Aneliya ATANASOVA Bullgaria ALDE Pro
    Mr Abdülkadir ATE? Turqia SOC Kundër
    Mr John AUSTIN Britania SOC Kundër
    M. Claudio AZZOLINI Italia EPP/CD Pro
    Mr Rony BARGETZE Liktenshtajn EPP/CD Pro
    M. Walter BARTOŠ Çekia EDG Pro
    Mrs Meritxell B. LAMAÑA Spanja SOC Pro
    Mr József BERÉNYI Sllovakia EPP/CD Pro
    Mr Aleksandër BIBERAJ Shqipëria EPP/CD Kundër
    Mme Gülsün B?LGEHAN Turqia SOC Kundër
    Mr Vidar BJØRNSTAD Norvegjia SOC Pro
    M. Jaime B. GARCÍA Spanja SOC Pro
    Mr Giorgi BOKERIA Greqia ALDE Pro
    Mrs Olena BONDARENKO Ukraina ALDE Apstenim
    M. Luc Van den BRANDE Belgjika EPP/CD Pro
    Mme Cornelia CAZACU Romania EPP/CD Pro
    Mr Jonas ?EKUOLIS Letonia ALDE Pro
    Mr Sergej CHELEMENDIK Sllovakia EDG Pro
    M. Mauro CHIARUZZI San Marino SOC Kundër
    Mr Christopher CHOPE Britania EDG Pro
    Ms Lise CHRISTOFFERSEN Norvegjia SOC Pro
    M. Boriss CILEVI?S Letonia SOC Pro
    Mme Elvira C. ITURRIOZ Spanja SOC Kundër
    Mme Diana ÇULI Shqipëria SOC Kundër
    Mr Ivica DA?I? Serbia SOC Pro
    Mrs Kaarina DROMBERG Finlanda EPP/CD Kundër
    Ms Åse Gunhild DUESUND Norvegjia EPP/CD Pro
    M. John DUPRAZ Zvicra ALDE Kundër
    Mme Josette DURRIEU Franca SOC Apstenim
    Mr Detlef DZEMBRITZKI Danimark SOC Kundër
    Mr Mikko ELO Finlanda SOC Apstenim
    Mr Mátyás EÖRSI Hungaria ALDE Kundër
    Mr Bill ETHERINGTON Britania SOC Pro
    Mr Nigel EVANS Britania EDG Pro
    M. Joan Albert F. SANTURÉ Andora ALDE Pro
    Mrs Janina FETLI?SKA Polonia EDG Apstenim
    Mr Per-Kristian FOSS Norvegjia EPP/CD Kundër
    Mrs Urszula GACEK Polonia EPP/CD Pro
    M. Jean-Ch. GARDETTO Monako EPP/CD Kundër
    Mr Zahari GEORGIEV Bullgaria SOC Apstenim
    M Jean-Marie GEVEAUX Franca EPP/CD Apstenim
    M. ?tefan GL?VAN Romania ALDE Pro
    M. Marcel GLESENER Luksemburg EPP/CD Apstenim
    Mr John GREENWAY Britania EDG Pro
    M. Francis GRIGNON Franca EPP/CD Pro
    M. Andreas GROSS Zvicra SOC Kundër
    Mr Andrzej GRZESIK Polonia EPP/CD Pro
    Mr KristinnH. GUNNARSSON Islanda ALDE Pro
    Mr Sabir HAJIYEV Azerbejxhani SOC Pro
    Mrs Gultakin HAJIYEVA Azerbejxhani EPP/CD Pro
    Ms Lena HALLENGREN Suedia SOC Kundër
    Mr Michael HANCOCK Britania ALDE Pro
    Mr Norbert HAUPERT Luksemburgu EPP/CD Kundër
    Mr Doug HENDERSON Britania SOC Pro
    Mrs Olha HERASYM'YUK Ukraina ALDE Apstenim
    Mr Andres HERKEL Estonia EPP/CD Kundër
    Baroness Gloria HOOPER Britania EDG Pro
    M. Jean-Yves HUGON Franca EPP/CD Pro
    Mrs Sinikka HURSKAINEN Finlanda SOC Pro
    Mr Rafael HUSEYNOV Azerbejxhani ALDE Pro
    Mr Mustafa ILICALI Turqia EPP/CD Apstenim
    Mr Kastriot ISLAMI Shqipëria SOC Kundër
    Mr eljko IVANJI Serbia EPP/CD Pro
    Mr Luchezar IVANOV Bullgaria ALDE Pro
    Mr Sergei IVANOV Estonia ALDE Pro
    Mr Tadeusz IWI?SKI Polonia SOC Pro
    Mrs Kate?ina JACQUES Çekia ALDE Kundër
    Mr Miloš JEFTI? Serbia SOC Pro
    Mr Tomáš JIRSA Çekia EDG Pro
    Mrs Evguenia JIVKOVA Bullgaria SOC Pro
    Mr Morgan JOHANSSON Suedia SOC Kundër
    M. Erik JURGENS Holanda SOC Kundër
    Mr András KELEMEN Hungaria EPP/CD Kundër
    Mr Hakki KESKIN Gjermania UEL Kundër
    M. Ali Rashid KHALIL Italia UEL Pro
    Anëtarët Shtetet G. politike Votuan
    Mr Victor KOLESNIKOV Serbia EDG Pro
    Ms Kate?ina KONE?NÁ Çekia UEL Pro
    Mr Konstantin KOSACHEV Rumania EDG Pro
    Mr Tiny KOX Holanda UEL Pro
    Mr Eduard KUKAN Sllovakia EPP/CD Pro
    Mr Andros KYPRIANOU Qipro UEL Pro
    Mrs Darja L. BEBLER Sllovenia ALDE Kundër
    Mr Jacques LEGENDRE Franca EPP/CD Pro
    Mr Göran LINDBLAD Suedia EPP/CD Kundër
    Mr Ewald LINDINGER Austria SOC Kundër
    Ms Kerstin LUNDGREN Suedia ALDE Kundër
    M. Pietro MARCENARO Italia SOC Pro
    Mme Milica MARKOVI? Bosna SOC Pro
    Mr Ruzhdi MATOSHI Maqedonia EDG Kundër
    Mr Alan MEALE Britania SOC Kundër
    Mr Miloš MEL?ÁK Çekia SOC Pro
    Mme Maria M. MELO Portugalia SOC Apstenim
    Mme Ana C. MENDONÇA Portugalia SOC Kundër
    Mr Murat MERCAN Turqia EPP/CD Kundër
    M. Mircea MEREU?? Romania ALDE Pro
    Mr MortenMESSERSCHMIDT Danimarka EDG Pro
    M Gilbert MEYER Franca EPP/CD Kundër
    Mr Marko MIHKELSON Estonia EPP/CD Kundër
    Mrs Dangut? MIKUTIEN? Letonia ALDE Kundër
    Mr Neven MIMICA Kroacia SOC Kundër
    Mr Aydin MIRZAZADA Azerbejxhan EDG Pro
    Mr Paschal MOONEY Irlanda ALDE Kundër
    M. Stefano MORSELLI Italia NR Pro
    M. João B. M. AMARAL Portugalia EPP/CD Pro
    Mrs Hermine NAGHDALYAN Armenia ALDE Kundër
    MrsNataliaNAROCHNITSKAYA Rusia UEL Pro
    Mr Hryhoriy NEMYRYA Ukraina SOC Apstenim
    M. Pasquale NESSA Italia EPP/CD Pro
    Mr Fritz NEUGEBAUER Austria EPP/CD Pro
    Mr arko OBRADOVI? Serbia SOC Pro
    Mrs Vera OSKINA Rusia EDG Pro
    Mr Morten ØSTERGAARD Danimarka ALDE Kundër
    Mr Julio PADILLA Spanja EPP/CD Pro
    Ms Ganira PASHAYEVA Azerbejxhan EDG Pro
    Mme Lajla PERNASKA Shqipëria EPP/CD Kundër
    Mrs Liudmila PIROZHNIKOVA Rusia EDG Pro
    Mr Azis POLLOZHANI Maqedonia NR Kundër
    Mr Ivan POPESCU Ukraina SOC Pro
    Mrs Majda POTRATA Sllovenia SOC Kundër
    Ms Marietta P. LUNDIN Suedia EPP/CD Kundër
    Mr Jakob PRESE?NIK Sllovendia EPP/CD Kundër
    Mr Dušan PROROKOVIC Serbia EPP/CD Pro
    M. Gabino PUCHE Spanja EPP/CD Pro
    M. Lluís Maria de PUIG Spanja SOC Pro
    Mr Zbigniew RAU Polonia EDG Pro
    M. Marc REYMANN Franca EPP/CD Pro
    M. Andrea RIGONI Italia EPP/CD Pro
    M. Dario RIVOLTA Italia EPP/CD Pro
    Lord RUSSELL-JOHNSTON Britania ALDE Kundër
    M. Rudy SALLES Franca ALDE Kundër
    Mr Walter SCHMIED Zvicra ALDE Pro
    Mme Hanne SEVERINSEN Danimarka ALDE Kundër
    Mr Samad SEYIDOV Azerbejxhan EDG Pro
    Mr Vitaliy SHYBKO Ukraina SOC Pro
    Mr Ladislav SKOPAL Çekia SOC Pro
    Mr Leonid SLUTSKY Rusia SOC Pro
    Mrs Svetlana SMIRNOVA Rusia EDG Pro
    Mr Osmo SOININVAARA Finlanda SOC Kundër
    M. Christophe S. SAQUET Monako EPP/CD Kundër
    Mr Rainder STEENBLOCK Gjermania SOC Kundër
    Mrs Terezija STOISITS Austria SOC Kundër
    Mr Christoph STRÄSSER Gjermania SOC Kundër
    Mr Valeriy SUDARENKOV Rusia SOC Pro
    Mr Björn von SYDOW Suedia SOC Kundër
    Mr Zoltán SZABÓ Hungaria SOC Kundër
    Mr Mehmet TEKEL?O?LU Turiqia EPP/CD Kundër
    Mr Kimmo TIILIKAINEN Finlanda ALDE Kundër
    Mrs Ewa TOMASZEWSKA Polonia EDG Pro
    Mr Tigran TOROSYAN Armania EDG Kundër
    Mr Miltiadis VARVITSIOTIS Greqia EPP/CD Pro
    Mme Ruth-Gaby MANGOLD Zvicra SOC Kundër
    Mr Rudi VIS Britania SOC Kundër
    Mr Piotr WACH Polonia EPP/CD Kundër
    Mr Robert WALTER Ukraina EDG Pro
    Mr David WILSHIRE Ukranina EDG Pro
    Mme Renate WOHLWEND Lituania EPP/CD Kundër
    Mrs Gisela WURM Austria SOC Kundër
    Mme Rosmarie HELBLING Zvicra EPP/CD Kundër

    Fjalët "kundër" janë ata që ishin kundë heqjes së fjalës Pavarësi.
    Me "pro" ishin ata që votuan për heqjen e fjalës pavarësi.


    B.Z.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Vendet perëndimore llogarisin se Kosova do ta shpallë pavarësinë, shkruan revista gjermane "Shpigel"

    Berlin, 29 janar -

    Plani i Marti Ahtisarit për Kosovën do ta lë formalisht të hapur çështjen e statusit e Kosovës, ndërsa vendet perëndimpre llogarisin se Kosova do ta shpallë pavarësinë, shkruan javorja gjermane "Shpigel". Kjo gazetë shkruan se me projektin tejet sekret të Ahtisarit është skicuar rruga e ndërlikuar, e cila nëse është e mundshme deri në verë do ta mundësojë shkëputjen e Kosovës nga Serbia pa shpërthim të madh të dhunës. "Ideja themelore është që Kosova duhet vetë ta shpallë pavarësinë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare për të do të krijojë kushte", shkruan "Shpigel". Megjithë që në këtë tekst çështja e statusit do të mbetet formalisht e hapur, do të shfuqizohet Rezoluta 1244, e cila prej përfundimit të luftës në vitin 1999 e ka përcaktuar kontrollin ndërkombëtar të Kosovës, thuhet në këtë shkrim dhe nënivizohet se pa këtë pengesë ndërkombëtare juridike, Kosova mund ta shpallë pavarësinë.


    --------------

    Nga ajo që është publikuar është plotësisht e qartë se Ahtisari u jep shqiptarëve shtetin, ka thënë Jakshiq



    Mitrovicë, 29 janar Marko Jakshiq, anëtar i Elipit Negociator serb, ka deklaruar se nga ajo që është publikuar në media është plotësisht e qartë se Ahtisari u jep shqiptarëve shtetin. Ndër elementet e shtetësisë Jakshiq thekson të drejtën e Kosovës për qasje në organizata e fonde ndërkombëtare dhe që të ketë ushtrinë dhe policinë e vetë. Ai megjithatë u shpreh se qëndrim i Beogradit është që negociatat duhet të vazhdojnë.



    Vetëvendosja kundërshton me protestë përmbajtjen e pakos së Ahtisarit

    Vetëvendosja kundërshton me protestë përmbajtjen e pakos së Ahtisarit

    Prishtinë, 29 janar Me qëllim të kundërshtimit të "përmbajtjes së pakos së Ahtisarit dhe të veprimeve të Grupit Negociator të Kosovës, që sipas saj po e shesin Kosovën", Lëvizja Vetëvendosja ka paralajmëruar në protestë masive gjithëpopullore më datën 10 shkurt.
    Njoftimi u bë në një konferencë për media të kësaj lëvizje. Mirëpo forma e kësaj proteste ende nuk është bërë e ditur, por drejtuesit e kësaj lëvizjeje nuk përjashtojnë mundësinë e përdorimit të dhunës, sikurse gjatë protestës së 28 nëntorit. Sipas kreut të lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, e gjithë kjo situatë e kijuar në Kosovë, po i përgatit terren Serbisë për një valë të re të rikolonizimit të Kosovës. Kurti po ashtu thotë se pakoja e Ahtisarit nuk i referohet fare vullnetit të popullit, shtetit dhe sovranitetit të Kosovës, por e tëra ka të bëjë me të drejtat dhe privilegjet e minoriteteve. "Pakoja e Ahtisarit nuk do t'i përmbajë elemente kryesore të sovranitetit, shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës. Pra nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, nuk do të ketë ushtri dhe ministri të mbrojtjes, nuk do të ketë ministri të punëve të jashtme dhe për më tepër do të ketë një mision civil ndërkombëtar, që trashëgon dhe vazhdon UNMIK un dhe administratën e tij nekolonialiste".
    --------------------------------


    SHBA dhe aleatët evropianë pajtohen për shkëputje të Kosovës nga Serbia


    Washington, 26 janar. Kështu mban titullin një artikull mbi Kosovën në numrin e sotëm të së përditshmes, të mirinformuar amerikane, The Washington Post, e cila citon zyrtarë të lartë të paemëruar amerikanë dhe evropianë. Ky vendim do të çojë mbase qysh kësaj vere në krijimin formal edhe të një shteti në Evropën Juglindore, i cili do të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara, e më vonë do të ketë edhe ushtrinë e vet, thuhet në shkrim.
    NATO do të vazhdojë praninë deri në anëtarësimin e Kosovës në vetë aleancën dhe në Bashkimin Evropian, ndërkaq pavarësia e plotë e Kosovës synon të përfundojë një kapitull të historisë më të re të Ballkanit.

    Gazeta amerikane shkruan se Serbia tani shikon kah Moska që të mbrojë interesat e saj, mirëpo rusët kanë dhënë shenja privatisht se do të mbështesin planin po qe se Amerika dhe Evropa mbështesin në mënyrë pasive shkëputjen e krahinave proruse të Gjeorgjisë.

    Martti Ahtisaari do të rekomandojë heqjen e mandatit të Kombeve të Bashkuara, që do të pasohet me deklarimin e pavarësisë nga kosovarët. Pavarësinë me një kontroll ndërkombëtar shpejt do ta njohin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Shqipëria.

    Lidhur me praninë e vazhdueshme ndërkombëtare, Washington Post thekson se Ahtisaari do të propozojë si udhëheqës të misionit të ri ndërkombëtar mikun e tij, diplomatin holandez, Peter Feith, i cili do të ketë pothuajse të njëjtat autorizime, ashtu si përfaqësuesi civil ndërkombëtar në Bosnjë.

    Zëvendësi i tij do të jetë një amerikan. E gjithë prania civile ndërkombëtare nuk do të numërojë më shumë se një mijë veta, dhe pushteti i saj do të fokusohet më tepër në polici dhe gjyqësi.

    Sipas të gjitha gjasave Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërbëhen dhe do të zëvendësohen me një forcë civile mbrojtëse, të trajnuar nga NATO-ja, që do të përbëj bërthamën e një ushtrie të Kosovës - aleate me perëndimin, thekson ndër të tjera në numrin e sotëm e përditshmja amerikane The Washington Post. /Sylejman Gashi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 29-01-2007 më 06:45

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Marre nga alb.-shkenca.org

    Zbulohet profili i Kosovës së ardhëshme


    e diel , 21 janar 2007
    Dashnor Kokonozi
    Francë

    (Ajo mund të mos ketë një ushtri të mirëfilltë dhe diplomatë jashtë kufijve të saj)
    Edhe pse vendimet që po merren rreth statusit të ardhshëm të Kosovës cilësohen si sekretet e ruajtura më mirë, e vërteta është se diçka nisi të filtrojë nga çantat hermetike të diplomacisë së OKB-së.

    Njoftimet e para nisi ti japë një artikull i ditëve të fundit tek Le Nouvelle Observateur. Duke theksuar se është e detyruar të ruajë anonimatin e një diplomati francez që bën pjesë në grupin e negociatorëve të OKB-së, revista e njohur franceze nën titullin Jalta e Kosovës, paraqet për herë të parë linjat kryesore të statusit të Kosovës, që i dërguari i posaçëm i OKB-së, Marti Ahtisaari do të paraqesë më 26 janar në Vjenë.

    Eshtë një çeshtje që trajtohet krejt për herë të parë, shpjegon diplomati francez. Kurrë ndonjëherë më parë në historinë e OKB-së nuk është shtruar problemi i ripërcaktimit të statusit ndërkombëtar të një rajoni në brendësi të një shteti sovran. Ka një detyrim që rrjedh nga Rezolucioni 1244. Në fillim u përpoqëm të gjejmë një formulë të pranueshme nga të dy palët, kosovarë e serbë, formulë që më pas fuqive të mëdha vetëm sa do tu duhej të brendësonin. Por kjo nuk u arrit. Eshtë e pamundur, pozicionet e Beogradit e të Prishtinës janë të papajtueshme. Kosovarët me thonj e dhëmbë kërkojnë pavarësinë e provincës së tyre, ndërkohë që serbët refuzojnë të pranojnë diçka më tepër se një "autonomi të gjerë". Pra i mbetet Këshillit të Sigurimit të ndajë këtë punë. Por, që të arrihet kjo duhet që të përhershmit - rusët, amerikanët, kinezët, francezët e britanikët, - të bien më parë në një mendje midis tyre. Pikërisht në këtë pikë luhet edhe sot.


    Natyrisht, për të ndjekur një procedurë më të saktë e frutdhënëse, në kryeqytetet e mëdha vendimet do të merren mbi bazën e një teksti të përpunuar nga finlandezi Ahtisaari, i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (fakti që mandati i Kofi Ananit ka mbaruar, nuk ndryshon asgjë juridikisht)


    Dhe pyetja fatidike e gazetarit te Le Nouvelle Observateur , vjen ne menyren me te natyrshme: Po cfare do te propozoje ai me 26 janar?


    Nje pavaresi te Kosoves me caqe teper te percaktuara (te inkuadruar), shpjegon diplomati. Sipas projektit vendi i ri (vereni, gjithsesi ai thote vendi i ri!) do te kete cilesite e sovranitetit qe tashme i ka (presidentin, parlamentin, qeverine...), por sovraniteti do te jete i kufizuar..."



    Me tej shpjegohet se Kosova nuk do te kete te drejten te mbaje nje ushtri te sajen, me perjashtim te nje force te vetembrojtjes prej pak mijera vetesh. Ne territorin e Kosoves do te kete gjithnje te pranishme nje force ushtarake nderkombetare qe ka mundesi te jete e NATO-s, ndonese nga ana e tij presidenti Shirak deshiron qe Bashkimi Evropian te marre ne duart e tij frenat e Paktit te Atlantikut.


    Por nuk mbyllet e gjitha me kaq, thuhet me tutje. Nje lloj prefekti, qe do te caktohet nga Bashkimi Europian, do te kete kompetenca te gjera ne fushen e sigurise dhe te legjislacionit. Police dhe gjyqtare evropiane do te jene te ngarkuar te perndjekin krimin e organizuar dhe turbullirat etnike. Dhe, sipas nje prej rregullimeve te fundit qe i eshte bere tekstit, Kosova nuk do te kete nje vend te sajin ne OKB. Ajo nuk do te kete as ambasadore ne vendet e tjera, te pakten ne nje faze te pare.



    Teresia e ketij projekti duket se ka marre pelqimin e teresise se Keshillit te Sigurimit, me perjashtim te ruseve. Ne te vertete, thote diplomati francez, ruset bejne gjithcka per ta sabotuar kete projekt. Nje dite Moska kercenon te vere veton per cdo lloj sovraniteti te Kosoves, e te nesermen Putini nga ana e tij shprehet se nese OKB-ja e shpall Kosoven te pavarur, Moska menjehere do te njohe republikat separatiste te Abkhazise dhe Osetise (ne Gjeorgji),Transnitrine (ne Moldavi), dhe Karabakun e Siperm (ne Azerbaxhian). Nje veprim i tille do te qe mese i mjaftueshem per ti vene zjarrin jo vetem Kaukazit, por edhe te gjithe Evropes Lindore, ku minoritetet etnike (ne Sllovaki, Rumani etj.) mund te kerkojne te perfitojne edhe ato nga "precedenti" kosovar e te synojne pavaresine e tyre.


    Por si do te zgjidhet kjo nyje gordiane? Diplomati francez shpjegon se ne fund te fundit ceshtja do te mbetet te zgjidhet midis Kremlinit dhe Shtepise se Bardhe, si ne kohet e qemoteshme. Dhe pikerisht kjo eshte gjeja me e padeshiruar per kosovaret. Ne fushen e interesave te politikes boterore, vendi i tyre i vogel, nuk eshte se peshon shume. Ata mund te behen preh e monedhe kembimi e ndonje pazari politik qe peshon rende ne sferen e interesave gjeopolitike midis Moskes e Uashingtonit , sic mund te jete problemi i Korese se Veriut, ceshtjet e energjise berthamore ne Iran e te tjera te kesaj natyre.



    Kjo eshte arsyeja qe javet qe kane mbetur mund te paraqiten teper te rrezikeshme ne kete ceshtje. (Kete valle kishte parasysh Solana kur tha para nje jave se kriza absurde e zgjedhjeve ne Shqiperi po demton ceshtjen e Kosoves?). Nese negociatat vazhdojne e zvarriten per me tej, kjo eshte nje shenje se mbase kosovareve iu duhet ta fitojne pavaresine e tyre me arme ne dore..." Ka grupe qe jane gati te kalojne ne ofensive, perfundon artikulli ne fjale.


    Eshte e tepert te thuhet se gjithcka qe shprehet ketu duhet kapur me pince e shqyrtuar me kujdes, por nga ana tjeter, nuk duket te kete ndonje logjike qe nuk perputhet me teresine e pikave te njohura apo edhe te hamendesuara deri tani rreth kesaj ceshtjeje, sikunder nuk duket i tepruar edhe roli i gjeopolitikes boterore ne vendimet qe lidhen me zgjidhjen e kesaj ceshtje jetike per shqiptaret.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  4. #34
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756


    Mitrovica, Ahtisaari dhe rreziku i (kon)federalizimit të Kosovës

    e premte , 26 janar 2007


    Nexhmedin Spahiu
    Analist politik dhe drejtor i RTV Mitrovica

    (marre nga : alb-shkenca.org)

    Sipas të gjitha gjasave, propozimi i Ahtisaarit nuk do të shpallë të përfunduar betejën mes idesë kombëtare kosovare dhe asaj serbe. Ai vetëm do ta ndryshojë fushën e betejës. Nga një terren do të kalohet ne terrenin tjetër.

    Kjo betejë do të jetë e përqëndruar në Mitrovicë, aty ku historikisht janë gjeneruar proceset politike që kanë dominuar Kosovën dhe më gjërë rajonin.


    Klasa politike e Kosovës duhet të bëjë presion mbi PSSP-në Ryker që ta emërojë Bordin (Bashkinë) e qytetit të Mitrovicës para se ta emërojë udhëheqësinë komunale të Komunës së Veriut të Mitrovicës.

    Sigurisht e keni vërejtur se sa me drojë e presin ndërkombëtarët hapjen e pakos së Ahtisaarit. Përse? Sepse e dijnë se çfarë përmban pakoja. Kështu një gjë është e qartë. Kur Ahtisaari ta shpallë propozimin e vet, asgjë spektakulare nuk do të ndodhë. Zgjidhjen e tij pak kush do ta kuptojë, një pjesë e madhe nga të dyja anët do ta kuptojë në mënyrën si atyre u pëlqen, një pjesë shumë e vogël nga të dyja anët do ta kritikojë atë, por pjesa absolute në Serbi e Kosovë nuk do ta kuptojnë atë dhe do të presin se çfarë do të ndodhë. Shoqëria kosovare do të mbetet e patrazuar deri në momentin kur të fillojë implementimi I propozimeve të Ahtisaarit. Atëherë Kosova do të përballet me sfiden shekullore. Nëse zgjidhja e Ahtisaarit do të jetë fer dhe moralisht korrekte, Kosova do të ecën përpara e me këtë edhe i gjithë rajoni. Po nëse zgjidhja e Ahtisaarit do të jetë jo fer dhe jo korrekte në Kosovë do të ndodhë ajo cka nuk është e mirë për Kosovën në radhë të parë dhe për rajonin poashtu..



    Nëse propozimi i Ahtisarit do të niset nga principi i “ruajtjes së fëtyrës së Serbisë” është e sigurtë se trazirat janë të pashmangshme. Pavarësisht se kush do të jetë në pushtet në Beograd, Beogradi do të jetë i inkurajuar që ta “zbardh tërësisht fëtyrën e tij”.Ndërsa në anën tjetër kosovarët do të jenë të zhgënjyer me politikanët që të gjithë çelësat për zgjidhjen e problemeve në shoqëri i hodhën në një kuti, në atë të pavarësisë e cila nuk do të duket në horizont, po edhe kur të duket ajo vetevetiu nuk do t’i zgjidhë problemet por të hapë edhe probleme tjera,



    Sipas të gjitha gjasave, propozimi i Ahtisarit nuk do të shpallë të përfunduar betejen mes idesë kombëtare kosovare dhe asaj serbe. Ai vetëm do ta ndryshojë fushën e betejes. Nga një teren do të kalohet ne terenin tjeter. Ai që do ta kuptojë i pari këtë do të përfitojë. Beteja do të vazhdojë derisa njerës palë t’i “merret fëtyra”. Dmth, ose të dëshmohet se kosovarët nuk janë brum nga i cili krijohet shteti, përkatësisht nuk mund të formësohen si komb, ose që Serbia ta marrë dënimin meritor humbjen përfundimtare të Kosovës.



    Kjo betejë do të jetë e përqëndruar në Mitrovicë, aty ku historikisht janë gjeneruar proceset politike që kanë dominuar Kosovën dhe më gjërë. Tashmë dihet se Ahtisari do ta shpallë komunën veriore. Kjo ka qenë ofertë e ekipit negociator kosovar dhe kërkesë e Beogradit. Me këtë edhe do të legalizohet rroli i saj i deritanishëm si kryeqytet i serbëve të Kosovës. Kosova që nga ky moment do të jetë politikisht bipolare. Ajo cfarë mbetet të shihet më pas është raporti mes këtyre dy qendrave të vendosjes.



    Kosova në rastin më të mirë do të jetë si Maqedonia (Shkupi-Tetova), e në rastin më të keq si Bosnja (Sarajeva –Banjalluka) ose edhe më keq se Bosnja.



    Ajo çfarë do të luaj rrol se ku do jetë Kosova (si Maqedonia apo si Bosnja) është funksionimi apo jo i Bordit apo Bashkisë së Qytetit të Mitrovicës dhe kompetencat e tij. Te ky Bord apo Bashki lidhet gjithë fati i Kosovës dhe rajonit. Ajo çfarë mund të ndodhë është që ky Bord apo Bashki të figurojë në propozimin e Ahtisarit, por që funksionimi i tij të mos fillojë kurrë. Në një rast të tillë, federalizimi apo konfederalizimi i Kosovës do të jetë i pashmangshëm. Serbia do ta “shpëtojë fëtyrën” ndërsa ideja kombëtare kosovare (ideja e shtetit të Kosovës) do të jetë e dështuar.



    Ajo çfarë klasa politike e Kosovës duhet të bëjë me këtë rast është presioni mbi PSSP-në Ryker që ta emërojë Bordin (Bashkinë) e Qytetit të Mitrovicës para se ta emërojë udhëheqësinë komunale të Komunës së Veriut të Mitrovicës. Nëse kjo ndodhë, Kosova ka gjasë të mbetet unike, natyrisht nëse në këtë Bord apo Bashki të Qytetit të Mitrovicës nga pala shqiptare do të jenë të emëruar njerëz të ndërgjegjëshëm dhe jo asi që me punën apo mospunën e tyre i kontribuan ndarjes së qytetit.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    E perditshmja „politika“ e beogradit shkruan:

    Publikuar me 27.01.2007
    Tadiq pranon Ahtisarin, Koshtunica jo

    Vetem qeveria e re ka mandat qe me perfaqesuesin special te KB t`bisedoje per rregullimin e ardhshem te Kosoves, i eshte thene tanjugut ne kabinetin e kryemistrit serb

    Kryetari i qeverise serbe koshtunica nuk do e pranoje Marti Ahtisarin me 2. shkurt, nga qe kjo del nga rethi i mandatit t`qeverise tij deri n`zgjedhe t`reja, ben te ditur tanjugu ne kabinetin e kryeministrit t`qeverise serbise.
    Nga momenti kur jane shpalle rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve parlamentare, te mbajtura me 21.Janar, qeveria serbe, njezeshem sipas ligjit per qeverine, deri te formimi i qeverise se re mund t`kryej vetem detyrat teknike, i eshte pergjigjur agjensionit nacional ne kabinetin e kryeministrit t`qeverise ne pyetjen se a do takohet kryemistri koshtunica me te derguarin special te KB ne fund te javes se ardhshme ne beograd.“Per kete shkak, kryetari i qeverise koshtunica nuk do e pranoje me 2 shkurt Marti Ahtisarin, per shkak se vetem qeveria e re ka mandat t`bisedoje me t`derguarin special per regullimin e ardhshem krahines“, eshte thene mrame ne kabinetin e kryemistrit serb.

    Nga ana tjeter, ne kabinetin e kryetarit te serbise tadiqit eshte vertetuar se kryetari tadiq do takohet me 2. shkurt me t`derguarin special te KB per Kosove Marti Ahtisarin.“ Kryetari, si gjithnje deri me tash, do t`permbushe detyrimet e veta shteterore“ eshte thene ne kabinetin e kryetarit te serbise.

    http://www.politika.co.yu/detaljno.php?nid=18187
    ---------------------

    Die Details des Kosovo-Plans sollen noch eine Woche geheim bleiben

    WIEN/PRISTINA. UNO-Chefvermittler Martti Ahtisaari hat gestern in Wien den Vertretern der Kosovo-Kontaktgruppe (USA, Russland, Großbritannien, Frankreich, Deutschland, Italien) seine mit Spannung erwarteten Vorschläge zum künftigen Status der südserbischen Provinz präsentiert.

    Was genau Martti Ahtisaari der Kosovo-Kontaktgruppe in der Wiener Hofburg vorgeschlagen hat, bleibt noch mindestens eine Woche geheim. Erst am kommenden Freitag wird der finnische Diplomat nach Pristina und Belgrad reisen, um Serben und Albanern seinen Lösungsvorschlag für die überwiegend von Kosovo-Albanern bewohnte Provinz offiziell vorzustellen, die seit 1999 unter UN-Aufsicht steht.

    In den Tagen bis dahin werden die Mitglieder der Kontaktgruppe weiter über Ahtisaaris Konzept beraten - und möglicherweise Änderungen einfordern. Vor allem die russische Seite reagierte gestern "sehr, sehr skeptisch" auf den Vorschlag. Geht es nach dem Plan Ahtisaaris, kann der Kosovo-Plan Ende März dem UNO-Sicherheitsrat vorgelegt werden. Doch Moskau forderte bereits eine Verschiebung der UNO-Entscheidung - zumindest bis zur Regierungsbildung in Serbien.

    Trotz aller Geheimhaltung ist die Lösung für den Kosovo im Grunde genommen längst bekannt: Die Provinz soll eine eingeschränkte Souveränität bekommen. Das Wort Unabhängigkeit wird im Ahtisaari-Plan bewußt nicht erwähnt.

    Fix ist im Kosovo aber eines: Die weitere Entwicklung des Kosovos soll noch jahrelang von der Europäischen Union begleitet und überwacht werden. Unter anderem soll die EU eine eigene Polizei unterhalten. Zudem soll es einen internationalen Gesandten geben, der wie der Hohe Repräsentant in Bosnien-Herzegowina ein Veto gegen Gesetze einlegen und Beamte entlassen kann.

    UNO sucht den Kompromiss: Mehr Rechte für die Serben

    Ahtisaari gilt als Taktiker: Er bemüht sich vor allem um Schutzrechte für die serbische Minderheit. So werden Gesetze, die die Kosovo-Serben betreffen, künftig im Kosovo-Parlament auch die Unterstützung der serbischen Abgeordnetenmehrheit erhalten müssen. Auch werde den mehrheitlich serbischen Gemeinden erlaubt, enge Verbindungen mit Belgrad zu unterhalten.

    vom 27.01.2007

    http://www.nachrichten.at/politik/au...859449b397656e
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #36
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Kosova, Ahtisari propozon pavarësi

    Shekulli
    27-01-2007

    Statusi i Kosovës

    Ahtisari paraqet propozimin për Kosovën. Rusia kërkon shtyrjen e statusit, derisa të formohet qeveria e re serbe. Çeku kundërshton shtyrjen, po kështu edhe shtetet e tjera të Grupit të Kontaktit. Sipas burimeve diplomatike brenda takimit me dyer të mbyllura për mediat, është propozuar një formë pavarësie për Kosovën, por sërish prani e fortë e NATO-s.

    Rusia kërkoi dje nga vendet anëtare të Grupit të Kontaktit, që të shtyhet çdo lloj vendimi për Kosovën dhe mbi të ardhmen e statusit të saj, deri në formimin e një qeverie të re serbe, e cila do ta dalë nga zgjedhjet e 21 janarit. Sipas agjencisë së lajmeve, "Reuters", Rusia është shfaqur mosbesuese ndaj një plani të të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisarit, që i jep Kosovës pavarësi të kufizuar. Pas një takimi 90-minutësh në Vjenë, me gjashtë anëtarët e Grupit të Kontaktit, një diplomat konfirmoi për "Reuters", se Rusia kishte kërkuar shtyrje të çdo vendimi të OKB-së për Kosovën, derisa Serbia të kishte formuar një qeveri të re, që vjen pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 21 janarit. Por, me sa duket, anëtarët perëndimorë të Grupit, ishin në një mendje për çështjen e planit të Ahtisarit dhe nuk e shihnin të nevojshme një shtyrje të vendimit.

    I dërguari i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, e ka paraqitur planin e tij të shumëpritur për Kosovën, para Grupit të Kontaktit në Vjenë. Megjithatë, hollësitë e propozimit duket se nuk do të bëhen publike deri në momentin kur do t'u paraqiten shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Sipas burimeve diplomatike, propozimi i zotit Ahtisari, lë të kuptohet një formë e pavarësisë së Kosovës. Takimi i së premtes u mbajt në Vjenë, me dyer të mbyllura, në nivel drejtorësh politikë për Ballkanit të SHBA-së, Britanisë, Rusisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Kryenegociatori Ahtisari pritej të bënte konsultimet e fundit me diplomatët ndërkombëtarë, para se të sjellë propozimin e tij në Prishtinë dhe në Beograd, më 2 shkurt.

    Pas dëgjimit të propozimit të Ahtisarit, përfaqësuesit e lartë të SHBA-së, Rusisë, Francës, Britanisë, Gjermanisë dhe Italisë, ranë dakord që të marrin kopjet e dokumentit për t'i shqyrtuar në kryeqytetet respektive. Po kështu është rënë dakord, edhe për praninë e një Misioni Vëzhgues Ndërkombëtar pas statusit, i cili do të ketë fuqi vetoje ndaj ligjeve dhe vendimeve qeveritare dhe autoritet, për të shkarkuar zyrtarët që shkelin marrëveshjen ndërkombëtare.

    Takimi ishte me dyer të mbyllura për gazetarët. Si përfundim, palët ranë dakord të vazhdohen konsultimet rreth formës së statusit të ardhshëm. Diplomatët thonë se dokumenti final i Ahtisarit do të përfshijë edhe ndonjë sugjerim të mundshëm, pas shqyrtimit nga vendet anëtare të Grupit të Kontaktit. Tashmë dihet se propozimi final do u paraqitet palëve në Prishtinë e Beograd, më 2 shkurt.

    Plani, që është fryt i bisedimeve diplomatike që zgjatën një vit, mes Prishtinës dhe Beogradit në Vjenë, ka nevojë për një Rezolutë të re të OKB-së, për të hyrë në fuqi. Ahtisari, kishte nevojë të siguronte aprovimin e Grupit të Kontaktit: SHBA, Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Rusia, përpara se ta bënte planin e tij publik.

    Detajet e Planit, që Ahtisari paraqiti dje në Grupin e Kontaktit

    1. I jep Kosovës të drejtën për të hyrë në marrëveshjet ndërkombëtare dhe të aplikojë për anëtarësi në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Kombet e Bashkuara, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
    2. I siguron të drejtën për "kombësi të dyfishtë" dhe i bën thirrje Prishtinës për të vendosur marrëdhënie të mira me fqinjët e tjerë.
    3. Kosova do të marrë pjesën e saj në pasuritë ekonomike dhe borxhet, që dikur i përkisnin ish-Jugosllavisë dhe Serbisë.
    4. T'u japë 100 mijë serbëve të Kosovës, autonomi për vetëqeverisje, kontroll mbi pushtetin vendor dhe të drejtën për të pasur lidhje me Beogradin.
    5. Serbia do të ketë mundësi të financojë zonat serbe, me kusht, që paratë të kalojnë përmes Prishtinës.
    6. Zonat e Protektoratit do të merren në mbrojtje, si vende me rëndësi të madhe të fesë Ortodokse serbe.
    7. NATO do të mbajë numrin e trupave në Kosovë të pandryshuar, rreth 16 mijë e 500, deri në vitin 2008.


    Çeku: Jemi kundër shtyrjes

    Kryeministri Agim Çeku, kundërshtoi dje vonimin ose shtyrjen e mëtejshme të planit të të dërguarit të OKB-së, që i jep pavarësi virtuale Kosovës. Kjo deklaratë e Çekut ka ardhur si reagim pas një deklarate të djeshme të diplomateve, sipas së cilës, Rusia kërkon ta shtyjë atë deri në krijimin e një qeverie të re. "Nuk ka nevojë për një shtyrje të mëtejshme",- tha Çeku në konferencën për shtyp, duke shtuar se edhe Grupi i Kontaktit e ka siguruar një gjë të tillë, pra, që s'do të ketë shtyrje të vendimit të statusit të ardhshëm të Kosovës.
    Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, tha se pala kosovare ende nuk e ka parë propozimin e Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, por beson, se ajo që ai e ka quajtur "zgjidhje e balancuar", nënkupton një formë të pavarësisë me garanci të forta për pakicat. "Besoj fuqishëm, që Ahtisari do ta propozojë pavarësinë për status të Kosovës dhe do të propozojë mekanizma, masa, procedura shumë konkrete, të cilat do të garantojnë të gjitha të drejtat e komuniteteve që jetojnë në Kosovë",- tha kryeministri Çeku. Ai deklaroi se pala kosovare do të shprehë pakënaqësinë e saj, në qoftë se z. Ahtisari propozon një prani të fortë ndërkombëtare pas zgjidhjes së statusit.

    Nuk përmendet fjala "pavarësi"


    Kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, ka paraqitur në Vjenë para anëtarëve të Grupit të Kontaktit, dokumentin për statusin e Kosovës. Sipas burimeve diplomatike për mediat, gjatë diskutimeve nuk është përmendur fjala pavarësi, por është rënë dakord se Kosovës do t'i jepen atributet e një shteti të pavarur, përfshi këtu edhe anëtarësimin e këtij vendi në institucione ndërkombëtare. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, por mësohet se një nga vendet anëtare të Grupit të Kontaktit, Rusia, ka kërkuar shtyrjen e statusit

    Ryker: Propozimi, i balancuar


    Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joakim Ryker, beson se propozimi i ndërmjetësve ndërkombëtare do të jetë i mirë dhe i balancuar për palët në bisedime. "Unë mund të them se pas një viti negociatash, duke ditur qëndrimin e të gjitha palëve të përfshira, unë kam besim të plotë në gjykimin e zotit Ahtisari, për të bërë një propozim të balancuar",- tha zoti Ryker, pas një takimi me kryeministrin Çeku. Dy krerët e institucioneve kryesore, shfaqën bindjen se nuk do të ketë dhunë në Kosovë, edhe në qoftë se do të ketë pakënaqësi të qytetarëve me vendimin ndërkombëtar për statusin. "Nuk pres dhunë, Kosova nuk është vend i dhunës, populli i Kosovës nuk është popull i dhunshëm, nuk ka asnjë arsye për dhunë…Mund të ketë pakënaqësi, por mënyra e shprehjes së pakënaqësive, dallon krejtësisht nga dhuna",- deklaroi kryeministri i Kosovës, Agim Çeku.

    http://www.shekulli.com.al/news/127/...007-01-27.html

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    The Independent:

    27 January 2007 22:07
    UN plan for Kosovo promises independence, with strings
    By Stephen Castle in Brussels

    Published: 27 January 2007

    Eight years after Nato's bombing campaign drove Serb forces from its borders, Kosovo was yesterday given virtual independence and most of the trappings of a nation state in an official blueprint for its future.
    ...

    http://news.independent.co.uk/europe/article2190044.ece

    *

    New York Times:
    U.N. Plan Paves Way for Kosovo Independence
    By CRAIG S. SMITH
    Published: January 27, 2007
    ...

    http://www.nytimes.com/2007/01/27/wo...875&ei=5087%0A


    http://www.shekulli.com.al/news/127/...007-01-27.html

  8. #38
    Analisti serb flet për Kosovën

    Paralajmërimi i kryeministrit aktual serb, Vojislav Koshtunica, se nuk ka për të pranuar ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara në bisedimet për Kosovën, Marti Ahtisari, edhe në Beograd ka hasur në reagime të ndryshme, kryesisht negative.

    Kundërshtarët e zotit Koshtunica thonë se është i paqëndrueshëm arsyetimi i tij se aktualisht vetëm teknikisht është kryeministër, ndërkohë që nuk ka fshehur pretendimet edhe për një mandat tjetër.

    Seladin Xhezairi bisedoi për këtë me kryeredaktorin e të përjavshme të Beogradit, Vreme, Dragoljub Zharkoviq.

    BBC: Si e shikoni ju refuzimin e zotit Koshtunica që të pranojë nga zoti Ahtisari propozimin për statusin e ardhshëm të Kosovës?

    Zharkoviq: Si të them, mendoj se kjo është një punë shumë jotipike. Një veprim tejet jotipik i një kryeministri: e pranon ai ose jo Ahtisarin, propozimi do të dorëzohet, ai ekziston dhe për të duhet të diskutohet.

    Për mua kjo është një përpjekje për të blerë kohë, ndonëse nuk e kam të qartë se ku shpie kjo, aq më tepër kur presidenti Tadiq i cili nuk është në funksion teknik, do ta pranojë Ahtisarin, do ta marrë në dorë atë propozim dhe ai do të vihet në qarkullim politik.

    Një veprim i këtillë i kryeministrit Koshtunica në njëfarë mënyre shënon sforcimin e lojës së tij politike. Ndoshta ai mendon se kjo është mënyra për të intensifikuar betejën politike në planin e brendshëm, në garën për postin e kryeministrit të ri.

    BBC: Dhe, kur është fjala për Kosovën, zoti Zharkoviq, çfarë ka për të qenë qëndrimi i qeverisë së re ndaj saj, do të ketë ndonjë ndryshim apo....?

    Zharkoviq: Së pari të presim formimin e qeverisë së re...

    Siç qëndrojnë tani punët, mendoj se gjithë muaji shkurt do të kalojë në shenjë të negociatave për formimin e qeverisë së re. Nga përbërja e qeverisë dhe marrëveshja eventuale e këtyre forcave demokratike që duhet ta formojnë atë, nëse natyrisht ia dalin.., vetëm atëherë do të shohim se si ka për të vepruar kabineti i ri qeverisës.

    Mendoj se do të kemi një refuzim ritual të propozimit të Ahtisarit për Kosovën, por jeta do të ketë rrjedhën e vet.

    Në esencë, çështja do të reduktohet në mbrojtjen e serbëve që jetojnë në Kosovë, në mundësinë e rritjes së të drejtave të tyre dhe çështje të tjera që lidhen me jetën e përgjithshme politike, ekonomike e të aspekte të tjera në Kosovë.

    Mendoj se nuk ka arsye për të bërë panik dhe për të qenë nervozë. Formulimet do të kërkohen.

    Të dyja palët, në fakt, do të mundohen që disi të shpëtojnë fytyrën politike dhe nëse këtë e marrin nëpërmjet formulimeve, kanë për të qenë të kënaqura, ndërsa me kalimin e kohës punët do të qetësohen, kuptohet, nëse vërtet nuk ndodh diçka vërtet radikale, në kuptimin e viktimave, të refugjatëve, të ndonjë konflikti të ri.

    Nëse nuk ndodh kjo atëherë kjo çështje do të jetë e dorës së dytë.

    BBC: Udhëheqësi i një grupimi politik,parlamentar në Beograd, Çedomir Jovanoviq, ka lënë të kuptohet që gjatë fushatës parazgjehdore, se qellimi i partisë së tij është ndryshimi i politikës serbe ndaj Kosovës, dorëzimi i shumëtëkërkuarit nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladiq, dhe integrimi evropian i Serbisë. Sa do të jenë të arritshme këto objektiva për qeverinë e re të Serbisë?

    Zharkoviq: Zoti Jovanoviq ka një parti të vogël që në këto zgjedhje kapërceu pragun për rreth 0.3 për qind dhe unë e vlerësoj shumë këtë, por nuk besoj se qeveria e re do të flasë me retorikën e tij, sepse në politikë, kur politikanët nuk kanë argumente më të forta, ata përdorin fjalët dhe formulimet si argumentet më të fuqishëm.

    E dini, askush në Serbi nuk është aq naiv, e kam fjalën për qytetarët, sa të mos dijë se çështja e Kosovës është vendosur shumë më parë, por ka mbetur vetëm çështja e modalitetit.

    Pra, zoti Jovanoviq doli me guxim me këtë deklaratë që nuk është e këndshme për shijen e një votuesi mesatar serb, dhe fitoi diçka më shumë se 200 mijë vota impozante, por ndikimi tij në politikën serbe dhe në qeverinë e re serbe vërtet është minor.

    Ai në çdo rast në këtë moment nuk përfaqëson ndonjë ton dominues në skenën politike.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    LUFTA E UÇK-së ISHTE LUFTË KUNDËR PUSHTIMIT…

    Konferencë për media, rreth pakos për statusin e Kosovës


    Prishtinë 28 janar 2007
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së së bashku me SHIL të UÇK-së dhe SHFD të UÇK-së në një konferencë për media, shprehën qëndrimin rreth planit të Ahtisarit për statusin e Kosovës, që pritet të zyrtarizohet me 2 shkurt 2007. Deklarata që u lexua në konferencë është me sa vijon:

    1) Edhe pse nuk është bërë publik në tërësi Dokumenti i Ahtisarit për statusin e Kosovës, përmbajtja e botuar në disa media ndërkombëtare nuk shpreh në mënyrën e duhur vullnetin e qytetarëve të vendit për shtet të pavarur dhe sovran.

    2) Ne presim që bashkësia ndërkombëtare ta njohë luftën tonë Çlirimtare dhe ta pranojë shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.
    Pas luftës heroike të popullit, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas gjakut të derdhur nga dëshmorët e lirisë, pas gjymtyrëve të lëna në vijat e frontit nga invalidët e luftës, në Kosovë nuk do të pranohet asgjë më pak se pavarësia e plotë.
    Gjenocidi serb mbi popullin tonë dhe ndërhyrja e forcave demokratike përkrah UÇK-së, e ka bërë të qartë këtë qysh në vitin 1999. Krimet e papara të forcave serbe mbi popullatën civile, gjaku i më shumë se 15 mijë të vrarëve e të masakruarve, mijëra të zhdukur, për fatin e të cilëve ende nuk dimë asgjë, gjaku i 2 mijë e 200 dëshmorëve, gjymtyrët e 2 mijë e 500 invalidëve të luftës, e kanë vulosur të ardhmen e Kosovës dhe nuk duhet të ketë asnjë hamendje në këtë drejtim. Kosova duhet të pranohet në familjen e kombeve të bashkuara si subjekt i barabartë me të gjitha shtetet e tjera. Në të kundërtën, tërheqim vërejtjen se procesi do të vështirësohet, duke e vënë në pikëpyetje gjithë investimin e bërë në vitet e pasluftës. Faktorët ndërkombëtarë e dinë se nuk mund të nëpërkëmbet e ardhmja e një populli që e ka vulosur atë me gjakun e bijve e bijave të veta. I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve për pozitën e pakicave në Kosovë, por Kosova tashmë e ka dësahmuar se i pranon ato si pasuri të shoqërisë dhe vlerave të saj.

    3) I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që në vendimin për Kosovën ta ketë parasysh gjakun e dëshmorëve dhe të mijëra qytetarëve të flijuar për lirinë e vendit të tyre. Tani që presim ardhjen e Ahtisarit në Prishtinë, dëshirojmë t’i kujtojmë edhe një herë atij se lufta e UÇK-së ishte luftë kundër pushtimit, e jo siç janë përpjekur ta paraqesin qarqe të caktuara, rebelim kundër regjimit të Millosheviqit.

    4) Vendi ynë duhet të ketë ushtrinë e vet, jo si kërcënim ndaj të tjerëve, por për sigurinë e vet dhe për mbështetjen e proceseve të paqes në rajon e më gjerë. KFOR-i duhet ta mbështesë një forcë aleate në Kosovë.Kemi thënë se e mirëpresim praninë e NATO-s, por edhe ajo duhet t’i pranojë vlerat tona ushtarake. Këtë e ka dëshmuar UÇK-ja gjatë luftës, dhe TMK-ja pas perfundimit të saj. Ndryshe, TMK-ja është edhe institucioni që ka bërë më së shumti në përmbushjen e standardeve të caktuara nga bashkësia ndërkombëtare. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vetë ndërkombëtarët. Prandaj duhet të avancohet misioni i saj në bërthamë të ushtrisë së ardhshme të vendit. Në këtë pikë, ne i tërheqim vërejtjen edhe Ekipit të Unitetit që të mos lejojë të ndodhë ndonjë gabim. Kosova e pavarur duhet të ketë edhe ushtrinë e vet.

    5) Pavarësia është zgjidhja e vetme e cila do t’i mundësonte Kosovës zhvillim dhe prosperitet. Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova është në gjendje të rëndë ekonomike. Këtë e thonë të gjithë, edhe ndërkombëtarët edhe vendorët. Por, jemi të vetëdijshëm gjithashtu se shkaku kryesor i këtij moszhvillimi është mungesa e pavarësisë. Dikur ishte pushtimi nga ana e Serbisë, sot është mungesa e subjektivitetit ndërkombëtar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Thirrje për qetësi në Kosovë para statusit

    Violeta Hyseni
    BBC, Prishtinë



    Ahtisari prezanton propozimet për statusin e Kosovës më 2 shkurt

    Autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Prishtinë kanë bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë, në prag të publikimit të propozimit të kryenegociatorit Martti Ahtisari për statusin e Kosovës.
    Zyrtarë të lartë të qeverisë, të KFOR-it dhe të policisë kanë porositur qytetarët e Kosovës që pakënaqësitë eventuale të tyre të mos i shprehin përmes përdorimit të dhunës, por në forma demokratike dhe paqësore.

    Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, komandanti i KFOR-it, gjenerali Roland Kather dhe komesari i policisë, Stephan Curtis kanë mbledhur në një takim kryetarët e komunave për t'i njoftuar për përgatitjet që kanë bërë organet e rendit për ruajtjen e qetësisë dhe për të kërkuar ndihmën e tyre në këtë drejtim.

    Në takim nuk morrën pjesë kryetarët e komunave me shumicë serbe, me përjashtim të kryetarit të komunës së Novobërdës.

    Kreu i ekzekutivit kosovar, Agim Çeku tha se nuk ka nevojë për kërcënime me dhunë nga asnjëra palë.

    "Të gjithë jemi të vetëdijshëm se propozimi i z.Ahtisari mund të zgjojë reagime individuale, grupore apo etnike.

    Ne absolutisht nuk e mohojmë të drejtën e asnjë qytetari që ta shprehë mendimin e vet të lirë për çdo gjë që ndodhë në Kosovë, që dhe të protestojë sepse protesta është veprim legjitim dhe demokratik.

    Sinqerisht mendojmë se nuk ka asnjë arsye për të kërcënuar me dhunë apo për të përdorur dhunë në Kosovë, sepse jemi të bindur se zgjidhja që do të dalë nga ky proces i udhëhequr nga z.Ahtisari do të jetë poztive për Kosovën", u shpreh kryeministri Çeku.

    Ai tha se në veçanti është me rëndësi që komuniteti serb ta kuptojë se pavarësia e Kosovës siç tha ai "nuk do të sjellë asgjë të keqe për ta, por se do të ju sigurojë atyre një jetë të qetë në bashkëjetesë me komunitetet tjera". Sipas tij situata më e ndjeshme paraqitet në komunat e banuara me serbë.


    Nga ana tjetër, komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Roland Kather theksoi se qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se dhuna nuk bën të përsëritet.

    Ai tha se KFOR-i do të jetë syçelë dhe do të vëzhgojë me kujdes situatën e sigurisë.

    Gjenerali Kather porositi qytetarët e Kosovës që të mos provojnë të përdorin dhunë, sepse ushtarët e KFOR-it nuk do ta lejojnë këtë.

    "Ndoshta jo të gjithë do të jenë të kënaqur me propozimin e zotit Ahtisari, por secili mund të shprehë qëndrimin e vet në formë demokratike dhe paqësore përmes demonstratave."

    Ne së bashku me Shërbimin Policor të Kosovës dhe UNMIK-un do të sigurojmë një mjedis të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës., pavarësisht përkatësisë së tyre etnike apo fetare", tha komandanti i trupave paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë.

    Edhe komesari i policisë, Stephan Curtis ka shprehur gatishmërinë e policisë për t'u përballur me çfarëdo situate të mundshme gjatë ditëve të ardhshme.

    "Unë jam shumë i kënaqur me situatën e sigurisë në këtë moment dhe ne jemi bashkarisht të përgatitur me udhëheqësit politikë që të përballemi me çfarëdo që mund të ndodhë gjatë javëve të ardhshme", deklaroi numri një i policisë.

    Mbi 10 mijë policë dhe rreth 16 mijë pjesëtarë të KFOR-it do të jenë të gjendje gatishmërie në kohën e zgjidhjes së statusit të Kosovës, për të ndërhyrë në rast të tensionimit të mundshëm të gjendjes.

    Masa të shtuara të sigurisë do të ketë në veçanti në enklavat serbe dhe në Mitrovicë, ku tensionet ndëretnike janë më të rritura.

    Lëvizja "Vetëvendosje" që rreth vetes mbledh një grup të rinjësh ka paralajmëruar një protestë të madhe më 10 shkurt në Prishtinë kundër propozimit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, duke mos përjashtuar mundësinë e përshkallëzimit të gjendjes.

    Ndërsa shoqatat e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se nuk do të pranojnë asgjë më pak se pavarësi.

    Por bashkësia ndërkombëtare dhe udhëheqësit shqiptarë nuk fshehin frikën e tyre edhe për tensionim të mundshëm të gjendjes në veri të Kosovës me shumicë serbe.

    Pjesa veriore e Mitrovicës dhe tri komunat tjera të banuara me shumicë serbe janë zotuar se nuk do të pranojnë pavarësinë, duke paralajmëruar marrjen e vendimeve të njëanshme për shkëputje nga pjesa tjetër e Kosovës, në qoftë se ajo bëhet shtet i pavarur.

Faqja 4 prej 46 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •