NATO konfirmon mbeshtetjen ndaj planit te Ahtisarit
Sekretari i pergjitshem i aleances Jaap De Hoop Scheffer qe ne hapjen e takimit perseriti se qe nga fillimi eshte perkrahur angazhimi i Ahtisarit dhe se vetem ky proces mund te prodhoje perparim jo vetem ne Kosove, por ne tere rajonin
Ministrat e mbrojtjes te vendeve anetare te NATO-s ne takimin dy dyditore, sipas paralajmerimit do e konfirmojne mbeshtetjen e aleances per pakon e Marti Ahtisarit. Sekretari i pergjitshem i aleances Jaap De Hoop Scheffer qe ne hapjen e takimit perseriti se qe nga fillimi eshte perkrahur angazhimi i Ahtisarit dhe konsiderohet se vetem ky proces mund te formoje ardhmeri paqesore dhe perparim jo vetem ne Kosove, por ne tere rajonin. Aleanca gjithashtu ka kofirmuar se eshte e gatshme per te implementuar zgjidhjen e statusit, ne bashkepunim me Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara.Ne takimin dy ditore, do diskutohen operacionet e NATO-s ne Kosove dhe Afghanistan si dhe sistemi mbrojtes raketor. Per Kosoven do diskutohet ne detaje gjate darkes. Ndryshe eshte takimi i pare ku per pjesemarrje jane ftuar edhe minsitrat nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbisa, qe nga momenti kur keto 3 shtete jane pranuar ne Partneritet per paqe ne Samitin e Riges ne nentor te vitit te kaluar. Ministri serb i mbrojtjes tashme ka konfirmuar se ne çdo takim qe do e kete ne seline e NATO-s do insistoje ne qendrimin zyrtar serb per sa i perket statusit te Kosoves
Krijoni Kontakt