Close
Faqja 30 prej 46 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 452
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “FUNDI NË BERLIN” - Intervistë me diplomatin austriak Dr Wolfgang Petritsch – Gazeta “EXPRESS”





    “FUNDI NË BERLIN”



    Intervistë me diplomatin austriak Dr Wolfgang Petritsch – Gazeta “EXPRESS”

    Diplomati austriak me përvojë në Ballkan, Wolfgang Petritsch më shumë se sa për zgjidhje të shpejtë të statusit final të Kosovës, thotë se duhet të kemi parasysh cilësinë e këtij statusi. Cilësia, sipas ish ndërmjetësuesit në Konferencën e Ramboulliet, arrihet duke e përfunduar enigmën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ai thotë se zgjidhja e statusit me rezolutë nënkupton njohje të pavarësisë që nga dita e parë. Për ta pranuar Rusia planin e Martti Ahtisaarit - sipas Petritschit, më i miri në botë - atë duhet ta bindin europianët. Kjo për arsyen e thjeshtë, sepse Kosova është çështje e brendshme e Europës. Wolfgang Petritsch në ketë intervistë për Express është i bindur se historia nuk mund të kthehet prapa. Atë që serbët nuk e kanë pranuar në Ramboullet, po e ofrojnë tash, thotë ai. Por, sipas ambasadorit austriak, ka ndodhur një luftë dhe tash është bërë vonë.
    Petritsch tregon se jo pa vështirësi janë bindur Hashim Thaçi dhe Veton Surroi që t‘ia zgjasin jetën Grupit të Unitetit. Ai i kupton opozitarët, por edhe peshën e statusit final, e cila sipas tij, ka rëndësi më të madhe se sa loja qeveri - opozitë.

    EXPRESS: Cilët janë skenarët më të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës?

    PETRITSCH : Skenari më i mundshëm është ai i cili përfundon në Këshill të Sigurimit. Ky është skenari më i preferuar nga ata që ndjejnë përgjegjësi për Kosovën dhe rajonin. Vetëm një vendim i Këshillit të Sigurimit i bazuar në planin e Martti Ahtisaarit është skenari më i mirë i mundshëm dhe i preferuar. Megjithëkëtë, ekzistojnë edhe disa pikëpyetje por të gjithë duhet të mbetemi optimist, përshkak se vizita e fundit e delegacionit të Këshillit të Sigurimit, prej gjithë asaj që kam dëgjuar në Neë York ka kaluar shumë mirë dhe me këtë mendoj për punën e treguar nga lidershipi i Kosovës. Dhe të gjithë ata që nuk kanë qenë të informuar më herët, do ta kenë më lehtë të marrin vendim duke u bazuar në këto informata të mbledhura në terren.

    EXPRESS: A mund të ndodhë që plani i Ahtisaarit të ndryshohet ose përmirësohet, duke pasur parasysh se në takimin e fundit të NATO-s në Oslo zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të tyre nga Europa kanë përmendur se "akomodime të vogla" të këtij plani mund të ndodhin?

    PETRITSCH : Unë personalisht mendoj se plani i Ahtisaarit është shumë i mirë dhe u ofron serbëve absolutisht atë që atyre ju nevojitet dhe përfundimisht ky plan është një rregullator fenomenal i të drejtave të minoriteteve, që ndoshta edhe është më i miri në botë i prezantuar deri më tash. Ky plan, në vete ngërthen një përparim të madh që do t‘ju shërbej të gjithëve si shembull sesi një shtet multietnik duhet t‘i trajtoj pakicat e tyre. Por, është e qartë se deri tash kjo ekziston vetëm në letër dhe shumë çka varet nga realizimi i këtij plani. Pra sa do të jetësohet ky plan, varet nga shumica shqiptare dhe në anën tjetër nga vet angazhimi i serbëve si pakicë në këtë proces. Edhe Europa është entitet multietnik. Dhe ideja e Bashkimit Evropian është që komunitetet e vogla dhe të më mëdha të punojnë së bashku.

    EXPRESS: Por, kjo është një sfidë e madhe, nëse e konsiderojmë se serbët deri tash e kanë refuzuar gati çdo mundësi të integrimit të tyre në shoqërinë kosovare. Ekziston vetëm një grup i serbëve që janë inkuadruar në shoqëri. Edhe ashtu ky grup i vogël nga pjesa dërmuese e serbëve të Kosovës konsiderohen si kolaboracionistë e ndoshta edhe tradhtar...

    PETRITSCH : Mendoj se kur vendimi për statusin e Kosovës vendoset dhe qartësohet, atëherë politika do të largohet pak dhe një qasje racionale do të futet te shumica e politikanëve serbë. Atëherë mendoj se do të kuptohet që mënyra e bashkëjetesës është e vetmja mënyrë e jetesës. Shqiptarët mund ta konsiderojnë Kosovën si atdhe, munden edhe serbet, por duhet të jetë e qartë se Kosova nuk do të jetë atdhe ekskluzivisht i vetëm njërit komunitet. Pra kjo mendësi ende nuk është e fortë këtu dhe se kjo është ajo që duhet të forcohet, sidomos te udhëheqësit politikë në Beograd.

    EXPRESS: Megjithëkëtë, qasja dhe politikat e deritashme të Beogradit janë duke u mbështetur nga diplomacia ruse. Kundërshtimi i Moskës a është pengesë serioze e zgjidhjes së çështjes Kosovës dhe aprovimit të rezolutës së re në Këshill të Sigurimit?

    PETRITSCH: Kjo situatë më kujton krejtësisht Rambouillen. Edhe atëherë rusët kishin saktësisht të njëjtin pozicion sikur sot. Ata thoshin se nëse Beogradi nuk e pranon marrëveshjen, as Moska nuk do ta pranoj. Fatkeqësisht, për serbet, diçka që nuk pranuan në Rambouillet tash janë duke e promovuar vetë. Autonomia Substanciale që vetë serbet nuk e pranuan në Rambolliet, është pikërisht ajo që serbet po mundohen të ofrojnë sot. Por koha ka ecën përpara, ka ndodhur një luftë dhe fatkeqësisht nuk mund të kthehemi prapa në histori. Kjo është diçka që rusët duhet të kuptojnë dhe i mbetet evropianëve të cilët duhet të ngritën dhe të marrin masa, për t‘ua bërë të qartë rusëve se fundi i fundit Kosova është një territor europian dhe është investuar shumë nga evropianët të përfundoj konflikti. Andaj edhe rusët duhet të mbështesin një plan që është pajtuar dhe hartuar me ndihmën e Grupit të Kontaktit ku edhe vet ata janë pjesë. Tash ata duhet të marrin përgjegjësinë dhe të mbështesin evropianët, të cilët duhet të jenë në krye të misionit në Kosovë, siç e parasheh plani i Martti Ahtisaarit.

    EXPRESS: Keni marrë pjesë në konferencën për Kosovën, ku është diskutuar për 120 ditët e para pas statusit dhe rezolutës. Çka i shtyn diplomatët perëndimorë të jenë aq të sigurt se rezoluta gjithsesi duhet të aprovohet dhe tashmë Grupit të Unitetit i nevojiten vetëm përgatitje për ditët pas rezolutës?

    PETRITSCH: Çështja është se plani i Ahtisaarit është mbështetur gjerësisht nga Bashkimi Evropian, gjithsesi edhe Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur fuqimisht këtë plan. Ka edhe vende të tjera nëpër botë se janë në favor të zgjidhjes sa më të shpejt të statusit të Kosovës, duke u bazuar në planin e Ahtisaarit. Andaj, herët a vonë Kosova do të hyjë në këtë fazë ku statusi i ardhshëm do të vendoset. Pra çka vjen pas. Kjo ka qenë arsyeja pse i kemi ftuar liderët e Kosovës në Neë York. Ata teorikisht janë përgatitur për sfidat e 120 ditëve të para, pas statusit. Statusi nuk hahet dhe se me Grupin e Unitetit është biseduar se si mund të përmirësohet ekonomia, arsimi, çka duhet të ndodhë me çështjet e sigurisë, çështjes së bashkëpunimit me komunitetin serb e sidomos jemi fokusuar në çështjen themelore të kushtetutës së Kosovës.

    EXPRESS: Grupi i Negociator e ka nënshkruar një deklaratë të unitetit gjatë kësaj konference. A keni folur në Nju Jork se çfarë lloj uniteti është ky?

    PETRITSCH: Pyetje e vështirë për çdo politikan është kjo, por unë mund t‘ ju them se në njërën anë uniteti është vënë për t‘i arritur qëllimet madhore, që është statusi i Kosovës. Por, në anën tjetër, nëse je në opozitë, kjo në demokraci do të thotë se je kundër qeverisë. Atëherë qartësisht duhet të reflektohet se sa larg mund të shkoj me mbështetje opozita dhe sa do të mund të përfitoj qeveria nëse i gjithë procesi rreth statusit kryhet pozitivisht. Ndërsa, sa i përket jetës politike në terren, në njërën anë ekziston politika shtetërore që duhet të bëhet me Grupin e Unitetit dhe në anën tjetër është politika e partive që është legjitime në çdo demokraci. Dhe këtu është problemi. Në New York kemi biseduar se në çfarë mënyre duhet t‘i qasemi 120 ditëve të para. A duhet të jetë sikur në çdo vend të botës me qeveri dhe opozitë, ose të zgjasim jetën e Grupit të Unitetit, ku duhet të shkruhet kushtetuta dhe ku duhet të organizohen zgjedhjet. Këto janë dy shtyllat kryesore të Kosovës. Opinioni i politikanëve ndërkombëtar dhe analistëve në New York, ka qenë që do të ishte më mire që Grupi i Unitetit të mbetet pas vendimit të rezolutës, që është ed
    he ngjarje historike e rëndësishme për Kosovën. Pastaj ata së bashku të merren me implementimin e marrëveshjes për 120 ditët e para pas rezolutës dhe pas përpilimit të ligjit për zgjedhje dhe mbajtjes së zgjedhjeve, atëherë mund të filloj jeta politike demokratike qeveri - opozitë, sikur në çdo vend të botës. Kjo në fillim ishte e vështirë të pranohet nga Hashim Thaçi dhe partia Ora, por në fund ata janë pajtuar se në këtë moment uniteti është më i rëndësishëm se sa efekti i të qenit opozitë sikur në secilin vend demokratik.

    EXPRESS: Do të thotë se Grupi i Unitetit do të vazhdojë si i tillë deri në fund të implementimit të 120 ditëve të tranzicionit dhe deri në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë?

    PETRITSCH: Kjo duhet të vendoset nga partitë politike të kyçura në proces. Ka modele të ndryshme, mund të bëhet si bashkëqeverisje, por mund të mbetet edhe si Grup Uniteti siç është e rregulluar tash.

    EXPRESS: Kur mendoni se do të nxirret rezoluta për Kosovën?

    PETRITSCH: Situata ideale pas shtyrjes që ndodhi gjatë nëntorit të kaluar, besoj se do të ishte që kjo zgjidhje të gjendet në verë, rreth muajit qershor. Por nëse ekzistojnë probleme edhe në këtë kohë, atëherë ato duhet të analizohen. Nuk mendoj se koha e përfundimit është çështje e rëndësishme. Mendoj se duhet të shikohet cilësia e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Dhe cilësia është që të nxirret me vendim të Këshillit të Sigurimit dhe Kombeve të Bashkuara. Kjo do të thoshte se Kosova do të ishte e njohur ndërkombëtarisht qysh nga dita e parë. Sa i përket rrugëve të tjera të zgjidhjes, ato janë shumë të rrezikshme. Mendoj se Rusia ende nuk po pajtohet, dhe të gjithë duhet të flasin me ata për të gjetur zgjidhjen. Mendoj se politika është arti i gjetjes së zgjidhjes së mirë, në kohë të mirë. Dhe tash pikëpyetja është se kur mund të jetë koha e mirë. A do të jetë maji, apo qershori, kjo tash është në duar të Këshillit të Sigurimit dhe se Lidershipi i Kosovës ka bërë aq sa ka mundur të bëjë.

    EXPRESS: Ku lidhet interesi i Rusisë me Kosovën. Çka mendoni se është arsyeja e vërtetë që rusët të jenë pengesë e nxjerrjes së rezolutës së re për Kosovën?

    PETRITSCH: Mendoj se janë dy arsye kryesore. Çështja e parë ka të bëjë me marrëdhëniet tradicionale dhe historike të Rusisë me Serbinë. Ndërsa çështja e dytë ka të bëjë me politikat e instaluara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili e ka rimëkëmbur në një mënyrë fuqinë e Rusinë, e ka ngritur
    ekonominë e saj dhe e ka bërë atë eksportuesin kryesor të furnizimit me energji në Europë. Kjo nuk do të thotë se ka filluar një luftë e re e ftohtë, por ka sinjale të qarta se marrëdhëniet e Rusia me SHBA-në nuk janë edhe aq të mira. Rusët dëshirojnë të tregojnë fuqinë dhe kjo është duke u reflektuar me kundërshtimet e tyre lidhur me mbrojtjen raketore në lindje. E gjithë kjo pastaj është duke u reflektuar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ngrirja e çështjeve nga ana e rusëve ka filluar të rishfaqet nga vitet e kaluara dhe kjo tashmë është punë që duhet të zgjidhet nga europianët, që edhe e tejkalon influencën e lidershipit të Kosovës. Por, mendoj se e gjitha pritet të merret vesh në qershor në samitin e G8 në Berlin.

    EXPRESS: A është vërtet i bashkuar Bashkimi Europian sa i përket mënyrës së zgjidhjes së çështjes së Kosovës, duke e pasur parasysh rishfaqjen e ndikimit rus te disa vende anëtare, apo ka hapësirë për dyshime?

    PETRITSCH : Bashkimi Europian plotësisht e mbështet planin e Ahtisaarit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës nëpërmes vendimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ashtu siç e parasheh ky plan. Dhe përgjigja ime duhet të mbarojë këtu, kur them se mendoj që kjo zgjidhje është e më e mira e mundshme dhe se Kosova e meriton zgjidhjen më të mirë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #292
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    SHBA DHE BE PARALAJMËROJNË RUSINË PËR KOSOVËN

    FINANCIAL TIMES

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po përpiqen që gjatë muajit maj ta shtyjnë përpara në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara rezolutën për Kosovën, dhe kanë paralajmëruar Rusinë se nëse përdor veto, do jetë përgjegjëse për shpërthimin e dhunës eventuale apo jostabilitetin në Kosovë.
    Zyrtarët amerikanë dhe evropianë shpresojnë se Moska do të përmbahet dhe nuk do t'i vë veto planit, përkundër mospajtimeve të fundit mes Rusisë dhe Perëndimit për disa çështje.
    "Do të ishte një hap tepër i madh nëse Rusia do të bllokonte një rezolutë, e cila fundamentalisht është çështje e Evropës", ka thënë një zyrtar i lartë britanik.
    Kryenegociatori Martti Ahtisaari ka shfaqur shpresën se "Këshilli i Sigurimit do të bie dakord këtë muaj, për një arsye të thjeshtë, se në takimin e grupit G8 mund të ketë dakordim për agjenda më pozitive. Në të kundërtën, kjo çështje do ta ndjekë edhe samitin", ka thënë Ahtisaari, për të shtuar se "plani i tij për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës është zgjidhja e vetme e mundshme". Ahtisaari gjithashtu ka parashikuar prani ndërkombëtare në Kosovë edhe për 5 vjet të tjera.
    Rusia gjithmonë ka thënë se zgjidhja duhet të mbështetet nga serbët dhe shqiptarët e Kosovës, dhe vazhdimisht e ka kundërshtuar planin e Ahtisaarit. Por argumentimet e Uashingtonit dhe Brukselit janë se vetoja ruse do të ishte e paqëndrueshme, meqë paqëruajtësit evropianë dhe amerikanë do të ishin ata që do të ndodheshin në mesin e një situate në Kosovë, e cila mund të dalë nga kontrolli.
    "Jam i sigurtë se kosovarët do të shpallin pavarësinë në çfarëdo rrethanash", tha zëvendës kryenegociatori Albert Rohan. "Çështja shtrohet nëse duam këtë proces ta zgjidhim në mënyrë të qetë apo të çrregullt? Rusia thjesht nuk mund t'i thotë JO një zgjidhjeje, e cila është e qetë, ndonëse nuk është ideale", tha Rohan.
    Ky pohim lë të kuptohet se Evropa e Shtetet e Bashkuara mund ta fitojnë shumicën e anëtarëve në Këshillin e Sigurimit, por zyrtari i lartë britanik tha se plani i Ahtisaarit është mbështetur nga 11 apo 12 vende të Këshillit. Ai shtoi se në vend që Kosova thjesht ta shpallë pavarësinë, rezoluta e Kombeve të Bashkuara do t'i jepte Kosovës "platformë" për pavarësi, duke i dhënë të drejtën t'i bashkangjitet organizatave ndërkombëtare. Për pasojë, Rusia mund të refuzojë të njohë Kosovën, madje edhe pas miratimit të rezolutës, dhe ndoshta mund t'i vë veto aplikimit të Kosovës për t'u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara.
    Nënsekretari amerikan të shtetit Nicholas Burns ka thënë se SHBA dhe BE gjatë kësaj jave do ta paraqesin projekt rezolutën në Kombet e Bashkuara. "Ne shpresojmë shumë se Rusia do të punojë me ne dhe do të jetë anëtare produktive e këtij grupi. Është e vështirë të ndalësh historinë", ka thënë Burns.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #293
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    MITROVICA, NJË PIKËPYETJE




    Ekziston një hendek i thellë midis fasadës dhe gjendjes reale në Kosovë. Të cilësuarit si "akte terroriste serbe", qoftë nga faktori perëndimor apo dhe ai zyrtar shqiptar, i asaj çka precipitoi ditët e fundit në Mitrovicë, është një tentim për të minimizuar apo për të anashkaluar shkaqet thelbësore të gjendjes së tanishme. Ato në realitet nuk janë "akte terroriste paramilitarësh serbë", por veprime taktike në funksion të një strategjie të përhershme nacionaliste të shtetit serb (dhe jo vetëm të regjimit të Millosheviçit), veprime që zhvillohen si rezultat i favorizimit prej rrethanave të krijuara. Si para, gjatë dhe pas konfliktit, linja serbe ka qenë po ajo: herë në tërheqje, herë në mësymje, herë djallëzore e herë të drejtpërdrejtë, përkundër linjës shqiptare me karakter difensiv, pacifist. Linjës shqiptare që në kuptimin e vet përmban dëshirën e pakufi për tërheqje, mirëkuptim dhe martirizim, duke sakrifikuar për hir të disa koncepteve që u serviren për konsum propagandistik si dhe për hir të kapitullimit të elementit apo klasës politike përpara interesave të të tjerëve-interesat dhe zhvillimet organike në funksion të kuptueshmërisë së shoqërisë kombëtare.

    Përballë këtyre dy linjave diametralisht të kundërta, midis asaj serbe dhe shqiptare, lindin raporte mospërfillëse apo diskrimini në dëm të faktorit shqiptar. Këtë vlerë merr linja shqiptare edhe prej faktorit të konsiderueshëm ndërkombëtar, i cili tek faktori shqiptar sheh të pamundurin, të pafuqishmin, të pavetëdijshmin për veten, të vetësakrifikuarin, të vetëmartirizuarin, të mëshiruarin; mbi kurriz të të cilit mund të shpalosësh qetësisht kartat e kompromisit apo të allishverishit politik.

    Veprimet e ditëve të fundit në Mitrovicë kanë një rrjedhë logjike dhe janë të gjitha gjasat që të pasohen edhe me të tjera të ardhme në funksion të linjës serbe. Kjo duke u nisur nga disa arsyetime:

    Së pari, lëvizjet politiko-ushtarake të perëndimit kundrejt Serbisë në lidhje me Kosovën, nuk duhen gjykuar apo interpretuar si ndërgjegjësim i tyre karshi faktorit të keqpërdorur shqiptar në Ballkan, karshi padrejtësive të kryera prej tij vetë në kohë të tjera, rrethana të tjera. Ato vijnë si rezultat i rregullimit të ekuilibrave gjeopolitikë të perëndimit me fuqitë lindore si fitim në terrenin ballkanik të zonave të influencës si pasojë e dobësimit të lindjes (bllokut rus). Shqiptarët e Kosovës, të shkelur në të drejtat e tyre, u konsideruan si një shkak i mirë për të ndëshkuar Serbinë antiperëndimore, si i vetmi shtet në Ballkan me kahje proruse. Dhe si në çdo konflikt, duke vlerësuar të qenit faktor të konsiderueshëm në rajon vetë Serbinë, në tavolinat e diplomacisë dhe politikës lihen të hapura shtigje dhe kaluzola që mund të shërbejnë në të ardhmen për kompromise të mundshme.

    Së dyti, duke u zhvilluar konflikti mes Serbisë dhe bllokut perëndimor, ndërsa shqiptarët në territoret e të cilëve zhvilloheshin lëvizjet ishin një sfond justifikues (i rastësishëm apo i parëndësishëm) përllogaritjet do të orientoheshin në funksion të interesave të këtyre dy palëve. Shqiptarët vetë, duke luajtur rolin e martirit, arsyetonin dhe ushqeheshin me iluzionin se kësaj radhë perëndimi po luante në drejtim të interesave kombëtare shqiptare. Realisht, përkimi i interesave deri në një farë shkalle të çonte drejt kësaj. Por me gjithë atë përkim të pjesshëm, faktori shqiptar kurrsesi nuk mund të përbënte një faktor ndikues ë rrjedhën e veprimeve, për të mos qenë vetëm përfitues i fatit, por për të aktivizuar ato elementë që prej këtyre zhvillimeve liheshin mënjanë apo rrezikonin mospërmbushjen e interesave të tyre kombëtare. Ai, domethënë faktori shqiptar, do të mbetej si përherë në rolin e zëdhënësit dhe lavdthurrësit për "fitimtarin" edhe në rastet kur do të shpërfilleshin elmentë të interesave të tij.

    Së treti, duke pasur parasysh shtigjet për të cilat folëm më lart, në tavolinat e marrëveshjeve mes serbëve dhe perëndimorëve, u konkludua dhe në disa pika që gjithsesi përbënin një negacion për problemin shqiptar të shtruar për zgjidhje (favorizuar nga momentet e rieuilibrimit të fuqive të mëdha). Kështu u la, qoftë edhe formalisht, e shkruar se Kosova është pjesë integrale e Jugosllavisë. Gjithashtu, u pranua në kuadër të kësaj, hyrja në një kohë të favorshme e trupave ushtarake serbe përsëri në Kosovë si dhe kontrolli prej serbëve i "monumenteve historike fetare" në territorin e Kosovës.

    Së katërti, në tavolinat e bisedimeve si përpara, gjatë apo dhe pas konfliktit, opcioni i ndarjes së Kosovës ka qenë prezent midis palëve ndërbiseduese, qoftë edhe në format e ndryshme si ai i "kantonizimit" apo i enklavave të përqëndruara serbe dhe rome. Duhet të kemi parasysh se në projektet strategjike serbe, ndarja e Kosovës konsiderohet si "rasti më i keq i pranuar prej tyre, të detyruar nga rrethanat". Kjo ka qenë si mundësi dhe para konfliktit e deklaruar prej liderit të sotëm opozitar Vuk Drashkoviç.

    Së pesti, ndërkohë që shqiptarët të dehur prej "fitores" së tyre të dhuruar prej të tjerëve dhe për interresa të të tjerëve nuk ndoqën me shqetësim përqëndrimin e popullsisë dhe të trupave militare serbe në masë të konsiderueshme në rajonet veriore të Kosovës, rajone që përbënin dhe qëllimin e fundmë strategjik të Serbisë. Ai përqëndrim detyrimisht do të krijonte më vonë, në ballafaqimin e raporteve të popullsisë shqiptare me atë serbe, një "fakt të kryer" të serbizimit të rajonit.

    Së gjashti, për t'u orientuar se konflikti nuk u zhvillua me qëllim kryesor të drejtën e mohuar të shqiptarëve, duhet të kujtojmë se u "harruan" të shënoheshin në marrëveshjet dhe rezolutat e paqes mijëra shqiptarë që gjendeshin në burgjet e Serbisë. U injoruan gjithashtu dhe të drejtat e shqiptarëve të tjerë që administrativisht gjendeshin në territore jashtë Kosovës administrative, ato të Medvegjes, Preshevës e Bujanovcit. Edhe ata natyrisht bëjnë pjesë në bashkësinë e madhe etnike shqiptare, por për to ende nuk po ndjehet ndonjë lloj mesazhi shpresëdhënës.

    Së shtati, përveç interesave globale të perëndimit, veprojnë edhe interesa natyrale të shteteve përbërëse të trupave shumëkombëshe në Kosovë. Dhe çuditërisht, por jo rastësisht, në pjesën më nevralgjike të Kosovës, në rajonet veriore dhe verilindore (ku bën pjesë edhe Mitrovica) u instaluan trupat franceze të KFOR-it. Pa paragjykuar, por për të qenë realistë, qëndrimi i tyre ka qenë në favor të moskthimit të shqiptarëve në shtëpitë e tyyre, në favor të mbrojtjes së serbëve të shumëfishuar dhe të përqëndruar në atë zonë (strategjike për Serbinë siç thamë), në favor të shkeljes së rezolutës për trupat militare dhe paramilitare serbe, në bazë të së cilës ato duhet të gjendeshin në një vijë 5 kilometra larg kufirit të Kosovës. Dhe ndërkohë ato gjenden me shumicë në territorin e mbikëqyrur prej tyre (francezëve) dhe veprojnë lirisht përkundër shqiptarëve. Përsëri pa paragjykuar, duhet të marrim në konsideratë lidhjet tradicionale franko-sllave që gjithsesi nuk mund të injorohen edhe në këto kohëra.

    Së fundmi, kthimi i ekipit serb të minierës së Trepçës në vendet e tyre dhe zotërimi i saj edh në momentet aktuale prej serbëve, jep një arsye që së bashku me çka parasshtruam më lart, e vendosin Mitrovicën përballë një pikëpyetjeje të madhe e bashkë me Mitrovicën dhe prononcimet deklarative të politikës se "nuk ka ndarje të Kosovës".

    Zhvillimet e fundit në Mitrovicë paraqesin dhe njëherë profilin mjeran të politikës të të dy krahëve, që në asnjë moment nuk tërheq vëmendjen dhe nuk reagon për rreziqet që vijnë ende prej Serbisë. Ata, politikanët shqiptarë, me papërgjegjshmërinë dhe pafuqishmërinë e tyre të pajustifikueshme, subjektive, përforcojnë qëndrimin e tyre prej qehajai, pa u përpjekur të kthehen në një faktor të konsiderueshëm. Themi në të dy krahët e kufirit shqiptar, sepse çështja e Mitrovicës, Kosovës apo edhe e pjesëve të tjera shqiptare në kufij të tjerë politikë nuk mund të jetë çështje lokale, krahinore, por e të gjithë shoqërisë kombëtare shqiptare të kudondodhur. Pa unifikuar mendësinë dhe veprimin politik shqiptar, nuk mundet kurrsesi të kuptohet seriozisht se çka ndodh dhe do të ndodhë në tërritoret e tyre.

    Serbia edhe më tej do të ndjekë linjë të saj, atë të nacionalizmit agresiv kundrejt territoresh të të tjerëve. Faktori ndërkombëtar përsëri do të vazhdojë të luajë për interesa të vetat. Ndërgjegjësimi i politikës shqiptare lypset të ndryshojë kahje, të dalë prej pasivitetit, difensives dhe të orientohet për nga interresat shqiptare kombëtare. Veprimi i vetëm i dy linjave të para, pa atë të ndjeshme shqiptare, do të vazhdojë ta lërë Mitrovicën (e ndoshta prej zhvillimesh të papritura politike edhe vetë Kosovën) një pikëpyetje me rrezikun e përhershëm të përmbysjes së realiteteve të deritanishme.


    Qemal Velija

  4. #294
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    EKSKLUZIVE: RAPORTI PËR KOSOVËN I MISIONIT FAKTMBLEDHËS TË KËSHILLILT TË SIGURIMIT TË OKB’së - Përgaditën: Arlinda Desku dhe Artan Mustafa Gazeta “EXPRESS”





    EKSKLUZIVE: RAPORTI PËR KOSOVËN I MISIONIT FAKTMBLEDHËS TË KËSHILLILT TË SIGURIMIT TË OKB’së



    Përgaditën: Arlinda Desku dhe Artan Mustafa Gazeta “EXPRESS”

    Prishtinë, 7 maj — 2007


    Ambasadorët pjesëmarrës në Misionin Faktmbledhës të Këshillit të Sigurimit kanë i vizituar vende të ndryshme [ dhe kanë dëgjuar shumë politikanë, në fundin e muajit të kaluar, kur kanë zbritur në rajon - për të testuar nëse Kosova është e gatshme për definimin e statusit të saj, tetë vjet pas përfundimit të luftës dhe administrimit nga Kombet e bashkuara.

    Këshilli i Sigurimit nuk do të ketë ndonjë përmbajtje të jashtëzakonshme përpara vetes, të mërkurën, kur t‘i kthehet temës së statusit të Kosovës.
    Raporti, i cili do të shtrohet për diskutim në New York, ka pak konkluzione dhe i ngjan shumë më tepër një udhëpërshkrimi.

    Misioni i kërkuar me ngulm nga Federata Ruse, e cila kundërshton aprovimin e Rezolutës- bazuar në propozimet e finlandezit - nuk avancon aspak konsultimet për të ardhmen e Kosovës dhe nuk nxjerr ndonjë të dhënë të paparë në raportet paraprake të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.
    Ai sjell përpara nivelit më të lartë vendimmarrës botëror qëndrimet e shprehura nga palët gjatë takimeve të zhvilluara nga 25 deri më 28 prill.
    Ato konfirmojnë mbështetjen e BE‘së, NATO‘s, shqiptarëve dhe të gjitha komuniteteve joserbe në mbështetje të Planit të Martti Ahtisaarit dhe gatishmërinë e tyre për të implementuar përgjegjësitë që dalin prej tij.
    Ambasadorët kanë njohur progresin në ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe përkushtimin për shoqërinë shumetnike, por edhe nevojën e vazhdimit të progresit në fushën e standardeve dhe dështimin në fushën e kthimeve.

    Ata kanë raportuar se kanë marrë nga dora e parë informacione se serbët kundërshtojnë Planin e Ahtisaarit dhe kërkojnë vazhdimin e bisedimeve.
    Pajtimi i vetëm i të gjitha palëve të përfshira ka të bëjë me paqëndrueshmërinë e "status quos ".

    Dhe, nëse në esencë, siç kanë thënë shumë analistë, parapa misionit është fshehur dëshira për të fituar në kohë nga kundërshtuesit e Planit të Martti Ahtisaarit, mbetet e paqartë çfarë do të ndodhë pas takimit të së mërkurës në Këshillin e Sigurimit, meqë ky raport nuk i avancon aspak konsultimet.

    Raporti i Misionit Faktmbledhës

    I. Mandati i Misionit

    Bazuar në një propozim nga Federata e Rusisë, Këshilli i Sigurimit vendosi të zhvillojë një mision për çështjen e Kosovës, siç është njoftuar Sekretari i Përgjithshëm nga Presidenti i KS në letrën e tij të 19 prillit 2007. Më 24 prill, Këshilli i Sigurimit ka marrë një njoftim gjithëpërfshirës për zbatimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB‘ve nga Nënsekretari i Përgjithshëm Gu Chenno. Misioni është zhvilluar prej 25 deri më 28 prill. Misioni ka pasur përshkrimin pasues të natyrës së vet:

    Viti 2007 duket si një vit domethënës për Kosovën. Duke marrë parasysh paraqitjen e propozimeve të Emisarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara përpara Këshillit të Sigurimit, Këshilli ka vendosur t‘u japë anëtarëve të tij mundësinë e informimit të vetvetes për gjendjen në terren, duke dërguar një Mision të Këshillit të Sigurimit në Beograd dhe Kosovë, nga 25 deri më 28 prill 2007. Misioni do të vizitojë, po ashtu, Brukselin dhe Vjenën. Një program i balancuar dhe një agjendë gjithëpërfshirëse e takimeve do të t‘u japë anëtarëve të KS‘së një kuptim nga dora e parë e progresit të bërë që nga aprovimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ai do t‘i lejojë Këshillit të Sigurimit të ketë një kuptim të informuar të gjendjes politike, sociale dhe ekonomike të Kosovës. Më herët misione të Këshillit janë zhvilluar në prill 2000, qershor 2001 dhe dhjetor 2002.

    Misioni ka qëllimet e mëposhtme:

    a. Të pajiset me informacion nga dora e parë për progresin e bërë në Kosovë që prej miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit (1999), përfshirë implementimin e standardeve për të cilat është pajtuar;
    b. Të marrë informacion drejtpërdrejt nga liderët e Serbisë dhe Institucionet e Përkohshme për Vetëqeverisje në Kosovë dhe nga përfaqësuesit e komuniteteve minoritare në Kosovë për gjendjen aktuale politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë, e po ashtu edhe të rajonit;
    c. Të marrë informacion drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, në Bruksel dhe në terren, për gjendjen aktuale politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë, sikurse edhe në rajon;
    Misioni do të raportojë konkluzionet e tij përpara Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

    II. Përbërja e Misionit

    Misioni ka qenë i përbërë nga anëtarët në vazhdim:
    Ambasadori Johan C. Verbeke (Kryesues i Delegacionit, Belgjikë)
    Konsulli Ministror Li Junhua, (Kinë)
    Ambasadori Basile Ikouebe, (Kongo)
    Ambasadori Jean-Marc de laSabliere, (Francë)
    Ambasadori Leslie K. Christian, (Ganë)
    Ambasadori Hassan Kleib, (Indonezi)
    Ambasadori Marcello Spatafora, (Itali)
    Ambasador Ricardo Alberto Arias, (Panama)
    Ministri Luis Enrique Chiivez, (Peru)
    Ministri Mutlaq M. AlQahtani, (Katar)
    Ambasadori Vitaly Churkin, (Federata Ruse)
    Ambasadori Peter Burian, (Sllovaki)
    Ambasadori Dumisani Kumalo, (Afrika e Jugut)
    Ambasadorja Karen Pierce, (Britani e Madhe)
    Ambasadori Zalmay Khalilzad, (SHBA)

    III Aktivitetet e Misionit dhe përmbledhje e takimeve

    Përpara se te vizitojë rajonin, Misioni ka vizituar Brukselin më 25 prill, ku ka pasur diskutime me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), z. Lehne, Emisar i Posaçëm i Bashkimit Europian në Kosovë dhe Komisionerin e Zgjerimit Oli Rehn.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO‘s e ka përshkruar gjendjen e sigurisë në Kosovë si të qetë por të tendosur. Procesi politik në muajt e fundit ka rritur pritjet në Kosovë. Ai ka paralajmëruar se për aq sa statusi i Kosovës do të mbetet i padefinuar, dhe zhvillimi i saj ekonomik i penguar, gjendja në Kosovë dhe në rajon mbetet nën rrezik. Sidoqoftë, ai ka theksuar se dhuna nuk duhet të lejohet të ndikojë procesin politik. Palët mund të dëshirojnë të vendosin faits accomplis (faktet e kryera) në terren. Ai ka nënvizuar se pjekuria e liderëve politikë në Kosovë është rritur ndjeshëm. Sekretari i Përgjithshëm e ka siguruar Misionin se KFOR‘i ishte në gjendje për përgjigje të menjëhershme dhe efektive në sfidat e sigurisë dhe ka nënvizuar se dhuna nuk do të tolerohet.

    Sekretari i Përgjithshëm mbështeti propozimin e zgjidhjes për Kosovën dhe rekomandimin për statusin e ardhshëm të Kosovës të përgatitur nga Emisari i Posaçëm Ahtisaari. NATO ishte duke u përgatitur të udhëheqë Prezencën Ushtarake Ndërkombëtare në Kosovë, siç është parashikuar nga propozimi i zgjidhjes. Sipas propozimit, NATO do të mbante përgjegjësinë për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të ruajtur, do të mbikëqyrte dhe trajnonte Forcën e parashikuar të Sigurisë së Kosovës, dhe do të menaxhonte shpërbërjen e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës. Mbrojtja e objekteve religjioze dhe të trashëgimisë serbe, për të cilën ai pret se do të jetë e nevojshme për një të ardhme të gjatë, ishte një prioritet afatgjatë dhe NATO ishte e përgatitur të kryente këtë detyrë për aq gjatë sa do të jetë e domosdoshme. Sekretari i Përgjithshëm ka theksuar se NATO‘s do t‘i nevojitej një Rezolutë e Këshillit të Sigurimit nën Kapitullin VII për të mundur t‘i realizojë këto detyra.

    Z. Lehne besonte se mbajtja e "status quo‘s" në Kosovë nuk është e mundshme dhe se vonesa e mëtejme në proces nuk është në interesin e askujt. Ai ka theksuar përgjegjësitë e BE‘së për Kosovën dhe interesin e posaçëm të BE‘së në mbajtjen e një rajoni stabil dhe të sigurt. BE kishte pesë objektiva për çështjen e Kosovës: i) një përkushtim për ndërtimin e Kosovës shumetnike; ii) krijimin e institucioneve funksionale bazuar në drejtimin lokal dhe llogaridhënien; iii) një qëllim të qartë për të mos vendosur një protektorat ndërkombëtar; iv) angazhim (partneritet) të plotë me Serbinë; v) angazhim të vazhduar me fqinjët regjionalë të Kosovës. Me qëllim të ushtrimit të këtyre qëllimeve, BE po nxirrte planin për rolin e saj të ardhshëm të Kosovës, pa prejudikuar rezultatin e statusit të ardhshëm. Z. Lehne ka kujtuar se BE ka dhënë sinjale të mbështetjes së saj të plotë për propozimin e zgjidhjes të z. Ahtisaari.

    Komisioneri Rehn ka thënë se BR do të kishte një shtyllë të posaçme në rezultatin e suksesshëm të procesit të statusit të ardhshëm të Kosovës. Qasja e nxjerrë nga Emisari i Posaçëm ka ofruar zgjidhjet e domosdoshme. Z. Rehn ka nënvizuar nevojën e një Rezolute të Këshillit të Sigurimit që do të jepte qartësi ligjore dhe politike. Duke theksuar përkushtimin e BE‘së për t‘i dhënë Kosovës një perspektivë europiane, ai ka shtuar se vetëm BE‘në, si një hap i domosdoshëm në procesin e pranimit. Z. Rehn besonte se stimulimet dhe shpresat e integrimit eventual të Kosovës në institucionet europiane - do të përbënin një katalizator të fortë për liderët e Kosovës që t‘i qepen implementimit të standardeve dhe të ndërtojnë një Kosovë shumetnike funksionale. Komisioneri Rehn, po ashtu, ka shtruar çështjen se mos Kosova do të përbënte precedent për "konfliktet tjera" të ngrira, dhe ka thënë se do t‘i takojë Këshillit të Sigurimit të vendosë nëse ai do të jetë një rast i tillë. Ai besonte se çështja e Kosovës është sui generis (rast unik) në natyrën e saj, rezultat i rrethanave unike.

    Më 26 prill Misioni kishte takime në Beograd me Kryeministrin Vojislav Kostunica dhe anëtarët e Ekipit Negociator. Misioni gjithashtu u takua joformalisht edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile.

    Kryeministri Vojislav Kostunica ka thënë se pavarësisht qasjes konstruktive të delegacionit të Serbisë, nuk është arritur marrëveshje për statusin e ardhshëm të Kosovës. Pala shqiptare e ka konsideruar pavarësinë e Kosovës si zgjidhjen e vetme me gjasa suksesi. Emisari i Posaçëm, nga ana e tij, e ka bazuar propozimin e tij në supozimin se pavarësia e Kosovës ishte e paracaktuar. Kryeministri refuzoi një qasje të tillë dhe rikujtoi se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk është implementuar plotësisht. Ai në veçanti theksoi mungesën e kthimit të të zhvendosurve, rrënimin e pronave serbe dhe objekteve të trashëgimisë, lirinë e pamjaftueshme të lëvizjes për serbët e Kosovës dhe dështimit për t‘i sjellë përpara drejtësisë ushtruesit e dhunës kundër serbëve.
    Kryeministri ka thënë se Serbia nuk ishte e kënaqur me " status quo ". Në këtë aspekt, ai ka favorizuar bisedimet e drejtpërdrejta mes Beogradit dhe Prishtinës. Marrëdhëniet serbo-shqiptare kanë pasur një histori të gjatë dhe, për mendimin e tij, nuk duhet të gjykohen vetëm nga dekada e fundit. Serbët dhe shqiptarët kanë qenë në gjendje të jetojnë pranë njëritjetrit në Serbinë Jugore dhe diku 30 mijë ende jetojnë në Beograd. Kjo, për mendimin e Kryeministrit Kostunica, tregon se dy komunitetet mund të jenë në gjendje të riparojnë marrëdhëniet e tyre në Kosovë. Në të njëjtën kohë, ai ka refuzuar kërcënimet me dhunë me qëllim të ndarjes nga Serbia. Kryeministri Vojislav Kostunica ka shtuar se problemi i Kosovës mund të zgjidhet përmes "autonomisë së mbikëqyrur", e cila, për mendimin e tij, ishte zgjedhje demokratike dhe e hapur. Ndryshe nga pavarësia, një aranzhim i tillë do të mund rregullohej në një fazë të mëvonshme. Serbia kishte propozuar këtë opsion përpara Emisarit të Posaçëm në fillim të bisedimeve të Vjenës, porse kurrë nuk është diskutuar siç duhet. Ai priste që Misioni i Këshillit të Sigurimit t‘i jepte opsionit të pavarësisë një konsiderim të mëtejmë.

    Anëtari i Ekipit Negociator dhe Këshilltari i Kryeministrit, z Samardzic ka thënë se kurrë nuk janë bërë negociata në lidhje me propozimet e Emisarit të Posaçëm sa i përket aranzhimeve kushtetuese, drejtësisë dhe prezencës ndërkombëtare. Që prej shtatorit 2006, nuk ka pasur pothuaj asnjë takim, pavarësisht bisedimeve të papërfunduara për decentralizimin dhe objektet fetare. Takimi i zhvilluar i nivelit të lartë, i pasuar me prezantimin e propozimeve të Emisarit të Posaçëm, ka favorizuar vetëm një palë. Z. Samardzic kështu ka konsideruar se propozimi për statusin nuk ishte i bazuar në bisedimet me palët, dhe ka sugjeruar vazhdimin e negociatave.

    Koordinatori i Ekipit Negociator z. Kojen ka sqaruar propozimin serb për autonomi të gjerë substanciale nën mbikëqyrjen ndërkombëtare. Ky aranzhim parasheh që Kosova të mveshet me pushtet ekzekutiv, legjislativ dhe të drejtësisë, përderisa Serbia do të mbajë kontrollin mbi politikën e jashtme, mbrojtjen, kontrollin kufitar, politikat monetare dhe doganore dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare serbe si dhe të drejtave të njeriut. Një autonomi e tillë do të ishte e rinegociueshme pas një periudhe të caktuar. Serbia është treguar e vullnetshme të diskutojë qasjen e Kosovës në institucionet financiare ndërkombëtare. Kosova do të kishte një zgjedhje ose për të pasur përfaqësim special në Serbi, ose të marrë pjesë plotësisht në institucionet politike në nivel qendror.

    Kryetarja e Qendrës Koordinuese për Kosovën Znj. Sanda Raskovic-Ivic ka thënë se aktualisht diku 209 mijë të zhvendosur nga Kosova mbeten në 92 qendra kolektive. Vetëm 2 deri në 5 për qind kanë qenë në gjendje të kthehen në Kosovë prej vitit 1999, dhe shumica e tyre kanë qenë mbi 65 vjeç. Sipas saj, mungesa e lirisë së lëvizjes dhe pasiguria - ka qenë pengesat kryesore të kthimit. Sulmet e rastit kundër të kthyerve - kanë dërguar mesazhe negative tek serbët. Diku 156 kisha serbe janë shkatërruar që prej vitit 1999, por vetëm ato që janë dëmtuar në mars 2004 janë rindërtuar dalëngadalë.

    Misioni më pas është takuar me Presidentin e Republikës së Serbisë, Boris Tadic.

    Presidenti Tadic ka thënë se Rezoluta 1244 nuk është zbatuar plotësisht, veçanërisht sa i përket kthimit të sigurt të të zhvendosurve. Kushtet për jetë paqësore dhe normale për të gjithë banorët nuk janë krijuar. Kthimi i personelit ushtarak dhe policor serb, që rezulton nga referenca për integritetin territorial të ish-Republikës së Jugosllavisë në Rezolutën 1244, nuk ka ndodhur.

    Ai më tej ka sinjalizuar se serbët në Kosovë jetojnë në frikë të përsëritjes së dhunës së marsit 2004. Edhe pse nuk ka pasur ndonjë incident serioz të sigurisë, dhuna me intensitet të ultë kundër serbëve dhe objekteve ortodokse serbe ka vazhduar. Për mendimin e tij, këto akte të dhunës kanë pasur qëllim eliminimin e përmbajtjeve të mbetura serbe në Kosovë.

    Presidenti Tadic ka pohuar se sovraniteti i Serbisë mbi Kosovën, i rikonfirmuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, është sfiduar nga propozimi i Emisarit të Posaçëm.

    Sipas tij, propozimi i zgjidhjes ka dështuar të sigurojë vetëqeverisje efektive. Ai u ka ofruar serbëve të Kosovës më pak sesa veç kanë dhe nuk ka shkuar aq sa duhet në drejtim të mbrojtjes së objekteve të trashëgimisë serbe. Planit të Serbisë për autonomi substanciale nuk i është dhënë konsiderimi i duhur.

    Prandaj, Presidenti Tadic kundërshtoi planin e Emisarit të Posaçëm dhe insistoi se negociatat e mëtejme, përfshirë bisedimet e drejtpërdrejta, janë rruga e vetme përpara. Ai në veçanti ishte i shqetësuar se pavarësia e Kosovës mund të destabilizonte Serbinë dhe të minojë stabilitetin rajonal, duke dëmtuar kështu shpresat europiane të Ballkanit.

    Presidenti Tadic besonte në mundësinë e pajtimit me shqiptarët e Kosovës, duke theksuar se Serbia është ndryshe, një shtet demokratik, për dallim prej regjimit të Millosevicit. Presidenti Tadic ka hedhur poshtë ndonjë përdorim force nga Serbia dhe ka refuzuar kërcënimet me dhunë, si një argument në favor të pavarësisë së Kosovës.

    Pastaj, Misioni zhvilloi një diskutim me Kryesuesin e Kuvendit Kombëtar dhe anëtarët e grupeve parlamentare.

    Përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin Kombëtar gati unanimisht kanë refuzuar propozimin e zgjidhjes të Emisarit Martti Ahtisaari për Kosovën dhe kanë favorizuar një "autonomi të mbikëqyrur" dhe vazhdimin e bisedimeve. Përfaqësuesi i Partisë Radikale të Serbisë ka pohuar se në rast të pavarësisë, Kosova do të kthehej dosido do të kthehej në Serbi. Partitë tjera kanë shprehur mbështetjen e tyre për integrimin e Serbisë në Europë, përderisa kanë nënvizuar se pajtimi i Serbisë për pavarësinë e Kosovës si kush për pranim në BE - është i papranueshëm. Kryesuesi i grupit të deputetëve të Vojvodinës - duke tërhequr një paralele mes Vojvodinës dhe Kosovës - ka pohuar se nëse do të zgjedhje opsioni i autonomisë për Kosovën, Vojvodina do të kërkonte të njëjtin nivel të vetësundimit.

    Pas arritjes në Prishtinë,Misioni ka marrë një informim gjithëpërfshirës nga Përfaqësuesi Special I Sekretarit të Përgjithshëm, Ruecker, më 27 prill 2007, sikurse edhe një informim nga Komandanti i KFOR‘it , Gjenerali Kather.
    PSSP Ruecker i ka pajisur anëtarët e Këshillit të Sigurimit me një pasqyrë të progresit të bërë nga UNMIK në implementimin e Rezolutës 1244, me fokus të veçantë në elementet në paragrafin 11 të Rezolutës. UNMIK ka ndërtuar Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, tek të cilat ka bartur tërë përgjegjësitë jo të rezervuara. Strukturat e sundimit të ligjit janë ndërtuar dhe konsoliduar, dhe institucionet e kërkuara për një ekonomi të tregut janë ndërtuar. Në fushën e të zhvendosurve, strukturat dhe financimi për kthimet kanë ekzistuar dhe janë siguruar nga IPVQ‘të. Megjithatë, kërkohej më shumë progres. Shqetësimi kryesor për ata që duan të kthehen - ishte mungesa e shpresave ekonomike, së bashku me mungesën e qartësisë së statusit të Kosovës. PSSP Ruecker ka nënvizuar se Kosova ende nuk është një shoqëri e vërtetë shumetnike, por se hapa domethënës janë ndërmarrë në këtë drejtim, përfshirë ngritjen e strukturave për multietniciteti. Arsyet për këtë kanë përfshirë trashëgiminë e regjimit të Millosevicit, mospjesëmarrja e serbëve të Kosovës në institucionet qendrore, dhe ekzistenca e strukturave paralele.

    PSSP Ruecker ka konkluduar se UNMIK‘u ka arritur çfarë ka qenë e mundshme, dhe se çfarëdo progresi i mundshëm i mëtejshëm varet nga një Rezolutë për statusin e Kosovës. Përderisa popullata e Kosovës ka vazhduar të besojë në KB, ka frustrim në rritje nga mungesa e definimit të statusit të Kosovës dhe pret veprim nga Këshilli i Sigurimit në këtë drejtim.

    Komandanti i KFOR‘it Kather ka njoftuar Misionin me ambientin e sigurisë në Kosovë, që ishte përgjithësisht i qetë dhe ka qenë stabil gjatë tetë muajve të kaluar nën drejtimin e tij. Sidoqoftë, ai ka paralajmëruar se përderisa statusi i Kosovës mbetet i papërcaktuar, gjendja edhe në Kosovë edhe në rajon mbetet në rrezik. KFOR ka qenë në gjendje të përgjigjet energjikisht dhe efektivisht ndaj çfarëdo sfide të sigurisë. Ai ka risiguruar misionin se nën ndonjë aranzhim të ri, nuk do të ketë ndonjë ndryshim në mandatin dhe misionin e KFOR‘it, dhe se organizimi dhe madhësia e tij do të mbeten të pandryshuara në 2007 dhe me gjasë edhe në vitin 2008.

    Këshilli i Sigurimit është takuar me Ekipin e Unitetit në Kosovë (Presidentin Sejdiu, Kryeministrin Çeku, liderin e PDK‘së Thaçi, liderin e ORA ‘s Surroi, z. Shala dhe z. Hyseni).

    Presidenti Sejdiu përçoi mbështetjen unanime dhe të plotë të Ekipit të Unitetit për propozimin e zgjidhjes për Kosovës dhe rekomandimin për statusin. Ai shprehu keqardhjen se pavarësisht një procesi të gjatë negociator, nuk ka qenë e mundur të arrihet një marrëveshje me autoritetet e Beogradit. Presidenti Sejdiu përsëriti se Kosova ishte e përgatitur të implementojë propozimin e zgjidhjes plotësisht, në përputhje me një rezolutë të nxjerrë rishtazi nga Parlamenti i Kosovës. Ai nënvizoi se shoqëria e Kosovës ishte e përkushtuar për një shtet multietnik, qëllimi i së cilit do të ishte integrimi në strukturat euroatlantike. Ekipi i Unitetit besonte se ndonjë vonesë e mëtejme në procesin e statusit do të mund të ishte dëmtuese për Kosovën - nuk do t‘u shërbente interesave të ekonomisë së Kosovës ose komuniteteve të saj minoritare.
    Pavarësia e Kosovës siç është skicuar në propozimin e zgjidhjes për Kosovën përpara Këshillit të Sigurimit - ishte opsioni i vetëm i pranueshëm. Opsionet tjera nuk do të mund të parashikoheshin. Kosova ishte në gjendje të marrë përgjegjësitë e saj të shoqëruara me pavarësinë.

    Këshilli i Sigurimit u takua me Kryeministrin Çeku dhe të gjithë 15 ministrat e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

    Kryeministri Çeku nënvizoi se gjatë gati tetë vjetëve të administrimit të KB‘ve, infrastruktura e Kosovës është rindërtuar. Institucionet e saj funksionojnë, buxheti i saj financohet plotësisht nga të ardhurat e veta, dhe strukturat e përforcimit të ligjeve qenë të ngritura mirë. Ai ka siguruar Misionin se Kosova do të implementonte plotësisht propozimin e zgjidhjes. Kryeministri Çeku kishte pikëpamje se ndonjë vonesë e mëtejme në procesin e statusit të Kosovës - nuk do të arrinte asgjë. Misioni më tej ishte informuar për arritjet në fushat kryesore të standardeve, domethënë në funksionimin e institucioneve të përkohshme, kthimet, pronën, dhe trashëgiminë kulturore. Institucionet e Kosovës janë ndërtuar që prej vitit 2001; ato tashmë përfshin 11 për qind minoritete. Kthimi i të zhvendosurve ishte një prioritet i IPVQ‘ve, që kishin ngritur një proces dhe struktura për kthimet. Shumica e madhe e shtëpive ishin rindërtuar dhe financime thelbësore për kthimet ishin dhënë. Edhe pse Qeveria e Përkohshme ishte plotësisht e përkushtuar për kthimet, këto mbeteshin të pamjaftueshme. Ai besonte se mungesa e qartësisë së statusit dhe mungesa e kooperimit nga autoritetet në Beograd - gjithashtu kanë kontribuuar në numrin e vogël të kthimeve. Qartësia në status do të përshpejtonte kthimet. Në fushën e pronës, veçanërisht të gjitha pohimet në lidhje me pronën private ishin gjykuar. Sa i përket trashëgimisë kulturore, shumica e objekteve të dëmtuara gjatë trazirave të marsit 2004 ishin riparuar. Në përmbyllje, Kryeministri Çeku ka pranuar se standardet nuk janë plotësuar krejtësisht, por ka nënvizuar se progres thelbësor është bërë në implementimin e tyre.

    Misioni u takua me Spikerin e Parlamentit të Kosovës, Berisha, dhe liderët e grupeve parlamentare.

    Kosova kishte zhvilluar katër zgjedhje të suksesshme dhe procesi i tyre demokratik kishte çuar në krijimin e një Kuvendi funksional dhe përfaqësues. Në përputhje me Kornizën Kushtetuese, njëzetë ulëse të rezervuara - 10 për përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe 10 për përfaqësuesit e komuniteteve tjera - ishin vënë në Kuvend. Z. Berisha ka shprehur keqardhje që serbët e Kosovës refuzonin të marrin pjesë në sesionet plenare të Kuvendit, edhe pse ata merrnin pjesë në punën e komiteteve të Kuvendit. Kuvendi funksiononte në një mënyrë plotësisht transparente dhe publike, dhe të gjitha aspektet e punës së tij monitoroheshin dhe shqyrtoheshin nga organizatat ndërkombëtare.
    Misioni gjithashtu takoi përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, përfshirë z. Nojkic të Listës Serbe për Kosovën dhe Metohinë dhe z. Grbic, Ministër për Kthime dhe Komunitete.

    Pozicioni i tyre i vendosur ishte se pavarësia nuk është opsion dhe se propozimi për zgjidhjen ishte përgjithësisht i papranueshëm. Ata kanë thënë se liderët e shqiptarëve të Kosovës kanë refuzuar të pranojnë çfarëdo propozimi ose amendamenti të ofruar nga autoritetet e Beogradit. Mekanizmat e parashikuar në zgjedhje për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të minoriteteve - ishin të pamjaftueshme, dhe se nuk do të implementoheshin kurrë. Kjo ishte e qartë në gjendjen aktuale, në të cilën shkeljet e të drejtave dhe procedurave të cilat i përmban edhe Rezoluta 1244 edhe Korniza Kushtetuese ishin të zakonshme. Në të njëjtën kohë, disa elemente të propozimit të zgjidhjes - siç është organizimi i përgjegjësive dhe financimit të komunave - ishin të pranueshme. Z. Grbic sqaroi se asnjë plan nuk ishte ideal. Nuk mund të përgatitet ndonjë plan perfekt dhe se kompromiset duhen bërë. Z. Nojkic është përpjekur të përmirësojë keqkuptimin se serbët e Kosovë nuk marrin pjesë në punën e Kuvendit të Kosovës. Në të vërtetë, ata marrin pjesë aktivisht në punën e Kryesisë dhe komiteteve të tij. Sidoqoftë, serbët e Kosovës nuk shihnin ndonjë përfitim nga pjesëmarrja në takimet plenare të Kuvendit të Kosovës, duke marrë parasysh se propozimet e minoriteteve vazhdimisht ishin mbivotuar nga shumica.

    Anëtarët e Misionet u takuan me përfaqësuesit e Komunitetit Islam (z. Ahmet Sadriu, zëvendëspresident i komunitetit) dhe Kishës katolike (imzot Gjergji), si dhe me përfaqësuesit e komuniteteve joserbe në Kosovë (z. Murati nga komuniteti boshnjak; z. Yagcilar nga komuniteti turk, dhe z. Merxha nga komuniteti rom).

    Don Shan Zefi ka nënvizuar se si, pavarësisht takimeve të numërta, nuk ka qenë e mundur të arrihet gjuhë e përbashkët dhe të vihen marrëdhënie pozitive me Kishën Ortodokse Serbe. Imzot Gjergji tregoi marrëdhëniet historikisht të mira me islamin. Në të kaluarën, nuk ka pasur ndonjë vështirësi në marrëdhëniet mes besimeve fetare. Sidoqoftë, ai shtoi me keqardhje të thellë vështirësitë në vendosjen e marrëdhënieve me ortodoksët serbë. Që të dy besonin se përderisa marrëdhëniet ndërfetare nuk do të ndikoheshin nga pavarësia eventuale e Kosovës, pavarësia e Kosovës kërkohet për të ndërtuar të ardhmen e Kosovës dhe shpresat.

    Anëtarët e komuniteteve turke, boshnjake dhe rome ishin plotësisht të integruar në shoqërinë e Kosovës dhe aktivisht merrnin pjesë në Kuvendin e Kosovës. Partitë turke dhe boshnjake ishin pjesë e koalicionit qeverisës. Ato mbështetnin propozimin e Emisarit të Posaçëm pavarësisht të metave të tij, dhe besonin se ishte një bazë e mirë për të ardhmen e Kosovës dhe se siguronte mekanizma efektivë mbrojtës për minoritet.

    Ata e kanë cilësuar papunësinë si sfidën kryesore për komunitetet e tyre dhe kanë nënvizuar rëndësinë e investimeve të pritshme ekonomike në rajonet minoritare.

    Misioni ishte pajisur me informacion për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara të Bashkimit Europian dhe OSBE ‘së në Kosovë nga z. Sohlstrom (Kryesues i Ekipit Përgatitor për Zyrën Ndërkombëtare Civile), z. Klynge (Kryesues i Ekipit Planifikues të BE‘së për Kosovën), z. Daviddi (Ushtrues detyre i Kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë) dhe z. Wnendt (Zëvendës PSSP).

    Ata eleboruan angazhimin e parashikuar të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë, siç është vënë në propozimin për zgjidhjen. Një angazhim i tillë do të kërkonte një bazë të qartë ligjore, të dhënë nga Këshilli i Sigurimit. Tërë planifikimi ka qenë krejtësisht preliminar dhe po bëhej në një mënyrë që nuk parashikon një vendim për rezultatin e procesit të statusit të ardhshëm, që mbetet krejtësisht në Këshillin e Sigurimit.

    Zyra Ndërkombëtare Civile (ICO) do të kishte tri funksione të gjera: mbikëqyrjen e implementimit të marrëveshjes; koordinimin e përgjithshëm të angazhimit të ardhshëm ndërkombëtar në Kosovë dhe ushtrimin e disa funksioneve të kufizuara ekzekutive dhe me pushtet intervenimi. Misioni i sundimit të ligjit i udhëhequr nga BE do të funksiononte në një mënyrë të integruar, dhe do të kombinonte shërbime policore, të drejtësisë, doganore dhe korrektuese. Ai do të vepronte në mbështetje të autoriteteve të parashikuara të Kosovës, dhe do të ushtronte ca pushtet të kufizuar ekzekutiv në lidhje me krimet e ndjeshme. Objektivat e Komisionit Europian do të ishin të shpejtojnë progresin e Kosovës në reformat strukturore dhe ekonomike dhe të sigurojë ndihmë adekuate financiare. Komisioni ka shprehur shqetësim se mungesa e qartësisë ligjore dhe politike për statusin e Kosovës mbetet një pengesë kryesore në zhvillimin ekonomik dhe investime. Sa i përket OSBE‘së, ajo do të vazhdojë me gjasë të punojë brenda përkushtimit të ardhshëm ndërkombëtar si një mision më vete, dhe do të vazhdonte me prezencën në fushat ku aktualisht punon e të cilat fokusohen në çështjet e të drejtave të njeriut dhe të minoriteteve.

    Misioni më pas udhëtoi në Manastirin e Graçanicës, ku është takuar me Peshkopin Artemije të Kishës ortodokse Serbe dhe përfaqësuesit tjerë serbë të Kosovës. Zotërinjtë Samardjic dhe Kojen ishin po ashtu prezentë.

    Peshkopi Artemije ka pohuar se asnjë prej dispozitave të Rezolutës 1244 me rëndësi për serbët e Kosovës - nuk janë përmbushur. Që prej vitit 1999, rreth 250 mijë joshqiptarë të Kosovës janë dëbuar, dhe vetëm afërsisht dy për qind janë kthyer. Rreth 1300 janë vrarë. Serbët e Kosovës ishin privuar nga të gjitha të drejtat e tyre elementare. Institucionet e drejtësisë të vendosura në Kosovë nga komuniteti ndërkombëtar kanë dështuar të sjellin përpara drejtësisë përgjegjësit për krimet kundër serbëve. Peshkopi Artemije besonte se pa krijimin e kushteve për kthime të serbëve të Kosovës, do të ishte e kotë të provohet të gjendet një zgjedhje për statusin e ardhshëm të Kosovës. Peshkopi Artemije e konsideronte propozimin e zgjidhjes për Kosovën si krejtësisht të papranueshëm, si tërësi dhe si pjesë.

    Ai nuk kishte ndonjë mendim për marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse Serbe dhe religjioneve tjera, në rast se Kosova do të bëhej e pavarur, pasi vlerësoi se ky është një skenar qartësisht hipotetik.

    Misioni me pas udhëtoi ne jug të Mitrovicës, ku zhvilloi takime me Kryetarin e Kuvendit Komunal Ibrahami dhe përfaqësuesit e komunës.

    Kryetari i Kuvendit Komunal Ibrahimi informoi misionin se, duke filluar në vitin 2000, ishin ngritur strukturat komunale lokale në mënyrë të suksesshme. Ai nënvizoi se Qeveria Komunale e Mitrovicës ka vazhduar të bëjë përpjekje të konsiderueshme për të implementuar standardet, me prioritet të veçantë në standardet lidhur me lirinë e lëvizjes, kthimet e qëndrueshme dhe promovimin e tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare. Ai besonte se progres i konsiderueshëm është bërë në secilën prej këtyre fushave. Përmirësimet ne ekonominë lokale varen në një Rezolutë për statusin e Kosovës. E ardhmja e qeverisjes së Mitrovicës ishte, po ashtu, e paqartë, dhe dilema mbetej nëse koncepti i "një qyteti, dy komunave" me një bord të përbashkët konsultativ e administrativ - që parashihej me propozimin për zgjidhje për Kosovën - do të mund të zbatohej në praktikë. Refuzimi i serbëve të Kosovës të marrin pjesë në strukturat e qeverisë lokale në Mitrovicë - ishin një pengesë e madhe në implementimin e këtij koncepti. Ndjehej se çfarëdo bordi i ardhshëm administrativ duhet të ketë pushtet ekzekutiv dhe vendimmarrës, dhe jo të kufizohet në rol konsultativ.
    Misioni më pas kaloi lumin Ibër dhe zhvilloi një takim me përfaqësuesit e komunitetit të serbëve të Kosovës në veri, përfshirë z. Jaksic (Kryetar i Asociacionit të Komunave Serbe), z. Ivanovic (Kryetar i Këshillit Serb për Veriun e Kosovës), z. Milovic (Kryetar i Kuvendit Komunal të Zveçanit), z.Ristic (Kryetar i Kuvendit Komunal të Zubin Potokut) dhe z. Bojovic (Kryetar i Kuvendit Komunal të Leposavicit).

    Z. Jaksic shprehu pakënaqësi ekstreme me mungesën e implementimit të dispozitave të Rezolutës 1244, që ishin të rëndësisë se veçantë për komunitetin serb. Ai përjashtoi të gjitha orvatjet nga UNMIK‘u dhe KFOR‘i lidhur me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe mbrojtjes së serbëve të Kosovës. Ai pohoi se Kosova ishte kthyer në një qendër ndërkombëtare të aktivitetit kriminal dhe korrupsionit. Kategorikisht refuzoi propozimin e zgjidhjes për Kosovën dhe besonte se qëllimi i tij ishte të krijonte një shtet të dytë shqiptar në Ballkan. Z. Ivanovic iu referua sulmeve të fundit kundër serbëve të Kosovës në një vend të përzier në veri të Mitrovicës dhe tha se këto dhe sulme
    të tjera kundër serbëve të Kosovës - nuk po raportoheshin më mënyrë adekuate. Kushtet për kthim të serbëve të Kosovës nuk ishin krijuar dhe Mitrovica e veriut ishte vetmja pjesë vërtet shumetnike e Kosovës. sa I përket propozimit për zgjidhjen për Kosovën, z. Ivanovic besonte se do të ishte një imponim i papranueshëm që shqiptarët e Kosovës të sundojnë serbët e Kosovës. Kjo mundësi çon në rritjen e frikës dhe frustrimeve në mesin e serbëve të Kosovës.
    Duke u kthyer nga Mitrovica, Misioni vizitoi fshatin Svinjar, që ishte shkatërruar gjatë trazirave të vitit 2004. Në qershor 2006, Grupi i Kontaktit i kishte bërë thirrje IPVQ‘ve të kompletojnë rindërtimet e nevojshme të fshatit. Me kërkesën e Kryeministrit dhe me pajtimin e PSSP, Trupat e Mbrojtjes së Kosovës ishin angazhuar në orvatjet e rindërtimit. Puna ishte kompletuar kah fundi i vitit 2006. Sidoqoftë, banorët e Svinjarit kanë mbetur ngurrues për t‘u kthyer për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

    Në rrugën drejt kthimit në Prishtinë, përderisa po kalohej kah Korporata Elektrike e Kosovës (KEK), misioni është informuar për situatën energjetike në Kosovë.

    Më 28 prill, Misioni vizitoi lagjen serbe në Rahovec, ku është takuar me Presidentin e Kuvendit Komunal, Haxhijaha, me banorët serbët lokalë, shqiptarë dhe romë, dhe me përfaqësuesit e Qendrës Koordinuese për Kosovën dhe Peshkopin Artemije të Kishës Ortodoks, të cilët gjithashtu ndoqën takimin.

    Z. Haxhijaha tha se marrëdhëniet e mira mes komuniteteve ishin prishur gjatë konfliktit të armatosur 1998-1999 që kishte rezultuar me një numër të personave të zhdukur në të dy palët. Komuna vuante nga papunësia e madhe. Mungesa e pajtimit mes komuniteteve vazhdonte të jetë një pengesë për integrim. Komuna po zbatonte një strategji të integrimit dhe kthimit; një këshill për lirinë e lëvizjes ishte vënë në veprim që prej vitit 2002. Nuk ka pasur incidente serioze ndëretnike rishtazi, por serbët e Kosovës në qytet ende kishin shqetësime të sigurisë. Z. Haxhijaha pranoi nevojën për përpjekje të mëtejme sa i përket lirisë së lëvizjes dhe kthimeve dhe inkurajoi serbët e Kosovës në Rahovec të bashkëpunojnë në këto çështje. Përfaqësuesit serbë nuk ndanin këtë pikëpamje. Ata ishin të shqetësuar me mungesën e kthimeve, vështirësinë në qasjen në institucionet dhe shërbimet publike, pronën e shkatërruar dhe diskriminimin në procesin e privatizimit. Këta përfaqësues u ankuan rreth presionit psikologjik, ngacmimeve dhe mbrojtjes jo të mjaftueshme nga KFOR‘i.

    Misioni gjithashtu vizitoi fshatin e afërt Krushë e Vogël, ku anëtarët e delegacionit janë takuar me përfaqësuesit e personave të zhdukur dhe dëgjuan një sasi mizorish të kryera kundër civilëve shqiptarë nga fqinjët e tyre serbë më 1999.

    Misioni më pas vizitoi Brestovikun, ku janë kthyer serbë dhe ku anëtarët e delegacionit zhvilluan një diskutim me të kthyerit nga ai dhe fshatrat tjera gjithashtu nga qyteti i Pejës. Peshkopi Artemije i Kishës Ortodokse ishte gjithashtu i pranishëm.

    Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës informuan misionin se prej diku 75 mijë serbëve të Kosovës, të cilët jetonin në rajon përpara vitit 1999, vetëm diku 1 mijë e 500 kanë mbetur. Kthimet në këtë rajon me shumicë shqiptare ishin frenuar nga shqetësimet e sigurisë, situata e varfër ekonomike dhe mungesa e qasjes në shërbimet sociale. Përderisa rishprehnin përkushtimin e tyre për kthime dhe për të vazhduar në rajon, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës sinjalizonin se mungesa e pajtimit dhe pandëshkueshmëria e krimeve ndëretnike - ishin bllokada të kthimeve. Po ashtu, procedurat e gjata dhe të komplikuara të kthimit dekurajonin edhe më shumë të kthyerit potencialë. Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës nënvizuan nevojën e krijimit të ambientit normal në Kosovë, duke nënvizuar se kjo do të marrë kohë. Për mendimin e tyre, pavarësia e Kosovës mundet të ndikojë negativisht kthimet.

    Më vonë, atë ditë, gjatë arritjes në Vjenë, Misioni kishte një shkëmbim joformal me Emisarin e Posaçëm Ahtisaari për aspekte të ndryshme të propozimit të tij.

    KONKLUZIONET

    Misioni i ka dhënë Këshillit të Sigurimit mundësinë të marrë informacion nga dora e parë për gjendjen në Kosovë.

    Gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, por e tendosur. Kujtimet e konfliktit 1998-1999 dhe të sulmeve antiserbe dhe antindërkombëtare të marsit 2004 ende mund të ndjehen. Përderisa komuniteti shqiptar i Kosovës është i bindur rreth të ardhmes, komuniteti serb është i shqetësuar rreth shpresave për të ardhmen.

    Shoqëria e Kosovës ende po rikuperohet nga plagët e shkaktuara nga konflikti. Komunitetet shqiptare dhe serbe të Kosovës mbeten të ndara dhe jetojnë në një masë të madhe ndarazi prej njëra-tjetrës. Procesi i pajtimit të plotë dhe integrimit efektiv do të kërkojë një përkushtim nga të gjithë vendimmarrësit. Përkushtimi dhe gatishmëria për të ndërtuar një Kosovë për të gjitha komunitetet e saj të shprehura nga liderët politikë të Kosovës, ishte inkurajuese.

    IPVQ‘të dhe UNMIK‘u kanë bërë progres serioz në përmbushjen e standardeve për Kosovën. Progres është bërë në ndërtimin e institucioneve të përkohshme të cilat janë funksionale, e të cilat janë krijuar mbi parimet e qeverisjes dhe llogaridhënies. Sidoqoftë, mbetet ende më shumë për të bërë në zbatimin e standardeve. IPVQ‘të kanë shprehur përkushtimin e tyre për të vazhduar dhe për forcuar përmbushjen e standardeve, në veçanti ato të ndërlidhura me kushtet e jetesës së komuniteteve minoritare të Kosovës.

    Kthimi i të zhvendosurve mbetet një element vendimtar në zbatimin e Rezolutës 1244. Numri i kthimeve të qëndrueshme vazhdon të mbetet shumë i ultë. Edhe pse strukturat për kthimin e të zhvendosurve ekzistojnë dhe pavarësisht rolit që kanë luajtur organizatat ndërkombëtare, procedurat e komplikuara të kthimit, mungesa e shpresave ekonomike, vështirësitë e ndërlidhura me lirinë e lëvizjes dhe shqetësimet e sigurisë - janë përmendur si arsye kryesore përse kthimet kanë mbetur të kufizuara. Ka pikëpamje kundërshtuese nëse zgjidhja për statusin e Kosovës do të shpejtonte ose jo procesin e kthimeve.

    Pozicionet e palëve për propozimin e zgjidhjes së Kosovës mbeten të ndara. Autoritetet e Beogradit dhe bashkëbiseduesit serbë në Kosovë, të cilët janë shprehur në këtë çështje, kanë mbetur fuqimisht kundërshtues të propozimit të zgjidhjes për Kosovës dhe përjashtojnë një zgjidhja që do të detyronte çfarëdo forme të pavarësisë.

    Të gjithë kanë bërë thirrje për një zgjedhje bazuar në kompromis të vërtetë, i cili do të duhej arritur përmes negociatave të mëtejme mes palëve. Ka pasur pranim, sidoqoftë, se "status quo" aktuale nuk është e qëndrueshme.
    Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës dhe përfaqësuesit e komuniteteve jo-serbe, në anën tjetër, kanë shprehur mbështetje të qartë dhe të plotë për propozimin për zgjidhjen për Kosovën dhe rekomandimin për statusin e ardhshëm. Pritjet në mesin e shumicës shqiptare të popullatës së Kosovës janë që Këshilli i Sigurimit të lëvizë me shpejtësi drejt një zgjedhje, pa ndonjë nevojë për negociata të mëtejme mes palëve.

    Misioni ka nënvizuar rëndësinë e shprehur nga shumica për promovimin e perspektivës europiane për rajonin, përfshirë për Kosovën. Kjo shpresë europiane mund të japë udhëzime për zhvillimet e ardhshme politike dhe ekonomike dhe kështu të kontribuojë në konsolidimin e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon si tërësi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #295
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ahtisari: nuk ka plan B per Kosoven

    Autori i Lajmit:
    L.N
    “Kosova do ta fitojë pavarësinë deri në fund të vitit”, ka deklaruar kryenegociatori Marti Ahtisari, duke u shprehur optimist për miratimin e rezolutës së re në Këshillin e Sigurimit. “Shpresoj se Këshilli do të pajtohet rreth rezolutës para fundit të majit”, ka thënë Ahtisari, në konferencën për Kosovën, të organizuar nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Stokholm.
    "Nuk ka një plan B. Nëse i hapim rrugën ndryshimeve të planit apo propozimeve të reja kemi hapur kutinë e Pandorës", tha Ahtisari.
    Sot Ahtisari do të qëndrojë në Berlin, ku do të takohet me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme gjermane. Ndërkaq të mërkurën, Ahtisari do të udhëtojë për Nju Jork, ku priten zhvillime të rëndësishme gjatë javës.
    #VamosArgentina

  6. #296
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Ceku: Plani Ahtisaarit eshte zgjidhja e vetme e Kosoves

    Derguar me: 10/05/2007

    • Forumi i Krans Montanës ne Tirane qe ka temen "Shqipëria dhe Europa Juglindore në rrugën drejt Bashkimit Europian", synon promovimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë

    Kryeministri Agim Çeku theksoi sot në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të Krans Montanës se Kosova është duke pritur rezolutën e Kombeve të Bashkuara, e cila i jep fund paqartësisë dhe se plani i presidentit Martti Ahtisaarit është rruga drejt pavarësisë, si e vetmja zgjidhje për Kosovën. Kryeministri Çeku tha se Kosova dhe vendet e rajonit me përkushtim dhe bashkëpunim duhet të shkojnë drejt integrimin evropian. Ne takimin mes me Alfred Moisiun dhe me Fatos Nanon, kryeministri Agim Çeku u shpreh "Në Kosovë po bëjmë hapa të rëndësishëm drejt integrimit, t'iu ofrojmë qytetarëve tanë një pamje sa më të mirë e t'iu japim arsyet të jenë optimistë. Presim këto javë rezolutën që i jep fund paqartësisë dhe duke pranuar propozimet e ambasadorit Ahtisaari, si e vetmja rrugë për zgjidhje. Statusi i Kosovës është e çështja e fundit e mbetur. Përpjekjet tona tregojnë se dëshirojmë integrohemi sa më shpejt që të jetë e mundur. Kemi nevojë që të bëhet deklaratë ku të përmenden aspektet politike, ekonomike dhe sociale".

    Nderkohe kryeministri Sali Berisha theksoi hapat e bërë nga Shqipëria drejt integrimit. "Ky forum gjen Shqipëri të ndryshuar, një vend i cili ka dhënë prova të qarta të kontributi në sigurinë rajonale, që mori mesazhin e samitit të Rigës, si një nga vendet potencialisht të mundshme për të marrë ftesën për anëtarësim në NATO. Një Shqipëri mjaft e ndryshuar në rrafshin ekonomik. Ne kemi bërë një revolucion të vërtetë fiskal", ka thënë Berisha. Nga ana tjeter kryeministri Çeku foli sot në punimet e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Krans Montanës. Bisedimet mes autoriteteve u përqendruan në zgjidhjen e vetme, pavarësinë e Kosovës dhe pritjen e rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit. (RTK)
    #VamosArgentina

  7. #297
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Paraqitet ne KS pr/rezoluta per statusin e Kosoves


    Derguar me: 11/05/2007 - 11:59
    • Keshilli i Sigurimit, pas njohjes me projekt rezoluten per Kosoven, do te diskutoje sot rreth tij. Ambasadori amerikan në OKB u shpreh optimist se tashmë ekzistonin votat e mjaftueshme për miratimin e këtij drafti

    Projekt rezoluta për Kosovën e përpiluar nga SHBA dhe e mbështetur nga vendet e BE-së është paraqitur sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Mbi këtë tekst, që është mbeshtetur mbi planin e Ahtisarit , do të ketë sot diskutime. Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmai Khalilzad u shpreh optimist se tashmë ekzistonin votat e mjaftueshme për miratimin e këtij drafti, pavarësisht kundërshtimit rus. Ai tha se tha se pikërisht Misioni faktmbledhës i Këshillit gjatë prillit i kishte bindur te gjithe se ‘asgjë të re nuk do të sillnin bisedimet shtesë dhe se vonesa nuk do të shuante polarizimet’.
    Sipas burimeve në Kombet e Bashkuara, në dokumentin që paraqitet nuk përmendet pavarësia, por ajo nënkuptohet, duke i dhënë një mbështetje të plotë planit të Ahtisaarit dhe duke e shfuqizuar rezolutën 1244. Në 13 pikat e rezolutës së re përcaktohen detyrimet dhe procesi i mëtejshem drejt pavaresise.

    Çfarë do të përmbajë teksti i Rezolutës?

    Sipas burimeve në Kombet e Bashkuara, në dokumentin që paraqitet sot nuk përmendet pavarësia, por ajo nënkuptohet, duke i dhënë një mbështetje të plotë planit të Ahtisaarit dhe duke e shfuqizuar rezolutën 1244. Në 13 pikat e rezolutës së re përcaktohen detyrimet dhe procesi i mëtejshem drejt mëvetësimit të Kosovës.
    Në pikën një rezoluta do të përmbajë klauzolën e Kapitullit të Shtatë, që do të thotë se ajo do të jetë e detyrueshme për t'u zbatuar, në mënyrë që të vendoset rendi dhe siguria qoftë edhe me ndërhyrje ushtarake në rast se kërcënohet paqja.
    Pika dy riafirmon orientimin për një Kosovë demokratike dhe multietnike që do të duhej të forcojë stabilitetin rajonal.
    Nën pikën tre thuhet se njihet progresi që është shënuar në jetësimin e standardeve dhe bëhet thirrje për zbatimin e mëtejmë të tyre në bashkëpunim dhe partneritet evropian. Pika e katërt thërret për vendosmëri në mostolerimin e çfarëdolloj dhune, provokim apo kërcënim.
    Në pikën pesë thuhet se Kosova është një rast unik dhe duke i njohur këto rrethana përfshirë edhe shpërbërjen e ish Jugosllavsië, dhunën dhe shtypjen si dhe periudhën e Kosovës nën administrimin e Kombeve të Bashkuara, atëherë kjo e bënë Kosovën një rast të veçantë.
    Në pikën gjashtë i jepet mbështetje e plotë Martti Ahtisaarit dhe dokumentit të tij, që do të thotë edhe rekomandimit për një pavarësi të mbikëqyrur, por që si status i tillë politik nuk përmendet.
    Pika e tetë i jep mandat Bashkimit Evropian në fushën e policisë dhe drejtësisë, ndërsa në pikën nëntë sanksionohet mandati i pranisë ushtarake ndërkombëtare.
    Në pikën dhjetë flitet për shfuqizimin e rezolutës 1244 dhe përshkruhet periudha kalimtare 120 ditëshe e UNMIK-ut dhe KFOR-it përderisa të mos hyjë në fuqi mandati i ri ndërkombëtar mbi Kosovën.
    Në pikën e 11 bëhet fjalë për mandatet që do të ketë rezoluta e re në bazë të rezolutave të mëparshme mbi Kosovën ndërsa pika e 12 flet për domosdoshmërinë që të gjitha palët të respektojnë detyrimet mbi bazë të zgjidhjes së propozuar.
    Në pikën e fundit, ate të 13 bëhet sërish thirrje për një progres të shtuar në kthimin e të zhvendosurve nga Kosova.

    Rusia, tjeter pr/rezolute per Kosoven
    Në të njëjtën kohë edhe Rusia ka shpërndarë një draft të një rezolute të re, i cili nuk përmend dhe as nuk thirret në Kapitullin VII por që nuk e përmend as pavarësinë. Varianti i rezolutës së Moskës po ashtu bën thirrje për përfundimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, dhe angazhohet për një prezencë në rritje të Bashkimit Evropian që do të mbështeste jetësimin e standardeve. “Këshilli i Sigurimit do të vazhdojë të ketë kontrollin mbi praninë civile dhe ushtarake në Kosovë”, thuhet në draftin rus. Ky draft konstaton progresin e pamjaftueshëm në zbatimin e standardeve, ndërkohë që flet për domosdoshmërinë e vazhdimit të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës me një ndërmjetësim, të balancuar nga bashkësia ndërkombëtare që do të fokusohej në mbrojtjen e të drejtave të pakicave. (News24/RTK/Balkanweb)
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #298
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga Llapi

    Çfarë do të përmbajë teksti i Rezolutës?

    Sipas burimeve në Kombet e Bashkuara, në dokumentin që paraqitet sot nuk përmendet pavarësia
    Edhe nje mashtrim me ndihmen e tradhetis lidereve dhe mediave tona te cilet iluzjonojn popullaten

  9. #299
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DRAFTREZOLUTA E PREZANTUAR KËSHILLIT TË SIGURIMIT PËR KOSOVËN - Përgatiti: Shpend Limoni Gazeta “EXPRESS”




    Teksti i draftrezolutës, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës me partnerët europianë ia kanë prezantuar Këshillit të Sigurimit, nuk përmban fjalën pavarësi. Mirëpo, baza e këtij drafti është plani i Ahtisaarit, i cili çon drejt pavarësisë. Express e sjell të plotë propozimrezolutën që SHBA-të, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania e kanë dorëzuar të premten në Këshill të Sigurimit.

    DRAFTREZOLUTA E PREZANTUAR KËSHILLIT TË SIGURIMIT PËR KOSOVËN

    Përgatiti: Shpend Limoni Gazeta “EXPRESS”

    Prishtinë 12 maj 2007 — Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet europiane, anëtare permanente të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë edhe Gjermaninë si kryesuese e radhës e Bashkimit Europian, kanë prezantuar draftrezolutën për Kosovën me të cilën i kanë dhënë përkrahje planit të Ahtisaarit.
    Draftrezoluta edhe pse ka përkrahur të gjitha provizionet në planin e Ahtisaarit, nuk ka marrë parasysh rekomandimin e tij për statusin e Kosovës, duke shmangur në tekst fjalën pavarësi.

    Draftrezoluta riafirmon përkushtimin për një Kosovë multietnike dhe demokratike, ndërsa theksohet se kjo do të përforcojë stabilitetin rajonal. Po ashtu bëhet thirrje edhe për implementim të vazhdueshëm të standardeve në Kosovë.
    Shtetet sponsoruese të këtij drafti kanë përmendur natyrën specifike të rastit të Kosovës duke thënë se shpërbërja e dhunshme e Jugosllavisë, represioni dhe dhuna masive që ka ndodhur deri më 1999 , Kosovën e bëjnë rast të veçantë.
    Ata kanë thënë se Kosovën unike e bën edhe periudha e administrimit ndërkombëtar dhe procesi për përcaktimin e statusit i udhëhequr nga Kombet e Bashkuara.
    Në njërin nga paragrafet e tekstit të draftrezolutës thuhet se rezoluta e re do të shfuqizojë provisione të rezolutave tjera dhe të Rezolutës 1244, pos pjesës ku bëhet fjalë për praninë ndërkombëtare civile dhe ushtarake.
    Miratimi i kësaj rezolute njëkohësisht heq edhe de jure sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, duke i hapur rrugë kosovarëve për të definuar statusin, pas shpalljes së pavarësisë e cila më pas pritet të njihet nga shtetet veç e veç.
    Ky tekst tashmë ka hyrë në procedurë të rregullt në KS, ndërsa ende është e paqartë nëse edhe Rusia do të dalë me një draftrezolutë të saj.
    Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se me këtë rezolutë synohet pavarësia e Kosovës, ndërsa kanë thënë se mund të marrin parasysh edhe ndonjë rekomandim të Rusisë.

    Rusët kanë përmendur mundësitë e vetos për këtë propozim, ndërsa kanë bërë të ditur se presin bisedime serioze me kolegët perëndimorë.

    Express sjell në vazhdim tekstin e draftërezolutës.

    KËSHILLI I SIGURIMIT

    Duke pasur parasysh synimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe përgjegjësinë parësore të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë,

    Duke rikujtuar rezolutat 1160 (1998) 31 mars 1998,1199 (1998) 23 shtator 1998, 1203 (1998)24 tetor 1998, 1239 (1999) 14 maj 1999 dhe 1244 (1999) 10 qershor 1999,

    Duke njohurrrethanat specifike të cilat Kosovën e bëjnë rast të veçantë, përfshirë edhe kontekstin historik të shpërbërjes së dhunshme dhe jokonsensuale të Jugosllavisë si dhe represionin dhe dhunën masive që ka ndodhur në periudhën deri më 1999, periudhën e gjatë të administrimit ndërkombëtar nën Rezolutën 1244 dhe procesin e udhëhequr nga OKB-ja për përcaktimin e statusit.
    Duke riafirm uar përkushtimin për një Kosovë multietnike dhe demokratike, e cila do të përforcojë stabilitetin rajonal,Duke njohurprogresin që është arritur në implementimin e standardeve për Kosovën dhe duke bërë thirrje për implementimin e vazhdueshëm të tyre në pajtim me Partneritetin Europian dhe Propozimin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës (S/2007/ 168/Add.1),
    Duke riafirmuar nevojën urgjente për më shumë progres në kthimin e personave të zhvendosur përbrenda dhe të refugjatëve;

    Duke nënvizuar përcaktimin për të mos toleruar dhunë, provokime ose kërcënime,
    Duke rikujtuar jurisdiksionin dhe mandatin e Tribunalit për Krime Lufte për Ish -Jugosllavinë,

    Duke përcaktuar se situata e pazgjidhur në Kosovë vazhdon të përbëjë kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare,

    Duke vepruar nën kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara,

    1. Shpreh vlerësimin e tij për Emisarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Raportin e tij për Statusin e Ardhshëm të Kosovës (S/2007/168) dhe vërteton provizionet që i përmban Propozimi bashkëngjitur i Marrëveshjes së Statusit të Kosovës (S/2007/168/Add.1) ("Settlement");

    2. Kërkon nga Grupi Ndërkombëtar Drejtues (International Steering Group) i referuar në Aneksin IX të Marrëveshjes, që i bashkëngjitet Aneksit 1 të kësaj rezolute, të emërojë përfaqësuesin civil ndërkombëtar (ICR) në pajtim me Marrëveshjen dhe vendos se Misioni do ketë autorizimet të përshkruara në atë Aneks;

    3. Autorizon Unionin Europian që të vendosë Misionin për Sundimin e Ligjit për të përkrahur implementimin e Marrëveshjes dhe për të promovuar zhvillimin e sektorit të policisë dhe drejtësisë dhe vendos që Misioni do të ketë autorizimet të përshkruar në Aneksin X të Marrëveshjes, që është i bashkëngjitur si Aneksi 2 i kësaj rezolute;

    4. Vendos që prezenca ndërkombëtare e sigurisë e vendosur nën Rezolutën 1224 do të vazhdojë të jetë e autorizuar të ushtrojë përgjegjësitë e saj që nga miratimi i kësaj rezolute; efektive deri në fund të periudhës tranzitore 120 ditëshe që nga data e miratimit të kësaj rezolute, autorizimet e saj do të jenë ato të pranisë ushtarake ndërkombëtare të përshkruara në Aneksin XI të marrëveshjes, që është i bashkëngjitur si Aneksi 3 i kësaj rezolute; dhe se do të autorizohet që të përdorë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar detyrat e saj.
    5. Vendos që prania ekzistuese civile ndërkombëtare do të vazhdojë të ushtrojë mandatin e saj në pajtim me Rezolutën 1244 gjatë periudhës 120 ditëshe duke filluar nga data e miratimit të kësaj rezolute dhe se gjatë kësaj periudhe tranzitore do të implementojë përgjegjësitë e përcaktuara në pajtim me Marrëveshjen dhe se gjatë kësaj periudhe do të konsultohet me Zyrën e Përfaqësuesit Ndërkombëtar (ICR) për të gjitha çështjet që lidhen me implementimin e Marrëveshjes;

    6.Vendos që, pos asaj që është në paragrafet 4 dhe 5, provizionet e kësaj rezolute do të zëvendësojnë provizionet e rezolutave të përmendura më lartë.

    7.Kërkon nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë të vazhdojë të mbajë Misionin në Kosovë, përfshirë një prezencë gjithëpërfshirëse në terren, për të përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës si dhe punën e Zyrës së Përfaqësuesit Ndërkombëtar në pajtim me Marrëveshjen;
    8. Mirëpret deklaratën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 5 prill 2007, e cila pranon plotësisht obligimet e parapara në Marrëveshje dhe shpall se provizionet e saj do të jenë obligative, dhe nënvizon rëndësinë që Kosova të pajtohet plotësisht me këto obligime, duke marrë parasysh në këtë kuptim rëndësinë e veçantë të provizioneve të Marrëveshjes mbi të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale dhe mbi të drejtat e komuniteteve dhe anëtarëve të tyre;

    9. Rikujton Deklarata e Samitit të BE -së dhe Ballkanit Perëndimor, e miratuar në Selanik në qershor të 2003, dhe mirëpret riafirmimin e Unionit Europian për përkushtimin e tij për t‘i ofruar vendeve të rajonit një perspektivë konkrete dhe të qartë evropiane;
    10. Kërkon nga Zyra Civile Ndërkombëtare t‘i raportojë Këshillit çdo 12 muaj, duke filluar me raportin e parë tre muaj pas datës së miratimit të kësaj rezolute;

    11. Vendos që të mbesë aktivisht i përkushtuar ndaj çështjes.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #300
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rice në Moskë bisedon edhe për Kosovën

    New York, 14 maj. Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice udhëton sot në një vizitë dyditëshe zyrtare në Moskë, ku një ndër temat që do të diskutojë me zyrtarët rusë do të jetë edhe Kosova. Takimi i saj me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, si dhe me vetë presidentin Putin, të martën, janë tepër të rëndësishme në një kohë kur midis Uashingtonit dhe Moskës ndjehen tensione për shumë çështje, ndër to edhe ajo e Kosovës, në dritë të futjes në procedurë të rezolutës së re për Kosovën në KS të KB. >>>
    RTK 09:37h
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 30 prej 46 FillimFillim ... 20282930313240 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •